95239 June 10, 2010 Lidhja e Rrugëve rurale në Shqipëri   RRUGET Lidhja e Rrugëve rurale në Shqipëri Vështrim i përgjithshëm Shqipëria është një vend me të ardhura të mesme të ulëta, me të ardhura të brendshme bruto prej 3,684 në vitin 2010 (burimi: FMN). Vendi ka bërë përparime të rëndësishme që nga moll tranzicioni i tij nga një regjim komunist drejt një ekonomie me bazë tregun. Vendi ka kryer reforma madhore strukturore dhe ekonomike dhe ka vazhduar me krijimin e institucioneve demokratike. Me përjashtim të krizës së skemave piramidale të vitit 1997, ai ka arritur dhe ruajtur një rritje të fortë ekonomike, duke e mbajtur ndërkohë inflacionin ndën kontroll pothuajse çdo vit. Ekonomia është zhvendosur nga bujqësia dhe industria, tek shërbimet dhe ndërtimi. Shqipëri iu bashkua Bankës Botërore në vitin 1991. Që atëherë, Banka Botërore u bë një nga burimet kryesore të vendit për ndihmë në zhvillim dhe programi i saj synon të kontribuojë për uljen e varfërisë dhe përmirësimin në standartet e jetesës, krijimin e vendeve të punës, përgjegjshmërinë e qeverisjes, infrastrukturë dhe shërbime sociale. Sfida MULTIMEDIA Pavarësisht nga përparimi i rëndësishëm në Loading the player ... zhvillimin ekonomik në vitet e fundit, popullsia e Shqipërisë mbetet kryesisht rurale, ndërkohë që varfëria mbetet endemike. Një studim i varfërisë dhe shkaqeve të saj vuri në dukje që, pas punësimit dhe të ardhurave, shumë shqiptarë i konsideronin problemet infrastrukturore si shkaqet kryesore të vështirësive të tyre dhe një faktor i rëndësishëm në standardin e tyre të ulët të jetesës. Dyzet e nëntë përqind e prodhuesve ruralë thanë që mungesa e transportit të përshtatshëm, kryesisht rrugët ne të gjitha stinët, ishte problemi kryesor i tyre për tregtimin. Banorët dhe përfaqësuesit e pushtetit në zonat rurale gjithashtu pranuan që aksesi i keq në rrugë kontribuon More Results në migrim nga zonat rurale në ato urbane dhe ndikon negativisht në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore. Problemet me të cilat përballet rrjeti dytësor dhe 26 lokal në Shqipëri u përmblodhën në një studim nga Banka Botërore (2007): U pa që pak nga rrjeti i rrugëve rurale ishte i shtruar dhe rreth tre të katërtat e të gjithë rrjeteve rrugore 26 komunitete kane akses për dytësore dhe lokale rezultonin në gjendje të keqe ose shumë herë të parë në rrugë të të keqe, kishte pak mirëmbajtje – dhe shumë segmente u kalueshme gjatë gjithë vitit që prej mars 2010. bënë të pakalueshme në mot të ashpër. Qasja MË SHUMË INFORMACION (NË Qeveria e Shqipërisë pranoi gjendjen e vështirë të rrugëve ANGLISHT) dhe kërkoi mbështetje nga Banka Botërore në përgatitjen e European Bank for një programi për të zhvilluar infrastrukturën rrugore dytësore Reconstruction and dhe lokale në Shqipëri, dhe paralelisht për të kontribuar në Development financimin e programit. Si përgjigje, u përgatit Projekti i Council of Europe Development rrugëve dytësore dhe lokale (Cr. 4459-AL) për të përmirësuar Bank aksesin në shërbime bazë dhe tregjet ekonomike për Japanese Bank for International popullsinë që banon në zonat larg rrugëve të projektit duke Co-operation (JBIC) përmirësuar seksionet që kanë përparësi në rrjetin e rrugëve dytësore dhe lokale në gjithë Shqipërinë, duke mbështetur OPEC Fund for International Development (OFID) futjen e sektorit privat në mirëmbajtjen e rrjetit rrugor dhe duke forcuar menaxhimin dhe financimin e rrjetit. Projekti u miratua nga Bordi në qershor 2008 dhe u bë efektiv në shtator 2008. MATERIALE (NË ANGLISHT) Project and Operations Rezultatet Projekti tashmë ka hyrë mirë në rrugën e zbatimit. Në 17 HARTA muajt e fundit, Projekti ka arritur rezultate të rëndësishme. Distribution of rural and Rezultatet kryesore deri tani përfshijnë: secondary roads supported by rural & secondary roads project Deri në mars 2010, 26 komunitete kanë akses në rrugë të të gjitha stinëve për herë të parë. Si rezultat, këto komunitete kanë akses të përmirësuar në SLIDE-SHOW shërbimet shëndetësore dhe arsimore dhe tregjet Slide-Show: Rrugët rurale rajonale. Ndërtimi i 110 km të tjera rrugësh dytësore dhe lokale deri në fund të projektit po bëhet sipas programit, gjë që do të ofrojë lidhje në të gjitha stinët   për më shumë se 50 komunitete. 33% (nga 34% që është synimi) e rrugëve janë në një gjendje të mirë si përqindje e të gjithë rrugëve të klasifikuara, që rezulton në një ulje të përpjesshme të kohës së udhëtimit në kushtet e lëvizjes së lirë dhe në rritje të volumeve të trafikut në rrugët e projektit. Më shumë se 150 njerëz në komunitetet lokale janë trajnuar që të prokurojnë dhe ndërmarrin aktivitete mirëmbajtjeje. Është identifikuar rrjeti rrugor rajonal dhe lokal thelbësor, është bërë inventari dhe është rishikuar klasifikimi funksional, duke rezultuar në një thjeshtëzim të pronësisë dhe menaxhimit të rrugëve dytësore dhe lokale. Është krijuar një bazë të dhënash për rrugët dhe një sistem i menaxhimit të aseteve për rrugët dytësore dhe lokale, për të lehtësuar planifikimin e shpenzimeve dhe administrimin e rrugëve, si dhe është përgatitur programi për zhvillimin e rrjeteve rrugore dytësore dhe lokale. Përdoruesit e rrugëve janë më optimistë se përpara rreth cilësisë së rrugëve të projektit. Kapaciteti i industrisë lokale të ndërtimit është forcuar shumë nëpërmjet futjes së teknologjive moderne dhe efektive në kosto dhe mbështetjes praktike dhe trajnimeve nga konsulentët e mbikëqyrjes dhe ekipi i Bankës. Drejt së ardhmes Një shifër totale financimi paralel prej 530 milionë USD është angazhuar nga një numër donatorësh të tjerë, përfshirë Bankën e Këshillit të Evropës për Zhvillimin (CoEDB), Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), Bankën Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (BJBN), Fondi i OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), dhe Bashkimin Evropian (BE). I gjithë programi do të përmirësojë mbi 1,700 km rrugë dytësore dhe lokale. Ky projekt në vazhdim dhe programi më i gjerë përfaqësojnë një hap thelbësor drejt vendosjes së menaxhimit dhe financimit të rrjetit të rrugëve dytësore dhe lokale mbi një bazë të qëndrueshme për të ardhmen dhe ajo që është më e rëndësishme, krijimi i një impakti të vërtetë në cilësinë e jetës së shumë banorëve të zonave rurale, të cilat kanë vuajtur nga varfëria, mundësitë e kufizuara dhe shërbime të këqija ose të mangëta për shumë kohë. Shpërndarja e rrugëve rurale dhe dytësore të mbështetura nga Projekti i rrugëve rurale dhe dytësore Ngjyrosja në të verdhë tregon rrugët e financuara nga Banka Botërore