98254 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 2015 – 2019 Zyra e Bankës Botërore Rruga Ibrahim Rugova, Nr. 34 Tiranë, Shqipëri www.worldbank.org.al Fotot nga Jutta Benzenberg, Blerta Kambo, Gent Shkullaku Design nga “Grid Cartels” Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 2015 – 2019 Monedhat dhe Njësitë Ekuivalente (Referuar kursit të datës 27 prill 2015) Njësia e Monedhës = lek shqiptar (LEK) LEK 1.00 = US$ 0.00772 US$ 1.00 = LEK 130 Viti Fiskal Qeveritar 1 Janar – 31 Dhjetor Viti Fiskal i BANKës BOTëRORE 1 Korrik – 30 Qershor IBRD IFC MIGA Laura Tuck Karin Finkelston Keiko Honda Zëvendës President Zëvendës President Zëvendës President Ellen A. Goldstein Tomasz A. Telma Ravi Vish Drejtor për Vendin Drejtor për Vendin Drejtor për Vendin Tahseen Sayed George Konda Frank Linden Kryesues i Ekipit të Punës Kryesues i Ekipit të Punës Kryesues i Ekipit të Punës 6 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë Shkurtime dhe Akronime AAA Aktivitete Analitike dhe Këshillimore ADA Agjencia Austriake e Zhvillimit AFMIS Sistemi Informues i Menaxhimit Financiar për Shqipërinë APL Analize e Performanës dhe të Mësuarit ASV Analiza Sistematike për Vendin AT Asistencë Teknike BB Banka Botërore BE Bashkimi Europian BEEPS Studim i Performancës dhe Mjedisit të Biznesit BEI Banka Europiane për Investim BERZH Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim BSH Banka e Shqipërisë CEB Këshilli i Bankës Europiane për Zhvillim CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë për Europën Qendrore DB Të besh Biznes DPZhFNH Departamenti i Planifikimit të Zhvillimit, Financimit dhe Ndihmës së Huaj EAQ Europa dhe Azia Qendrore EFF Instrumenti i Zgjeruar i Fondit EQ-FINREP Rritja e Cilësisë së Raportimit Financiar FinSAC Qendra për Këshillim në Sektorin Financiar FIRST Iniciativa e Reformave dhe Forcimit në Sektorin Financiar FM Menaxhimi Financiar FMIS Sistemi i Informimit në Menaxhimin Financiar FMN Fondi Monetar Ndërkombëtar FPI Financim per Projekte Investimi GBB Grupi i Bankës Botërore GBP Garancia e bazuar në Politika GIZ Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar (Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) DPL Huadhënie për Politikat e Zhvillimit HMIS Sistemi për Informim i Menaxhimit Shëndetësor IBRD Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim IEG Grupi i Pavarur për Vlerësim IFC Korporata Ndërkombëtare Financiare IHD Investime të Huaja të Direkte ILO Zyra Ndërkombëtare e Punës IPS Sistem i Integruar i Planifikimit IRI Udhëzim Ndërvepruesme Radio JIP Program i Përbashkët Zbatimi KE Komisioni Europian Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 7 Shkurtime dhe Akronime KEE Komuniteti Energjetik i Europës Juglindore KfW Kreditanstalt für Wiederaufbau KPV Korniza për Partneritet për Vendin LADI Përmirësimi i të Dhënave dhe Administrimit të Tokës LFS Anketimi për Forcën e Punës LSMS Anketimi i Matjes së Standardit të Jetesës MÇSR Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë MDTF Fondi i Mirëbesimit Shumëdonatorësh MF Ministria e Financave MFN Menaxhimi i Financave Publike MIGA Agjencia Shumëpalëshe për Sigurimin e Investimeve MW Megavat NPL Kredi të Këqija NjMV Njësia e Menaxhimit te Vendit OKB Organizata e Kombeve të Bashkuara OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europë P4R Programi i Bazuar në Arritjet PB Praktika Botërore PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto PD Partia Demokratike (e Shqipërisë) PEFA Shpenzimet Publike dhe Llogaridhënia Financiare PFR Analizë e Financave Publike PMNS Projekti për Modernizimin e Ndihmës Sociale PNUD Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim PP Prokurimi Publik PPA Agjencia e Prokurimit Publik PPP Partneriteti Publik-Privat PRC Komisioni Shqyrtues i Prokurimit PS Partia Socialiste RE Energji e Rinovueshme REPARIS Rruga Drejt Europës: Program mbi Reformën në Kontabilitet dhe Forcimin Institucional SIGMA Mbështetja për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim SIMFQ Sistemi i Informimit Financiar të Qeverisë Shqiptare SKZHI Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim SME Sipërmarrje të Vogla dhe të Mesme SPV Strategjia për Partneritetit për Vendin 8 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë Shkurtime dhe Akronime ShKK Shoqatat e Kursim Kreditit TIK Teknologji të Informimit dhe Komunikimit TKK Tenderit Konkurrues Nderkombëtar TKN Tenderit Konkurrues Kombëtar TLD Treguesit e Lidhur me Dizbursimin THN Tender i Hapur Kombëtar UNICEF Fondi për Fëmijët i Kombeve të Bashkuara USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar VF Viti Fiskal Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 9 PASQYRA E LËNDËS Përmbledhje ekzekutive 12 I. HYRJE 22 II. KONTEKSTI I VENDIT DHE AXHENDA E ZHVILLIMIT 24 Konteksti social dhe politik 25 Zhvillimet ekonomike të kohëve të fundit 26 Profili i varfërisë 32 Sfidat e zhvillimit 34 III. KUADRI I PARTNERITETIT TË GRUPIT TË BANKËS BOTËRORE 38 rogrami i qeverisë dhe strategjia afatmesme A. P 39 Analiza Sistematike e Vendit: Përparësitë themelore të Shqipërisë 40 B. Kuadri i Partneritetit për Vendin i Grupit të Bankës Botërore 42 Mësimet e nxjerra nga raporti për përfundimin e SPV-së, vlerësimet e IEG-së dhe konsultimet me partnerët 42 Vështrim mbi Strategjinë e Grupit të Bankës Botërore 43 Objektivat e mbështetura nga Programi i Grupit të Bankës Botërore 51 C. Zbatimi Kuadrit për Partneritet i Vendit për periudhën VF15 – VF19 60 IV. MENAXHIMI I RISQEVE NË PROGRAMIN E KPV-së 66 10 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë Figures Figurat: Figura 1: Struktura e popullsisë sipas statusit të punës, (në përqindje), 2008 dhe 2013 Figura 2: Statusi i tregut të punës, kryefamiljarët, 2012 Figura 3: Varfëria në zonat urbane dhe rurale, 2002–12 Figura 4: Shpeshtësia e varfërisë sipas prefekturave, 2012 Figura 5: Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe përparësitë kryesore të ASV-së Figura 6: Kuadri i rezultateve të KPV-së: Treguesit kryesorë të KPV-së Figura 7: Eksportet shqiptare: thembra e Akilit në ekonomi (Eksportet si përqindje e PBB-së Tabelat: Tabela 1: Treguesit kyç ekonomikë 2009 – 2017 Tabela 2: Vlerësimi i Përgjithshëm i Ndikimit të Përparësive të Politikave të ASM-së në Objektivat Binjakë Tabela 3: Programi indikativ i KPV-së për huadhënien nga IBRD-ja për VF15-19 Tabela 4: Klasifikimi i riskut Kutitë: Kutia 1: Popullsia rome: Mundësi të kufizuara social-ekonomike Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 11 Përmbledhje ekzekutive Hyrje i. Ky Kuadër i Partneritetit për Vendin (KPV) parashtron programin e Grupit të Bankës Botërore (GBB) për Shqipërinë për periudhën e viteve fiskalë 2015-2019 dhe synon të mbështesë aspiratat e Shqipërisë për të patur rritje të barabartë dhe integrim në Bashkimin Europian. Programi i GBB-së do të realizohet duke u përqendruar tek objektivat binjake të uljes së varfërisë dhe nxitjes së prosperitetit të përbashkët. Programi i KPV-së me mbështetje teknike dhe financiare është projektuar në mënyrë të përzgjedhur rreth një nëngru- pi të përparësive kyçe të identifikuara në Analizën Sistematike të Vendit (ASV), e cila ka vlerësuar pengesat dhe mundësitë për përshpejtimin e rritjes, uljen e varfërisë dhe rritjen e përfshirjes dhe të prosperitetit të përbashkët. KPV-ja është ndërtuar në një përpjekje më afatgjatë të GBB-së për të forcuar bazën e provave dhe analizën për të mbështetur një proces përcaktimi përparësish si pjesë e shkencës së qasjes së jetësimit të përqafuar nga Qeveria e Shqipërisë pas fillimit të punës në shtator të vitit 2013. Konteksti i vendit ii. Shqipëria doli nga kolapsi i komunizmit izolues në fillim të viteve ’90 si një ndër shtetet më të varfra në Eu- ropë. Asokohe vendi përjetoi rritje të shpejtë prej afërsisht 6 për qind në vit, duke u ngritur në nivelin e shteteve me të ardhura të mesme në vitin 2008. Ritmi i shpejtë i rritjes e ndihmoi vendin të ngushtonte hendekun e të ardhurave për frymë me pjesën tjetër të Europës nga 18 për qind të mesatares së të ardhurave të BE-së në vitin 1998 në 30 për qind në vitin 2012 dhe nxiti aspiratat për t’u bërë pjesë e BE-së. Rritja e përgjysmoi me sukses varfërinë nga 25,2 për qind në vitin 2002 në 12,5 për qind në vitin 2008. Rritja përpara vitit 2008 erdhi kryesisht si produkt i rritjes së konsumit të brendshëm, nxitur nga bumi i pronave të patundshme në bregdet dhe nga remitancat nga migracioni i lartë i jashtëm që arrinte deri në 10,8 për qind të PBB-së. Kriza globale dhe e Eurozonës në vitin 2008 e çoi rritjen e Shqipërisë në vendnumëro në vitin 2012, ndërsa vendi po lufton ende për t’u rimëkëmbur, veçanërisht duke marrë parasysh lidhjet e tij historike me ekonomitë me performancë më të dobët në Europë. Megjithëse vendi e ka shmangur recesionin e parë gjetkë në Europë, ngadalësimi dramatik i rritjes, i shoqëruar me mungesën e disiplinës fiskale dhe paralizimin e reformave ka çuar në mungesa të theksuara të ekuilibrave makroekonomike, me rritje të shpejtë të borxhit publik dhe të pagesave të prapambetura, deficit të paqëndrueshëm në sektorin energjetik dhe rritje të madhe të kredive të këqija në sektorin bankar. Niveli i varfërisë është rritur në 14,5 për qind paralelisht me rritjen e papunësisë si pasojë e krizës. iii. Në këtë kontekst të pafavorshëm, erdhi në pushtet një qeveri shumë reformiste në vitin 2013, e mbështe- tur në një platformë që synonte përshpejtimin e rritjes, hapjen e vendeve të reja të punës, kthimin e besimit tek qeveria dhe progresin drejt pranimit në BE. Ambicja dhe shtytja e qeverisë për reforma kufizohet për shkak të eksperiencës së mëparshme të kufizuar të sektorit publik dhe të kapaciteteve historikisht të dobëta administrative të vendit për të realizuar ndryshime. Megjithatë, me mbështetjen e nevojshme nga komu- niteti ndërkombëtar, Shqipëria ka tani një mundësi historike për t’u ndarë me të shkuarën dhe për të përsh- 12 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë pejtuar rrugëtimin e saj drejt prosperitetit dhe integrimit në BE. Kjo mundësi është përmbushur me rritjen e mbështetjes së GBB-së për zbatimin e reformave të strukturuara të thella dhe të nevojshme prej kohësh, nivel mbështetjeje që do të vijojë në KPV-në e re në rast se respektohet angazhimi për reforma. Fitore të hershme iv. Duke e pranuar urgjencën e kthimit të rritjes dhe uljes së varfërisë, Qeveria lëvizi me gjallëri për fillim- in e zbatimit të një programi afatmesëm të konsolidimit fiskal dhe qëndrueshmërie të sektorit financiar që përfshinë shlyerjen e pagesave të prapambetura të barazvlefshme me mbi 5 për qind të PBB-së. Në të njëjtën kohë, ajo ka bërë përpara në drejtim të reformave strukturore në fushat e energjetikës dhe të pensioneve, të cilat kanë ndikime të rëndësishme mbi qëndrueshmërinë fiskale, si dhe mbi rritjen dhe përfshirjen. Janë marrëreforma të nevojshme për të përmirësuar klimën e investimeve dhe për të luftuar korrupsionin në ofrimin e shërbimeve publike. Të dhënat e vitit të fundit flasin për nivelin më të lartë të angazhimit politik për të zgjidhur problemet e rrënjosura thellë në vend. v. Pronësia dhe angazhimi i qeverisë i bënë të mundur Bankës Botërore të përshpejtonte në mënyrë domethënëse mbështetje për politika dhe projkete investimi gjatë vitit 2014, përfshirë dhe ofrimin e kredidhënies mbështetur në politika, pas një hendeku 5 vjeçar. Angazhimi i qeverisë ka nxitur dialogun për pranimin në BE, çfarë përbën një qëllim kombëtar kryesor për Shqipërinë, i mbështetur nga 85 për qind e popullsisë. Programi i reformave i Shqipërisë gjatë 18 muajve të fundit është njohur në nivelin ndërkom- bëtar nëpërmjet, inter alia: i) dhënies së statusit të vendit kandidat në qershor të vitit 2014; ii) përmirësimit të vlerësimit të Moody për vendin me vlerësimin B1, që nënkupton gjendje “të qëndrueshme”, nga vlerësimi negative, dhe përmirësimin e vlerësimit nga S&P me B nga niveli i qëndrueshëm në nivelin pozitiv; dhe iii) renditjes për herë të parë në gjysmën e epërme të listës për Doing Business2014 në nivelin global. Kuadri i përparësive dhe ASV-ja vi. Grupi i Bankës Botërore ka qenë një partner i besueshëm dhe shumë i vlerësuar nga Shqipëria që prej kohës kur vendi la pas izolimin komunist. Në mes të vitit 2013, GBB-ja hartoi një listë përparësish politikash për të informuar qeverinë e re, duke i paraprirë ASV-së.Vlerësoi në mënyrë sistematike pengesat dhe mundësitë për kthimin e rritjes dhe për uljen e varfërisë në Shqipëri. Qeveria e re u mbështet në këtë analizë për të mba- jtur një konferencë ndërkombëtare këshillimore me titullin Shqipëria e Gjeneratës së Ardhshme: Formësimi i një modeli të ri për rritjen ekonomike. Kryeministri miratoi shkencën e qasjes së jetësimit për qeverisjen, gjë e cila u reflektua në pjesëmarrjen e tij si anëtar themelues i Rrjetit Global të Liderave të Jetësimit të GBB-së. Në fund të vitit 2013, qeveria e re i kërkoi ndihmë teknike GBB-së për përcaktimin e përparësive mbështetur në të dhënat e disponueshme. GBB-ja ka punuar ngushtë me qeverinë për të përcaktuar tri përparësitë kyçe për secilën ministri si dhe përparësitë kryesore për qeverinë në tërësi, të cilat do të bëheshin objekt monitorimi dhe lehtësimi nga afër prej Kryeministrit nëpërmjet një Njësie Jetësimi të krijuar rishtazi. Që prej kësaj kohe qeveria i ka kodifikuar këto përparësi në Projekt Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), e cila e konsideron progresin drejt integrimit në BE si objektiv kryesor kombëtar dhe përvijon vizionin për nxitjen e gjithëpërfshirjes dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Përparësitë e qeverisë për të përmbushur vizionin e saj përfshijnë: sigurimin e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe fiskale; rritjen e konkurrencës; shërbime publike transparente dhe llogaridhënëse; nxitjen e përdorimit efikas dhe të qëndrueshëm të buri- Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 13 meve natyrore, në veçanti zhvillimit dhe menaxhimit të sektorit të ujit, energjisë dhe tokës. vii. Në mes të vitit 2014, pas përfundimit të ushtrimit të përcaktimit të përparësive nga qeveria, GBB-ja filloi procesin e përgatitjes së ASV-së për të bërë të mundur formalizimin dhe shtrirjen e vlerësimit të mëparshëm të GBB-së për punën analitike dhe të dhënat e disponueshme. Vlera e shtuar e ASV-së ishte vlerësimi i këtyre të dhënave në optikën e lenteve të objektivave binjake të GBB-së për eliminimin e varfërisë ekstreme dhe nx- itjen e prosperitetit të përbashkët. Duke përdorur të njëjtën bazë të dhënash, të plotësuar me analiza shtesë (veçanërisht lidhur me përfshirjen dhe me prosperitetin e përbashkët), ASV-ja theksoi se modeli i rritjes së nx- itur nga konsumi përpara krizës tashmë kishte shteruar dhe se nuk mund të mbështetemi në këtë model për të kthyer rritjen e shpejtë në Shqipëri, për të ulur varfërinë dhe për të përmirësuar prosperitetin ndërmjet 40 përqindëshit të fundit të popullsisë. Kthimi i rritjes së shpejtë është thelbësor, ashtu siç është e nevojshme dalja në pah e objektivave binjake: rritja e agreguar në Shqipëri është shoqëruar fort dhe në mënyrë të besueshme si me uljen e varfërisë dhe me rritjen e mirëqenies së 40 përqindëshit të fundit të popullsisë. Për pasojë, për periudhën pas krizës nevojitet një model i ri, i mbështetur në kthimin e qëndrueshmërisë makro-fiskal, rritjen e produk- tivitetit të brendshëm dhe rritjen e orientuar nga eksporti. Rritja e përshpejtuar është sine qua non i vazhdimit të uljes së varfërisë dhe rritjes së prosperitetit të përbashkët, por ka rëndësi po ashtu edhe gjithëpërfshirja e rritjes. Ky model i rritjes së përshpejtuar, përfshirëse dhe të qëndrueshme kërkon reforma të thella struktu- rore për të hequr pengesat e forta për rritjen dhe për të përfituar nga ndihmat dhe mundësitë e shumta për Shqipërinë, ndërsa është e sigurt që përfitimet e rritjes janë përfshirëse dhe ulin pabarazitë rajonale. viii. ASV-ja ka përcaktuar 12 fusha të gjera përparësish për veprim për t’i bërë të mundur Shqipërisë të bëjë përpara drejt arritjes së objektivave binjake. Ekipi e vendit bëri ndarjen e këtyre 12 fushave klasifikur sipas përparësive në tri grupe të dallueshme mbështetur në ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë mbi arritjen e objek- tivave binjakë: përparësi themelore, përparësi mbështetëse dhe përparësi përkrahëse. Përparësitë që kanë ndikimin më të madh mbi rritjen, uljen e varfërisë dhe përfshirjen konsiderohen si përparësi themelore, për- parësitë të cilat më pas formojnë bazën për përzgjedhje ose selektivitet për përcaktimin e programit të GBB-së brenda KPV-së. Pjesa e mbetur e përparësive konsiderohen si përparësi mbështetëse dhe përparësi përkrahëse që shërbejnë për të rritur ndikimin dhe qëndrueshmërinë e përparësive themelore. Pesë përparësitë themelore të identifikuara nga ASV-ja janë: i) kthimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe stabilitetit financiar; ii) krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë, i cili promovon rritjen e kompanive dhe hapjen e vendeve të punës; iii) ofrimi i energjisë së pastër në mënyrë efikase, të barabartë dhe të qëndrueshme; iv) formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të tokës; dhe v) rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. Kuadri i Partneritetit për Vendin: 2015-19 ix. KPV-ja reflekton selektivitetin e mbështetur në parimet themelore të ASV-së dhe mundëson mbështet- jen nga Grupi i Bankës Botërore. KPV-ja përzgjedh në mënyrë selektive vetëm pesë nga 12 përparësitë e ASV- së dhe ndërton një program mbështetje rreth këtij nëngrupi përparësish bazur në filtra shtesë përzgjedhës. Duke e bërë këtë gjë, Kuadri mban parasysh objektivat binjakë dhe çështjet e pabarazive rajonale dhe të përfshirjes. Përveç selektivitetit të mbështetur në ASV, KPV-ja mbështetet në filtrat e mëposhtëm përzg- jedhës: i) kampionimi – thellimi i mëtejshëm brenda fushave kryesore të ndërhyrjes të cilat, kanë ndikim të lartë dhe gjejnë kampionë të fortë në qeveri; ii) avantazhet krahasuese – duke shqyrtuar me kujdes se ku mund të japë kontributin më të lartë GBB-ja krahasimisht me partnerët e tjerë, veçanërisht me BE-në; 14 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë iii) programimi strategjik – duke identifikuar se ku GBB-ja mund të mbështesë ndërhurje më të mëdha transformuese, duke shmangur numrine lartë të projekteve të investimeve me fonde të pakta dhe sipër- faqësore. x. Arsyetimi për hartimin KPV-së rreth pesë përparësive kryesore të përzgjedhura mes dymbëdhjetë për- parësive tëASV-së mbështetet tek këto filtra shtesë përzgjedhjeje: • Kthimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar – kjo është fushë avantazhi kra- hasues dhe angazhimi të gjatë të GBB-së, pasi GBB-ja ofron analiza makro-ekonomike të bazuara dhe një ndarje të mirëpërcaktuar pune me FMN-në. Me angazhimin e nivelit më të lartë të qeverisë për të trajtuar mungesat e gjata të ekuilibrit, GBB-ja ka mundësi të paprecedentë për të mbështetur reformat në këtë fushë. GBB-ja ka po ashtu avantazh krahasues ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë në menaxhimin e investimeve publike me një ekip të fortë të punës analitike, përfshirë dhe Analizat e Financave Publike. • Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë – angazhimi i GBB-së në Shqipëri reflekton një avantazh krahasimor global në këtë fushë (që është më i dukshëm nëpërmjet raportit Doing Business); po ashtu, GBB-ja ka angazhim të suksesshëm në këtë fushë në shtetet fqinje të Ballkanit. Angazhimi shfrytëzon dhe avantazhet plotësuese të IBRD-së dhe të IFC-së, duke u mbështetur në përfshirjen e vazhdueshme këshillimore të IFC-së. Në të bën pjesë ekspertiza e GBB-së për t’i ardhur në ndihmë qeverisë për të re- alizuar reforma ligjore dhe rregullatore me synim përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe të klimës së investimeve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka marrë rol udhëheqës në këtë fushë ndërsektoriale dhe është një kampione efektive dhe pikë fokale për thellimin e reformës. • Ofrimi i energjisë së pastër, eficente, të barabartë dhe financiarisht të qëndrueshme – GBB-ja do të mbajë nivel të lartë angazhimi ndërsa aplikon mësimet e nxjerra nga angazhimet e saj në të shkuarën në sektorin energjetik në Shqipëri. GBB-ja do të angazhohet në ndërhyrje të mëdha që priten të mbështesin një rezultat transformues në performancën e sektorit të energjisë. Qeveria ka filluar të bëjë një fushatë me profil të lartë për përmirësimin e performancës në sektorin energjetik. Forca e plotë e kombinuar e IBRD-së, IFC-së dhe MIGA-s do të përdoret për t’iu përgjigjur nevojave për reformë dhe për investime në sektor. Angazhimi i GBB-së bën të mundur përfitimin në maksimum nga burimet dhe nga partnerë të tjerë, të tillë si BERZH-i dhe BE-ja. • Formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së sektorit të tokës – GBB-ja njihet përgjithësisht si partner drejtues për reformat e administrimit të tokës në Ballkanin Perëndimor, përf- shirë dhe Shqipërinë, ku angazhimi i mëparshëm i GBB-së ka ndihmuar sisteme të përmirësuara rregulla- tore dhe rezultate të matshme për regjistrimin dhe menaxhimin e tokës. GBB-ja ka po ashtu rezultate të suksesshme të mbështetjes së pastrimit mjedisor dhe menaxhimit të tokës në Shqipëri, që kanë rëndësi për turizmin e qëndrueshëm bregdetar. • Rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë – GBB-ja do të mbështetet në ba- zën e saj analitike dhe avantazhet krahasuese ndërmjet partnerëve të tjerë të zhvillimit për të mbështe- tur reformat e ofrimit të shërbimeve publike. Ajo është e pozicionuar mirë për të mbështetur reformat e shëndetit publik duke i bërë ato më transparente, më mirë të qeverisura dhe më të përqendruara tek qytetarët. Qeveria ka shprehur angazhimin më të madh në nivelet më të larta për të transformuar mar- rëdhënien ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë dhe ka përvetësuar shkencën e qasjes së jetësimit për ta zbatuar këtë objektiv, gjë për të cilën GBB-ka ka kapacitet dhe njohuri për të mbështetur. xi. Arsyetimi i mësipërm lidhur me angazhimin në këto pesë përparësi kyçe do të thotë që përparësitë e tjera të ASV-së nuk do të trajtohen nga mbështetjae GBB-së. Ndërmjet fushave ku IBRD-ja nuk do të angazho- jë burime financiare janë: arsimi bazë dhe i mesëm, reformat në shërbimin civil, siguria dhe shteti i së drejtës, Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 15 ndryshimet klimaterike, mineral dhe prodhimi bujqësor. Për pikën e fundit, IBRD do të përfundojë projektet e shkuara, ndërsa IFC-ja do të kërkojë mundësi për financimin e projekteve të agrobiznesit si pjesë e punës së saj me mjedisin e biznesit, për shkak të kontributit të sektorit për PBB-në dhe ndikimit të tij në punësim. Në fushën e transportit, IBRD-ja do ta kufizojë angazhimin në sektorin rrugor, ku menaxhimi i investimeve pub- like është aspekt kryesor i mbështetjes së konsolidimit fiskal. Në disa fusha (p.sh. siguria dhe shteti i së drejtës) GBB-ja ka avantazhe të kufizuara krahasimore, ndërsa BE-ja ka angazhim aktiv. Në fusha të tjera (reformën e shërbimit civil, bujqësi), partnerë të tjerë ndërkombëtarë, veçanërisht BE-ja, do të mbështesin reformën e qeverisë dhe nevojat për investim. Lidhur me ndryshimet klimaterike, Instrumenti i Paraanëtarësimit i BE-së (IPA) ka dhënë financime domethënëse për iniciativat për ndryshimet klimaterike. xii. GBB-ja do të angazhohet për të mbështetur qeverinë për të arritur rezultate të lidhura me pesë për- parësitë e ASV-së, siç jepen më sipër. Ky angazhim do të përbëhet nga dymbëdhjetë objektivat e KPV-së të grupuara në tri fusha të gjera kryesore (shih tabelën më poshtë): • Fusha e rëndësishme 1:kthimi i balancave makroekonomike. ASV-ja i konsideron qëndrueshmërinë makro-fiskale dhe stabilitetin e sektorit financiar si përparësitë më të mëdha, për shkak të ndikimit them- elor mbi aftësinë e vendit për të kaluar në një model rritjeje të përshpejtuar dhe të qëndrueshëm. Pikat e dobëta ekonomike të Shqipërisë përkeqësohen nga borxhi i lartë publik dhe pagesat e prapambetu- ra, planifikimi i papërshtatshëm dhe menaxhimi i investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturën e transportit, deficitet fiskale të paqëndrueshme dhe mungesa e balancave në sektorit financiar, përfshirë volumin e madh të kredive të këqija. Në kuadrin afatshkurtër dhe më tej, këto pika të dobëta mund të prekin gjenerimin e përfitimeve të mirëqenies sociale dhe shpërndarjen e tyre ndërmjet familjeve dhe kompanive, aftësinë e familjeve dhe të firmave për të akumuluar asete dhe kthimet që marrin familjet dhe kompanitë. Masat për përshpejtimin e rritjes do të mbështesin rritjen e të ardhurave, duke kon- tribuar në këtë mënyrë për objektivat binjake. Për shembull, pagimi i pagesave të prapambetura pub- like po çon në rritje të prurjeve financiare në sektorin privat, gjë e cila ka të ngjarë të rrisë kërkesën e brendshme dhe të kontribuojë drejtpërdrejt mbi rritjen dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Trajtimi i sfidave makro-fiskale dhe financiare është parakusht për vendin për të kaluar në një model të ri rritjeje. Strategjia propozon tri objektiva të ndërlidhura të KPV-së të mbështetura nga një program i fortë ndë- rhyrjesh teknike dhe financiare për të zbatuar kuadrin makro-fiskal afatmesëm të dakordësuar. Një ob- jektiv i KPV-së në këtë fushë do të përqendrohet tek konsolidimi fiskal, duke reformuar fusha me detyr- ime fiskale të paqëndrueshme, të tilla si pensionet. Pagat dhe pensionet ishin shtytësit kryesorë të uljes së madhe të varfërisë së Shqipërisë përpara vitit 2008. Reforma e pensioneve përfshin pensionet sociale të synuara për të mbështetur të varfërit dhe popullsinë vulnerabël. Një tjetër objektiv do të përqendro- het tek rritja e transparencës dhe parashikueshmërisë në financimin dhe menaxhimin e investimeve publike, veçanërisht në infrastrukturë. Menaxhim më i mirë i shpenzimeve dhe ulja e shpenzimeve joef- icente do të krijojë hapësirë për investime në shërbimet sociale dhe në infrastrukturën publike, gjë e cila do të kontribuojë në rritjen e mirëqenies sociale të shtresës së të varfërve dhe të fundit të 40 për- qindëshit të popullsisë nëpërmjet rritjes së aksesit tek shërbimet dhe hapja e vendeve të reja të punës. Objektivi i tretë i KPV-së do të trajtojë dobësitë e sektorit financiar që cenojnë stabilitetin dhe minojnë rolin e institucioneve të sektorit financiar për nxitjen e rritjes dhe të prosperitetit të përbashkët. • Fusha e rëndësishme 2: krijimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat. Kjo fushë do të ofrojë mbështetje transformuese për Shqipërinë, nëpërmjet pesë objektivave të KPV-së, gjë e cila kor- respondon me tri prej përparësive kryesore të ASV-së: i) krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë; ii) 16 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë ofrimi i energjisë së pastër, eficentë dhe financiarisht të qëndrueshme; dhe iii) formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të punës. Objektivat e KPV-së në këtë fushë të rëndë- sishme mbështesin reformat e qeverisë nëpërmjet ndërhyrjeve që promovojnë rritjen dhe zgjerojnë përfshirjen e të varfërve dhe të grupit të poshtëm të 40 përqindëshit të popullsisë. ASVdemonstron në mënyrë empirike mangësi në mjedisin e biznesit sipas standardeve globale, pavarësisht progresit të kohëve të fundit. Për këtë arsye, përmirësimi i mjedisit të biznesit është objektiv i KPV-së brenda kësaj fushe të rëndësishme. Pengesat qendrore përfshijnë një barrë të rëndë rregullatore, kuadër të papërshtatshëm për investimet private, informalitet të lartë, logjistikë dhe lehtësim minimal tregtimi, pengesa për angazhimin në tregun e punës, përkim i dobët i aftësive me punën e kryer, praktika të papërshtatshme të qeverisjes së korporatave dhe të raportimit financiar të cilat kufizojnë aksesin e kom- panive në financim dhe në investim. Reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit janë kritike për kri- jimin e vendeve të punës dhe mund të forcojnë lidhjen ndërmjet rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së që lidhet me mjedisin e biznesit do të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit duke pasur parasysh potencialin e tij të madh si shtytës kryesor për rritjen, hapjen e vendeve të reja të punës dhe investimet. Mungesa e stabilitetit në furnizimin me energji elektrike është identifikuar si pengesa kryesore për të bërë biznes në Shqipëri, dhe përbën objektivin e tretë të KPV-së brenda kësaj fushe të rëndësishme. Për më tepër, subvencionimet e qeverisë janë në nivel fiskal të paqëndrueshëm në një sektor ku humbjet teknike dhe jo-teknike ishin të barabarta thuajse me gjysmën e energjisë së prod- huar në fund të vitit 2013. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm dhe të përballueshëm me energji është një ndër gurët kryesorë të themelit për rritjen e investimeve, rritjen, hapjen e vendeve të reja të punës dhe uljen e varfërisë. Zhvillimi i potencialit të Shqipërisë për hidrocentrale mund të shërbejë si shtytës i fortë për rritjen ekonomike për t’ju ardhur në ndihmë rajoneve më pak të avantazhuara të tejkalojnë pabarazitë në varfëri. Përparësia e ASV-së e lidhur me tokën do të trajtohet nëpërmjet dy objektivave të tjera të KPV-së. E para përqendrohet tek zgjidhja e çështjeve historike të tokës dhe të pronësisë, të cilat janë jetike për stimulimin e investimeve urbane dhe rurale, për të tejkaluar varfërinë si dhe pabarazitë rajonale në nivelet e varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së për tokën do të përqendrohet tek forcimi i produk- tivitetit dhe qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës për promovimin e zhvillimit. Kjo përfshin përdorim- in më të mirë të burimeve të bollshme agro-pyjore të Shqipërisë (që është një element i rëndësishëm i përfshirjes në zhvillimin ekonomik). Sigurimi i të drejtave të pronësisë, formalizimi i parcelave të tokës dhe menaxhimi i qëndrueshëm i tokës do të kenë ndikim pozitiv mbi përmirësimin e pabarazive rajon- ale lidhur me varfërinë, uljen e varfërisë dhe përmirësimin e mirëqenies në 40 përqindëshin e fundit duke bërë të mundur një përdorim më të sigurtë dhe produktiv të aseteve. Rigjenerimi ekonomik i zonës bregdetare nëpërmjet zhvillimit të integruar të turizmit do të hapë një gamë mundësish ekonomike, të cilat do të kontribuojnë drejt kapërcimit të pabarazive lidhur me varfërinë. Në përgjithësi, në këtë fushë të rëndësishme që i dedikohet rritjes së sektorit privat, do të gërshetohet angazhimi përmes projekteve të GBB-së dhe studimeve analitike këshillimore (AAA) për aftësitë, punësimin, çështjet e tokës dhe të drejtat e pronësisë dhe do të hartohen masa për uljen e pabarazive rajonale dhe rritjen e përfshirjes. • Fusha e rëndësishme 3: forcimi i menaxhimit të sektorit privat dhe ofrimit të shërbimeve. Kjo fushë trajton përparësinë themelore të ASV-së për përmirësimin e qeverisjes, rritjen transparencës dhe llog- aridhënies së qeverisë. Brenda kësaj përparësie të ASV-së, programi i GBB-së do të përqendrohet në mënyrë selektive në ndërhyrjet e lidhura me menaxhimin e sektorit publik dhe ofrimit të shërbimeve, ku GBB-ja ka demonstruar avantazhe krahasuese. Reformat e shërbimit civil, siguria dhe shteti i së drejtës po mbështeten nga BE-ja dhe nga partnerë të tjerë. Mbështetja e GBB-së synon në mënyrë më të dre- jtpërdrejtë besimin e qytetarëve tek qeverisja, forcimin e ofrimit të shërbimit, përmirësimin e ekzekuti- Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 17 Figura 5: Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe përparësitë kryesore të ASV-së Kuadri i rezultateve të KPV-së Përparësitë kryesore të ASV-së Fusha kryesore 1: Fusha kryesore 2: Fusha kryesore 3: Përparësia 1: Rivendosja e Krijimi i kushteve për Forcimi i administrimit Rikthimi i qëndrueshmërisë fiskale ekuilibrave zhvillim të përshpejtuar të sektorit publik makroekonomike të sektorit privat dhe ofrimi i shërbimeve dhe ruajtja e stabilitetit financiar Objektivi 1a Objektivi 2a Objektivi 3a Mbështetje për Kontribut për një Mbështetje për rritjen Përparësia 2: përmirësimimin e mjedis të e efikasitetit në ofrimin Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë qëndrueshmërisë përmirësuar biznesi e shërbimeve publike fiskale Objektivi 2b Objektivi 3b Objektivi 1b Mbështetje për Mbështetje për rritjen Sigurim i një zhvilimin e e barazisë dhe aksesit Përparësia 3: menaxhimi më të qëndrueshëm të në shërbimet e Sigurimi I energjisë së pastër, efikase, të drejtë fortë të investimeve turizmit mbrojtjes sociale dhe financiarisht të qëndrueshme publike në sektorin e transportit Objektivi 2c Objektivi 3c Mbështetje për rritjen Kontribut për rritjen e Përparësia: Objektivi 1c e sigurisë, efikasitetit efikasitetit dhe marrjes Formalizimi dje rritja e përfshirjes dhe Mbështetje për dhe furnizimit me së shërbimeve rritjen e stabilitetit qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës energji shëndetësore financiar nësektorin spitalor Objektivi 2d Përparësia 5: Ofrimi i regjistrimit Objektivi 3d të zgjeruar dhe Ofrimi i një mbulimi Përmirësimi i qeverisjes, transparencës përfshirës të të përmirësuar me dhe llogaridhënies tokës/pronës shërbime ujësjellësi dhe kanalizimesh Objektivi 2e Kontribut për rritjen e produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së Shënim: Objektivat e KPV-së janë koduar sipas ngjyrave për të treguar lidhjet me përparësitë kryesore të ASV - së përdorimit të tokës mit të shërbimit dhe aksesin në shërbimet bazë. Këtu përfshihet mbështetja për rritjen e sektorit privat nëpërmjet partneriteteve publike dhe private (PPP) për t’u angazhuar në ekzekutimin e shërbimeve. Ky program do të mbështesë katër objektiva të KPV-së. Objektivi i parë përqendrohet tek eficenca e përg- jithshme e ekzekutimit të shërbimit publik. Një mjedis i dobët ligjor, rregullator, dhe qeverisës shihet si kontribuesi kryesor i cilësisë së dobët të shërbimeve, llogaridhënies së kufizuar ndaj përdoruesve të shërbimit dhe si jo i aftë për të ofruar nivel të barabartë shërbimesh për të varfërit dhe personat vul- nerabël. Sektori publik shqiptar karakterizohet nga sisteme të dobëta të menaxhimit të performancës dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në ofrimin e shërbimit. Shërbimet publike në Shqipëri karakterizohen nga mungesa e eficencës në shpenzime, kapacitetet e dobëta institucionale, nivelet e ulëta të llogaridhënies, pabarazitë social-ekonomike dhe shkalla e lartë e pagesave informale duke e dre- jtuar gishtin tek korrupsioni. Duhet të krijohet besim më i madh tek qytetarëve dhe qeverisë nëpërmjet ndryshimeve në ndërveprimet e qytetarëve me qeverinë. Tri objektivat e tjera të KPV-së përqendrohen tek cilësia dhe përshtatshmëria e ofrimit të shërbimit në mbrojtjen sociale, shëndetësi dhe furnizimin me ujë për 40 përqindëshin e fundit të popullsisë, popullsinë në rajonet më të varfëra të vendit dhe komu- nitetet vulnerabël, përfshirë dhe komunitetin rom. Angazhimi i GBB-së në këtë fushë do të mbështesë drejtpërdrejt përpjekjet e qeverisë për etiketim më të mirë, ndërsa përmirësohet kontakti me shërbimet publike dhe disponueshmëria e tyre. Temat ndërsektoriale xiii. KPV-ja do të ketë po ashtu dy tema ndërsektoriale. Së pari është vëmendja tek gjinia në të gjitha fushat kryesore të KPV-së në analizat sensitive të aspektit gjinor, monitorimin e ndarjes gjinore dhe ndërhyrjet për të ngushtuar hendekun e mundësisë ekonomike për gratë, qoftë lidhur me çështjet e pronësisë, aksesin në tregun e punës, ose cilësinë e shërbimeve publike. Për shembull, ndërhyrjet e propozuara për menaxhimin e tokës do të lehtësojnë pronësinë e femrave mbi tokën, ndërsa ndërhyrja vijuese në rrjetin e sigurisë sociale mbështet etiketimin e përfitueseve femra. xiv. Tema e dytë ndërsektoriale është procesi i pranimit në BE si ankorim politikash afatgjata dhe si aspiratë popullore. I gjithë programi i KPV-së është projektuar për të promovuar reformat dhe investimet që çojnë më tej agjendën e pranimit të Shqipërisë ndërsa vendi u afrohet objektivave binjake të GBB-së. BE-ja ka hartuar strategjinë 2014-2020 për instrumentin e dytë të parapranimit (IPA2)1. BE-ja i është qasur GBB-së si part- ner lider në terren për të ofruar mbështetjen shumë të nevojshme për agjendën ambicioze të reformave të qeverisë shqiptare. GBB-ja do të marrë drejtimin financiar dhe teknik, në disa fusha, aty ku Banka ka një bazë më të fortë analitike, ekspertizën përkatëse dhe burime financiare të përshtatshme. Në fusha të tjera, GBB-ja do të përdorë shuma më të vogla të burimeve të veta për të mundësuar financimin nga grante më të mëdha prej fondeve IPA2 për të thelluar reformat, përshpejtuar ndërhyrjet dhe rritur në maksimum ndikimet e tyre. Udhërrëfyesi i BE-së kërkon që Shqipëria të realizojë progres të prekshëm lidhur me të drejtat e pakicave, përfshirë të drejtat e popullsisë rome, dhe nxitjen e përfshirjes social-ekonomike të pakicave. 1. Mekanizmi i KE-së për ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare për shtetet kandidate dhe parakandidate. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 19 Zbatimi i KPV-së xv. Gjatë zbatimit të programit të propozuar të KPV-së do të merren parasysh mësimet e nxjerra nga zbatimi i Strategjisë së mëparshme të Partneritetit për Vendin (SPV) siç përcaktohet në Analizën e Përfundimit të SPV- së dhe mësimet e nxjerra prej saj, si dhe nga mësimet e nxjerra nga anketimet e klientëve dhe konsultimet me aktorë të shumtë në kuadrin e ASV-së dhe të KPV-së. Ndërmjet mësimeve të së shkuarës është dobia e përdorimit të punës analitike dhe këshillimore për ruajtjen e dialogut mbi politikat në fushat përparësore, edhe në rast se qeverisë i mungon dëshira ose kapaciteti për t’u angazhuar në atë kohë. Me kalimin e kohës zhvillohet dëshira politike, dalin në pah kampionët dhe ndërtohen kapacitetet. Pasja e njohurive dhe reko- mandimeve të qarta të gatshme për t’u ofruar kur të vijë koha e përshtatshme mund ta pozicionojë GBB-në si lojtar udhëheqës në reforma dhe kontribues i rezultateve më të mëdha në terren. Një tjetër mësim i rëndë- sishëm është ruajtja e një portofoli me madhësi të menaxhueshme përmes ndërhyrjeve më të mëdha, më strategjike në fushat me potencial më të lartë dhe me zotërim më të fortë nga klientët. xvi. Lidhur me madhësinë e programit, KPV-ja propozon një program huadhënieje nga IBRD-ja prej rreth 1.2 miliardë dollarësh amerikanë gjatë pesë viteve me kusht që angazhimi ndaj reformave të mbetet i fortë, në varësi të kërkesës së vendit dhe kapacitetit financiar të IBRD-së. Sipas këtij parashikimi, deri në 40 për qind e huadhënies do të jetë në formën e mbështetjes buxhetore, në rast se performanca e kuadrit makro-fiskal afatmesëm për të cilin është rënë dakord është e kënaqshme. Në 2014-ës, si reflektim i agjendësambicioze të reformave të qeverisë, angazhimi i ri i IBRD-së arriti në mbi 300 milionë dollarë amerikanë, shifër kjo rekord për Shqipërisë, përfshirë dhe dy huatë për politikat e zhvillimit (HPZh) për të mbështetur qëndrueshmërinë makrofiskale dhe stabilizimin financiar. Viti financiar 2015 do të jetë po ashtu vit piku, me angazhime të reja prej më shumë se 400 milionë dollarë amerikanë, përfshirë dhe Garancinë e Bazuar ne Politika (GBP). Investimet e IFC-së pritet të jenë në nivelin e 150-200 milionë dollarëve amerikanë, dhe MIGA, e cila ka një ekspozim bruto prej rreth 143 milionë dollarësh amerikanë në Shqipëri (kryesisht në sektorin energjetik), do të vijojë të eksplorojë mundësi garancie. xvii. Portofoli aktual i IBRD-së në vitin fiskal 2015 përbëhet prej vetëm tetë projektesh, të cilat në total shko- jnë në 450 milionë dollarë amerikanë. Rritja e volumeve të huadhënies e lidhur me një agjendë reformash thelbësisht më të thelluar do të përqendrohet tek ndërhyrje më të mëdha dhe më trasnformuese për një ndikim më të madh. Kalimi nga projektet mesatare prej 10 milionë dollarësh amerikanë një dekadë më parë në projekte aktuale prej 50 milionë dollarësh ose më shumë do të vijojnë gjatë të gjithë periudhës së KPV-së. Programi indikativ i huadhënies së IBRD-së parashikon 15 projekte të reja, me mesataren prej tri projek- tesh të reja në vit dhe shumën mesatare prej rreth 70 milionë dollarësh amerikanë. Numri i përgjithshëm i projekteve në portofol do të rritet siç planifikohet nga 8 në gjendje të qëndrueshme prej rreth 12-13 pro- jektesh në vazhdim2 për të reflektuar mbështetjen e IBRD-së për agjendënambicioze të reformave. Duke përzgjedhur ndërhyrje më të mëdha dhe më strategjike, GBB-ja do të ofrojë po ashtu mbështetje më të përqendruar teknike dhe ndërtimi kapacitetesh për institucionet kyçe kryesore. GBB-ja do të mbësht- esë në mënyrë sistematike masa për rritjen e kapaciteteve në operacionet e reja, duke plotësuar mbështetjen aktuale të ofruar nëpërmjet partnerëve të tjerë, veçanërisht nga BE-ja. Kjo mbështetje teknike dhe ndërtimi kapacitetesh në operacionet e reja do të përqendrohet veçanërisht në zhvillimin e strategjisë, menaxhimin në mirëbesim, sistemet e të dhënave dhe monitorimin dhe vlerësimin. 2. Numri i projekteve në vazhdim varion dhe brenda një viti financiar për shkak të miratimit dhe zbatimit relativisht të shpejtë të kredive për politikat e zhvillimit. 20 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë xviii. Kuadri i Rezultateve të KPV-së, i ndërtuar rreth tri fushave kryesore me dymbëdhjetë objektiva të KPV-së dhe tregues të qartë të rezultateve për çdo objektiv, do të shërbejë si instrument menaxhimi përg- jatë të gjithë zbatimit. Progresi në gurët e themelit të KPV-së do të monitorohet çdo vit me klientin dhe në kuadrin afatmesëm sipas Analizës së Performancës dhe të Nxënit (APN). Kuadri i Rezultateve të KPV-së është përgatitur nga skuadra rezultatesh shumësektoriale, të krijuara rreth çdo fushe kryesore. Këto skuadra rezul- tatesh do të mbeten aktive gjatë zbatimit të KPV-së dhe do të lejojnë monitorim të përbashkët progresi nga Praktikat Globale (PG) dhe Njësia e Menaxhimit të Vendit (NjMV). Rreziqet për zbatimin e KPV-së xix. Rreziku kryesor për zbatimin e suksesshëm të KPV-së lidhet me objektivin e mbivendosur të qeverisë për kthimin e rritjes së qëndrueshme në Shqipëri. Ky objektiv dhe mbështetja e programit të GBB-së për të, përballen me rrezikun e zgjatjes së stanjacionit në Eurozonë, dhe veçanërisht në Greqinë dhe në Italinë fqinje. Ekzistojnë rreziqe të mëdha makro-ekonomike të lidhura me një rimëkëmbje më të ngadaltë në Eurozonë sesa parashikimi, e cila mund të çojë në rritje, mbledhje të ardhurash dhe konsolidim fiskal më të ngadaltë sesa pritshmëria. Ky rrezik mund të ketë implikime për Huatë për Politikat e Zhvillimit nëse del nga shinat kuadri makroekonomik. Ky rrezik do të zbehet duke inkurajuar lidhje më diverse me tregjet rajonale dhe globale përtej partnerëve tradicionalë të investimit, tregtisë dhe migracionit të Shqipërisë. xx. Vonesat në konsolidimin fiskal, përfshirë dhe vonesat e reformave strukturore në sektorin e energjisë mund të kenë efekt në ndërtimin e besimit të investitorëve dhe mundësitë e rritjes afatmesme. Kjo mund të ketë ndikim po ashtu në objektivin e KPV-së që ka të bëjë me sektorin energjetik. Angazhimi i vazhdueshëm i qeverisë në ndjekjen e reformave të menaxhimit të sektorit të energjisë dhe financave publike do të çonte në përfitime domethënëse të eficencës dhe në ulje të kostos së reformave. Angazhimi i fortë i GBB-së në këto fusha do të përbënte strategji të rëndësishme për lehtësimin e këtij rreziku. xxi. Qeverisja e dobët, mjedisi i mirëbesimit dhe kapacitetet institucionale përbëjnë rreziqe të tjera të mëdha të cilat mund të kenë ndikim mbi objektivat e KPV-së në fusha të tilla si toka, zhvillimi i turizmit, energ- jisë, dhe ujit. Këto rreziqe për përmbushjen e objektivave të KPV-së do të lehtësohen nëpërmjet përfshirjes në fusha ku ka angazhim të fortë për reforma, duke përzgjedhur me kujdes projektet, duke njohur dhe tra- jtuar dobësitë institucionale të vendit dhe duke ofruar mbështetje të përqendruar për kapacitetet. Programi i GBB-së merr parasysh po ashtu edhe ciklin e ardhshëm të zgjedhjeve, që përkojnë në mesin e periudhës së KPV-së, e që mund të ngadalësojnë përkohësisht realizimin e tij. Masat lehtësuese përfshijnë përshpejtim të programit në pjesën e parë të tij për të përfituar nga orientimi aktual i reformave nga programi si dhe kryerja, pas zgjedhjeve, të Rishikimit të Performancës dhe të Nxënit në kuadrin afatmesëm, për të bërë modifikimet e nevojshme për strategjinë nese do të jetë e nevojshme për të siguruar pronësinë e qeverisë mbi procesin dhe vijimin e angazhimit për reformat. Po ashtu, edhe një fushatë e fortë komunikimi me publikun si nga qeveria dhe nga GBB-ja do të jetë një strategji e rëndësishme për të zbutur rreziqet. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 21 HYRJE 22 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë I. HYRJE 1. Ky Kuadër Partneriteti për Vendin për periudhën e viteve financiarë 2015-2019 paraqet pro- gramin e GBB-së dhe kuadrin përkatës të rezultateve. Strategjia e fundit e Partneritetit për Vendin mbulon periudhën viteve fiskalë 2011- 1014, me Raportin e Progresit të SPV-së, që daton më 18 prill 2013. KPV-ja është hartuar pas përgatitjes së ASV-së, dhe së bashku me programin e mbështetjes tekni- ke dhe financiare të përgatitur në mënyrë selektive rreth pesë përparësive themelore të identifikuara nga ASV-ja për Shqipërinë me qëllim progresin drejt arritjes së objektivave binjake të GBB-së. 2. KPV-ja vjen në momentin e pështatshëm për të rritur angazhimin e GBB-së në mbështetje të reformave nga qeveria e zgjedhur në vitin 2013 për një mandat katërvjeçar. Gjatë vitit të parë në detyrë, qeveria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme për të trajtuar probleme makroekonomike, fiskale dhe strukturore të pranishme për një kohë të gjatë (veçanërisht në energji dhe pensione). Progresi në këto fusha ka kontribuar po ashtu për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat në qershor të 2014-ës, gjë e cila konsiderohet si gur i rëndësishëm themeli për aspiratat e vendit për pranim në BE. Progresi dhe rezultatet fillestare janë inkurajuese, ndërsa qeveria është e angazhuar të mbajë ritmin duke thelluar dhe zgjeruar reformat për të eliminuar pengesat makro-ekonomike dhe strukturore të Shqipërisë. 3. KPV-ja ka përfituar nga konsultimet e gjera të kryera gjatë përgatitjes dhe finalizimit të ASV-së, pasuar nga konsultimet për KPV-në dhe angazhimi teknik me qeverinë gjatë aktivitetit të përcaktimit të përparësive. Janë organizuar konsultime të gjera për ASV-në dhe KPV-në me mbi një duzinë grupe aktorësh në mbarë vendin, të shoqëruara nga shumë takime të ekipittë Bankës në vend, përfshirë dhe ekipet e IFC-së, MIGA-s dhe të IBRD-së. Duke përdorur të dhënat e disponueshme, Banka ka ofruar mbështetje teknike për qeverinë në aktivitetin e saj të parë për përcaktimin e përparësive. Përparësitë që dolën nga ky ushtrim tani reflektohen në projekt-SKZHI-në e Shqipërisë, e cila mbulon një afat kohor pesëvjeçar 2015-2020. Versioni përfundimtar i SKZHI-së do të jetë i gatshëm në mes të vitit 2015. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 23 KONTEKSTI I VENDIT DHE AXHENDA E ZHVILLIMIT 24 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë II. KONTEKSTI I VENDIT DHE AXHENDA E ZHVILLIMIT 2.1 Konteksti social dhe politik 4. Shqipëria, me një popullsi prej 2.8 milionësh, gjendet në Ballkanin Perëndimor në Europën Juglindore dhe zotëron burime dhe bukuri natyrore të bollshme. Distanca e afërt me dy ekonomi të mëdha europiane, Greqinë dhe Italinë, kanë qenë në avantazh të saj pasi këto dy vende kanë pritur një numër të madh emigrantësh shqiptarë dhe kanë shërbyer si partnerë ekonomikë kyç për sa i përket tregtisë, kapitalit dhe transferimit të teknologjisë. Pas rënies së komunizmit, rritja e shpejtë ekonomike çoi po ashtu në ndryshim social nëpërmjet rritjes së niveleve të të ardhurave, uljes së thellë të varfërisë, migracionit të brendshëm nga zonat rurale në zonat urbane, si dhe të migracionit të nivelit të lartë në vendet fqinje për mundësi punësimi. 5. Shqipëria po bën progres drejt një ekonomie tregu plotësisht funksionale dhe po bëhet më e begatë në aspektin ekonomik. Pas rënies së komunizimit në vitin 1991, progresi gjatë viteve të hershme të tranzicionit ishte i shpejtë. Nga viti 1993 deri në vitin 1995, rritja e PBB-së ishte në nivelin mbresëlënës prej 10 përqind në vit, ndërsa inflacioni ishte dyshifror. Mangësitë në qeverisje, veçanërisht skemat famëkeqe piramidale, e shkatërruan ekonominë në periudhën 1995-1997. Vendi u prek më tej nga lufta në Kosovën fqinje në fund të dekadës, e cila çoi në thuajse 430.000 refugjatë kosovarë. Shqipëria dëshmoi se kishte aftësi ripërtëritëse duke u iu rikthyer rrugës së rritjes së qëndrueshme me uljen e nivelit të varfërisë me 50 për qind në vitin 2008. 6. Pas një periudhe fillestare brishtësie të skajshme, procesi politik demonstroi shenja të stabilitet- it. Zgjedhjet parlamentare të 2005-ës përfunduan me kalimin normal të pushtetit nga qeveria në pushtet (Partia Socialiste, PS) tek një qeverisje tjetër (Partia Demokratike, PD). PD-ja ruajti një shumicë të brishtë deri në qershor të 2013-ës, kohë në të cilën koalicioni i drejtuar nga PS-ja siguroi një fitore të pastër në zgjedhjet parlamentare. Këto zgjedhje u konsideruan si përgjithësisht të lira dhe të drejta nga BE-ja, Organizata për Sigurim dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhe nga vëzhgues të tjerë rajonalë dhe ndërkombëtarë. 7. Zgjedhjet e qershorit të 2013-ës hapën një mundësi të re për angazhimin në Shqipëri në reformat makroekonomik dhe strukturore afatmesme të Shqipërisë. Qeverisja e re e koalicionit e mori detyrën në shtator të 2013-ës me një shumicë të fortë parlamentare. Kjo qeveri, me mendësi reformuese filloi me vrull punën për trajtimin e një agjende reformash të nevojshme prej kohësh, duke fnisur me konsolidimin fiskal dhe menaxhimin financiar publik, përfshirë eliminimin e pagesave të prapambetura të mbledhura ndër vite si dhe trajtimin e sfidave strukturore në sektorin e pensioneve dhe të energjisë. Zgjedhjet e ardhshme parla- mentare janë planifikuar për në mesin e 2017-ës, duke i dhënë qeverisë kohë për të ndërtuar themelet për një rritje ripërtëritëse dhe për të përfituar nga rimëkëmbja graduale në tregjet globale, veçanërisht në BE, i cili është partneri kryesor i tregtisë në vend. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 25 8. Integrimi i BE-së është objektiv kombëtar për Shqipërinë. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë pro Europianë. Shumë sondazhe të opinionit publik gjatë dy dekadave të fundit konfirmojnë që dëshira më e madhe e shqiptarëve është integrimi i vendit të tyre në BE. Sipas një anketimi të organizuar nga Qendra e Studimeve Europiane, mesatarisht 68 për qind e shqiptarëve i konsiderojnë marrëdhëniet me BE-në si më të rëndësishmet për drejtimin e politikës së jashtme të Shqipërisë gjatë dhjetë viteve në vijim, ndërsa 85 për qind e shqiptarëve shprehen se e dëshirojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE. 2.2 Zhvillimet ekonomike të kohëve të fundit 9. Përpara krizës globale financiare të 2008-ës Shqipëria ishte ekonomia me rritjen më të shpejtë në Europë ndërmjet ekonomive që nuk mbështeteshin tek nafta. Sektorët e patregtueshëm, të tillë si, ndër- timi dhe shërbimet, ishin në krye të zgjerimit të produktit dhe të punësimit deri para vitit 2008, duke kon- tribuar thuajse me tre të katërtat në rritjen e produktit dhe me 32 për qind rritje të punësimit. Rishpërndarja e burimeve nga bujqësia rurale tek sektorët urbanë me rritje të shpejtë, të tillë si shërbimet dhe ndërtimi, kanë kontribuar me afërsisht 60 për qind të rritjes së PBB-së. 10. Kërkesa e brendshme e fortë nxiti rritjen ekonomike deri në krizën globale financiare të vitit 2008. Gjatë periudhës 2000-2008, konsumi i përgjithshëm (publik dhe privat) zinte thuajse 64 për qind të rritjes në totalin e kërkesës së agreguar. Raporti i lartë i importit në konsumin e brendshëm, i shoqëruar me nivele të larta të investimit publik çoi jo vetëm në një deficit të madh tregtar (mesatarisht 24.5 e PBB-së në periudhën 2000-08), por edhe zgjeroi deficitet e llogarive korrente. Zgjerimi i shpejtë i konsumit u furnizua nga: 1) remitancat (të cilat arritën pikun me 1.5 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2008); dhe 2) burimet e brendshme, të tilla si pagat, të ardhura të tjera jo nga pagat, rritja e fortë e kreditimit dhe zgjerimi i deficitit fiskal. Pagat reale u rritëm me afro 10 për qind në vit, duke iu nënshtruar presionit nga lart nga prurjet e konsiderueshme të remitancave dhe nga aktivitetet e padokumentuara. Kërkesa e brendshme u nxit më tej nga politikat e shkujdesura fiskale dhe një bum në rritjen e kreditimit. Deficiti mesatar fiskal në vit ishte në nivelin e 5.2 për qind të PBB-së në periudhën nga viti 2000 deri në 2008. Kreditimi për sektorin privat u rrit mesatarisht me 180 për qind në vit. 11. Kriza në eurozonë i këputi frenat e zgjerimit ekonomik të Shqipërisë. Rritja ekonomike filloi të binte në vitin 2009, duke arritur nivelin më të ulët në periudhën 2012-2013. Në periudhën 2009-12, PBB-ja u përgjysmua në më pak se 3 për qind, dhe arriti nivelin 1.4 për qind në fund të 2013-ës. Për shkak të lidhjeve të ngushta të Shqipërisë me ekonomitë e Greqisë dhe të Italisë, të cilat ishin ndërmjet ekonomive më të prekura në Europë, volumet e eksporteve, remitancat dhe prurjet fiskale u ulën. Ndërsa eksportet kanë qenë shtysa e zgjerimit të kufizuar ekonomik të ekonomisë pas vitit 2008, ato mbetën shumë të përqendruara tek tregu dhe produkti, me përmbajtje domethënëse të kapitalit fizik në sektorët intensivë jo të punës, të tillë si mineralet, dhe nafta e papërpunuar. Prurjet e investimeve të huaja direkte të cilat në periudhën 2000–08 u përshpejtuan në një mesatare vjetore prej 3.8 për qind, u ngadalësuan në 1.7 për qind në vit në periudhën ndërmjet 2009-ës dhe 2013-ës. Raportet e investimeve (rreth 25 për qind të PBB-së) mbetën goxha më të larta sesa kursimet bruto kombëtare (rreth 15 për qind e PBB-së). Ndërsa investimet e huaja direkte kanë vijuar të financojnë pjesën më të madhe të deficitit të llogarive korrente, borxhi i jashtëm është rritur që prej vitit 2009, megjithëse në një nivel të menaxhueshëm prej 36.7 për qind të PBB-së në vitin 2014. Remitancat janë ulur nga 10.3 për qind të PBB-së në vitin 2008 në 6.8 për qind në vitin 2013 dhe mbulimi i deficitit tregtar 26 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë prej tyre ka rënë nga mesatarja prej 52 për qind përpara krizës deri në 42 për qind në periudhën më pas. 12. Ngadalësimi i shpejtë në ekonomi pas 2008-ës shkaktoi rënien e kërkesës për punë. Punësimi u ul në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke çuar në reduktimin e të ardhurave të familjeve dhe në rritje të varfërisë. Rritja e varfërisë nga 10,2 për qind në 13,6 për qind në zonat urbane në periudhën 2008-12 u shkak- tua kryesisht nga tronditja e tregut të punës. Deri në vitin 2008 ulja e varfërisë lidhej kryesisht me pagat dhe pensionet, me kontributin kryesor të remitancave. Në periudhën nga 2009-a deri në 2013-ën, përqindjet e punësimit dhe të pjesëmarrjes në punë u ulën përkatësisht në 44,5 për qind nga 52,7 për qind. Punonjësit me aftësi të ulëta, të punësuar më parë në sektorët jo tregtar, u prekën veçanërisht nga dobësimi i kërkesës për punë. Sektorët me punë intensive ishin ata që u prekën më shumë. Për shembull, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2013, rezultatet dhe punësimi në sektorin e ndërtimit u ulën me një mesatare vjetore prej përkatësisht 3.5 dhe 4.4 për qind. Megjithatë, produkti për punonjës u rrit pas vitit 2008 (megjithëse me ritëm mjaft më të ulët sesa përpara krizës), kryesisht falë rritjes së shpenzimeve kapitale nën një qasje të lëshuar fiskale. 13. Pas 2008-ës, papunësia dhe inaktiviteti ekonomik janë shoqëruar po ashtu me statusin e ulët social-ekonomik. Nivelet e inaktivitetit jo vetëm që u rritën pas 2008-ës, por nivelet e varfërisë ishin nd- jeshëm më të larta ndërmjet personave jo aktivë. Nivelet e inaktivitetit u rritën me më shumë se dyfish nga 15 për qind e popullsisë në vitin 2008 deri në 38 për qind në vitin 2013.Ulja ishte më e madhe ishte ndërmjet femrave të reja (15-34 vjeç), që shënuan një ulje prej rreth 7 për qind në pjesëmarrjen në tregun e punës në periudhën 2007-2010.Individët që jetojnë në familje në të cilat kryefamiljarët janë aktivë (të punësuar ose të vetëpunësuar), ose në pension, kanë më pak të ngjarë të jenë të varfër sesa individët që jetojnë në familje në të cilat kryefamiljarët janë të papunë ose inaktivë (shih Figurën 1 më poshtë). Ndërmjet familjeve në fundin e 40 përqindëshit, për shembull, 20 për qind e anëtarëve në moshë pune ishin të papunë, 24 për qind jashtë krahut të punës, krahasuar me përkatësisht 13 për qind dhe 15 për qind të 60 përqindëshit të sipërm të të ardhurave (60%-shi i sipërm). Në vitin 2012, shpeshtësia e varfërisë ishte 11 për qind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë të punësuar, 22 për qind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë të papunë dhe 24 për qind Figura 1: Struktura e popullsisë sipas statusit Figura 2: Statusi i tregut të punës, të punës, (në %), 2008 dhe 2013 kryefamiljarët, 2012 100 100 80 36% 80 53% 60 6% 60 8% 40 38% 40 15% 20 20 24% 20% 0 0 2008 2013 2008 2013 Punonjës Të vetëpunësuar Të papunësuar Të punësuar Të papunësuar Në pension Inaktivë Popullsi inaktive Nën 15 vjeç Burimi: INSTAT Burimi: Analiza e Bankës Botërore mbështetur në të dhënat e LSMS-së 2012 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 27 ndërmjet familjeve me kryefamiljarë joaktivë. Pra, profili i personave në gjendje më pak të mirë flet për një përqindje më të lartë të kryefamiljarëve të papunë ose inaktivë ndërmjet 20 dhe 40 përqindëshit të fundit të popullsisë.(shih Figurën 2 më poshtë). 14. Shqipëria e shmangu recesionin pas 2008-ës kryesisht për shkak të nivelit të lartë të shpen- zimeve qeveritare, ndërsa borxhi publik i konsiderueshëm dhe në rritje është bërë burimi kryesor i vulnerabilitetit makroekonomik që prej krizës. Me uljen e rritjes ekonomike në 2008-ën, u rritën deficitet fiskale dhe borxhi publik. Paaftësia për të rritur të ardhurat fiskale për shkak të nivelit të ulët të mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe evazionit të lartë tatimor, dhe barrat strukturore mbi shpenzimet publike çuan në rritjen e deficitit fiskal. Borxhi publik u rrit nga 55 për qind e PBB-së në vitin 2008 në rreth 71 për qind në vitin 2014. Niveli i lartë i borxhit publik shoqërohet me rrezikun e ndryshimit të shpenzimeve me interes, duke përfaqësuar kështu një vulnerabilitet të madh për buxhetin dhe duke rrezikuar përjashtimin e shpenzimeve të tjera më produktive. Mbi 55 për qind e borxhit të brendshëm (thuajse 30 për qind e PBB-së) është në nivel problematik dhe duhet të përmbyllet brenda një viti. Trysnitë fiskale të lidhura me mangësitë në sektorin e energjisë elektrike u mbuluan nga transfertat nga buxheti, ose garancitë e shtetit për borxhin e kompanisë shtetërore të prodhimit të energjisë. Politika e dobët fiskale edhe kontrolli i pakët mbi menaxhimin e finan- cave publike çoi në akumulimin nga qeveria të shumë pagesave të prapambetura për bizneset, të vlerësuara në 5,3 për qind të PBB-së në vitin 2013. Pagesat e prapambetura të qeverisë ndaj bizneseve kanë kontribuar për përkeqësimin e aktivitetit të tregut dhe rritjen e nivelit të kredive të këqija (NPL), të cilat arritën në thuajse një të tretën e huave në vitin 2014. 15. Në vitin 2014, Qeveria e Shqipërisë filloi të zbatonte një plan ambicioz masash për politika që synonin realizimin e konsolidimit fiskal. Masat e kombinuara nga të ardhurat vlerësohen në 2.1 për qind të PBB-së. Tatimi mbi të ardhurat e biznesit është rritur nga 10 në 15 për qind. Për të kufizuar ndikimin e rritjes së taksave tek shqiptarët dhe bizneset me të ardhura më të ulëta, qeveria ka prezantuar një sistem progresiv tatimi, ka hequr tatimin për bizneset e vogla dhe ka ulur nivelin e tatimit të fitimit për bizneset e vogla sa gjysma e tatimit të bizneseve të mëdha. Nga ana e shpenzimeve, rritja e pagave publike është ngrirë në vitin 2014, përveç policisë, ndërsa rritja e pensioneve është indeksuar me inflacionin. Në kuadrin e konsolidimit fiskal, janë marrë hapa të rëndësishme për përmirësimin e menaxhimit të financave publike, veçanërisht lidhur me ripagimin e pagesave të prapambetura dhe parandalimin e akumulimit të tyre. Janë marrë masa për shmangien e planifikimit të tepër të buxhetit për shpenzime publike, si dhe për hartimin e skenarëve më realistë të rritjes dhe mbledhjes së të ardhurave në të ardhmen. Qeveria ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me FMN-në, e njohur si Instrumenti i Zgjeruar i Fondit (EFF), synimi i së cilës është që të ulë borxhin pas pagimit nga qeveria të të gjitha pagesave të prapambetura të sektorit privat në vitin 2016. 16. Masat vijuese të konsolidimit si nga ana e të ardhurave dhe e shpenzimeve pritet që të rrisin në mënyrë domethënëse bilancet fiskale në kuadrin afatmesëm. Rritja e të ardhurave të qeverisë (përkatë- sisht rritja e taksës së akcizës mbi cigaret, taksa e qarkullimit, mbajtja e tatimit për të ardhurat nga interesat, qiratë, dividendët dhe përfitimeve kapitale) në buxhetin e ri të 2015-ës, së bashku me përmirësimet në ad- ministratën tatimore pritet të rrisin të ardhurat në raport me PBB-në. Qeveria parashikon masa të mëtejshme të ardhurash për vitin 2016 në kuadrin afatmesëm fiskal pasi ajo mbështetet fort tek masat e të ardhurave për të arritur konsolidimin fiskal. Nga ana e shpenzimeve, buxheti parashikon ulje në shpenzimet sociale që vijnë si rezultat i reformës së sistemit të ndihmës për paaftësinë dhe ulja e transfertave të pakushtëzuara për pushtetin vendor. Po ashtu, qeveria synon që të ulë gradualisht garancitë për sektorin energjetik si rezultat i reformave të vazhdueshme të sektorit energjetik. Qeveria ka zbatuar po ashtu një ligj të ri për pensionet, i cili 28 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë pritet të ulë shpenzimet qeveritare për pensionet në kuadrin afatmesëm, teksa zbatohen pensionet sociale. Konsolidimi fiskal i qëndrueshëm i kombinuar me rritjen e PBB-së pritet ta vënë borxhin publik në një trajek- tore rënieje të ndjeshme në kuadrin afatmesëm. 17. Vendosja e sektorit energjetik në një trajektore të qëndrueshme financiare është shumë e rëndësishme për rritjen dhe konsolidimin fiskal. Prodhimi i energjisë në Shqipëri mbështetet tërësisht tek burimet ujore, ndërsa problemet financiare të sektorit pengojnë furnizimin e vazhdueshëm nëse nuk mbështeten nga qeveria. Humbjet e mëdha në shpërndarje (rreth 44 për qind në vitin 2013) dhe tarifat e rregulluara që janë nën koston e prodhimit janë në themel të dobësive financiare të kompanisë së prodhim- it të energjisë KESh. Në sektorin e shpërndarjes, nivelet e ulëta të arkëtimit nga familjet, bizneset dhe in- stitucionet publike kanë kontribuar për mjerimin financiar të kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë (OShEE), e cila përballet me një deficit të madh të pafinancuar prej 550 milionë dollarësh amerikanë. Plani i Rimëkëmbjes Financiare të Sektorit Energjetik i miratuar kohët e fundit nga qeveria përqendrohet tek: i) ndryshimet e legjislacionit nëpërmjet një ligji të ri për sektorin energjetik; ii) përmirësimin e menaxhimit të kompanive të sektorit energjetik dhe të mbledhjes së faturave; dhe iii) përmirësimet teknike në nëntransme- tim, shpërndarje, sistemin e matësve dhe të faturimit. 18. Sektori financiar ka mbetur kryesisht me aftësi ripërtëritëse pas 2008-ës, por rreziqet ndaj stab- ilitetin e tij ekzistojnë ende. Sektori financiar, i cili ka mbështetur rritjen e lartë të konsumit përpara krizës, u godit nga kreditë e këqija në rritje pas 2008-ës. Me goditjen e krizës, dolën në pah probleme të cilësisë së portofolit (të shkaktuara nga lehtësimi i standardeve të kreditimit dhe mbiekspozimi ndaj sektorëve të tillë si ndërtimi), ndërsa niveli i kredive të këqija kapërceu nga 6.5 për qind në vitin 2008 deri në thuajse 25 për qind në fund të vitit 2014. Rritja e vazhdueshme e kredive të këqija është shkaktuar nga disa faktorë, përfshirë dhe sasinë e madhe të parave të prapambetura të papaguara nga qeveria, e cila zinte rreth 5 për qind të PBB-së në vitin 2013 (lexo më sipër), gjë e cila preku likuiditetin e kompanive dhe aftësinë e huamarrësve për të paguar huatë; huatë në monedhë të huaj për huamarrësit e pambrojtur; dobësitë e gjyqësorit, të cilat zgjasin procesin e ekzekutimit të kolateralit dhe presionet e lëvrimit nga bankat e huaja, ndërsa ulin ekspozimin lokal. Furnizimi me kredi i ekonomisë është ngadalësuar nga mesatarja vjetor prej 57 për qind menjëherë pas krizës (tremu- jori 1 2005-Q2 2008) në 10 për qind në periudhën e tremujorit 3 të 2008- tremujorit 1 të 2014, duke ushtruar më tej presion mbi rritjen. 19. Banka e Shqipërisë ka qenë vigjilente për të lehtësuar rreziqet e sektorit financiar duke përcak- tuar raportet e mjaftueshmërisë së kapitalit dhe të aftësisë paguese që janë mbi normat ndërkom- bëtare dhe duke përcaktuar rregulla të rrepta provigjonimi. Rritja e kreditimit u kthye në shifra pozitive në gjysmën e dytë të 2014-ës, për shkak të një kërkese disi më të lartë si rezultat i përmirësimit të besimit të biznesit dhe i kushteve të likuiditetit në sektorin privat. Megjithatë, sektori financiar mbetet ende vulnerabël ndaj uljeve të mëtejshme të fitimit (për shembull, kthimi mbi aktivet qëndronte në 0,91 për qind në nëntor të 2014-ës). Për më tepër, tregu financiar shqiptar është i ekspozuar ndaj rreziqeve të lidhura me nivelin relativ- isht të lartë të euroizimit (rreth 60 për qind e huave të papaguara janë në monedhë të huaj) dhe potencialin e uljes së borxhit nëpërmjet shitjes së aktiveve në një sistem të dominuar nga degë të bankave të huaja me seli në Austri, Greqi, Itali dhe Turqi. Në veçanti mund të ketë presione potenciale për reduktim të bankave greke në Shqipëri (të cilat përfaqësojnë 18 për qind të tregut të aktiveve). Raporti i kreditimit me PBB-në në nivelin 39.8 për qind mbetet shumë më i ulët sesa në shtete të tjera në rajon. Aksesi për financimin e SME-ve është i kufizuar dhe financimi afatgjatë nuk është lehtë i disponueshëm. Testet e stresit tregojnë se disa banka do të mbeten vulnerabël ndaj tronditjeve. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 29 20. Kriza në Eurozonë nxori në pah pikat e dobëta të ekonomisë shqiptare. Me 4 për qind të popullsisë së saj që jeton jashtë shtetit (kryesisht në Greqi dhe në Itali), Shqipëria ka qenë një ndër shtetet me remitancat më të larta në të gjithë botën. Remitancat kanë pasur tendencë në zbritje që prej vitit 2009 me shkurtimin e punëve të migrantëve si pasojë e recesionit në Greqi dhe në Itali. Deficiti aktual i llogarive korrente u korrigjua kryesisht nga ulja e importeve, për shkak të konsumit dhe të investimeve më të ulëta sesa përpara 2008-ës. Pavarësisht ruajtjes së kontributit pozitiv ndaj rritjes, eksportet pas 2008-ës mbetën të pasofistikuara dhe larg arritjes së potencialit të vendit. Indeksi real i nivelit të këmbimit valutor mbeti gjerësisht i harmonizuar me elementë bazë dhe ka ndrysh- uar rreth një fashe të qëndrueshme që prej vitit 2009. 21. Në kuadrin afatmesëm ekonomia pritet që të largohet gradualisht nga burimet e nxitura nga kërkesa e brendshme dhe të shtrihet me ritëm vjetor prej 3 për qind. Deficiti i llogarive korrente pritet që të zgjerohet kryesisht për shkak të importeve të lidhura me investimet e huaja direkte (që zënë rreth 3 për qind të PBB-së në vit) të lidhura me ndërtimin e një gazsjellësi dhe të një hidrocentrali. Deficiti i lloga- rive korrente pa këto projekte pritet të ulet me ribalancimin e ekonomisë, rritjen e eksporteve dhe rritjen e përqindjes së eksporteve në PBB, ndërsa importet në raport me PBB-në parashikohen në ulen lehtë. Ndërsa modeli i rritjes i Shqipërisë ndryshon ngadalë në kuadrin afatmesëm, kontributi i konsumit tek rritja pritet të ulet nga në më shumë se tre të katërtat në vitin 2008 në rreth 1/2 në vitin 2019 për shkak të një shtrirjeje më të ngadaltë të konsumit privat, teksa rritja e remitancave mbetet e moderuar (shih Tabelën 1). Në të njëjtën kohë, investimet private pritet të rriten falë përmirësimit të besimit, rritjes së prurjeve të investimeve të huaja të direkte dhe përmirësimit të ndërmjetësimit financiar. 22. Ndërsa kthehet rritja në kuadrin afatmesëm, ekonomisë i duhet të trajtojë pengesat mbizotëruese për sektorin privat produktiv dhe konkurrues, çfarë do të çojë në lehtësimin e diversifikimit të ek- sporteve dhe përfitimeve në aksionet e tregut global dhe, për pasojë, do të rrisë të ardhurat familjare. Në përgjithësi, reformat për përmirësimin e eficencës së ndarjes së burimeve në ekonomi promovojnë mirë- funksionimin e tregjeve, përmirësojnë qeverisjen dhe forcojnë institucionet, përmirësojnë aksesin dhe baraz- inë në shërbimet bazë, sigurojnë mbrojtjen e përshtatshme për familjet vulnerabël dhe të varfra, dhe pritet që të kenë ndikim pozitiv në të ardhurat e familjeve përgjatë të gjithë shpërndarjes. Për shembull, një mjedis i fortë institucional dhe biznesi, ofrimi eficent i shërbimeve publike dhe disponueshmëria e institucioneve për të mbrojtur të varfrit dhe personat vulnerabël kanë potencialin e promovimit të akumulimit dhe përdorimit të aseteve dhe pasurive të Shqipërisë. Reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe funksionimin e tregjeve në Shqipëri janë kritike për hapjen e vendeve të punës dhe mund të forcojnë lidhjen ndërmjet rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë. Hapja e vendeve të punës e drejtuar nga sektori privat mund të kontribuojë për rritjen e cilësisë së punësimit, e cila aktualisht është e ulët, veçanërisht ndërmjet personave me gjendje më pak të mirë ekonomike. Po ashtu, sigurimi i të drejtave të pronësisë dhe një treg toke më përfshirës pritet të ketë ndikim pozitiv në uljen e varfërisë dhe mirëqenien e fundit të 40 përqindëshit të popullsisë duke bërë të mundur përdorimin produktiv të aseteve të tokës, veçanërisht ndërmjet grupeve të popullsisë, të tillë si ata që i përkasin 40 përqindëshit të fundit dhe grave. 30 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë Tabela 1: Treguesit kyç ekonomikë 2009 – 2017 Aktual Vler. Parashikim   2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 2019    Përqindja vjetore ndryshon në përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe PBB-ja reale 3.7 2.5 1.6 1.4 2.1 3.0 3.5 3.5 3.5 3.5 Kontributet                     Konsumi 1.9 1.6 0.9 0.0 1.9 2.2 1.0 1.3 2.0 2.2 Konsumi privat 1.5 1.5 0.8 0.0 1.1 2.3 0.9 1.2 1.9 2.3 Konsumi publik 0.4 0.1 0.1 0.0 0.9 -0.1 0.1 0.1 0.1 -0.1 Investimet publike -3.0 -0.1 -1.0 0.5 0.3 -0.1 0.9 0.2 -0.1 -0.1 Investimet private 0.2 1.8 -2.0 0.3 0.7 1.3 1.8 2.2 1.7 1.6 Eksportet neto 4.6 -0.8 3.7 0.6 -0.8 -0.4 -0.2 -0.2 -0.1 0.1 Eksportet 5.0 2.4 -0.2 2.0 4.3 2.3 1.9 2.9 2.5 2.5 Importet -0.3 -3.3 3.7 -1.4 -5.1 -2.7 -2.1 -3.1 -2.6 -2.4 Niveli i papunësisë* 14.2 14.3 13.9 16.1 17.2           CPI (mesatarja e periudhës) 3.6 3.4 2.0 1.9 1.7 2.1 2.6 2.9 3.0 3.0 Llogaritë fiskale  Përqindje e PBB-së, në përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe Shpenzimet 29.3 28.9 28.2 28.9 32.4 30.8 28.7 28.6 28.1 31.7 nga të cilat: pagim i pagesave të         2.5 1.3 1.0       prapambetura Të ardhura 26.2 25.4 24.7 27.6 28.2 28.2 28.2 28.2 23.7 25.9 Bilanci i përgjithshëm qeveritar ** -3.1 -3.5 -3.4 -5.2 -5.6 -4.8 -2.6 -0.5 -0.4 0.1 Bilanci parësor 0.3 -0.4 -0.3 -2.0 -2.8 -1.5 0.6 2.6 2.5 3.0 PPG (eop) 57.7 59.4 62.0 70.7 68.1 64.4 60.9 57.1 70.0 71.0 Tregues të përzgjedhur monetar  Përqindja vjetore ndryshon në përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe Rritje e gjerë në para 12.5 9.2 5.0 2.3 3.8 5.5 7.0 7.6 7.5 7.3 Kreditim jo për qeverinë 10.1 10.4 1.4 -1.4 3.3 4.9 6.6 7.4 7.7 8.0 Bilanci i pagesave  Përqindje e PBB-së, në përjashtim të rasteve kur specifikohet ndryshe Bilanci i llogarive korrente -11.3 -13.2 -10.2 -10.6 -13.9 -15.1 -14.9 -13.2 -10.5 -8.7 Importet e G&S** 53.2 56.8 52.1 52.9 56.1 56.6 56.5 55.2 52.9 51.6 Eksportet e G&S** 32.5 34.0 33.4 35.0 36.3 36.0 35.9 36.3 36.9 37.4 Investimet e huaja direkte (net) 8.8 6.6 6.8 9.5 8.3 10.1 11.2 10.3 8.1 7.1 Të ardhurat neto në muajt e 4.4 4.5 4.6 4.3 4.1 4.1 4.1 4.1 4.1 4.1 importeve të G&S** *Të dhënat e vrojtimit të krahut të punës           **G&S i referohet mallrave dhe shërbimeve Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 31 2.3 Profili i varfërisë 23. Pavarësisht periudhës së gjatë të rritjes së qëndrueshme që çoi PBB-në për frymë në nivelin 8,123 dollarë amerikanë, Shqipëria është ende një ndër vendet më të varfra në Europë. Rritja e fortë ekonomike ngriti një numër të madh njerëzish nga niveli i varfërisë. Në periudhën 2002-2008, varfëria u ul nga 25,4 për qind në 12,5 për qind. Rritja ekonomike ishte përfshirëse, me konsumin në 40 përqindëshin e poshtëm të shpërndarjes me rritje më të shpejtë sesa mesatarja e vendit. Kutia 1: Popullsia rome: Mundësi të kufizuara social-ekonomike Sipas censusit zyrtar të 2012-ës, popullsia rome përfaqëson 0.3 për qind të popullsisë, ose rreth 9000 vetë, por kjo shifër mund të jetë më e vogël sesa numri real për shkak të frikës nga diskriminimi. Të tjerët e vlerësojnë numrin e popullsisë rome në Shqipëri në rreth 3% (Këshilli i Europës), 3.2 për qind e popullsisë shqiptare në vitin 2010.3 Romët kanë tendencë t’i përkasin kuantilit më të varfër në Shqipëri. Në përgjithësi, nivelet e varfërisë janë më të lartë ndërmjet romëve sesa ndërmjet joromëve: duke kontrolluar për faktorë të tjerë, etniciteti rom lidhej me 170 përqind më shumë gjasa për të qenë të varfër4.5 Popullsia rome në Shqipëri ka stok dhe përdorim më të ulët të aseteve sesa popullsia jorome. Në të gjithë treguesit, romët kanë rezultate më të ulëta. Teksa niveli i shkrimit dhe këndimit është në rreth 95 përqind tek fqinjët e tyre joromë, për romët ky tregues llogaritet në 65 përqind.6 Kequshqyerja ndërmjet fëmijëve romë është 65 përqind, krahasuar me 24 përqind për fqinjët e tyre joromë, me pasoja për shëndetin dhe zhvillimin kognitiv gjatë gjithë jetës. Në vitin 2011, vetëm një e treta e fëmijëve romë janë regjistruar në arsimin parashkollor. Anketimi Rajonal i Romëve i kryer nga UNDP/KE/BB në vitin 2011 rapor- ton që të rinjtë romë (të moshës nga 16-24 vjeç) kishin përfunduar vetëm 3.9 vite shkollë mesatarisht, krahasuar me shkollimin prej 10 vjetësh të fqinjëve të tyre joromë. Popullsia rome në Shqipëri ka akses relativisht më të ulët në shërbimet sociale bazë. Përqindja e popullsisë rome pa akses në burime të përmirësuara uji (p.sh. ujë në rubinetë në banesa) është 30 përqind, krahasuar me 18 përqind të familjeve jorome. Po ashtu, ekzistojnë pabarazi të mëdha lidhur me aksesin në shërbime kanalizimesh të përmirësuara, me 61 përqind të romëve që nuk kanë akses në shërbime të tilla në shtëpi, krahasuar me 34 përqind të popullsisë jorome. Popullsia rome ka tendencë të ketë më pak akses në mundësitë ekonomike, duke e përjashtuar kështu atë nga dhënia e kontributit për rritjen ekonomike dhe përfitimin nga rritja ekonomike. Ndërsa ka dallime të vogla në nivelet e punësimit dhe të papunësisë, dallimet janë të mëdha në cilësinë e punësimit. Për shembull, romët ka më shumë të ngjarë sesa joromët të përfshihen në punë informale (90 përqind përkundrejt 71 përqind). Nivelet e larta të varfërisë dhe nivelet e ulëta të arsimit përjetësojnë ciklin e varfërisë dhe rrisin rreziqet e përjashtimit. 3. Komisioni Europian. 2011. Shtojcë e Kuadrit të BE-së për Reformat, 2011. Bruksel. 4. Agjencia e BE-së për të Drejtat Themelore, Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara, dhe UNDP/KE/BB. 2011. “Anketimi Rajonal për Romët.” www.eurasia.undp.org. 5. Analizë e Bankës Botërore që përdor të dhënat e LSMS-së nga viti 2005, 2008, dhe 2012. 6. Anketimi Rajonal i Romëve UNDP/KE/BB, 2011. www.eurasia.undp.org 32 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë Të dhënat sugjerojnë që rritja pozitive e konsum- Figura 3: Varfëria në zonat urbane dhe rurale, it ishte në përpjesëtim të zhdrejtë përfituese për 2002–12 njerëzit me më pak burime, me varfërinë që u ul me 30 29.6% 50 për qind si në zonat rurale dhe në ato urbane. Kriza globale financiare i çrrënjosi këto përfitime në 25 24.2% uljen e varfërisë, ndërsa varfëria për frymë, e matur si përqindje e popullsisë me të ardhura nën 60 dollarë 20 19.5% amerikanë në muaj u rrit në 14.3 për qind në vitin 2012. Në përgjithësi nivelet e varfërisë janë më të 15 14.7% 15.3% 13.6% larta ndërmjet popullsisë rome sesa në popullsinë 11.2% jorome. Popullsia rome ka tendencë t’i përkasë 10 10.2% kuantilit më të ulët, siç përshkruhet në Kutinë 1. 5 Shqipëria vazhdon të ketë një ndër nivelet më të larta të varfërisë në Europë. Megjithatë, pavarësisht 0 ngadalësimit të ekonomisë dhe rritjes së varfërisë, Rurale Urbane pabarazia e matur nga indeksi Gini tregon për një ulje 2002 2005 2008 2012 të vogël nga 28.2 në vitin 2008 në 26.9 në vitin 2012. Burimi: Analizë e Bankës Botërore mbështetur në të dhënat e LSMS-së. 24. Profili i të varfërve dhe fundi i 40 përqindëshit Figura 4: Shpeshtësia e varfërisë të popullsisë tregojnë papërputhshmëri ndërm- sipas prefekturave, 2012 jet grupeve dhe përgjatë disa dimensioneve. Të varfërve dhe fundi i 40 përqindëshit të popullsisë nuk janë të përqendruar as tek zonat urbane dhe as tek zonat rurale (shih Figurën 3 më poshtë). Në vitin 2012, rreth 51 përqind e të varfërve jetonin në zona urbane dhe 49 përqind në zona rurale. I njëj- ti model shpërndarjeje ekziston dhe ndërmjet 40 përqindëshit të fundit të popullsisë, 48 përqind e të cilëve jetojnë në zonat rurale, krahasuar me 45 për- qind të 60 përqindëshit të epërm të shpërndarjes së të ardhurave. Dallimet rajonale në varfëri janë të mëdha. Ndërmjet të 12 prefekturave, Kukësi është prefektura më e varfër me 22 përqind të popullsisë që jeton nën nivelin e varfërisë, e pasuar nga Fie- ri dhe Lezha, të dyja me 18 përqind të të varfërve (shih Figurën 4 më poshtë). Ka lidhje të fortë ndërm- jet nivelit të arsimit dhe varfërisë. Shpeshtësia e varfërisë është më e lartë në familjet ku individët nuk e kanë përfunduar arsimin e lartë, me 15 përqind, ndërsa është vetëm 3 përqind ndërmjet familjeve me individë që kanë një nivel të caktuar të arsimit të lartë. Po ashtu, 40 përqindëshi i fundit i popull- sisë është më pak i mirëarsimuar sesa pjesa tjetër e Burimi: Analizë e Bankës popullsisë. Pabarazitë në arsim janë të larta ndërmjet Botërore mbështetur në të dhënat e LSMS-së, 2012. popullsisë rome: ndërsa niveli i shkrimit dhe këndim- it për popullsinë jorome është 95 përqind, ndërsa i Shënim: varfëria më e lartë – blu e errët Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 33 njëjti tregues është 65 përqind për popullsinë rome. Po ashtu, për popullsinë rome janë vënë re mangësi lidhur me aftësitë e kapitalit njerëzor dhe mundësi ekonomike goxha më të ulëta, ashtu siç përshkruhen në Kutinë 1. Së fundmi, nivelet e varfërisë janë më të larta ndërmjet familjeve me kryefamiljar të papunë ose joaktivë. Në vitin 2012, shpeshtësia e varfërisë ishte 11 përqind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë të punësuar; 13 përqind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë të dalë në pension; 22 përqind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë të papunë; dhe 24 përqind ndërmjet familjeve me kryefamiljarë joaktivë për punë. 2.4 Sfidat e zhvillimit 25. Në këtë seksion trajtohen sfidat kryesore të zhvillimit në Shqipëri, si dhe pengesat për të ecur përpara drejt përmbushjes së dy objektivave binjakë të uljes së varfërisë dhe nxitjes së prosperitetit të përbashkët. Kthimi i balancës makro-fiskale dhe stabilitetit financiar është sfida kryesore e zhvillimit në Shqipëri, e ndjekur nga rreziqet e sektorit të energjisë, pengesat në qeverisje dhe ato institucionale, të cilat kanë ndikim në ofrimin e shërbimeve publike bazë. Të drejtat e tokës dhe të pronësisë dhe mungesa e efi- cencës në menaxhimin e burimeve natyrore janë ndërmjet pengesave kryesore që kanë ndikim mbi aftësinë e Shqipërisë që të përfitojë nga asetet e pasura natyrore. Këto sfida zhvillimi janë kritike për uljen e varfërisë dhe, për këtë arsye, motivojnë angazhimin e GBB-së, të përshkruar në këtë KPV. 25. Sfida kyçe zhvillimore për Shqipërinë është kthimi i balancës makro-fiskale dhe ruajtja e stab- ilitetit financiar. Mungesa e balancave makro-ekonomike do të vijojë të ushtrojë presion për poshtë për fitimet ekonomike të familjeve dhe do të vazhdojnë të krijojë stimuj negativë për akumulimin dhe përdorim- in produktiv të faktorëve të prodhimit. Për pasojë, kthimi i kuadrit të qëndrueshëm makro-ekonomik është kërkesë e rëndësishme për nxitjen e rritjes dhe rritjen e prosperitetit. Përpjekjet e autoriteteve për konsolidim fiskal (shih paragrafin 15) përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të stabilitetit makro-fiskal. Ato mbështeten nga reforma strukturore që synojnë të ulin pasivet e kushtëzuara të shprehura dhe të pash- prehura (të tilla si sektori i energjisë dhe sistemi i pensioneve) për t’u siguruar që procesi i konsolidimit nuk cenohet për shkak të shpenzimeve ineficente dhe të përkohshme dhe që ai është në përputhje me kuadrin fiskal afatmesëm. Më tej, do të duhen përpjekje për të forcuar kapacitetin e qeverive vendore për të mobi- lizuar të ardhurat, të cilat aktualisht nuk janë të mjaftueshme për t’i lejuar pushtetit lokal të ofrojë shërbime publike cilësore. Së fundmi, ndërsa sektori financiar ka raporte solide, likuiditeti dhe kërkesa të forta provig- jonimi, ai mbetet ende i ekspozuar ndaj disa rreziqe potenciale, përfshirë nivelin e ulët dhe në ulje të fitimit të bankave tregtare, stokun e lartë të kredive të këqija, nivelin e lartë të huadhënies në euro, presionet për shitjen e aktiveve për të mbuluar një pjesë të borxhit (shih paragrafin 18), etj. Këto janë rreziqe, të cilat, nëse realizohen, mund të prekin negativisht rritjen ekonomike. 27. Stabiliteti fiskal cenohet më tej nga rreziqet e mëdha që vijnë nga sektori i energjisë. Energjia ele- ktrike thuajse varet tërësisht tek burimet hidrike, ndryshimi i të cilave në mënyrë të paevitueshme përkthehet në ndryshim të produktit. Historikisht sektori është karakterizuar nga humbje të mëdha gjatë shpërndarjes së energjisë elektrike, duke çuar importet vjetore të energjisë në vlerë nga 120 milionë euro deri në 160 milionë euro për të mbuluar këto humbje, dhe duke e cuar kompaninë e shpërndarjes në kompaninë me perfor- mancën më të dobët në shtetet e Europës Juglindore. Shkaku kryesor i humbjes janë vjedhjet, çka sugjeron që matësit, faturimi dhe zbatimi janë në nivel të dobët. Humbjet financiare të sektorit përkthehen në humbje fiskale pasi në fund humbjet mbulohen nga buxheti. 34 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 28. Në anën e qeverisjes, shteti i dobët ligjor, për shkak të zbatimit selektiv të ligjeve dhe rregullor- eve, përfaqëson një rrezik kyç qeverisës. Me përjashtim të stabilitetit politik, sondazhet e kohëve të fundit sugjerojnë stanjacion, ose madje dhe përkeqësim kundrejt treguesve përkatës të qeverisjes gjatë dy viteve të fundit.7 Tendenca e fundit në treguesit e qeverisjes lidhet kryesisht me fusha që kërkojnë një administratë dhe gjyqësor të fortë për të zbatuar shtetin e së drejtës. Në këtë kuadër, statusi i vendit kandidat për Shqipërinë është mundësi për të forcuar administratën publike dhe gjyqësorin dhe luftën kundër korrupsionit. 29. Pavarësisht përmirësimeve të fundit, pengesat institucionale dhe qeverisëse dhe prevalenca e korrupsionit kanë ndikim negativ mbi bizneset e sektorit privat dhe rritjen e punësimit. Vendi ka bërë përmirësime të mëdha përsa i përket vlerësimit të fundit të raportit Doing Business, ku u rendit në vendin e 68-të në nivelin global, nga vendi i 90-të që ka qenë më parë. Ky pozicionim reflekton progres në harmo- nizimin e procedurave për marrjen e lejeve të ndërtimit, hapjen e një biznesi, regjistrimin e pronave dhe pagimin e taksave. Megjithatë, Anketimi për Mjedisin e Biznesit dhe Sipërmarrjen e Ndërmarrjeve (2013) tre- gon se ende është vështirë që të merresh me lejet e ndërtimit, logjistikën tregtare, inspektimet, regjistrimin e pronave dhe të tokës në Shqipëri sesa në vendet fqinje. Korrupsioni është identifikuar si pengesa më e madhe për sipërmarrjen nga 56 përqind e bizneseve të pyetura në kuadrin e “Anketimit për Koston e Për- puthshmërisë Tatimore” të IFC-së në vitin 2013. Anketimi i fundit i ndërmarrjeve i IFC-së i vitit 2013 konsta- tonte se 85.9 përqind ndërmjet ndërmarrjeve të mesme dhe 100 përqind ndërmjet ndërmarrjeve të mëdha paguajnë para nën dorë për të siguruar kontrata qeveritare. Prevalenca e korrupsionit nxit dhe informalitetin e gjerë.8Informaliteti është gjerësisht i përhapur në tregun e punës dhe vlerësohet të zërë rreth 36 përqind të PBB-së. Vlerësimet sugjerojnë se afro gjysma e punësimit të përgjithshëm jashtë bujqësisë korrespondon me punësim informal dhe afro tre e katërta e punës në ndërtim është punë informale. Informaliteti prek rritjen e bizneseve formale, ul të ardhurat nga tatimet dhe prish stimujt e tregut të punës9. Për më tej, siç vihet re në ASV, segementet vulnerabël të popullsisë janë të angazhuar gjerësisht në sektorin informal, gjë e cila i pengon ata që të përfitojnë nga mundësitë ekonomike. 30. Rritja e papunësisë cenohet më tej nga pjesëmarrja e ulët në tregun e punës, nivelet e ulëta të papunësisë dhe aftësitë e papërshtatshme. Këto tipare janë më të pranishme ndërmjet të rinjve, grave dhe 40 përqindëshit të fundëm të popullsisë. Anketimi i fundit tremujor për krahun e punës (Anketimi i kra- hut te punes, tremujori i dyte 2014) sugjeron që 61.3 përqind e popullsisë në moshën 15–64 vjeç është aktive në tregun e punës, ose e punësuar, ose duke kërkuar në mënyrë aktive një punë. Pjesëmarrja në tregun e punës është veçanërisht e ulët ndërmjet grave – 50.1 përqind, ndërsa pjesëmarrja e meshkujve në krahun e punës vlerësohet në 73.2 përqind. Niveli i papunësisë është rritur në 17.7 përqind në tremujorin e dytë të 2014-ës, krahasuar me 16.4 përqind në të njëjtën periudhë në vitin 2013 dhe me 13.7 përqind në të njëjtin tremujor në vitin 2012. Papunësia është veçanërisht e pranishme ndërmjet të rinjve (mosha 15 – 29 vjeç), 33,5 për qind e të cilëve ishin të papunë në tremujorin e dytë të 2014-ës. Pasja e aftësive të nevojshme për vendet e punës konsiderohet e pamjaftueshme, duke krijuar kështu pengesa të mëtejshme. Këto pengesa janë më të mëdha për komunitetet vulnerabël që kanë nivele më të ulëta arsimimi sesa popullsia e përg- jithshme. Kompanitë citojnë aftësitë e mangëta si pengesë për zhvillimin e biznesit, duke sinjalizuar kërkesa të tregut të punës që nuk janë në përputhje me rezultatet arsimore dhe të trajnimit. Sipas anketimit të fundit 7. Transparency International – Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit; Forumi Botëror Ekonomik – Indeksi i Konkurrencës Globale dhe Indeksi i Pavarësisë së Gjyqësorit; Njësia e Inteligjencës Ekonomike – Indeksi Demokratik. 8. Vlerësimet e Bankës Botërore për informalitetin shkojnë në rreth 47 përqind (2010-11). Ky vlerësim është në përputhje me nivelin prej 43 përqind të raportuar nga INSTAT-i në vitin 2013. 9. Anketimi i Sipërmarrjes i vitit 2013 e identifikoi informalitetin si një ndër vështirësitë kryesore veçanërisht për bizneset e vogla dhe të mesme, me përkatësisht 19 dhe 25 përqind që pretendonin se informaliteti është pengesa kryesore në mjedisin e biznesit. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 35 për sipërmarrjet, ndërmjet vendeve të Europës Juglindore, Shqipëria ka përqindjen më të madhe (36%) të kompanive që raportojnë që krahu i tyre i punës nuk i zotëron aftësitë që kërkohen prej tyre, duke theksuar një mospërkim potencial të aftësive të rëndësishme në vend. Me angazhim të dobët në tregun e punës dhe me remitanca në rënie, është e nevojshme që të forcohen kapacitetet e familjeve shqiptare për të qenë në gjendje të gjenerojnë të ardhura nga tregut të punës. Kjo do të kërkojë angazhim afatgjatë ndaj politikave, të tilla si harmonizimi i ofertës për punë me nevojat e tregut të punës për hapjen e vendeve të reja (formale) të punës dhe zhvillimin e aftësive të nevojshme për nxitjen e produktivitetit në nivel kompanish, për të thithur investimet, për të shtrirë më tej aksesin në një produktivitet më të lartë dhe mundësi më mirëpaguara ndërmjet popullsisë. 31. Cilësia dhe barazia në aksesin në shërbimet publike bazë ndikojnë në përpjesëtim të zhdrejtë tek të varfërit dhe ata që janë në gjendje më pak të mirë ekonomike. Në sektorin e shëndetit, 98 përqind e grave të varfra kanë raportuar pengesa në akses, përfshirë dhe persona nga grupet vulnerabël (të tillë si pop- ullsia rome), krahasuar me dy të tretat nga kuantili më i pasur. Ofrimi i kujdesit shëndetësor në Shqipëri kar- akterizohet nga cilësi e keqe shërbimesh, kujdes i papërshtatshëm parësor dhe shërbime të papërshtatshme parandaluese, përdorimi i tepërt i kujdesit spitalor tercial dhe pagesa të vazhdueshme nën dorë. Rezultatet arsimore janë të papërshtatshme, me anketimin e fundit të PISA-s (2012) që tregon se mbi 60 përqind e 15-vjeçarëve janë analfabetë funksionalë në matematikë. Të varfrit, përfshirë popullsinë rome, dhe personat në 40 përqindëshin e poshtëm të popullsisë kanë nivele më të ulëta regjistrimi në arsimin parashkollor, të mesëm dhe të lartë. Në sektorin e ujit, 20 përqind e më të varfërve nuk kanë lidhje për ujërat e zeza brenda shtëpisë. 75 përqind e familjeve në Fier, prefektura e dytë më e varfër e vendit, raportojnë që uji që marrin nuk është i sigurt për t’u pirë. Rreth 50 përqind e popullsisë ka akses në rrjetin e kanalizimeve, ndërsa pjesa tjetër ka pajisje sanitare brenda ambienteve të banimit. Në sektorin e transportit, cilësia e rrugëve minohet nga mirëmbajtja e keqe. Vendit i duhen 40 deri në 45 milionë dollarë amerikanë në vit për të mirëmbajtur rrugët parësore dhe dytësore të vendit, ndërkohë që ka shumë rrugë, ndërtimi i të cilave nuk ka përfunduar. 32. Programi kryesor i përqendruar tek varfëria kërkon targetim më të mirë dhe mbulim më të gjerë. Më tej, përfitimet e marra nga kuantili më i varfër janë ndërmjet më të ulëtave në Europë. Që prej vitit 2012, të varfrit e mbuluar nga programi shkonin në 24 përqind, por mbulimi i personave jo të varfër u rrit nga 5.2 përqind në vitin 2008 në 7.4 përqind në vitin 2012. Ndërkohë shpenzimet për ndihmën e paaftësisë janë rritur për shkak të rritjes së numrit të përfituesve, indeksimit më bujar seç duhet dhe zgjerimit ad hoc në përfitime. Në periudhën 2007–13, numri i përfituesve u rrit nga 108,000 në 165,000. Programi aktual i ndihmës për paaftësinë nuk është më efektiv dhe nuk mbështet ata që janë vërtetë të paaftë. Për pasojë, rrjetet e sigurisë sociale nuk i trajtojnë efektivisht nevojat e të varfërve dhe janë të papërshtatshme për të mbrojtur të cenueshmit dhe të disavantazhuarit nga tronditjet familjare ose të sistemit. 33. Diversiteti i pasur natyror dhe burimet e bollshme natyrore nuk janë të mjaftueshme për të kon- tribuar për rritjen. Bregdeti i bukur ka potenciale për turizmin dhe zhvillimin ekonomik si një ndër shtytësit kryesor të rritjes. Për ta realizuar këtë potencial vendi kërkon një përmirësim të madh të infrastrukturës mje- disore dhe mbrojtjen e aseteve bregdetare, të cilat po ashtu do të nxisnin turizmin e qëndrueshëm. Turizmi ka potencial si një ndër shtytësit kryesorë të rritjes, të hapjes së vendeve të reja të punës dhe investimeve, si të huaja dhe të brendshme. Gjatë tri viteve të fundit, sektori i turizmit ka përjetuar një rritje të shpejtë përsa i takon numrit vjetor të turistëve, por ende duhet që këtë situatë ta konvertojë në rritje të qëndrueshme, në vlerë të shtuar dhe punësim. Shqipëria ka përqindje të lartë mbulimi me pyje dhe toka pjellore, por pjesa më e madhe e pyjeve dhe e kullotave janë në gjendje të keqe. Tokat e brishta, të kombinuara me pyjet dhe prak- 36 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë tikat bujqësore të paqëndrueshme, kanë çuar në gërryerje të ashpër, veçanërisht në zonat e largëta kodrinore ku është e përqendruar dhe vazhdon të ekzistojë varfëria rurale. Ofrimi i shërbimeve publike mjedisore kar- akterizohet po ashtu nga ineficenca të mëdha. Nga sipërfaqja prej 360,000 hektarësh e vlerësuar si e pajisur për vaditje në vend, vetëm 80,000 hektarë janë vaditur (2009), ndërsa shumë kanale dhe stacione pompimi nuk janë më në punë. Pë më tepër, Shqipëria është e prekshme nga fatkeqësive natyrore, veçanërisht nga përmbytjet, për shkak të ndryshimeve të motit dhe ndryshimeve klimaterike. 34. Një tjetër arsye për humbjen e mundësisë për të përfituar nga pasuritë natyrore lidhet me pasig- uritë e të drejtave të pronësisë, të cilat prekin seriozisht përdorimin produktiv të tokës. Shqipëria ka një ndër rezultatet më të ulëta (137 nga 148 shtete) në botë lidhur me të drejtat e përgjithshme të pronë- sisë, veçanërisht të drejtat fizike mbi pronën. Mungesa e tregjeve funksionalë të tokës po ushtron ndikim të gjerë negativ mbi zhvillimin rural (për shembull, fragmentarizimi i madh i fermave) dhe zhvillimi urban (rritja e pakontrolluar e vendbanimeve urbane). Mungesa e planifikimit urban, e reflektuar në rritjen e shpejtë informale të zonave urbane ka cenuar potencialin e rritjes së qyteteve shqiptare. Lidhur me zonat rurale, procesi i privatizimit të tokës ka çuar në një numër të madh fermash të vogla dhe të shpërndara, duke frenuar zhvillimin e sektorit bujqësor. Që prej vitit 2012, kishte 350,916 biznese bujqësore në Shqipëri, me madhësi mesatare prej 1.02 ha. Pjesa më e madhe e fermerëve mbeten të ngërthyer me të ardhura të ulëta, struktura mbijetese, të paaftë të përdorin tokën për gjenerimin e përfitimeve ekonomike. Në përgjithësi, menaxhimi i paqëndrueshëm i tokës dhe zbatimi i keq i të drejtave të pronësisë përbëjnë pengesa të mëdha për kompan- itë, fermat dhe familjet për t’u futur në tregun e punës. Kjo ka pasoja të drejtpërdrejta jo vetëm tek pronësia mbi tokën, por dhe mbi gjenerimin e të ardhurave dhe shpeshtësinë e varfërisë. Disa gupe, të tilla si gratë dhe ata që janë më pak në gjendje, janë në disavantazh shtesë pasi janë të përjashtuar nga pronësia. 35. Si përfundim, ndërsa Shqipëria ka një indeks pozitiv të pabarazisë gjinore, ekzistojnë ende hen- deqe gjinore në fusha të caktuara. Sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të PNUD-it të vitit 2013, Indeksi i Pabarazisë Gjinore të Shqipërisë ishte pozitiv, i renditur në vendin e 41-të nga 148 vende pjesëmarrëse. Megjithatë, ka ende pabarazi të konsiderueshme në pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe në të dre- jtat e pronësisë. Ka thuajse dy herë më shumë pronarë burra sesa pronare femra dhe pjesa më e madhe e pronareve gra ka më pak se 25% të pronësisë. Për më tepër, gratë që punojnë në bujqësi janë veçanërisht të disavantazhuara. Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore që ka përdorur të dhënat deri në vitin 2012, hendeku i përgjithshëm gjinor në varfëri është zhdukur (për gratë në 14.51 përqind dhe për burrat në 14.34 përqind). Megjithëse gratë kanë barazi arsimore me burrat, pjesëmarrja e tyre në krahun e punës është shumë më pas nivelit të pjesëmarrjes së burrave për ato që kanë më pak se arsim të lartë. Pjesëmarrja e grave në krahun e punës ka rënë në mënyrë drastike në periudhën nga viti 2008 deri në 2012, duke e rritur hen- dekun. Niveli i pagave të grave vjen pas nivelit të pagave të burrave. Ka po ashtu hendek gjinor për pagesën për orë në disa industri, përfshirë bujqësinë dhe arsimin. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 37 KUADRI I PARTNERITETIT TË GRUPIT TË BANKËS BOTËRORE 38 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë III. KUADRI I PARTNERITETIT TË GRUPIT TË BANKËS BOTËRORE 36. Ky seksion fillon me një përmbledhje të programit të qeverisë siç reflektohet në projekt Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Më pas në të theksohen përparësitë themelore të identifikuara nëpërmjet ASV-së, të cilat përbëjnë shtysat për përzgjedhjen në kuadër të KPV-së. Më pas nxirren mësimet përkatëse nga zbatimi i programit të mëparshëm të SPV-së përpara se të përshkruhet struktura e KPV-së, programi i propozuar i GBB-së dhe zbatimi i tij. 37. GBB-ja i ka ofruar ndihmë qeverisë në ushtrimin e saj fillestar për përcaktimin e përparë- sive mbështetur në të dhënat e disponueshme për të identifikuar pengesat dhe mundësitë për rri- tjen ekonomike. Kjo punë me qeverinë për përcaktimin e përparësive, u pasua nga përgatitja e eASV-së mbështetur kryesisht mbi të njëjtën bazë evidencash dhe duke ndërmarrë analiza plotësuese në fusha të tilla si përfshirja dhe mirëqenie e përbashkët. Mbështetur në këtë analizë, ASV-ja identifikoi dymbëd- hjetë fusha të gjera përparësish të ndara në tri grupe të dallueshme mbështetur në ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë mbi arritjen e objektivave binjakë: përparësi themelore, përparësi mbështetëse dhe për- parësi përkrahëse. Struktura e KPV-së reflekton përzgjedhje mbështetur në pesë përparësitë themelore të ASV-së, dhe paraqet një përshkrim programi rreth tri fushave kryesore që përfshijnë këto pesë përparësi themelore. KPV-ja merr parasysh mësimet e nxjerra nga zbatimi i SPV-së së mëparshme, rekomandimet e vlerësimeve të mëparshme të IEG-ut dhe komentet e marra gjatë konsultimeve me aktorët. Propozohet një huadhënie indikative prej 1.2 miliardë dollarësh amerikanë nga IBRD-ja, ndërsa investimet e IFC-së pritet të arrijnë në 150-200 milionë dollarë gjatë periudhës 2015-2019. Vëmendja tek rezultatet ka qenë parimi udhëzues gjatë përgatitjes së KPV-së dhe i njëjti nivel vëmendje do të ruhet dhe gjatë të gjithë fazës së zbatimit. A Programi i qeverisë dhe strategjia afatmesme 38. Qeveria u angazhua në një ushtrim fillestar për përcaktimin e përparësive, i cili tani po kodi- fikohet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim për periudhën 2015-2020. GBB-ja ka dhënë kontributin e saj në të për përcaktimin e përparësive. Në mes të vitit 2013, GBB-ja përcaktoi një sërë- setesh informimi për politikat për qeverinë e re dhe duke i paraprirë ASV-së, vlerësoi në mënyrë sistema- tike pengesat dhe mundësitë për kthimin e rritjes dhe për uljen e varfërisë në Shqipëri. Këto informime shërbyen si kontribut për të mbledhur një konferencë ndërkombëtare këshillimore me titull Shqipëria e brezit tjetër: Formësimi i një modeli të ri për rritjen ekonomike. Kryeministri ka prezantuar qasjen e shkencës së jetësimit për qeverisjen, gjë e cila u reflektua në pjesëmarrjen e tij si anëtar themelues i Rrjetit Global të Liderave të Jetësimit të GBB-së. Në fund të vitit 2013, qeveria e re i kërkoi ndihmë teknike GBB-së për një ushtrim të menjëhershëm për përcaktimin e përparësive mbështetur në të dhënat e disponueshme. GBB- ja ka punuar ngushtë me qeverinë për të përcaktuar tri përparësitë kyçe për secilën ministri si dhe për- parësitë kryesore për qeverinë në tërësi, të cilat do të bëheshin objekt monitorimi nga afër dhe lehtësimi nga Kryeministri nëpërmjet një Njësie Jetësimi të krijuar rishtazi, në mënyrë që të sigurohet vëmendja e nivelit të lartë politik për zhbllokimin e pengesave. Që prej kësaj kohe qeveria i ka kodifikuar këto përparësi në Projekt Strategjinë Kombëtare për Integrim dhe Zhvillim (SKIZH), e cila e konsideron progresin drejt in- Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 39 tegrimit në BE si objektiv madhor kombëtar dhe paraqet vizionin për nxitjen e gjithëpërfshirjes dhe rritjes së qëndrueshme ekonomike. Përparësitë e qeverisë për të përmbushur vizionin e saj përfshijnë: sigurimin e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe fiskale; rritjen e konkurrencës; shërbime publike transparente dhe llogaridhënëse; nxitjen e përdorimit eficent dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore, në veçanti zhvillimin dhe menaxhimin e sektorit të ujit, energjisë dhe tokës. 39. Në ndjekje të aspiratave për pranim në BE, Shqipëria ka miratuar po ashtu një udhërrëfyes për reformat e planifikuara në fushat parësore të BE-së: administratën publike, sistemin gjyqësor, krimin e organizuar, korrupsionin dhe të drejtat e njeriut. Udhërrëfyesi përfshin monitorimin e progresit të Sh- qipërisë në promovimin e përfshirjes dhe mundësive të barabarta ekonomike për pakicat, përfshirë dhe popullsinë rome. BE-ja promovon integrimin dhe përmirësimin e standardeve të jetesës për popullsinë rome, përfshirë përmirësimin e aksesit në arsim, kujdes shëndetësor dhe strehim. Vendimi i Këshillit Euro- pian i qershorit të 2014-ës për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë është njohje e përpjekje për reforma të ndërmarra nga autoritetet shqiptare. Ai krijon inkurajim të mëtejshëm për përshpejtimin e reformave në pesë fushat parësore të BE-së. BE-ja po e rrit angazhimin e saj mbështetur në strategjinë e saj 2014-2020 për Instrumentin e Dytë të Para-anëtarësimit (IPA2), i cili është instrument i Bashkimit Europian për ofrimin e mbështetjes teknike dhe financiare për vendet kandidate dhe parakandidate. 40. Zhvillimet e fundit të reformave të qeverisë në zbatimin e përparësive të saj janë inkurajuese. Progresi i reformave është i dukshëm në fushat e menaxhimit publik financiar, mjedisin e biznesit, sektorin e energjisë, pensionet, dhe ofrimin e shërbimeve publike. Me mbështetjen e GBB-së dhe të FMN-së, qeve- ria ka përgatitur një strategji të re të menaxhimit financiar publik për të sjellë transparencë dhe cilësi në menaxhimin e burimeve publike. Ajo ka nisur reformat e klimës së investimeve për promovimin e sektorit privat dhe rritjen e biznesit, që kontribuoi për performancën e dukshme lidhur me renditjen në Do- ing Business. Duke pranuar që reformat në sektorin e energjisë elektrike janë të rëndësishme për rritjen e investimeve, rritjes dhe vendeve të punës, qeveria ka marrë hapa të guximshme me synim eliminimin e abuzimeve në sistem dhe nxitjen e kulturës së llogaridhënies. Ligji i ri për pensionet është miratuar në kor- rik të vitit 2014 duke prezantuar më shumë drejtësi në sistem si dhe duke ulur ndikimin fiskal në buxhet. Qeveria ka prezantuar një grup reformash novatore për nxitjen e qeverisjes së mirë, llogaridhënien dhe transparencën në menaxhimin dhe ofrimin e shërbimeve publike. Puna në të gjitha këto fusha dëshmon angazhimin e qeverisë për zbatimin e përparësive të kodifikuara në SKZHI. Analiza Sistematike e Vendit: Përparësitë themelore të Shqipërisë 41. Angazhimi i GBB-së me qeverinë për përcaktimin e përparësive u pasua nga përgatitja e ASV- së në mes të vitit 2014 për të formalizuar dhe për të zgjeruar më tej vlerësimin e mëparshëm të punës analitike dhe të të dhënave të disponueshme. Vlera e shtuar e ASV-së ishte vlerësimi i këtyre të dhënave në optikën e lenteve të objektivave binjake të GBB-së për eliminimin e varfërisë ekstreme dhe nxitjen e prosperitetit të përbashkët. E njëjta bazë të dhënash u plotësua me analiza shtesë (veçanërisht lidhur me përfshirjen dhe me prosperitetin e përbashkët). ASV-ja theksoi se modeli i rritjes së mbështetur nga konsumi përpara krizës tashmë ishte shteruar dhe se nuk mund të përdorej si model për të kthyer rritjen e shpejtë në Shqipëri, për të ulur varfërinë dhe për të përmirësuar mirëqenien për 40 përqindëshin e fundit të familjeve. Kthimi i rritjes së shpejtë është thelbësor, ashtu siç është e qartë dalja në pah e ob- jektivave binjake: rritja e agreguar në Shqipëri është shoqëruar fort dhe në mënyrë të besueshme si me uljen e varfërisë dhe me rritjen e mirëqenies së 40 përqindëshit të fundit të popullsisë. 40 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 42. Për pasojë, në kuadrin afatmesëm drejt atij afatgjatë nevojitet një model i ri, i mbështetur në kthimin e qëndrueshmërisë makro-fiskale, rritjen e produktivitetit të brendshëm dhe rritjen e ori- entuar nga eksporti. Rritja e përshpejtuar është sine qua non i vazhdimit të uljes së varfërisë dhe rritjes së prosperitetit të përbashkët, por ka rëndësi po ashtu edhe aspekti gjithëpërfshirës i rritjes. Ky model i rritjes së përshpejtuar, përfshirëse dhe të qëndrueshme kërkon reforma të thella strukturore për të shtendosur pengesat e forta me të cilat përballet rritja dhe për të përfituar nga ndihmat dhe mundësitë e shumta për Shqipërinë. Në përgjithësi, pritet që politikat e shëndetshme fiskale dhe angazhimi i fortë për të vijuar me reformat në mjedisin e biznesit, sektorin e energjisë dhe të drejtat e pronësisë pritet të mbështesin rritjen në kuadrin afatmesëm. 43. ASV-ja ka përcaktuar 12 fusha të gjera përparësish për veprim për t’i bërë të mundur Shqipërisë të bëjë progres drejt arritjes së objektivave binjake në mënyrë të qëndrueshme. Këto 12 fusha u ndanë më pas sipas përparësive në tri grupe të dallueshme mbështetur në ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë mbi arritjen e objektivave binjakë: përparësi themelore, përparësi mbështetëse dhe përparësi përkrahëse(Shih Tabelën 2). Pesë përparësi u përcaktuan si përparësi themelore, ndërsa pjesa e mbetur e përparësive u për- caktuan si përparësi mbështetëse dhe përkrahësepër të rritur ndikimin dhe qëndrueshmërinë e përparë- sive themelore. Pesë përparësitë themelore të identifikuara nga ASV-ja janë: i) kthimi i qëndrueshmërisë fiskale, stabilitetit financiar dhe balancave makro-ekonomike; ii) krijimi i një mjedisi cilësor biznesi, i cili promovon rritjen e kompanive dhe hapjen e vendeve të punës; iii) ofrimi i energjisë së pastër, në mënyrë eficente, të barabartë dhe të qëndrueshme; iv) formalizimi dhe rritja e gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të tokës; dhev) rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. Duke pasur parasysh mbështetjen tek një bazë e ngjashme të dhënash dhe angazhimin e GBB-së ushtrimin fillestar të qeverisë për përcaktimin e përparësive, përparësitë themelore që rrjedhin nga ASV-ja dhe kanë ndikimin më të madh në rritjen përfshirëse dhe të qëndrueshme janë goxha të harmoni- zuara me përparësitë e qeverisë, duke lejuar mbështetje nga GBB-ja. Tabela 2: Vlerësimi i Përgjithshëm i Ndikimit të Përparësive të Politikave të ASV-së në Objektivat Binjakë Përparësitë e politikave Ndikimi i përgjithshëm Kthimi i qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar Themelor Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë Themelor Ofrimi i energjisë së pastër, me efikasitet, të barabartë dhe financiarisht të qëndrueshme Themelor Formalizimi dhe shtrirja e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës Themelor Rritja e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë Themelor Rritja e cilësisë dhe përfshirjes së angazhimit në tregun e punës Mbështetës Përmirësimi i cilësisë, aksesit, rëndësisë së arsimit dhe sistemit të trajnimit Mbështetës Përmirësimi i eficencës, aksesit dhe cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike Mbështetës Përmirësimi i përfshirjes së aksesit në tregjet financiare Mbështetës Rritja e efektivitetit dhe eficencës së sistemeve të mbrojtjes sociale Përkrahës Sigurimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe ruajtjes së mjedisit Përkrahës Përmirësimi i cilësisë, eficencës dhe barazisë së shërbimeve shëndetësore Përkrahës Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 41 B Kuadri i Partneritetit për Vendin i propozuar nga Grupi i Bankës Botërore Mësimet e nxjerra nga raporti për përfundimin e SPV-së, vlerësimet e IEG-së dhe konsultimet me partnerët 44. Performanca e përgjithshme e programit të mëparshëm të SPV-së (2011-2014) është vlerësuar si pjesërisht e kënaqshme. SPV-ja është projektuar për të mbështetur SKZHI-në duke për- caktuar përparësitë e tri objektivave strategjike për vendin: i) përshpejtimin e rimëkëmbjes së rritjes ekonomike të Shqipërisë nëpërmjet përmirësimit të konkurrencës; ii) duke zgjeruar dhe duke i bërë të qëndrueshme përfitimet sociale të Shqipërisë; dhe iii) duke ulur vulnerabilitetin e Shqipërisë ndaj ndry- shimeve klimaterike. Drejt fundit të periudhës së SPV-së dolën rezultate të mira me nisjen e reformave kyçe për konsolidimin fiskal, ruajtjen e qëndrueshmërisë së sektorit financiar (mbështetur nga dy DPL), dhe me nisjen e reformave të pensionit. U realizua progres i pjesshëm në forcimin e konkurrueshmërisë së sektorit privat. Rezultatet e ofrimit të shërbimit ishin më të fortat në sektorin e transportit, pasuar nga konsolidimi i përftimeve në sektorin e arsimit dhe në atë shëndetësor dhe forcimi i eficencës së shpenzimeve në ndihmë sociale. Mbështetja e GBB-së ka kontribuar po ashtu në trajtimin e efekteve të ndryshimeve klimaterike dhe përmirësimin e menaxhimit të burimeve natyrore. Megjithatë, progresi në rezultatet e sektorit energjetik mbeti i dobët me rritjen e deficiteve në sektor. 45. Zbatimi i programit të mëparshëm të SPV-së ofron mësime të rëndësishme për programin e GBB-së: • Është e rëndësishme që të qëndrojmë të angazhuar dhe të vazhdojnë dialogun e politikave me homologët qeveritarë edhe gjatë periudhave kur nuk ka shtysë së mjaftueshme për reforma, pasi vijimësia e angazhimit e mbështet qeverinë në artikulimin e politikave në të ardhmen. • Hapja e dialogut me spektër të gjerë aktorësh rrit pronësinë e programit. • Projektimi i projektit duhet t’i përshtatet angazhimit për reforma dhe kapacitetit institucional të partnerëve. • Shtimi i ndërhyrjeve të vogla të shpërndara sipërfaqësisht duhet të shmanget, veçanërisht në një vend të vogël, pasi ato sfidojnë kapacitetet e klientëve dhe janë të vështira për t’u menaxhuar. • Kuadri i rezultateve të KPV-së me më pak rezultate dhe me tregues të matshëm vjen në ndihmë të vlerësimit të performancës. • Cilësia e lartë, shtysa nga kërkesa dhe AAA-ja përkatëse forcon angazhimin e përgjithshëm të GBB-së. 46. Janë nxjerrë po ashtu mësime nga angazhimi i mëparshëm i gjerë i GBB-së në sektorin e energjisë. Privatizimi i dështuar i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike dhe hidrocentralet e reja që nuk janë vënë në punë janë dy simbole të dukshme të reformës së papërshtatshme dhe perfor- mancës së dobët në sektorin energjetik. Mësimet e nxjerra përfshijnë: i) nevojën për ta trajtuar në tërësi sektorin dhe jo përqendrimi tek institucionet ose ndërhyrje të posaçme; ii) rëndësinë e luftimit të kor- rupsionit të shfrenuar për të sjellë përmirësime të qëndrueshme në performancën e sektorit; iii) nevojën për forcimin e organeve politikëbërëse dhe rregullatore paralelisht me angazhimin e sektorit privat; dhe iv) nevojën për post-privatizim, për të kushtuar “kujdes më pas” për t’u siguruar që kushtet e privatizimit përmbushen plotësisht dhe në kohën e duhur. Mbështetja e GBB-së për programin e energjisë së qeverisë gjatë periudhës së propozuar të kësaj KPV-je i reflekton këto mësime të rëndësishme. 42 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 47. Përveç mësimeve të nxjerra, përgatitjet e KPV-së për Shqipërinë përfituan nga konsultimet e zhvilluara gjatë përgatitjes së ASV-së. Gjatë përgatitjes së ASV-së, u zhvilluan katër takime konsul- tuese në kryeqytet dhe në qarqe të ndryshme, për të paraqitur gjetjet dhe për të marrë komente nga një grup i gjerë aktorësh lidhur me sfidat dhe mundësitë me të cilat përballej vendi. Po kështu, aktorët dhanë rekomandimet e tyre për fushat kryesore për ndërhyrjet e ardhshme të GBB-së, që përqendrohen te përshpejtimi i zhvillimit, krijimi i vendeve të punës dhe administrimi i kujdesshëm i burimeve naty- rore. Në fazën e fundit të konsultimeve për KPV-në, u paraqit programi i propozuar i KPV-së nga GBB-ja, me qëllim marrjen e komenteve nga aktorët, si në kryeqytet, ashtu edhe në qarqe. Konsultimet mbi ASP-në dhe KPV-në mblodhën pjesëmarrës përfaqësues nga kategori të ndryshme, përfshi përfaqësues nga komunitetet në nevojë. 48. Studim i Vendit për vitin 2014 është një tjetër dokument i rëndësishëm që ka kontribuar me informacion në përgatitjen e kësaj KPV-je. Rezultatet estudimit të Vendit për Shqipërinë gjatë VF14 treguan një perceptim tejet pozitiv të rolit të GBB-së në Shqipëri. GBB-ja shihet si partner afatg- jatë, i përgjegjshëm dhe një bashkëpunëtor i shkëlqyer me qeverinë dhe partnerët e tjerë për zhvillim. Së fundi, programi i GBB-së konsiderohej si i përshtatshëm dhe i përputhur me përparësitë e vendit. Sa i përket partneritetit në të ardhmen, të intervistuarit e mirëprisnin angazhimin e GBB-së thuajse në të gjitha fushat, duke rekomanduar që të kishte më shumë përqendrim në përshpejtimin e zhvillimit, qeverisjen e sektorit publik dhe bujqësi. 49. Vlerësimet e IEG-së theksojnë rëndësinë e pronësisë mbi projektin dhe analizën e ekonomisë politike. Analizat e ICR-ve dhe Raporteve të Vlerësimit të Punës së Projektit nga IEG-a për projektet në sektorin social (shëndetësi, arsim dhe DPL-ja për shpenzimet sociale) ofruan një numër rekomandimesh, që u morën në konsideratë gjatë hartimit të kësaj KPV-je. Këto rekomandime mund të përmblidhen si vi- jon: i) puna analitike dhe ndihma teknike me cilësi të lartë e Bankës është përbërës i nevojshëm, por jo i mjaftueshëm për arritjen e objektivave të projektit – marrja përsipër e përgjegjësisë nga qeveria dhe ak- torët kryesorë është po me kaq rëndësi; ii) analiza e ekonomisë politike është themelore për vlerësimin e mundësive të zbatimit me sukses të reformave; iii) konceptimi dhe zbatimi i sistemeve funksionale të administrimit të informacionit dhe sistemeve të monitorimit e vlerësimit janë kyçe për rezultatet dhe iv) DPL-të dhe projektet e investimeve sipas sektorëve ofrojnë mbështetje të rëndësishme plotësuese, për të ndihmuar qeverinë në zbatimin e reformave të vështira.   Vështrim mbi Strategjinë e Grupit të Bankës Botërore 50. Objektivi kryesor i KPV-së është të mbështesë aspiratën e Shqipërisë për arritjen e një rri- tjeje ekonomike të barabartë dhe për integrimin në BE. Ky objektiv do të ndiqet duke u përqen- druar te ecuria e mëtejshme drejt objektivave të dyfishta për uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqenies të përbashkët. Duke vepruar kështu, KPV-ja do të çojë përpara orientimin e ASV-së për një strategji të re ekonomike, që do të kontribuojë në rivendosjen e ekuilibrit ekonomik në drejtim të një rritje ekono- mike të barabartë, përfshirëse dhe të orientuar nga eksportet, që është ajo çka i duhet dhe i përshtatet kontekstit shqiptar, duke qenë se, historikisht, zhvillimi në Shqipëri është lidhur me rritjet e fitimeve në të ardhurat reale. 51. Struktura e KPV-së pasqyron përzgjedhjen e mbështetur në parimet themelore të ASV-së, që lejon rritjen e mbështetjes nga Grupi i Bankës Botërore. Duke pasur parasysh mbështetjen në një bazë të ngjashme të dhënash dhe angazhimin e mëparshëm të GBB-së në procesin fillestar të qever- Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 43 isë për caktimin e përparësive, prioritetet themelore që rrjedhin nga ASV-ja dëshmojnë një përputh- shmëri të konsiderueshme me ato të qeverisë. KPV-ja përzgjedh të trajtojë vetëm pesë prej përparësive të ASV-së dhe harton një program mbështetjeje për këtë nëngrup përparësish, mbi bazën e filtrave të tjera përzgjedhëse. Në kuadrin e përparësive kryesore të ASV-së, KPV-ja bën një përzgjedhje të mëtejshme, duke u marrë me një nëngrup fushash, në të cilat angazhimi i GBB-së pritet të ketë ndikimin më të lartë dhe ku financimi i GBB-së shfrytëzon ose plotëson angazhimin e BE-së. Për shembull, programi i KPV- së zgjedh të përqendrohet te shërbimet e sektorit publik, në kuadrin e fushës kryesore 3, në të cilën GBB-ja ka dëshmuar avantazhin e saj krahasues. Për pasojë, programi i KPV-së do të përqendrohet në përmirësimin e sistemeve, qeverisjen e sektorit dhe rritjen e besimit të qytetarëve te shërbimet pub- like, përfshi nëpërmjet qeverisjes elektronike dhe krijimit të sistemeve të menaxhimit të informacionit. Reformat në fushën e qeverisjes, shtetit të së drejtës dhe shërbimit civil në përgjithësi nuk do të jenë pjesë e kësaj fushe kryesore, duke qenë se ato po trajtohen nga BE-ja. 52. Përveç përzgjedhjes së orientuar nga ASV-ja, KPV-ja bazohet në filtrat e mëposhtëm përzgjedhës: • Autorësia dhe përkrahja nga vendi. Përqendrohet në fusha që kanë ndikim të lartë dhe prirje të fortë për reforma nga qeveria. • Avantazhi krahasues. Shqyrton me kujdes avantazhin krahasues të GBB-së në raport me part- nerët e tjerë, sidomos, me BE-në. • Programimi strategjik. Largimi nga ndërhyrjete vogla dhe të shpërndara, për të kaluar drejt ndërhyrjeve më të mëdha e transformuese, që, në disa raste, kërkojnë sinergji ndërsektoriale. 53. Arsyeja e konceptimin e KPV-së mbështetur në pesë nga 12 përparësi themelore gjithsej të ASV-së bazohet në këto filtra të tjera përzgjedhëse në vijim: • Rivendosja e qëndrueshmërisë fiskale dhe ruajtja e stabilitetit financiar – kjo është një fushë ku GBB-ja ka avantazh krahasues dhe një angazhim të gjatë në kohë, duke ofruar analizë mak- rofiskale të konsoliduar dhe një ndarje të mirëpërcaktuar të punës me FMN-në. Me përkrahje nga nivelet më të larta të qeverisë për trajtimin e çekuilibrimeve ekzistuese prej një kohe të gjatë, GBB-ja ka rastin, si kurrë më parë, që të mbështetë reformën në këtë fushë. • Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë – angazhimi i GBB-së në Shqipëri pasqyron një avan- tazh global krahasues në këtë fushë (që është më i dukshëm nëpërmjet raportit “Doing Business”), si edhe angazhimit të suksesshëm të GBB-së në vendet fqinje të Ballkanit. Në përfshirjen e saj, GBB- së shfrytëzon rolin plotësues të IBRD-së dhe IFC-ja, duke e ngritur punën mbi bazën e një angazhimi të vazhdueshëm këshillues për Tregtinë dhe Konkurrueshmërinë. Kjo i sjell ekspertizë GBB-së, për të ndihmuar qeveritë të kryejnë reforma ligjore e rregullatore, të cilat kanë si synim përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe klimës së investimeve. Angazhimi i IFC-së, do të ofrojë, gjithashtu, ndihmë teknike për reformën ligjore e rregullatore në politikat e investimeve, me synim rritjen e IHD-ve dhe investimeve në agrobiznes, duke pasur parasysh kontributin e sektorit në PBB dhe ndikimin e tij në punësim. Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik i është dhënë një rol udhëheqës në këtë fushë ndërsektoriale dhe ajo është një përkrahëse efektive e pikë kryesore për thellimin e reformave në këtë fushë. • Ofrimi i energjisë së pastër, efikase, të barabartë dhe financiarisht të qëndrueshme – GBB-ja do të ruajë një nivel të lartë angazhimi, duke vënë në jetë mësimet e nxjerra nga angazhimet në të shkuarën në sektorin energjetik në Shqipëri. GBB-ja do të angazhohet në operacione të mëdha, që pritet të mbështesin një kthesë transformuese të funksionimit të sektorit energjitik. Qeveria ka 44 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë filluar tashmë një fushatë me profil të lartë për rritjen e performancës së sektorit energjitik. IFC-ja do të mbështesë financimin e indirekt nëpërmjet sektorit bankar për projekte më të vogla të en- ergjisë së ripërtëritshme dhe nëpërmjet punës këshilluese për qeverinë, institucionet financiare dhe kompanitë që punojnë në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Fuqia e plotë e kombinuar e IBRD-së, IFC-së dhe MIGA-s do të vihet në funksion të mbështetjes së reformave dhe nevojave për investime në sektor. Gjithashtu, angazhimi i GBB-së shfrytëzon edhe burime nga partnerë të tjerë si BERZh-i dhe BE-ja. • Formalizimi dhe rritja e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës – GBB-ja kon- siderohet, përgjithësisht, si partner udhëheqës në reformat e administrimit të tokës në Ballkanin Perëndimor, përfshi Shqipërinë, ku angazhimi i mëhershëm i GBB-së ka prodhuar regjime rregul- latore të përmirësuara dhe rezultate të matshme në regjistrimin dhe administrimin e tokës. Po kësh- tu, GBB-ja ka një historik të suksesshëm në mbështetjen e pastrimit mjedisor dhe administrimit të tokës në Shqipëri, me lidhje të rëndësishme me turizmin e qëndrueshëm bregdetar. • Përmirësimi i qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë – GBB-ja ka avantazh krahasues në raport me partnerët ndërkombëtarë, sa i përket përkrahjes së reformave në shërbimet sociale dhe qeverisjen e shërbimeve publike që kanë lidhje me ofrimin e shërbimeve për publikun, si dhe zotëron një korpus të konsiderueshëm pune analitike, përfshi Analizat e Financave Publike, në mbështetje të këtyre përpjekjeve. Qeveria ka ndërmarrë angazhimin më të madh në nivelet e saj më të larta për të transformuar marrëdhëniet midis saj dhe qytetarëve dhe ka zgjedhur të zbatojë qasjen e “shkencës së jetësimit”. GBB-ja zotëron aftësinë për ta mbështetur këtë qasje të shkencës së jetësimit gjatë zbatimit të saj në reformat e thella të ofrimit të shërbimeve publike. 54. Arsyetimi i mësipërm për angazhimin në këto pesë përparësi nënkupton se përparësitë e tjera të ASV-së nuk do të përfshihen në mbështetjen e GBB-së. Fushat ku GBB-ja nuk do të an- gazhojë burime të reja financiare janë: arsimi fillor dhe i mesëm, siguria dhe shteti i së drejtës, ndry- shimi i klimës, prodhimi mineral dhe bujqësor. Edhe pse fushat në fjalë kanë vështirësi zhvillimi, GBB-ja nuk do të angazhohet në to, duke qenë se vendi do të përdorë burimet e veta apo do të përfshijë partnerë të tjerë në përballjen me këto çështje. Sa i përket ndryshimit të klimës, 20 për qind e IPA2 të BE-së është caktuar për veprimtaritë rreth ndryshimit të klimës. Në fushën e transportit, GBB-ja do ta kufizojë angazhimin e saj në sektorin e rrugëve. Në disa fusha (p.sh., siguria dhe shteti i së drejtës), GBB-ja ka një avantazh krahasues të kufizuar. Ndërkohë, në fusha të tjera (ndryshimi i klimës, bujqësia), të tjerë partnerë ndërkombëtarë, sidomos BE-ja, do të mbështesin reformat e qeverisë dhe nevojat për investime. 55. Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe treguesit bazë të KPV-së. Strategjia e GBB-së, parashtruar më lart, sjell si rrjedhojë një kuadër rezultatesh të objektivave të KPV-së, të grupuara në tri fusha të gjera kryesore, që përkojnë me përparësitë kryesore të ASV-së (shih Figurën 5 më poshtë). Dymbëdhjetë ob- jektivat e KPV-së do të mbështeten nga një grup treguesish bazë, të cilët do të përmbushen nëpërmjet ndërhyrjeve të propozuara nga GBB-ja (shih Figurën 5 më poshtë). Rezultatet do të arrihen përmes realizimit të objektivave për këta tregues kryesorë, që do të formojnë bazën për vlerësimin e punës në fund të periudhës së KPV-së. Fushat dhe objektivat kryesore të KPV-së përshkruhen më poshtë. Figura 5: Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe përparësitë kryesore të ASV-së Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 45 Figura 5: Kuadri i rezultateve të KPV-së dhe përparësitë kryesore të ASV-së Kuadri i rezultateve të KPV-së Përparësitë kryesore të ASV-së Fusha kryesore 1: Fusha kryesore 2: Fusha kryesore 3: Përparësia 1: Rivendosja e Krijimi i kushteve për Forcimi i administrimit Rikthimi i qëndrueshmërisë fiskale ekuilibrave zhvillim të përshpejtuar të sektorit publik makroekonomike të sektorit privat dhe ofrimi i shërbimeve dhe ruajtja e stabilitetit financiar Objektivi 1a Objektivi 2a Objektivi 3a Mbështetje për Kontribut për një Mbështetje për rritjen Përparësia 2: përmirësimimin e mjedis të e efikasitetit në ofrimin Krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë qëndrueshmërisë përmirësuar biznesi e shërbimeve publike fiskale Objektivi 2b Objektivi 3b Objektivi 1b Mbështetje për Mbështetje për rritjen Sigurim i një zhvilimin e e barazisë dhe aksesit Përparësia 3: menaxhimi më të qëndrueshëm të në shërbimet e Sigurimi I energjisë së pastër, efikase, të drejtë fortë të investimeve turizmit mbrojtjes sociale dhe financiarisht të qëndrueshme publike në sektorin e transportit Objektivi 2c Objektivi 3c Mbështetje për rritjen Kontribut për rritjen e Përparësia: Objektivi 1c e sigurisë, efikasitetit efikasitetit dhe marrjes Formalizimi dje rritja e përfshirjes dhe Mbështetje për dhe furnizimit me së shërbimeve rritjen e stabilitetit qëndrueshmërisë së tregjeve të tokës energji shëndetësore financiar nësektorin spitalor Objektivi 2d Përparësia 5: Ofrimi i regjistrimit Objektivi 3d të zgjeruar dhe Ofrimi i një mbulimi Përmirësimi i qeverisjes, transparencës përfshirës të të përmirësuar me dhe llogaridhënies tokës/pronës shërbime ujësjellësi dhe kanalizimesh Objektivi 2e Kontribut për rritjen e produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së Shënim: Objektivat e KPV-së shenjohen me kod ngjyrash për të treguar lidhjen me përparësitë kryesore të ASV-së përdorimit të tokës 56. Tri fushat kryesore të KPV-së përshkruhen më poshtë: Fusha kryesore 1: Rivendosja e ekuilibrave makroekonomike. Kjo fushë kryesore përfshin tri objektiva të KPV-së, që kanë për synim të mbështetin përpjekjet e Shqipërisë për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale, forcimin e administrimit të investimeve publike dhe rritjen e sta- bilitetit financiar, të cilat janë të nevojshme për stabilitetin fiskal. ASV-ja e konsideron qëndrueshmërinë mak- rofiskale dhe stabilitetin e sektorit financiar si përparësinë më kryesore, duke qenë se ka ndikim thelbësor mbi aftësinë e vendit për të ecur drejt një modeli rritjeje të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Dobësitë ekonomike të Shqipërisë përkeqësohen nga borxhi i lartë publik dhe detyrimet e prapambetura, deficitet e paqëndrueshme fiskale, planifikimi dhe administrimi i pamjaftueshëm i investimeve publike, sidomos në infrastrukturën e transportit dhe në mungesën e ekuilibrave të sektorit financiar, përfshi vëllimin e lartë të kredive të këqija. Në një periudhë afatshkurtër e më tej, këto pika të dobëta mund të cënojnë nxjerrjen e fitimeve në funksion të rritjes së mirëqenies dhe shpërndarjen e tyre midis familjeve dhe kompanive për, kapacitetin familjeve dhe kompanive për grumbullimin e pasurive dhe fitimet e përftuara nga familjet dhe kompanitë. Për shembull, shlyerja e detyrimeve të prapambetura të sektorit publik po sjell si rezultat rritjen e qarkullimit financiar drejt sektorit privat, që ka të ngjarë të rritë kërkesën dhe kontributin e brendshëm, si edhe të kontribuojë drejtpër- drejt në rritje. Masat për përshpejtimin e rritjes do të mbështesin rritjen e të ardhurave, duke kontribuar kësisoj për përmbushjen e objektivave të dyfishta. Pagat dhe pensionet ishin nxitësit kryesorë të uljes domethënëse të varfërisë në Shqipëri përpara vitit 2008. Reformat e pensioneve përfshijnë pensionet sociale që synojnë të mbrojnë popullsinë e varfër dhe në nevojë. Një administrim më i mirë i shpenzimeve dhe reduktimi i shpenzi- meve joefikase do të krijojë hapësirë për investime në shërbimet sociale dhe infrastrukturën publike, që do të kontribuojnë për rritjen e mirëqenies së të varfërve dhe të 40 përqindëshit të popullsisë me nivelin më të ulët të të ardhurave nëpërmjet rritjes së mundësisë për përftimin e shërbimeve dhe një potenciali më të madh për hapjen e vendeve të punës. Përballja me sfidën makrofiskale dhe financiare përbën një parakusht që vendi të kalojë në një model të ri zhvillimi. Strategjia propozon tri objektiva të ndërthurura të KPV-së, mbështetur nga një program i fortë ndërhyrjesh teknike dhe financiare, për zbatimin e kuadrit makrofiskal afatmesëm. Një prej objektivave të KPV-së në këtë fushë do të përqendrohet në konsolidimin fiskal, me qëllim reformimin e fushave që kanë detyrime fiskale të paqëndrueshme, si pensionet. Një tjetër do të përqendrohet te rritja e transparencës dhe parashikueshmërisë në financimin dhe administrimin e investimeve publike, veçanërisht, në infrastrukturë. Objektivi i tretë i KPV-së do të merret me dobësitë e sektorit financiar, që rrezikojnë stabilite- tin dhe minojnë rolin e institucioneve financiare në nxitjen e zhvillimit dhe mirëqenies së përbashkët. Fusha kryesore 2: Krijimi i kushteve për zhvillimin e përshpejtuar të sektorit privat. Kjo fushë kryesore do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje transformuese, që përkon me tri përparësitë kryesore të ASV-së: i) krijimi i një mjedisi biznesi me cilësi të lartë; ii) ofrimi i energjisë së pastër, efikase dhe të qëndrueshme financiarisht dhe iii) formalizimi dhe rritja e përfshirjes dhe qëndrueshmërisë së tregut të tokës. Objektivat e KPV-së në këtë fushë kryesore mbështesin reformat e qeverisë, nëpërmjet ndërhyrjeve që nxisin zhvillim dhe rrisin përfshirjen e të varfërve dhe të dyzet për qind të popullsisë me nivelin më të ulët të të ardhurave. ASV- ja dëshmon në rrugë empirike se, pavarësisht disa përparimeve të shënuara kohët të fundit, krahasuar me standardet globale, mjedisi i biznesit paraqet mangësi serioze. Për këtë arsye, përmirësimi i klimës së biznesit është objektiv i KPV-së brenda kësaj fushe kryesore. Kufizimet kryesore përfshijnë barrën e rëndë rregullatore, një kuadër të pamjaftueshëm për investimet private, informalitet të lartë, logjistikë dhe ndërmjetësim të dobët tregtar, pengesa për angazhimin në tregun e punës, nivel të ulët të përputhjes së aftësive me tregun, praktika të pamjaftueshme raportimi të kompanive të sektorit real dhe mungesë e një qeverisjeje cilësore të biznesit, si në sektorin real, ashtu edhe në atë financiar, që kufizojnë mundësinë e firmave për marrjen e financimeve dhe investimeve. Reformat për përmirësimin e mjedisit të biznesit janë thelbësore për krijimin e vendeve të punës dhe mund të forcojnë lidhjen midis rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së që ka lidh- je me mjedisin e biznesit do të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, duke marrë parasysh poten- cialit e lartë që ka ky i fundit si nxitës kryesor zhvillimi, punësimi dhe investimesh. Furnizimi i paqëndrueshëm Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 47 me energji identifikohet si një nga pengesat kryesore për të bërë biznes në Shqipëri dhe përbën objektivin e tretë të KPV-së në kuadrin e kësaj fushe kryesore. Për më tepër, subvencionet qeveritare janë në një nivel të paqëndrueshëm nga pikëpamja fiskale në një sektor ku, në vitin 2013, humbjet teknike e joteknike u rritën deri në thuajse gjysmën e sasisë së furnizimit me energji elektrike. Sigurimi i një furnizimi të qëndrueshëm e të përballueshëm me energji është një prej bazave më të rëndësishme për rritjen e investimeve, zhvillimin, hapjen e vendeve të punës dhe uljen e varfërisë. Zhvillimi i potencialit hidroenergjetik të Shqipërisë mund të shërbejë si nxitës i fortë për rritjen ekonomike, që do të ndihmojë rajonet e paprivilegjuara për të tejkaluar pabarazitë në varfëri. Përparësia e ASV-së që lidhet me tokën do të trajtohet nëpërmjet dy objektivave të tjerë të KPV-së. I pari përqendrohet te zgjidhja e problemeve historike të pronësisë mbi tokën, që konsiderohen kritike për nxitjen e investimeve rurale dhe urbane dhe për tejkalimin e varfërisë, si edhe dallimet rajonale në nivelin e varfërisë. Objektivi i dytë i KPV-së për tokën do të përqendrohet në rritjen e prodhimtarisë dhe përdorimit të tokës për nxitjen e zhvillimit. Këtu përfshihet përdorimi më i mirë i burimeve të bollshme agro- pyjore të Shqipërisë (që është një element i rëndësishëm i përfshirjes në zhvillimin ekonomik). Rigjenerimi ekonomik i zonës bregdetare, nëpërmjet zhvillimit të integruar të turizmit, do të krijojë një gamë mundësish ekonomike, të cilat do të kontribojnë për tejkalimin e pabarazive që vijnë si rezultat i varfërisë. Sigurimi i të drejtave mbi pronën, formalizimi i vendbanimeve dhe administrimi i qëndrueshëm i tokës do të kenë ndikim pozitiv në përmirësimin e situatës së pabarazive rajonale shkaktuar nga varfëria, nëpërmjet uljes së varfërisë dhe rritjes së mirëqenies së 40 përqind të popullsisë me nivelin më të ulët të ardhurave, duke krijuar mundësi për një përdorim më të sigurt e produktiv të pasurive. Përgjithësisht, në këtë fushë kryesore kushtuar zhvillimit të sektorit privat, angazhimi operativ dhe analitik i GBB-së për zhvillimin e aftësive, punësim, turizmin e qën- drueshëm dhe tokën e të drejtat e pronësisë do të përfshijë dhe trajtojë masat për uljen e pabarazive rajonale dhe rritjen e përfshirjes. Fusha kryesore 3: Forcimi i administrimit të sektorit publik dhe ofrimi i shërbimeve: Kjo fushë veprimi përmban katër objektiva në KPV, që kanë lidhje me rritjen e efikasitetit të ofrimit të shër- bimeve publike dhe rritjen e barazisë dhe mundësisë së përftimit të shërbimeve sociale bazë. Fusha në fjalë trajton përparësinë kryesore të ASV-së për përmirësimin e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë. Ashtu siç përmendet në paragrafin 51, përzgjedhja në këtë fushë kryesore shkon edhe më tej, duke e orientuar ndihmën drejt fushave ku GBB-ja ka avantazh krahasues. GBB-ja do të përzgjedhë ta orientojë vëmendjen nga administrimi i sektorit publik dhe ofrimi i shërbimeve, për të rritur efikasitetin e ofrimit të shër- bimeve publike, ndërkohë që reformat në shërbimin civil, siguria dhe shteti i së drejtës janë çështje që trajtohen me mbështetjen e BE-së dhe partnerëve të tjerë. Mbështetja e GBB-së synon të përqendrohet drejtpërdrejt më shumë në ndërtimin e besimit të qytetarëve te qeveria, forcimin e ofrimit të shërbimeve dhe përmirësimin në dhënien e tyre, si dhe mundësinë e përfitimit të shërbimeve sociale bazë. Këtu përfshihet mbështetja për sektorin privat nëpërmjet Partneritetit Publik-Privat, për t’u angazhuar në dhënien e shërbimeve. Ky program do të mbështesë katër objektiva të KPV-së. I pari përqendrohet në efikasitetin e përgjithshëm të ofrimit të shërbimeve publike. Mjedisi i dobët ligjor, rregullator dhe qeverisës shihet si kontribuesi kryesor i cilësisë së ulët të shërbimeve dhe llogaridhënies së kufizuar kundrejt përdoruesve të këtyre shërbimeve. Sektori pub- lik shqiptar karakterizohet nga sisteme të dobëta të menaxhimit të performancës dhe mungesa e transpar- encës në llogaridhënie në ofrimin e shërbimeve. Të tjera karakteristika të shërbimeve publike në Shqipëri janë shpenzimet joefikase, cilësia e ulët, kapaciteti i dobët institucional, llogaridhënia në nivele të ulëta, shkalla e lartë e pagesave joformale, që tregojnë për praninë e korrupsionit dhe pabarazinë social-ekonomike. Është e nevojshme të krijohet një besim më i madh midis qytetarëve dhe qeverisë, nëpërmjet ndryshimit të lidhjes së ndërmjetme që qëndron mes tyre. Tri objektivat e mbetura të KPV-së përqendrohen tek ofrimi me cilësi, barazi dhe në shkallë të mjaftueshme i shërbimeve në fushën e mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe furnizimit me ujë për 40 përqind të popullsisë me nivelin më të ulët të të ardhurave, për popullsinë në zonat më të varfra të vendit, përfshi atë rome. Ndërkohë që të varfrit, në përgjithësi, kanë akses të pabarabartë në shërbime, ko- munitetet e paprivilegjuara janë veçanërisht të përjashtuara nga shërbimet elementare. Angazhimi i GBB-së 48 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë në këtë fushë do të mbështesë drejtpërdrejt përpjekjet e qeverisë për një orientim më të mirë, ndërkohë që përmirëson shtrirjen dhe disponibilitetin e shërbimeve publike. 57. Veprimtaritë e KPV-së për secilën prej tri fushave kryesore do të përshkohen nga dy çështje ndërsektoriale. Aspekti gjinor, si çështja e parë ndërsektoriale, është i mirëintegruar në kuadrin e rezultateve të KPV-së, duke qenë se shtrihet në të trija objektivat dhe disa ndërhyrje. Përmasa gjinore do të vazhdojë të integrohet në veprimtari dhe në punën analitike. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë dhe monitorimi i mbështetur në një analizë me ndjeshmëri gjinore do të përdoren sistematikisht gjatë përgatitjes dhe zba- timit të projektit, me qëllim që të sigurohet zhvillimi dhe monitorimi i duhur i ndërhyrjeve. Portofoli aktual përqendrohet në mënyrë të konsiderueshme te përfitueset femra, si, për shembull, projekti në vazhdim për Modernizimin e Asistencës Sociale, ndërkohë që Projekti i ardhshëm për Menaxhimin e Integruar të Tokës përfshin lehtësimin e përftimit të pronësisë mbi tokën nga femrat. Projekti në vazhdim për Shërbimet ndaj Mjedisit synon të përfshijë faktorët gjinorë në të gjithë komponentët e tij, përfshi nxitjen e përfshirjes së grave në drejtime që lidhen me të ardhurat nga mjedisi. Edhe pse Shqipëria pozicionohet relativisht mirë në indeksin e barazisë gjinore, ekziston një hendek i madh në nivelin e pjesëmarrjes në punë. Veprimtaritë Analitike dhe Këshilluese mbi aftësitë, punësimin dhe tregun e punës do të përqendrohen posaçërisht këtu. 58. Çështja e dytë ndërsektoriale është procesi i anëtarësimit në BE, si një spirancë politike afatgjatë. Programi i KPV-së ka si orientim nxitjen e reformave dhe investimeve, që do çojnë më tej agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë, duke e sjellë vendin, ndërkohë, më pranë përmbushjes së objektivave të dyfish- ta. Në kuadrin e strategjisë IPA2, BE-ja i është drejtuar GBB-së, si partneri udhëheqës në terren, për të ofruar mbështetjen shumë të nevojshme për zbatimin e programit të reformave ambicioze, që është përqafuar nga qeveria shqiptare. Në disa zona, GBB-ja do të marrë përsipër drejtimin financiar dhe teknik, me bazën e saj të fortë analitike, ekspertizën e përshtatshme dhe burimet e konsiderueshme financiare. Në të tjera fusha, sasi më të vogla të burimeve të GBB-së do të nxisin financime më të mëdha nga granti i IPA2 për thellimin e reformave, rritjen e shkallës së ndërhyrjeve dhe përftimin e një ndikimi maksimal përmes përpjekjeve të për- bashkëta. Udhërrëfyesi i BE-së i kërkon, gjithashtu, Shqipërisë të shënojë përparime të prekshme sa u përket të drejtave të pakicave, përfshi ato të popullsisë rome, si edhe të nxisë përfshirjen social-ekonomike të komu- niteteve të pakicave. Programi i KPV-së do të ofrojë mbështetje plotësuese në fushat e duhura. 59. Strategjia parashikon trajtimin e nevojave të 40 për qind të popullsisë me nivelin më të ulët të të ardhurave, të të varfërve dhe popullsisë së paprivilegjuar nëpërmjet ndërhyrjeve teknike dhe financi- are. Ndërkohë që Projekti për Ndihmën Sociale, që është në vazhdim, kërkon një shënjestrim më të mirë të 40 përqindëshit me nivelin më të ulët të të ardhurave – përfshi popullsinë rome – Projekti i ri për Përmirësimin e Sistemit Shëndetësor përfshin masa për uljen e barrës së shpenzimeve shëndetësore mbi të varfrit. Duke shkuar më tej, çështjet e barazisë dhe përfshirjes do të trajtohen në kuadrin e fushave të propozuara për an- gazhim, si financat dhe qeverisja e pushtetit vendor, të drejtat mbi tokën dhe pronësinë, aftësitë dhe punësimi dhe turizmi i qëndrueshëm. Angazhimi në raport me financat dhe qeverisjen vendore do të mbështetet në punën analitike, që do të përfshijë rekomandime për politikat, duke shfrytëzuar vlerësimin e mbështetur mbi të dhënat e kufizimet ekzistuese që i pengojnë qytetarët të përfitojnë shërbime të barabarta e cilësore në zonat më të varfra e të privuara. Angazhimi përmes projekteve në këtë fushë do të mbështetet mbi këto të dhëna, për hartimin e ndërhyrjeve të orientuara në mënyrën e duhur për të përmirësuar qeverisjen dhe aksesin në shërbime për të varfrit, dyzet përqind të popullsisë me nivelin më të ulët, përfshirë popullsinë rome. Popullsia e përfshirë në këtë dyzet përqindësh dhe të varfërit që varen nga sipërfaqe të vogla toke në zotërim, me aftësi të kufizuara për përdorimin e kësaj toke për të ardhura nga tregu dhe, shpesh, me tituj të pasigurt pronësie. Përpjekjet për përmirësimin e situatës së formalizimit të tokës dhe regjistrimit të pronësisë do të nxisin përfshirjen dhe sigurinë e tokës mes këtyre grupeve më në nevojë. Mbështetja e GBB-së për një turizëm të qëndrueshëm në bregdetin e jugut do të përmbajë nisma për nxitjen e zhvillimit, të sipërmarrjes lokale dhe Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 49 Figura 6: Kuadri i rezultateve të KPV-së: Treguesit kryesorë të KPV-së Objektivi 1b Objektivi 2c Objektivi 2d Objektivi 2e Objektivi 3a Objektivi 3b Objektivi 3c Objektivi 3d Sigurim i një Objektivi 1c Objektivi 2a Objektivi 2b Kontribut për Kontribut për Objektivi 1a Mbështetje Ofrimi i Mbështetje Mbështetje Ofrimi i një administrimi Mbështetje Kontribut Mbështetje rritjen e rritjen e Mbështetje për për rritjen e regjistrimit të për rritjen e për rritjen e mbulimi të më të fortë të për rritjen e për zhvilimin e produktivitetit efikasitetit dhe përmirësimimin e për një sigurisë, zgjeruar dhe efikasitetit barazisë dhe marrjes së përmirësuar qëndrueshmërisë investimeve stabilitetit mjedis të qëndrueshëm dhe efikasitetit p[rfshirës të në ofrimin e aksesit në shërbimeve me shërbime fiskale publike në financiar të turizmit qëndrueshmërisë përmirësuar dhe furnizimit tokës/pronës shërbimeve shërbimet e shëndetësore ujësjellësi dhe sektorin e së përdorimit të nësektorin biznesi me energji tokës publike mbrojtjes kanalizimesh transportit spitalor sociale Asnjë Vlerësimi i të Ulja e Distanca Infrastrukturë Reduktim i Regjistrim i Sigurim i Reduktim me Rritja e mbulimit Reduktim i % së Sigurimi i lidhjes akumulim gjitha kredive të nga kufiri i kryesore humbjeve në 20% të pronave shërbimeve të 15% i kohës që të kuintilit më të të ardhurave që së furnizimit me i detyrimeve investimeve në këqia në renditjes në operative për shpërndarjen e në sistemin përmirësuara të iu duhet varfër të shkojnë për ujë për 77 000 të reja të sektorin e 20% treguesin e turizëm të energjisë me digjital të ujitjes dhe qytetarëve për popullsisë në shpenzime konsumatorë- prapambetura rrugës për të Bërit qëndrueshëm 50% regjistrimit kullimit për marrjen e Shqipëria shëndetësie familjarë dhe vijueshmërinë Biznes në zonën 35.000 ha shërbimeve të solidare, nga nga xhepi për kanalizime për nga qeveria 25% në 38% kuintilin më të qendrore ekonomike dhe përmirësohet bregdetare të synuara shtëpi të reja varfër të sjelljen në nga pozicioni jugut administrative popullsisë, nga përputhje me 66 to 74 9% në 7% kuadrin e buxhetit Rritja e Niveli i afatmesëm numrit të arkëtimeve nga Praktika të kompanive, konsumatorët qëndrueshme sidomos në e energjisë të menaxhimit sektorët e elektrike ruhet të tokës, orientuar nga në një normë zbatuar në 7 eksporti, mesatare të 500 ha rritet me qëndrueshme sipërfaqe 3-5% 90% shtesë toke Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike nga aspekti i kërkesës arrin 20% të kërkesës neto krijimin e vendeve të punës, sidomos duke inkurajuar marrjen e masave për rritjen e pjesëmarrjes së popullsisë në nevojë. Puna analitike, si ajo mbi aftësitë dhe punësimin, do të ofrojë mundësi për kryerjen e analizave ba- zuar në të dhëna, që do të sigurojnë një orientim më të mirë të ndërhyrjes financiare pasuese. Ajo do të forcojë bazën e të dhënave dhe do të paraqesë stimujt e duhur për politika për: i) uljen e pengesave në punësimin formal të dyzet për qind të popullsisë me të ardhura më të ulëta, të rinjve dhe grave; ii) forcimin e sistemeve të informacionit të tregut të punës dhe iii) forcimin e programeve të tregut aktiv të punës, për nxitjen e aktivizimit të të rinjve, grave dhe popullsisë rome. 60. Veprimtaritë e reja të propozuara për periudhën në të cilën shtrihet programi janë konceptuar për të kontribuuar drejtpërdrejt në objektivat e KPV-së. Programi i GBB-së, i përshkruar në paragrafët 61- 77, paraqet rëndësinë dhe rolin e ndërhyrjeve të propozuara për realizimin e synimeve të KPV-së, që janë në mbështetje të objektivave të dyfishta. Objektivat e mbështetura nga Programi i Grupit të Bankës Botërore OBJEKTIVI I VENDIT: Riskturimi i financave publike për të siguruar qendrueshmërinë fiskale dhe makroekonomike FUSHA KRYESORE 1: Rivendosja e ekuilibrave makroekonomikë OBJEKTIVI I KPV-së: 1a. Mbështetja e përmirësimit të qëndrueshmërisë fiskale 1b. Sigurimi i forcimit të administrimit të investimeve publike në sektorin e transportit 1c. Mbështetje për përmirësimin e stabilitetit financiar 61. Kjo fushë kryesore i përgjigjet objektivit që ka vendi për ristrukturimin e financave publike, me qëllim sigurimin e qendrueshmërinë fiskale dhe makroekonomike. Reduktimi i dobësive në sektorin makrofiskal dhe financiar është parakusht për përshpejtimin e rritjes ekonomike në Shqipëri. ASV-ja ofron të dhëna që tregojnë se mungesa e ekuilibrave makroekonomikë që lidhen me borxhin a lartë publik, deficitet e larta strukturore fiskale, detyrimet e prapambetura të sektorit publik, çekuilibrimet e mëdha potenciale nga jashtë dhe një volum i lartë e kronik i kredive të këqija në sektorin financiar krijojnë kufizime të konsiderueshme të aftësisë së Shqipërisë për të shënuar përparime drejt uljes së varfërisë dhe nxitjes së mirëqenies së përbash- kët. Mungesa e këtyre ekuilibrave çon në uljen e fitimeve të pritshme nga investimet për familjet dhe kom- panitë, duke i dekurajuar investimet në kapitalin fizik e njerëzor dhe duke kufizuar më tej përmirësimet, çka rrit gjasat për varfëri dhe përjashtim. Akumulimi i detyrimeve të prapambetura, për shembull, ka kontribuuar në grumbullimin e kredive të këqija, të cilat, nga ana e tyre, kanë kufizuar aftësinë e kompanive produktive për të gjetur financime. Borxhi i lartë publik frenon aftësinë e qeverisë për krijimin e hapësirave fiskale që do të forconin programet sociale për të varfrit dhe, nëse lihet pa patrajtuar, mund të çojë në financim të shpenzi- meve produktive të qeverisë që sjell uljen e investimeve private (crowding out). Qeveria është angazhuar se do ta ulë borxhin publik nga 71 përqind e PBB-së që ishte në vitin 2014, në 69 për qind deri në fund të vitit 2016 dhe nën nivelin 60 për qind deri në vitin 2019. Objektivi 1a i KPV-së: Mbështetje për përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale 62. Konsolidimi fiskal dhe një administrim i shëndoshë i financave publike janë hapa të rëndësishme drejt përmirësimit të stabilitetit makrofiskal. Konsolidimi nga qeveria qendrore duhet të mbështetet me Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 51 përmirësime të monitorimit dhe uljen e detyrimeve të mundshme të shfaqura apo të fshehura, në mënyrë që të sigurohet që procesi i konsolidimit të mos dëmtohet nga shpenzime të përkohshme joefikase. Shkurtimi i shpenzimeve joefikase do të krijojë hapësira fiskale për shërbimet sociale dhe programet e mirëqenies për më të varfërit, ndërkohë që forcimi i politikës fiskale do të kontribuojë për rritjen e efikasitetit – thelbësor në një mjedis me fiskal të kufizuar – në dhënien e shërbimeve publike, sidomos atyre sociale prej të cilave përfitojnë të varfrit dhe 40 përqind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Forcimi i aspektit të rritjes dhe mirëqenies së përbashkët në politikën fiskale është, si pasojë, me rëndësi të posaçme në kontekstin e konsolidimit fiskal të qëndrueshëm. KPV-ja parashikon një sërë veprimesh në mbështetje të buxhetit, që synojnë përmirësimin e qëndrueshmërisë fiskale. Në kuadrin më të gjerë të menaxhimit të financave publike (MFP), Banka Botërore, së bashku me BE-në dhe FMN-në, po mbështet shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga qeveria qendrore, që janë rreth 5,2 përqind e PBB-së dhe zbatimin e masave që do të parandalojnë rigrumbullimin e këtyre detyrimeve nga ana e qeverisë qendrore. Po kështu, aktualisht, BE-ja po përgatit një veprim për mbështetjen e buxhetit, që përqendrohet në forcimin e MFP-së nga Shqipëria. Projektet e Ndihmës Teknike financuar me grante përf- shijnë Forcimin e Kapacitetit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe REPARIS-in, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të kontabilitetit të sektorit publik dhe raportimit financiar për Shqipërinë. Programi i reformave në MFP është bashkërenduar ngushtësisht mes BE-së, FMN-së dhe partnerëve të tjerë europianë për zhvillim. 63. Përmirësimet në qëndrueshmërinë fiskale kërkojnë edhe forcimin e financimin dhe qeverisjen nënkombëtare. Reforma territoriale dhe e qeverisjes vendore, ndërmarrë nga qeveria, ofron një mundësi për mbështetjen e programit të decentralizimit fiskal dhe administrativ, duke u përqendruar në financimin nënkombëtar dhe reformat e qeverisjes vendore që lidhen me to. KPV-ja parashikon kryerjen e një Analize të Financave Publike Nënkombëtare, që mund të hedhë bazat për një ndërhyrje shumësektoriale bazuar në rezultate në financimin dhe qeverisjen nënkombëtare, me përqendrim në fushat fiskale dhe të ofrimit të shër- bimeve. Ky angazhim analitik në nivel nënkombëtar do të ofrojë një bazë të rëndësishme për të trajtuar në vijimësi çështjet e pabarazisë rajonale dhe ofrimit të barabartë të shërbimeve për dyzet për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta dhe segmentet më në nevojë të popullsisë, përfshi atë rome. Puna analitike do të krijojë, gjithashtu, mundësinë për kryerjen e një vlerësimi fillestar të rregulloreve për ofrimin e shërbimeve, në varësi të njësive të reja vendore, që pritet të jenë në fuqi pas zgjedhjeve vendore të qershorit 2015. Ndërhyrjet e propozuara nga GBB-ja për këtë fushë do të bashkërendohen ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë, duke i ofruar mbështetje teknike qeverisë për reformat e pushtetit vendor. Objektivi 1b i KPV-së: Sigurimi i forcimit të administrimit të investimeve publike në sektorin e transportit 64. Përmirësimi i administrimit të investimeve publike në sektorin e infrastrukturës dhe konkret- isht, në atë të transportit është me rëndësi për rritjen e investimeve publike në mënyrë të tillë që të mbështeten objektivat e vendit për stabilitet makrofiskal dhe rritje gjithëpërfshirëse. Planifikimi i dobët dhe i keq i investimeve publike në infrastrukturën e transportit kontriboi në shtimin e detyrimeve të prapambetura të qeverisë dhe në asete publike të papërfunduara. Ky sektor ka qenë përgjegjës thuajse për të gjitha detyrimet e prapambetura në investimet kapitale dhe përballja me këtë sfidë është thelbësore për nxitjen e disiplinës fiskale nëpërmjet planifikimit dhe buxhetimit sistematik. Këto detyrime të prapambetura kanë qenë burim kryesor i vështirësive financiare, duke çuar, për pasojë, në ngadalësimin e projekteve në infra- strukturë dhe në ndërprerjen e mundësive të punësimit për një pjesë të madhe të krahut jobujqësor të punës me kualifikim të ulët. Një planifikim e buxhetim më i mirë, së bashku me financimin e parashikueshëm të një infrastrukture teknike funksionale, do të krijojë më shumë mundësi punësimi të qëndrueshëm për të varfërit dhe dyzet përqind të popullsisë me të ardhura më të ulëta. Administrimfiskal i shëndetshëm e transparent i investimeve publike në sektorin e transportit po mbështetet nga Projekti për Mirëmbajtjen e Rrugëve bazuar mbi Rezultate, duke stimuluar rritjen e angazhimit të IFN-ve të tjera. Në një fazë të mëvonshme të KPV-së, do 52 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë të merret në konsideratë një ndërhyrje vijuese për reformën e transportit, në mënyrë që të riekuilibrohet pro- grami i shpenzimeve publike kundrejt ruajtjes së aseteve, të mbështetet më mirë planifikimi dhe administrimit dhe parandalojë detyrimet e prapambetura në të ardhmen. Mbështetja e IFC-së për zhvillimin e PPP-ve në sektorin e rrugëve do të kontribojë për përfitimin e efikasitetit nëpërmjet përfshirjes së sektorit privat. Përmes këtij investimi dhe mbështetjes këshilluese për PPP-në, IFC-ja pret lehtësimin e një financimi me 45 milionë dollarë amerikanë të autostradave, që synojnë rritjen e aksesit për 100 000 persona. Partnerë të tjerë aktivë në këtë sektor janë BERZh-i, BEI-ja dhe BE-ja. Objektivi 1c i KPV-së: Mbështetje për rritjen e stabilitetit financiar 65. Ulja e kredive të këqija, rigjallërimi i rritjes së kreditimit dhe forcimi i autoriteteve të kujdesit bankar dhe jobankar janë thelbësore për nxitjen e rritjes, mbrojtjen e të ardhurave të agjentëve ekonomikë dhe rritjen e përfshirjes financiare. Norma e lartë e kredive të këqija është jo vetëm një burim i mundshëm i destabiliteti makroekonomik, por edhe një pengesë kryesore për rritjen e aksesit në financime dhe nxitjen e stabilitetit financiar. Edhe pse autoritetet kanë miratuar një sërë masash për forcimin e aspekteve kyçe të kuadrit për zgjidhjen e problemit të kredive të këqija, është thelbësore që të kryhen reforma të mëtejshme në gjyqësor, për përmirësimin e proceseve të regjimit të falimentimit dhe ekzekutimit të kolateralit. Përgjithësisht, forcimi i pavarësisë dhe kapaciteteve të rregullatorëve financiarë është kusht i domosdoshëm për ruajtjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit të sektorit financiar. Po kështu, një gjë e tillë krijon parakushtet për përfshirjen financiare në zonat ku ka një shkallë të ulët të shtrirjes financiare, si zonat rurale, duke i hapur rrugë përfitimeve në mirëqenie për 40 për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Forcimi i kapaciteteve të rregullatorëve financiarë, përmirësimi i regjimit të falimentimit, ekzekutimi i kolateralit dhe struktura e përmbarimit privat janë shembuj të hapave shtesë që mund të mbështesin rritjen e kreditimit në të ardhmen. Mbështetja e sektorëve bankarë dhe jobankarë me këshillim për menaxhimin e ris- kut dhe zgjidhjen e problemit të kredive të këqija, si edhe për qeverisjen e korporatës do të çojë në menaxhim optimal të portofolit të kredive të këqija dhe vlerën e pasurive të nxjerra në shitje. Nga ana tjetër, kjo do të tra- jtojë çështjet e transparencës, funksionimit të bordeve dhe vendimmarrjen nga bordet e bankave shqiptare, si dhe do të përmirësojë funksionimin e operatorëve të sektorit financiar. Reformat e politikave në këtë fushë do të mbështeten nga një DPL e dytë për Modernizimin e Sektorit Financiar, i cili do të vazhdojë zbatimin e programit të reformave të nisura DPL-ja e radhës. Ky angazhim është plotësues me programin e FMN-së. OBJEKTIVI I VENDIT: Rritje e konkurrueshmërisë për të siguruar rritjen ekonomike FUSHA KRYESORE 2: Krijimi i kushteve për zhvillim të shpejtuar të sektorit privat OBJEKTIVI I KPV-së: 2a. Kontribut për përmirësimin e mjedisit të biznesit 2b. Mbështetje për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit 2c. Mbështetje për rritjen e sigurisë, efikasitetit dhe furnizimit të energjisë 2d. Sigurimi i regjistrimit të zgjeruar dhe përfshirës të tokës/pronave 2e. Kontributi për rritjen e produktivitetit dhe qëndrueshmërisë së përdorimit të tokës 66. Pesë objektivat në këtë Fushë Kryesore përkojnë me disa përparësi kryesore të ASV-së dhe mbësh- tesin objektivin e vendit për rritjen e konkurrueshmërisë në funksion të zhvillimit dhe mirëqenies së përbashkët. Shqiptarët mbeten në një nivel të ulët integrimi me botën dhe eksportet janë vetëm 30 për qind e PBB-së (shih Figurën 7 më poshtë). Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 53 Figura 7: Eksportet shqiptare: thembra e Akilit në ekonomi10(Eksportet si përqindje e PBB-së) 200 150 100 50 0 Kosovo Bosnia & Albania Serbia Montenegro Macedonia, Panama Malaysia Ireland Singapore Herzegovina FYR Si një ekonomi e vogël e hapur me të ardhura mesatare, rruga kryesore e Shqipërisë drejt mirëqenies është nëpërmjet një integrimi ndërkombëtar më të suksesshëm, sidomos me Europën. Shqipërisë i duhet të zgjidhë kufizimet themelore në shumë përmasa, për t’u integruar me sukses me Europën dhe botën. Një vend me madhësinë e Shqipërisë ka nevojë për një mjedis tejet të fortë biznesi, që të tërheqë investuesit dhe të lidhet me zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit. Sidoqoftë, kompanitë nuk kanë investuar e krijuar vende pune, pasi të bërit biznes ka qenë shumë i pavolitshëm. Së pari, mjedisi për veprimtarinë e bizneseve mbetet i dobët, duke sjellë shkallë të lartë papunësie dhe pasivitet, që krijon pengesa për angazhimin në tregun e punës, sidomos për grupet në nevojë dhe gratë. Kualifikimet që iu përgjigjen vendeve të punës konsiderohen në nivel të dobët, duke krijuar kufizime të mëtejshme, që kontribojnë në shkallën e ulët të angazhimit në punë, sidomos për dyzet përqind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Së dyti, Shqipëria përballet me një numër kufizimesh infrastrukturore, sidomos në sektorin energjetik, çka krijon pasiguri të mëtejshme dhe kosto për investuesit, veçanërisht në prodhim. Së treti, administrimi i tokës dhe tregu i tokës në Shqipëri kërkon zhvil- lim të mëtejshëm, për të kontribuar me potencial të plotë për një klimë të fortë investimesh, stabilitet social dhe rritje gjithëpërfshirëse. Menaxhimi i paqëndrueshëm i burimeve natyrore, shërbimet mjedisore joefikase, praktikat e paqëndrueshme pyjore dhe bujqësore cënojnë potencialin e zhvillimit ekonomik, investimet rurale e urbane dhe rritjen e turizmit, si edhe rrisin pabarazinë në varfëri dhe të ardhura. Duke i njohur këto kufizime të shumta, GBB-ja do të përpiqet të kontribuojë në këtë fushë kryesore nëpërmjet pesë objektivave të KPV-së, të cilët kanë përmasa të theksuara ndërsektoriale dhe të ndërlidhura. Objektivi 2a i KPV-së: Kontribut për përmirësimin e mjedisit të biznesit 67. Qeveria shqiptare, sektori privat, GBB-ja dhe komuniteti i donatorëve kanë identifikuar një nëngrup kufizimesh në mjedisin e biznesit, që shihen si pengesë për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës. Këto pengesa në biznes përfshijnë: mungesë efikasiteti në tregtinë ndërkufitare; pro- ces i kushtueshëm dhe i gjatë i marrjes së lejeve të ndërtimit; pasiguri në ekzekutimin e mosmarrëveshjeve tregtare; administrim tatimor i ngarkuar; kuadër i keqpërcaktuar për daljen nga biznesi dhe falimentimin; si dhe një kuadër i fragmentarizuar dhe i paparashikuar për IHD-të (Investimet e Huaja të Direkte). Një tjetër pengesë kyçe është aksesi i kufizuar në financim për kompanitë dhe familjet, sidomos për gratë, popullsinë rurale dhe ata më pak të pasur. Aktualisht, kompanitë në Shqipëri kanë akses të kufizuar në financa, për shkak të rrezikut të lartë në sektorin bankar, që vjen si pasojë e normës së lartë të kredive të këqija, futjes në shkallë 10. Treguesit e Zhvillimit Botëror (2014) 54 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë të vogël të shërbimeve financiare dhe përfshirjes së ulët financiare. DPL-ja e propozuar për Sektorin Finan- ciar do të ndihmojë për të mbështetur ndërmjetësimin financiar, ndërkohë që një DPL tjetër e propozuar për Konkurrueshmërinë dhe Punësimit do të ofrojë mbështetje për përmirësimin e klimës së investimeve, rritjen e aksesit në financa dhe mund të integrojë e të nxisë edhe mundësitë ofron TIK-ja, si për shembull vendet e punës të mundësuara nga TIK-ja. Partnerë të tjerë për zhvillim, që janë aktivë në këtë fushë, përfshijnë BE-në, e cila përqendrohet te konkurrueshmëria dhe novatorizmi. BERZh-i mbështet zhvillimin e një sektori privat më konkurrues nëpërmjet një politike investimesh aktive dhe ndihmës teknike në sektorët kryesorë. USAID- po mbështet aktualisht konkurrueshmërinë në agrobiznes në Shqipëri, nëpërmjet ndihmës teknike. 68. Pasja e një pakice të kualifikuar në krahun e punës është, po ashtu, një pengesë në rritje për mje- disin e biznesit. Të dhënat nga firmat dhe anketat e punës tregojnë se 3 në 10 firma në Shqipëri kanë rapor- tuar se kualifikimet janë një pengesë madhore ose shumë serioze, që renditet menjëherë pas infrastrukturës dhe korrupsionit. Oferta e kualifikimeve, që vjen nga sistemet e arsimit dhe formimit, nuk u është përshtatur mirë ndryshimeve të kërkesës për kualifikime11. Kjo dëshmon mangësi në mënyrën sesi sistemet arsimore dhe të formimit e arrijnë cilësinë, përshtatshmërinë dhe si i përkthejnë ato në kualifikime me vlerë për tregun. Ky dështim i tregut përfshin mungesën e sigurimit të fortë të cilësisë dhe të informacionit mbi kthimet në karri- era të ndryshme dhe formimin profesional post-sekondar ofruar nga institucionet për të orientuar zgjedhjet e studentëve. Këto më lart kanë dy pasoja kryesore: luhatje të mëdha në cilësinë e ofertës dhe zgjedhje të keqkëshilluara karriere, që sjellin si rezultat mungesën e ekuilibrit në ofertën e kualifikimit të të diplomuarve. Ka të ngjarë që ndikimi i përmirësimeve të ndihet në periudhën afatmesme deri në afatgjatë, por është e nevojshme që të ndërmerren veprime dhe ndërhyrje në politika brenda një periudhe afatshkurtër deri në afat- mesme. Gjithashtu, KPV-ja do të mbështesë një program analitik, i cili do të përpiqet të krijojë një ide, bazuar mbi të dhëna, për tregun e punës dhe pengesat me të cilat përballen gratë dhe dyzet për qind e popullsisë me të ardhurat më të ulëta për të marrë pjesë në tregun e punës. Një mbështetje e mëtejshme në politikat për krijimin e vendeve të punës, përfshi reformën e tregut të punës, do të ofrohet nga DPL-ja e propozuar për Konkurrueshmërinë e Punësimin dhe puna analitike që lidhet me të. Projekti i propozuar për Aftësi dhe Punësim do të përqendrohet në forcimin e përshtatshmërisë së sistemit të formimit dhe programeve të tregut aktiv të punës, përfshi krijimin e lidhjeve më të mëdha midis sistemit të formimit dhe punëdhënësve. Partnerë të tjerë për zhvillim, që janë angazhuar në fushën e arsimit profesional dhe çështjeve të punës, përfshijnë BE- në, Gjermaninë dhe ILO-n. Objektivi 2b i KPV-së: Mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit 69. Pasuritë e mëdha të tokës dhe bukuria e virgjër natyrore e Shqipërisë mbeten ende për t’u shfry- tëzuar plotësisht, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Burimet natyrore e të tokës në vend janë të planifikuara e të zhvilluara keq, sidomos në zonën bregdetare. Probleme të tilla, si rritja e pa- kontrolluar urbane, mungesa e respektimit të standardeve të ndërtimit dhe infrastruktura e keqe vendore në qytetet kryesore bregdetare e kanë rritur trysninë mbi natyrën e brishtë e të paprekur dhe habitatet e burimet tokësore, duke përbërë kërcënim pasurinë bazë, që përbën themeline këtij potenciali të turizmit.  Qeveria është angazhuar për zhvillimin e turizmit si burim kryesor rritjeje dhe punësimi dhe po e promovon turizmin e qëndrueshëm si sektor strategjik, i cili do të ofrojë mundësi për rritjen rajonale dhe punësimin e popullsisë lokale, përfshi dyzet për qind me të ardhurat më të ulëta. Një qasje më e përqendruar rajonale mund të ndihmojë, gjithashtu, për të ngritur kapacitetet institucionale për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm nëpërmjet përmirësimit të bashkërendimit, administrimit më të mirë dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore dhe natyrore. Duke e ngritur punën mbi rezultatet e projekti të sapombyllur të IBRD- 11. Burimi: raporti për Rritjen përmes Punësit në EAQ Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 55 së në zonën bregdetare, zhvillimi i qëndrueshëm i pasurive natyrore dhe kulturore do të jetë i integruar në mënyrë të ndërthurur me infrastrukturën urbane dhe mjedisore, për t’i dhënë hov zhvillimit të turizmit dhe rritjes ekonomike në rajonin bregdetare të Shqipërisë, sipas një veprimi të propozuar për Rigjenerimin dhe Turizmin e Qëndrueshëm të Zonës Bregdetare.  Ky angazhim operativ dhe analitik i propozuar do të marrë parasysh pabarazitë rajonale dhe nevojat e komuniteteve të përjashtuara dhe 40 për qind të popullsisë me të ardhura më të ulëta, mes të tjerave, nëpërmjet mundësive për punësim që krijohen prej rritjes së turizmit. An- gazhimi i GBB-së në këtë fushë pritet të përfitojë edhe nga ndihma e partnerëve të tjerë.  Objektivi 2c i KPV-së: Mbështetje për përmirësimin e sigurisë, efikasitetit dhe furnizimit të energjisë 70. Siguria e furnizimit me energji elektrike dhe një rrjet energjetik efikas financiarisht janë thelbësore për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Sektori energjetik vuan nga mungesa të theksuara efikasiteti që lidhen me shpejtësinë dhe sigurinë e furnizimit me energji. Një furnizim i pasigurt dhe i kushtueshëm me energji i shkurajon kompanitë e mëdha që kërkojnë të hyjnë në tregjet në zhvillim dhe kompanitë ekzistuese e renditën energjinë elektrike si një nga pengesat më të mëdha (BEEPS 2014). Është i nevojshëm një menaxhimi efikas i shpërndarjes së energjisë dhe diversifikimi i potencialit prodhues të energjisë elektrike, për arritur një furnizim të sigurt dhe të qëndrueshëm financiarisht. Ndërprerjet e përsëritura të energjisë, për shkak të luhat- jeve të reshjeve të shiut, niveli i lartë i vazhdueshëm i humbjeve në shpërndarje (rreth 44 për qind në vitin 2013) dhe tarifat e vendosura nën kosto kanë sjellë si rezultat mbështetje fiskale të paqëndrueshme nga qeveria. Në sektorin e shpërndarjes, niveli i ulët i arkëtimeve nga konsumatorët familjarë, bizneset dhe institucionet pub- like (78 përqind në vitin 2013) ka kontribuuar në rritjen e kostove fiskale. Për t’u përballur me këto sfida, Projek- ti për Rimëkëmbjen e Sektorit Energjitik mbështet programin ambicioz të reformave të qeverisë në sektorin e energjisë. Një gjë e tillë synon të rrisë sigurinë e furnizimit me energji dhe vijueshmërinë financiare të sektorit energjitik. Duke marrë masa shtrënguese kundër shfrytëzimit të paligjshëm të energjisë nga konsumatorët familjarë, kompanitë dhe agjencitë publike, qeveria, me mbështetjen e GBB-së, po përmirëson, gjithashtu, shënjestrimin dhe mbulimin me një rrjetë të sigurt energjie për familjet e varfra. Banka Botërore financoi projektin për sigurinë e digave, për rehabilitimin e digave të hidrocentraleve ekzistuese, me qëllim rritjen e sig- urisë dhe sigurimit të punës. Zhvillimi i potencialit të hidroenergjisë në Shqipërisë për përdorim të brendshëm dhe eksport është një stimul i mundshëm i madh për zhvillimin e disa prej zonave më të varfra e më të largëta të vendit, duke ndihmuar edhe në tejkalimin e pabarazive gjeografike të varfërisë. Ndihma në vazhdim e GBB- së do të plotësohej nga një ndërhyrje e propozuar zhvillimi të energjisë, që mbështet reformimin e mëtejshëm të tregut dhe diversifikimin e burimeve energjitike. Investimet dhe shërbimet këshilluese të IFC-së do të kon- tribuojnë për instalimin e energjisë së ripërtëritshme me fuqi 110 MW. Për më tepër, Projekti në vazhdim për Energjinë e Rinovueshme në Ballkan synon të përmirësojë kuadrin rregullator për energjinë e ripërtëritshme, duke ndihmuar kompanitë private dhe bankat që të vlerësojnë propozimet për energjinë e ripërtëritshme dhe duke iu ofruar instrumente të dedikuara huadhënieje bankave tregtare. GBB-ja po punon në bashkëpunim të ngushtë me partnerë të tjerë aktivë në këtë sektor, përfshi BE-në, BERZh-in, BEI-në dhe KfW-në. Objektivi 2d i KPV-së: Sigurimi i një regjistrimi të zgjeruar dhe përfshirës të tokës/pronës 71. Tregjet e tokës dhe pronave kërkojnë zhvillim të mëtejshëm, në mënyrë që të kontribuojnë me potencial të plotë për zhvillimin ekonomik. Vendi vuan nga probleme historike me kthimin e tokës, që përbën një barrë domethënëse gjyqësore dhe fiskale dhe minon rritjen, si edhe nga vendbanime të shumta informale dhe lloje të tjera pasigurish të lidhura me tokën. Shqipërisë i mungon një sistem modern për reg- jistrimin, dokumentimin dhe transferimin e tokës dhe pronës. Ajo vuan, gjithashtu, nga një kuadër ligjor joko- herent dhe përgjegjësi institucionale të shpërndara në këtë fushë. Sigurimi i të drejtave mbi pronësinë dhe formalizimi i vendbanimeve do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime, që do të sjellë përfitime edhe për gratë dhe 40 për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Qeveria i ka pranuar sfidat e mëdha 56 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë me të cilat përballet në këtë fushë dhe i ka kërkuar Bankës ndihmë për një hartimin e një qasjeje gjithëpërf- shirëse e të integruar të menaxhimit të tokës dhe për ofrimin e një mbështetjeje të vazhdueshme për regjis- trimin e pronave. Rezultatet e arritura në kuadrin e një aksioni të mëhershëm të Bankës, që kishte për qëllim krijimin e një kadastre moderne dhe fillimin e regjistrimit të pronave, do të plotësohen nga Fondi i grantit për Përmirësimin e të Dhënave të Administrimit të Tokës (LADI), që përqendrohet në digjitalizimin e hartave të pronësisë, si edhe nga një Projekt i propozuar për Menaxhimin e Integruar të Tokës, që do të mbështesë reg- jistrimin digjital të pronave dhe një politikë të menaxhimit të integruar të tokës. Një gjë e tillë do të shërbente për të mbështetur planifikimin dhe administrimin urban, si edhe to të kontribuonte për nxitjen e investimeve rurale dhe urbane. GBB-ja do të jetë partneri kryesor që do të mbështesë ecurinë drejt legjislacionit të BE-së, duke qenë se ndryshimet në politikat e tokës dhe përgjegjësitë institucionale kërkohen nga direktivat e BE-së. GBB-ja dhe BE-ja janë, aktualisht, partnerët kryesorë për zhvillim që janë angazhuar në fushën e regjistrimit të tokës dhe pronave. Këshilli i Europës ofron mbështetje për kuadrin ligjor dhe të kthimit. Objektivi 2e i KPV-së: Kontribut për rritjen e produktivitetit dhe përdorimit të qëndrueshëm të tokës 72. Forcimi i produktivitetit dhe qëndrueshmërisë në përdorimin e tokës për nxitjen e zhvillimit është një nga përparësitë qeveritare kryesore, që mbështetet nga ky objektiv i KPV-së. Kjo pasqyron pasuritë e bollshme natyrore që ka Shqipëria, si stimul kryesor zhvillimi në të ardhmen. Angazhimi në këtë fushë pritet të trajtojë edhe pabarazitë rajonale në varfëri (shih 23 dhe Figurën 2). Sfidat kyçe të përdorimit të tokës përfshijnë nivelin e ulët të prodhimtarisë bujqësore, mospërfshirjen e tregjeve të tokës, mungesën e planifikimit dhe ekzekutimit urban, praktika të paqëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe keqpërdorim të burimeve natyrore. Rritja e produktivitetit dhe maksimizimi i përdorimit të qëndrueshëm të burimeve naty- rore të Shqipërisë do të rrisë të ardhurat nga bujqësia, duke sjellë, për rrjedhojë, zhvillim rajonal dhe mundësi punësimi për dyzet për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta. Angazhimi ekzistues në këtë fushë përf- shin mbështetje për përmirësimin e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të tokës nëpërmjet Projektit të sapomiratuar për Shërbimet Mjedisore dhe për rritjen e prodhimtarisë së tokës bujqësore nëpërmjet Projektit për Burimet Ujore dhe Ujitjen, që do të përfundojë në mbyllje të periudhës së KPV-së. Edhe pse KPV-ja nuk par- ashikon investime të reja të IBRD-së, kur të lindë mundësia, IFC-ja mund ta mbështesë agrobiznesin, si pjesë e punës së saj më të gjerë në mjedisin e biznesit. Angazhimi operativ dhe analitik i GBB-së merr në konsideratë pabarazitë rajonale dhe përfshin masa për zgjerimin e përmasave gjinore të këtyre ndërhyrjeve dhe në dyzet për qind të popullsisë me të ardhurat më të ulëta, përfshi mundësitë për punësim që gjenerohen përmes rrit- jes së turizmit. Angazhimi i GBB-së në këtë fushë pritet të tërheqë edhe ndihmën e partnerëve të tjerë. OBJEKTIVI I VENDIT: Përmirësimi i qeverisjes dhe modernizimi i shërbimeve publike për transparencë dhe përgjegjshmëri FUSHA KRYESORE 2: Forcimi i administrimit të sektorit publik dhe ofrimi i shërbimeve OBJEKTIVI I KPV-së: 3.a Mbështetje për rritjen e efikasitetit të ofrimit të shërbimeve publike 3.b Mbështetje për rritjen e barazisë dhe aksesit në shërbimet e mbrojtjes sociale 3.c Kontribut për rritjen e efikasitetit dhe aksesit në shërbimet shëndetësore të sektorit spitalor 73. Kjo fushë kryesore e KPV-së përkon me një përparësi kryesore të ASV-së dhe mbështet objektivin e vendit për përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.ASV-ja ka identifikuar “përmirësimin e qeverisjes, transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë” midis pesë përparësive kryesore për të nxitur zhvillimin, ulur varfërinë dhe rritur mirëqenien. Në kuadrin e kësaj përparësie, KPV-ja do të përqen- Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 57 drohet duke zgjedhur katër objektiva, në të cilat Banka ka avantazh krahasues dhe një historik angazhimesh e rezultatesh. Programi i qeverisë për reforma në drejtim të rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike do të mbështetet nëpërmjet objektivit të parë të KPV-së në këtë fushë kryesore dhe rritja e barazisë, efikasitetit dhe aksesit në shërbimet sociale bazë do të mbështetet nga tri objektiva të KPV-së. Angazhimi i GBB-së në këto fusha do të ndërtohet mbi avantazhin e tij krahasues, duke mbështetur përmirësimin e sistemeve dhe reformat në shërbimet kryesore publike, ndërkohë që fusha më të gjera të qeverisjes, si reformat në shtetin e së drejtës dhe shërbimin civil, trajtohen nëpërmjet angazhimit të BE-së. Objektivi 3a i KPV-së: Mbështetja e rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike 74. Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve, rritja e transparencës, reduktimi i hapësirës për korrupsion dhe rritja e llogaridhënies nga qeveria përbëjnë bazën mbi të cilën ngrihet ky objektiv i KPV-së. Kjo do të përmirësojë administrimin dhe përdorimin e burimeve të pakta publike. Cilësia e ofrimit të shërbimeve publike dhe llogaridhënia e qeverisë kundrejt qytetarëve minohen nga korrupsioni, rregulla institucionale të fragmentarizuara, si edhe niveli i dobët i planifikimit dhe zbatimit. Qeveria e pranon mungesën e besimit që qytetarët kanë në raport me dhënien e shërbimeve publike dhe dëshiron ta transformojë faqen ndërlidhëse midis qytetarëve dhe shtetit. Nga qershori i vitit 2014, qeveria ka filluar një reformë të guximshme në fushën e ofrimit të shërbimeve publike, të quajtur “Novacioni përballë korrupsionit”. Objektivi është që qytetarët të përfitojnë një akses më të madh në shërbimet administrative, efikasitet më të lartë në ofrimin e këtyre shërbimeve, kosto të ulura transaksionesh dhe një ulje në korrupsionin e vogël. Kjo do të përkthehet në kursim kohe dhe kostosh për përdoruesit e shërbimit, ndërkohë që do bëhen përpjekje të posaçme për të identifikuar nevojat e grupeve në nevojë, të varfërve dhe e dyzet për qind të popullsisë me të ardhura të ulëta, si edhe për të përmirësuar aksesin e tyre në shërbimet administrative. KPV-ja do të mbështesë programin e qeverisë nëpërmjet Projektit të Ofrimit të Shërbimeve me në Qendër Qytetarin. Projekti do të mbështesë një konceptim novator me qendër qytetarin për ofrimin e shërbimit administrativ dhe do të ndihmojë për krjimin e një kulture të re. Krijimi i mekanizmave proaktive për marrjen e komenteve do të lejojë përfituesit të sug- jerojnë përmirësime në shërbime, për t’iu përgjigjur nevojave të tyre sa më mirë. Përveç kësaj, përfitimet për agjencitë qeveritare do të vijnë në formën e proceseve të njëjësuara të punës, digjitalizimit dhe rritjes së efika- sitetit. Partnerë të tjerë për zhvillim që janë angazhuar në këtë fushë janë BE-ja (e angazhuar thellë në reformat e sektorit publik, përfshi digjitalizimin), PNUD-i dhe Bashkëpunimi Italian. Mes atyre që janë përfshirë në fusha më të gjera dhe paralele të reformave në shërbimin civil, shtetin e së drejtës dhe sigurinë, si edhe antikorrup- sionin janë BE-ja, Bashkëpunimi Suedez, USAID-i dhe Bashkëpunimi Zviceran. Për të siguruar që përpjekjet të plotësojnë njëra tjetrën, do të ruhet një bashkërendim i fortë me partnerët për zhvillim. Objektivi 3b i KPV-së: Mbështetje për rritjen e barazisë dhe aksesit në shërbimet e mbrojtjes sociale 75. Qeveria po zbaton reforma në programet e mbrojtjes sociale, që përqendrohen në rritjen e bara- zisë dhe aksesit për të varfrit, të përjashtuarit dhe dyzet për qind e popullsisë me të ardhura të ulëta. Qeverisja e dobët, keqorientimi dhe mungesa e efikasitetit janë në themel të aksesit të ulët në shërbimet e mbrojtjes sociale për të varfrit, popullsinë në zonat e largëta dhe atë të përjashtuar. Vetëm një e katërta e familjeve më të varfra merr ndihmë sociale si mjetin e fundit të mbështetjes që synohet për ata, ndërkohë që shpenzimet për pagesat për aftësinë e kufizuar janë rritur në mënyrë marramendëse, për shkak të kontrollit dhe caktimit jo si duhet të përfituesve të synuar. Administrimi i përfitimeve për Shqipërinë Solidare, programi i ndihmës sociale dhe programet e aftësisë së kufizuar po përmirësohen për të rritur kapacitetet, thjeshtu- ar proceset e ndërlikuara të aplikimit dhe për të ngritur sisteme për menaxhimin e informacionit.  Ngritja e sistemeve efektive të menaxhimit të informacionit (SMI) do të rrisë efikasitetin në drejtimin e kërkesave për përfitime dhe marrjen e tyre. Qeveria është e angazhuar për të rritur efektivitetin e përfitimeve të ndihmës sociale dhe ka nisur një program ambicioz reformash për forcimin e konceptimit, administrimit dhe qeverisjes 58 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë së këtyre transferimeve. Programi i reformave përqendrohet në përmirësimin e barazisë dhe efikasitetit të programit të ndihmës sociale dhe përfitimeve nga ndihma për aftësinë e kufizuar. Ligji i ri për pensionet, i miratuar në vitin 2014, hapi rrugën për reforma të rëndësishme të pensioneve që duheshin prej kohësh dhe janë duke u zbatuar, aktualisht. Projekti për Modernizimin e Ndihmës Sociale (PMNS), financuar nga Banka, mbështet qeverinë në zbatimin e këtyre reformave, që kanë për synim të ulin varfërinë dhe numrin e njerëzve në nevojë. Po kështu, ai mbështet përmirësimin e transparencës nëpërmjet komunikimeve proaktive dhe sis- temeve moderne të informacionit. KPV-ja parashikon financime shtesë për PMNS-në. Objektivi 3c i KPV-së: Kontribut për rritjen e efikasitetit dhe aksesit në shërbime shëndetësore 76. Funksionimi i sistemit shëndetësor në Shqipëri tregon përmirësime në disa fusha, por përpari- mi është i paqartë në disa të tjera, ku duhen përpjekje të mëdha për rritjen e aksesit dhe efikasitetit. Edhe pse rezultatet në shëndetit janë relativisht të forta, sipas standardeve rajonale, mbrojtja e familjeve nga pagesat e kryera nga xhepi është e dobët dhe cilësia e kujdesit në spitale përbën shqetësim serioz. Norma mesatare e jetëgjatësisë është relativisht e mirë, por bartja e sëmundjeve jongjitëse është nivel të lartë dhe cilësia e shërbimeve shëndetësore është e ulët. Shpenzimet publike në sektorin e shëndetësisë karakterizo- hen nga mungesa e efikasitetit dhe barazisë. Të varfrit dhe ata me sëmundje kronike përballen me një barrë në rritje të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, që, aktualisht, përbëjnë 10% të të ardhurave midis familjeve më të varfra. Sektori shëndetësor ka nevojë për reforma në qeverisje dhe menaxhimin e performancës në spitalet publike, për të planifikuar dhe përshtatur më mirë kapacitetin e shërbimit me nevojat, për të forcuar administrimin dhe qeverisjen dhe për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit. Qeveria ka dëshmuar një angazhim të fortë për ndërmarrjen e reformave në fushat kryesore, përfshi përmirësimin e sistemeve të financimit të shëndetësisë dhe shërbimeve spitalore, reformat farmaceutike dhe lëvizjen drejt një sistemi të mbulimit universal nëpërmjet zgjerimit të sigurimeve shoqërore shëndetësore. Programi i qeverisë përfshin ndërhyrje me politika për përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, rritjen e llogaridhënies pub- like dhe reformat strukturore për përmirësimin e ofrimit të shërbimit. Projekti i sapomiratuar i IBRD-së për Përmirësimin e Sistemeve Shëndetësore dhe PPP-ja e IFC-së në shëndetësi janë drejtpërdrejt të përputhura me strategjinë e qeverisë për reformën në sektorin e shëndetësisë dhe mbështesin arritjen e objektivave të reformave. Reformimi i sektorit spitalor duke krijuar një strukturë drejtuese më të përgjegjshme, përmirësuar monitorimin dhe administrimin e cilësisë së shërbimit dhe duke rritur aksesin financiar nëpërmjet sigurimeve shoqërore shëndetësore janë disa nga elementet e mbështetjes së IBRD-së. Krijimi i një PPP-je në spitale po mbështetet nga IFC-ja. Mes partnerëve të tjerë për zhvillim të përfshirë në sektorin e shëndetësisë përfshihen Bashkëpunimi Zviceran, Bashkëpunimi Italian dhe Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës (BKiE). Objektivi 3d: Sigurim i mbulimit me shërbime ujësjellësi dhe kanalizimesh 77. Investimet publike të Shqipërisë në shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve janë të qeverisura keq dhe me një performancë që shkon nën nivelet optimale që duhen për të ruajtur cilësinë dhe qën- drueshmërinë e shërbimeve. Ofrimit të shërbimit në sektorin e ujit i ka munguar historikisht një proces transparent dhe i mirëdrejtuar planifikimi, duke sjellë një shërbim jo të besueshëm për qytetarët, rendiment të dobët të ndërmarrjeve dhe keqadministrim të aseteve ekzistuese. Ndërmarrjet aktuale kanë nevojë për një administrim efikas dhe transparent dhe për një kuadër stimujsh afatmesëm, që tani për tani mungon. Shërbimet e ujësjellësit ofrohen në nivelin e qeverisjes vendore dhe janë të copëzuara nëpër 57 ndërmarrje, duke e bërë të vështirë administrimin efikas, një akses të mirë dhe shërbime cilësore. Aksesi i mjaftueshëm në shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve është me rëndësi të posaçme për 40 për qind të popullsisë me të ardhura më të ulëta, që është shpërpjesëtimisht e prekur niveli i ulët i aksesit dhe shërbimet e kufizuara. Përmirësi- mi i qeverisjes dhe administrimi transparent i investimeve për ofrimin e shërbimeve publike do të vijojnë të mbështeten nëpërmjet projektit ekzistues në sektorin e ujësjellësit dhe punës analitike përkatëse. Ndërhyrja Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 59 e mëparshme, Projekti i Investimeve në Sektorin e Ujit (PISU), është përfshirë në këtë objektiv, duke qenë se synon përmirësimin e shërbimeve të ndërmarrjeve dhe rrit aksesin e qytetarit për marrjen e shërbimeve. Puna e propozuar analitike si edhe Programi Rajonal i Ujit të Danubit do të ofrojnë mbështetje për politika për një strategji afatmesme të financimit të sektorit, në mbështetje të ofrimit të qëndrueshëm të shërbimeve. Ndë- rhyrjet e GBB-së në këtë fushë janë të bashkërenduara me partnerët për zhvillim, që janë aktivë për çështjet e rrjetit dhe shërbimeve të ujësjellësit, përfshi KfW-në, GIZ-në, ADA, USAID-i dhe BE-në. C Zbatimi Kuadrit për Partneritet i Vendit për periudhën VF15 – VF19 78. KPV-ja për Shqipërinë për periudhën VF15-19 ngrihet mbi portofolin në vazhdim, i cili përputhet gjerësisht me objektivat e propozuara nga KPV-ja e re. Aktualisht, ka 8 projekte, me një vlerë të përg- jithshme prej 450 milionë dollarësh amerikanë. Këto projekte mbështesin investime në energji, ujitje, furnizim me ujë, mjedis, shëndetësi dh mbrojtje sociale. Ekzekutimi i portofolit të Shqipërisë ka qenë i njëjtë me ekze- kutimin rajonal të EAQ-së (Europa dhe Azia Qendrore), me një normë lëvrimi mesatarisht prej 2 për qindësh gjatë 10 viteve të fundit. 79. Për mbështetjen e programit të KPV-së VF15-vf19, propozohet financimi nga IBRD-ja prej 1,2 miliardë dollarësh amerikanë, me përdorim të konsiderueshëm në fazë fillestare, duke ruajtur ritmin e reformave të qeverisë dhe duke iu nënshtruar ecurisë së jashtë zakonshme të programit të reformave, kërkesës së vendit dhe kapacitetit të IBRD-së. Me këtë hipotezë, deri në 40 për qind e huadhënies pritet të marrë formën e mbështetjes buxhetore, me kusht që të ketë performancë të kënaqshme të kuadrit mak- rofiskal, për të cilin është rënë dakord (shih Tabelën 3). Investimet e IFC-së pritet të arrijnë në 150 –200 milionë dollarë amerikanë gjatë periudhës së KPV-së. Gjatë vitit fiskal ‘14, duke pasqyruar programin ambicioz të refor- mave të qeverisë, fondet e angazhuara nga IBRD-ja u rritën mbi 300 milionë dollarë amerikanë, në një shumë rekord për Shqipërinë, përfshi dy DPL për mbështetjen e qëndrueshmërisë makrofiskale dhe stabilizimin financiar. Edhe viti fiskal 2015 do të jetë vit kulmor, me shuma që i kalojnë 400 milionë dollarët amerikanë, përfshi një GBP. Për IBRD-në, VF15 shërben si periudhë lidhëse midis SPV-së së mëparshme dhe kësaj KPV- je dhe reflekton një program huadhënieje për investime që përshkruhet në Raportin e Progresit të SPV-së. APM-ja në mes të programit do të vlerësojë përparimet e bëra në realizimin e tij dhe do të bëjë përshtatjet e nevojshme për periudhën e mbetur të KPV-së, me qëllim përfshirjen e ndryshimeve të mundshme, bazuar në performancën aktuale, ecurinë e reformave dhe zhvillimet e vendit. 80. KPV-ja sjell përqendrim më të madh te rezultatet. Zgjedhja e instrumenteve në programin indikativ përfshin Financime per Projekte Investimi (FPI), në disa raste me përfshirjen e Treguesve të Lidhur me Disbur- simin (DLI), Financim Shtesë për veprimtaritë që kanë rezultate të mira dhe huadhënie bazuar në politika, për të mbështetur reformat makrofiskale dhe strukturore. KPV-ja propozon disa veprimtari me FPI, duke ndjekur një qasje mbështetur mbi rezultatet në sektorë të ndryshëm, si transporti, qeverisja vendore dhe ofrimi i shër- bimeve dhe duke hapur rrugën për një angazhim më praktik vitet e fundit, me zbatimin e një qasjeje. 81. Në përputhje me linjën e filtrit përzgjedhës të programimit strategjik, do të ruhet kalimi në opera- cione më të mëdha transformuese. Kalimi nga një projekt i madhësisë mesatare me vlerë 10 milionë dollarë amerikanë te ai aktual me vlerë 50 milionë dollarë do të vazhdojë me projekte mesatare që, deri në fund të pe- riudhës së shtrirjes së KPV-së, pritet t arrijë një vlerë prej 70 milionë dollarësh amerikanë. Kjo do të ndihmonte për të shmangur ndërhyrje të vogla të shumta me kosto të lartë transaksion, që do të ishin të pamundura për t’u menaxhuar në kontekstin e një vendi të vogël dhe do të mbingarkonin kapacitetet e qeverisë. Programi indikativ i huadhënies i IBRD-së parashikon 15 veprimtari të reja, duke e rritur numrin e projekteve në portofol në 12-13 ndërhyrje, deri në fund të periudhës së KPV-së. 60 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë Tabela 3: Programi indikativ i KPV-së për huadhënien nga IBRD-ja për VF15-1912 VF PROJEKTI IBRD (US$ milionë) Përmirësimi i sistemit shëndetësor shqiptar 40 Siguria dhe mirëmbajtja e rrugëve 80 VF15 Garanci Bazuar në Politika (GBP) 220 Projekt për rimëkëmbjen e sektorit energjitik 150 Nëntotali VF15 490 Ofrimi i shërbimeve me qendër qytetarin 32 Menaxhim i integruar i tokës 45 VF16 Rigjenerimi i bregdetit & turizmi i qëndrueshëm 53 Huaja për politikat e zhvillimit në sektorin financiar 100 Nëntotal iVF16 230 Financat dhe qeverisja lokale DPL-ja për Konkurrueshmërinë dhe punësimin VF17 Financim shtesë për Projektin e Modernizimit të Ndihmës Sociale Nëntotali VF17 180 Zhvillimi i sektorit energjitik Huaja për politikat e zhvillimit VF18 për aftësi & punësim Nëntotali VF18 200 Huaja për politikat e zhvillimit VF19 për reformën e transportit Nëntotali VF19 120 GJITHSEJ 1,22012 12. Këtu përfshihet GBP-ja me vlerë 220 milionë dollarë amerikanë. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 61 82. KPV-ja kërkon përftimin e sinergjive maksimale midis IBRD-së, IFC-së dhe MIGA-s. Aktualisht, ekziston një bashkëpunim i fortë midis IBRD-së dhe IFC-së në fushën e mjedisit të biznesit, ku ekipet puno- jnë bashkërisht. Gjatë periudhës së shtrirjes së KPV-së, parashikohet një bashkëpunim aktiv në transport, konkurrueshmëri, zhvillimin e aftësive dhe shëndetësi. Thellimi i mëtejshëm i këtij bashkëpunimi do të merret në konsideratë në kontekstin e Planit të Përbashkët të Zbatimit (PPZ). IFC-ja do të forcojë investimet e saj ak- tuale dhe shërbimet këshillimore në energji dhe sektorin bankar, si dhe do t’u japë mbështetje të mëtejshme bizneseve të orientuara nga eksporti, SME-ve në fushën e energjisë së ripërtëritshme, transport, shëndetë- si dhe menaxhimin e mbetjeve. Të tria agjencitë po ofrojnë ndihmë përforcuese të ndërsjellë. MIGA është përfshirë në tri projekte në sektorët e energjisë, atë financiar dhe të turizmit. Përfshirja e MIGA-snë sektorin e energjisë mbizotëron këtë ekspozim, me një vlerë neto prej 143 milionë dollarësh amerikanë dhe 71 milionë ekspozim neto në një projekt. Mbështetja e investimit të huaj përmes garancive të riskut politik, në bash- kërendim të ngushtë me IFC-në dhe IBRD-në, do të mbetet një përparësi strategjike e veprimtarive të MIGA-s në Shqipëri. Shlyerja aktuale e detyrimeve të prapambetura që prekin sektorin energjitik shqiptar përbën një shqetësim dhe sfidë për MIGA-s. Fusha të tjera ku MIGA mund të përfshihet në të ardhmen janë sektorët e prodhimit, agrobiznesit dhe shërbimeve. 83. Pjesë e programit të KPV-së do të jetë një mbështetje me punë analitike dhe njohuri që priren më shumë nga aspekti operativ. Puna analitike do të kontribuojë për objektivat e KPV-së, duke plotësuar boshllëqet e njohurive në fusha të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit, si financat publike vendore, tregu i punës, punësimi dhe rritja, si edhe turizmi i qëndrueshëm në zonën bregdetare. Analiza specifike e vendit do të mbështetet nga Aktivitete Analitike dhe Këshilluese rajonale në fushat e vlerësimit të varfërisë, efikasitetit të energjisë, diagnostikimit gjinor, arsimit dhe novacionit. Edhe pse propozohet kryerja e një AAK-je me specifikë gjinore, çështjet gjinore dhe përfshirja do të trajtohen në mënyrë të ndërthurur në të gjithë punën analitike. IFC-ja do të vazhdojë të ofrojë shërbime këshillimi në sektorin financiar, ndryshimin e klimës, përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe menaxhimin e mbetjeve në nivelin e njësisë vendore. Ajo do ta zgjerojë angazhimin e saj me mbështetjen e transaksioneve të PPP-ve dhe privatizimeve në industritë e nxjerrjes së lëndëve miner- ale, menaxhimin e mbetjeve në nivelin e njësive vendore, si edhe të institucioneve financiare, për të ndihmuar në nisjen programeve financuese të zinxhirit të furnizimit me larmi mjaft të madhe. 84. Angazhimi në rritje i Bankës gjatë periudhës së KPV-së kërkon një punë të madhe zbatuese të qeverisë, si edhe mbështetjen sistematike teknike dhe në zbatim nga ana e Bankës. Zhvendosja e KPV- së drejt ndërhyrjeve më të mëdha e më transformuese, ndërkohë që lehtësohet barra administrative e in- stitucioneve qeveritare, do të paraqesë sfida lidhur me kapacitetet, sidomos në fushat me mirëbesim dhe për monitorimin e programit, në përgjithësi. Duke i njohur e kufizimeve aktuale të kapaciteteve, programi i GBB-së do të përfshijë sistematikisht masa për rritjen e tyre në të gjitha ndërhyrjet, duke plotësuar mbështet- jen e dhënë nga partnerët e tjerë. Përveç kësaj, do t’i ofrohet ndihmë teknike Institucionit të Kontrolli të Lartë, që ky i fundit të forcojë kapacitetet kontrolluese dhe funksionet e lidhura me to. Këto fusha më të gjera do të plotësohen me masa për rritjen e kapaciteteve në ministritë e linjës, sidomos sa i përket forcimit të moni- torimit dhe ngritjes së sistemeve të menaxhimit të informacionit, siç parashikohen në projektet për Sistemet e Ofrimit të Shërbimit me Qendër Qytetarin, Modernizimit të Ndihmës Sociale, Mirëmbajtjes së Rrugëve dhe ai i Shëndetësisë. Këto sisteme monitoruese do të forcohen për të vlerësuar si duhet performancën dhe ndikimin në përmasat gjinore dhe të përfshirjes. Një mbështetje më e gjerë për ngritjen e Sistemeve të Planifikimit të Integruar është tashmë duke u zbatuar nëpërmjet një Fondi Besimi, administruar nga Banka Botërore|. 85. Mirëintegrimi i portofolit të Fondit të Besimit, siç shihet edhe në KPV-në e mëparshme, do të thel- lohet më tej. Aktualisht, ka 7 Fonde aktive Mirëbesimi të ekzekutuara nga marrësi, që arrijnë një vlerë prej 12,5 milionë dollarësh amerikanë dhe janë të përqendruara te burimet natyrore, sistemi i planifikimit të integruar, 62 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë kontabiliteti i sektorit publik dhe industritë nxjerrëse. Një grup i rëndësishëm Fondesh Mirëbesimi janë në proces e sipër, për të mbështetur standardet e kontabilitetit dhe për të forcuar kapacitetet mbikëqyrëse të autoritetit të mbikëqyrjes financiare. 86. Përqendrimi te rezultatet që nisi filloi gjatë përgatitjes së KPV-së do të ruhet i tillë gjatë gjithë zba- timit. Procesi i përbashkët përgatitor i GBB-së, që nisi gjatë përgatitjeve për ASV-në, është forcuar më tej gjatë hartimit të KPV-së, nëpërmjet krijimit të ekipeve në bazë të rezultateve të shumëfishta të PG-ve, që përqendro- hen në çdo fushë kryesore dhe kanë objektiva ndërsektoriale. Ky proces kontribuoi për hartimin e një vizioni dhe pozicioni të përbashkët, së pari, në lidhje me përparësitë e ASV-së dhe, më tej, me një grup objektivash të përqendruara të KPV-së. Këto ekipe ngritur mbi rezultatet e PG-ve, nën udhëheqjen e Drejtuesve/Special- istëve drejtues të Programit, do të mbeten aktive gjatë zbatimit të KPV-së. Ekipet në fjalë do të jenë përgjegjës për monitorimin e ecurisë drejt rezultateve dhe do të japin orientime për modifikime, sipas nevojave, gjatë APM-së. Kjo qasje mbështetur në rezultate plotëson edhe përqendrimin te rezultatet të qeverisë shqiptare. 87. Rishikimet sistematike të performancës së portofolit në nivel vendi kontribojnë për një shkallë të lartë mbikëqyrjeje të performancës së programit dhe lejojnë gjetjen në kohë të zgjidhjeve për pengesat e shfaqura. Rishikimet e performancës së portofolit do të kryhen në tri nivele: i) rishikimet e përdyvjetshme të portofolit, që kanë filluar gjatë VF14, do të vijojnë nën udhëheqjen e Ministrisë së Finan- cave; ii) rishikimet tremujore do të kryhen me ministritë përkatëse, për të gjetur zgjidhje për çështjet që dalin lidhur me problemet apo projektet me risk të lartë dhe iii) do të kryhet një rishikim vjetor, duke u përqendruar posaçërisht në vlerësimin e ecurisë së treguesve suplementarë të KPV-së. NjMV-ja do të punojë me PG-të për t’i inkurajuar ekipet që të ecin drejt një mbikëqyrjeje të orientuar më shumë nga rezultatet, e cila do të jetë bazë për rishikimet e portofolit dhe monitorimin e KPV-së, si edhe do të nxisë më shumë proaktivitet në ndë- rhyrjet me performancë të ulët, përfshi alternativa, si ristrukturimi në çdo kohë të dhënë dhe jo vetëm gjatë rishikimit afatmesëm. Analizë e sistemeve të qeverisë për prokurimet dhe menaxhimin e financiar 88. Shqipëria ka shënuar përparime në reformën e prokurimit publik, por ende përballet me vështirë- si domethënëse. Legjislacioni mbi prokurimin publik në Shqipëri është kryesisht në përputhje Direktivën Nr. 18 të KE-së për Prokurimin, e vitit 2004. Ka dy organe të nivelit të lartë të përfshira në Prokurimin Publik: Agjencia e Prokurimit Publik (APP), që ka funksione rregullatore dhe Komisioni i Prokurimit Publik (KPP), që është përgjegjës për shqyrtimin e ankesave lidhur me prokurimin. Edhe pse ka pasur përmirësime në sis- temin e kontrollit të prokurimit publik, prokurimi publik në Shqipëri has vështirësi të mëdha lidhur me uljen e konsiderueshme të vlerës së ofertës, që çon në cilësi të ulët të punëve. Një tjetër sfidë është numri i lartë i procedurave të papublikuara. Pavarësisht nga numri disi i lartë i ankesave që iu drejtohen autoriteteve kon- traktore dhe KPP-së, në veçanti, mungesa e perceptuar e besimit te mekanizmi i kontrollit është një tjetër sfidë për prokurimin publik. Aktualisht, APP-ja, me mbështetjen e projektit SIGMA financuar nga BE-ja, është në fazat përfundimtare të hartimit të një strategjie të përgjithshme për sistemin e prokurimit publik në Shqipëri. Po kështu, APP-ja është në proces konsultimesh për kryerjen e ndryshimeve në ligjin për prokurimin publik, që lidhen me problemet e mangësitë e identifikuara gjatë zbatimit të ligjit aktual. 89. Banka botërore do të vijojë të ofrojë mbështetje teknike, me synim rritjen e mundësive për përdorimin e sistemeve të vendit në Shqipëri. Mbështetja e Bankës për forcimin e prokurimit publik në Shqipëri do të jetë e trefishtë. Së pari, ajo do të ofrojë ndihmë teknike për të rritur monitorimin dhe transpar- encën e përmbushjes në fushën e prokurimit publik, për të forcuar efikasitetin dhe transparencën e tij dhe për Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 63 të përmirësuar kontrollet e jashtme që kryhen nga Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Së dyti, Shqipëria është vendi i parë në rajon ku po pilotohen prokurimet elektronike për projektet e financuara nga Banka Botërore, me kontratën e parë të prokuruar përmes sistemit të prokurimit elektronik që në vitin 2012. Sistemi i prokurimit elektronik është certifikuar nga Banka Botërore për përdorimin e Tenderit Konkurrues Ndërkom- bëtar (TKN) dhe Tenderit Konkurrues Kombëtar (TKK). Pilotimi ka dhënë rezultate pozitive dhe është përdorur nga agjencitë zbatuese edhe për projekte të tjera të financuara nga donatorët (si BEI dhe BERZh-i). Në vijim të rezultateve dhe komenteve pozitive nga pilotimi, sistemi prokurimit elektronik do të zbatohet të paktën në një pjesë të portofolit të Shqipërisë gjatë ciklit të KPV-së. Së treti, vendimi i qeverisë për kanalizimin e menax- himit të projekteve me financim nga donatorët te ministritë e linjës do të kërkojë që çdo ndërhyrje investuese e financuar të përfshijë mbështetje për rritjen e kapaciteteve në fushën e prokurimit në ministritë përkatëse. 90. Shqipëria ka përfituar nga një numër analizash të hollësishme13 të sistemit të saj të Menaxhimit Financiar Publik, që u kanë hapur rrugën përparimeve në këtë fushë. Vlerësimi i fundit i vitit 2011 nga PEFA (Shpenzimet Publike dhe Llogaridhënia Financiare) nxori si konkluzion se Shqipëria ka një sistem të menaxhimit fiskal dhe të buxhetit që funksionon në mënyrë të mjaftueshme dhe që i jep mundësinë qeverisë të financojë dhe ekzekutojë një buxhet që ofron shërbime publike për popullsinë e përgjithshme. Shqipëria ka një renditje relativisht të mirë në klasifikimin e përgjithshëm për buxhetin, veprimet bazë me thesarin (përfshi kontrollet e buxhetit dhe listëpagesave), raportimin/transparencën financiare dhe aksesin e publikut në informacionin financiar e buxhetor të qeverisë. Hapat më të dukshme për përmirësimin e sistemit bazë të menaxhimit financiar publik gjatë viteve të fundit përfshijnë edhe zbatimin e Llogarisë së Vetme të The- sarit dhe krijimin e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar të Qeverisë (SIMFQ), i cili do të shtrihet në të gjitha entet pjesëmarrëse14 (institucionet buxhetore dhe një numër i kufizuar i bashkive), për të mundësuar përcaktimin e përparësive në shpenzimet e drejtpërdrejta, menaxhimin, lidhjen dhe regjistrimin e kontratës. Përmirësimet e mëtejshme që planifikohen në sistem përfshijnë zbatimin e moduleve të reja të përgatitjes së buxhetit, ndihmën e jashtme dhe planifikimin e buxhetit afatmesëm, kontrollin e angazhimit paraprak dhe lidhjet me sistemin e mbledhjes së tatimeve. Këto përmirësime kanë potencialin për t’i ofruar Ministrisë së Financave një sistem informatik plotësisht funksional për menaxhimin e informacionit. Për operacionet e huadhënies së Bankës, pritet të vihen në përdorim elementet e pranueshme të sistemeve të menaxhimit financiar të vendit, ndërkohë që mbështetet forcimi i sistemit. D Partneriteti dhe bashkërendimi 91. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi me partnerët për zhvillim do të mbetet i fortë, ndërkohë që GBB-ja do të nxisë ndihmën e partnerëve të tjerë. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit është parë një ulje e numrit të partnerëve për zhvillim në Shqipëri, ndërsa shumica e partnerëve dypalësh e kanalizojnë ndihmën e tyre përmes BE-së. Megjithatë, ndihma e huaj ka qenë thelbësore për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve dhe investimeve kapitale në Shqipëri. Me një mbështetje të jashtme vjetore prej 350-400 milionë dollarësh amer- ikanë, Shqipëria ende mbështetet shumë në financimin e huaj, që mbulon 40 – 50 për qind të shpenzimeve kapitale në buxhet. GBB-ja dhe BE-ja janë partnerë strategjikë në Shqipëri dhe programet e tyre shtrihen në 13. Dy vlerësime të PEFA- s (2006 dhe 2011), një Analizë e Shpenzimeve publike (2013), analizat vjetore BE-SIGMA dhe analiza të tjera nga Banka Botërore, FMN-ja dhe KE-ja, si edhe organizata të tjera. 14. Shqipëria ka një numër të përgjithshëm prej 429 institucionesh buxhetore, përfshi institucionet lokale dhe fondet e posaçme, që, së bashku, kanë krijuar 1 548 njësi shpenzimi për qëllime të ekzekutimit të buxhetit nëpërmjet sistemit të Thesarit. Pesë institucionet pilote që janë tashmë të lidhura përfshijnë Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, Kuvendin, Agjencinë Kom- bëtare të Burimeve Natyrore, Qendrën Kombëtare të Licensimit dhe Shërbimin Informativ. Mbështetur nga SETS-i. 64 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë shumë sektorë. Qasja plotësuese me programet e partnerëve të tjerë për zhvillim parashtrohet edhe në disku- timin e mësipërm mbi objektivat e KPV-së. 92. Qeveria është angazhuar për rritjen e efektivitetit të bashkëpunimit për zhvillim, në mbështetje të përparësive kombëtare. Udhëheqja në proces sigurohet nga Zëvendëskryeministri, i cili drejton edhe përgatitjet për SKZhI-në, nëpërmjet Departamentit të Planifikimit për Zhvillim, Financim dhe Ndihmën e Huaj (DPZhFNH). Shqipëria ka aderuar në parimet e efektivitetit të ndihmës, në kuadrin e Deklaratës së Parisit dhe Agjendës për Veprim të Accra-s, si edhe Partneritetit të Busanit për Efikasitetin e Bashkëpunimit për Zhvil- lim. Bashkërendimi i partnerëve për zhvillim kryhet nëpërmjet Sekretariatit Teknik të Donatorëve. Sekretariati ndërmjetëson një shkëmbim më të madh informacioni midis partnerëve për zhvillim dhe me Qeverinë, për të rritur efektivitetin e ndihmës. BE-ja kryeson përpjekjet për forcimin e mekanizmave të bashkërendimit të donatorëve, përfshi orientimin në një drejtim të Grupeve Sektoriale të Punës, me qëllim që të punojnë me qeverinë për një qasje sektoriale për harmonizimin e ndihmës për zhvillim. Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 65 MENAXHIMI I RISQEVE NË PROGRAMIN E KPV-së 66 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë MENAXHIMI I RISQEVE NË PROGRAMIN E KPV-së 93. Risku i përgjithshëm për përmbushjen e objektivave të përcaktuara në KPV vlerësohet si mesatar. Risqet e objektivave për zhvillim të KPV-së renditen në mënyrë të përmbledhur në tabelën 4. Qeveria po zbaton një program ambicioz reformash strukturore për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit të përshpejtuar ekonomik. Partneriteti midis GBB-së dhe qeverisë shqiptare është i fortë dhe mjedisi i reformave në vend krijon mundësi për një angazhim më të thellë të GBB-së. Fushat vijuese vlerësohen si risqet kryesore për përmbushjen e objektivave për zhvillim të KPV-së. Tabela 4: Klasifikimi i riskut Kategoritë e riskut Klasifikimi (L, K, M, U) 1. Politik dhe i qeverisjes M 2. Makroekonomik K 3. Strategjitë dhe politikat sektoriale M 4. Koncepti teknik i projektit ose programit M 5. Kapaciteti institucional për zbatim dhe qëndrueshmëri K 6. Mirëbesim K 7. Mjedisor e social M 8. Aktorët U I përgjithshëm M Shënim: L: I larte; K: I konsiderueshëm; M: I moderuar; U: I ulët • Rreziku kryesor për zbatimin me sukses të KPV-së ka të bëjë me objektivin kryesor të qeverisë për të rikthyer rritjen ekonomike. Ky objektiv dhe programi i GBB-së në mbështetje të tij përballen me risqe të konsiderueshme makroe- konomike. Kjo mund të sjellë ndërlikime për DPL-të, në rast se kuadri makroekonomik devijon nga drejtimi. Shqipëria ka një ekspozim relativisht të lartë kundrejt zhvillimeve në vendet fqinje, sidomos në Greqi e Itali, nëpërmjet remi- tancave, eksporteve dhe investimeve të huaja. Amullia e zgjatur në Eurozonë dhe një ritëm zhvillimi më i ulët se par- ashikimet në zonën Euro mund të sjellin një nivel më të ulët rritjeje, mbledhjeje të ardhurash dhe konsolidimi fiskal nga sa pritej. Për më tepër, duke pasur parasysh ekspozimin e madh të sektorit financiar ndaj tronditjeve të jashtme rregullatore, ekzistojnë rreziqet e një trysnie të mundshme nga reduktimi i borxheve nëpërmjet shitjes së aktiveve nga bankat e huaja. Autortitetet shqiptare po bëjnë përpjekje domethënëse, me mbështetjen e BE-së, FMN-së dhe GBB-së, për të siguruar stabilitet makroekonomik. Qeveria ka nënshkruar një Marrëveshje 3-vjeçare të Instrumentit të Zgjeruar të Fondit (EFF) me FMN-në, që ka për synim kthimin e borxhit drejt uljes, pas shlyerjes së të gjitha detyr- imeve të prapambetura nga qeveria në vitin 2016. GBB-ja ka ofruar një ndihmë të konsiderueshme në mbështetje të reformave qeveritare në fushën fiskale dhe për të trajtuar dobësitë e sektorit financiar. Edhe pse këto përpjekje në vazhdim të qeverisë do të zbusin riskun makroekonomik, ekonomia shqiptare mbetet e cënueshme nga tronditjet e jashtme dhe një rritje më e ngadaltë e Eurozonës mund të ketë ndikim në performancën ekonomike të vendit. Risku do të zbutet duke nxitur lidhje më të diversifikuara me tregjet rajonale e globale, përtej partnerëve tradicionalë të Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë 67 Shqipërisë në investimeve, tregti dhe migracion. GBB-ja do të vazhdojë të monitorojë performancën në Eurozonë dhe do të jetë e hapur për përshtatjen e programit të saj, në mënyrë që t’iu përgjigjet nevojave që mund të dalin. Edhe pse ky risk prek KPV-në në përgjithësi, ai është më i madh për objektivat që mbështeten nga DPL-të në kuadrin e Fushave Kryesore 1 dhe 2. GBB-ja do të ofrojë, gjithashtu, mbështetje specifike për gatishmërinë ndaj krizave, si për sektorin financiar, për të kryer ushtrime simulimi të krizës. GBB-ja do të ruajë një bashkërendim të fortë me FMN-në dhe BE-në për të siguruar mbështetje të përbashkët dhe në kohë, në rast përkeqësimi të projeksionit makroekonomik. • Dobësitë institucionale dhe kapacitetet e kufizuara të agjencive zbatuese mund të minojnë progresin, pavarësisht an- gazhimit të fortë politik për reforma dhe mund të paraqesin një rrezik të konsiderueshëm. Rreziqet në fjalë mund të përkeqësohen me zbatimin e reformës administrativo-territoriale dhe transferimit të më shumë përgjegjësive te njësitë e pushtetit vendor, të cilat, aktualisht, kanë kapacitete të dobëta institucionale. Përveç kësaj, objektivat që lidhen me tokën dhe zhvillimin e turizmit mund të përballen me rreziqe potencialisht më të larta ndaj sociale dhe të mbrojtjes së mjedisit. Programi i GBB-së është konceptuar për t’u angazhuar në ato fusha ku ka angazhim të fortë për reforma dhe kapacitet zbatues. Disa rreziqe do të zbuten duke përfshirë elemente më të fora të reformës institucionale, duke iu ofruar ndihmë për kapacitete ministrive të linjës dhe duke përfshirë mbështetje të synuar për kapacitetet në të gjithë huadhënien e re të IBRD-së. Po kështu, risku do të zbutet nëpërmjet krijimit të një rendi të kujdesshëm të projekteve, duke mbajtur parasysh e trajtuar dobësitë institucionale. Për shembull, ndjekja e operacioneve për menaxhimin e tokës, energjinë dhe rigjener- imin e bregdetit dhe turizmin e qëndrueshëm ngrihen mbi punën e bërë për forcimin institucional gjatë ndërhyrjeve të mëparshme. Angazhimi në fusha të reja do të ngrihet mbi punën analitike, që do të ushqejë me informacion ndërhyrjet në vijim, si: aftësitë dhe punësimi, vendet e punës dhe konkurrueshmëria dhe qeverisja e financimi nënkombëtar. Me qëllim nxitjen e qëndrueshmërisë, gjatë zbatimit, do të ketë një përdorim në rritje të strukturave qeveritare, me rregulla të forta për M&V dhe përfshirje të masave për forcimin e sistemeve monitoruese të qeverisë. • Mjedisi i mirëbesimit dhe qeverisja e dobët përbëjnë rrezik thelbësor për arritjen e objektivave të KPV-së. Disa dobësi janë identifikuar në mjedisin e përgjithshëm të mirëbesimit, që karakterizohet nga vlera të ulëta e mesatare në treguesit krye- sorë diagnostikues. Pavarësisht përmirësimeve, fushat që kanë mbetur prapa, sipas identifikimit në vlerësimin e PEFA-s për vitin 2011, janë: i) perspektiva shumëvjeçare në planifikimin fiskal dhe formulimin e politikave; ii) kontrolli i brendshëm; iii) zbatimi i sistemit të planifikimit të integruar dhe iv) objekti e natyra e funksionit të kontrolleve të jashtme. Analiza e finan- cave publike në vitin 2013 theksoi nevojën për ndihmë të mëtejshme teknike për forcimin e modernizimin e menaxhimit të instrumenteve të parasë dhe kontrollit të angazhimit paraprak në raport me shpenzimet. Po bëhen përpjekje të mëdha, me mbështetjen e BE-së, FMN-së dhe GBB-së, për forcimin e menaxhimit financiar publik. Ministria e Financave ka miratu- ar, së fundi, një strategji gjithëpërfshirëse për MFP-në, që hedh bazat për mbështetje të mëtejshme. • Në portofolin e Bankës në periudhën e SPV-së së mëparshme janë vënë re probleme të shpeshta me prokurimet dhe me menaxhimin e kontratave, ndërsa për projektet me komponentë të komplikuar projektimi është ofruar mbështetje (si, për shembull, nëpërmjet marrjes në punë të ekspertëve të prokurimit të IT-së). Rritja e përdorimit të udhëzimeve të prokuri- meve elektronike dhe udhëzimeve të Bankës gjatë procesit të prokurimeve lejon kontroll më të madh, duke lehtësuar kështu disa rreziqe. Rreziqet e lidhura me mirëbesimin dhe qeverisjen përbëjnë një sistem me ndikime të mundshme mbi objektivat e KPV-në, i mbështetur nga huadhënia për investime në fusha të tilla si toka, energjia, zhvillimi i turizmit dhe uji. Masat lehtësuese përfshijnë përmirësime sistematike ndërsa përfitohet nga mbështetja e vazhdueshme e ofruar nga GBB-ja dhe partnerët e tjerë. • Rreziku nga aktorët konsiderohet si relativisht i ulët për shkak të: i) historikut me rezultate pozitive të Bankës Botërore në Shqipëri; ii) mbështetjes së fortë publike për programin afatmesëm të reformave të qeverisë, dhe iii) dinamizmit të shtuar të procesittë pranimit në BE, i cili forcon më tej mbështetjen publike për reformat. Në përgjithësi rreziku i aktorëve kon- siderohet i ulët, megjithëse disa nga reformat më të diskutueshme (si, për shembull, ndalimi i përdorimit të paligjshëm të energjisë) solli disa kundërshti publike. Programi i GBB-së merr parasysh dhe ciklin e ardhshëm zgjedhor që përkon me mesin e periudhës së KPV-së, që mund të çojë në ngadalësim të programit. Masa lehtësuese përfshijnë karikimin para- prak të programit për të përfituar nga orientimi aktual drejtkryerjes së reformave dhe realizimin e Analizës Afatmesme të Performancës dhe të Nxënit pas zgjedhjeve për të bërë modifikimet e nevojshme në strategji për të siguruar pronësinë e qeverisë dhe vazhdim të angazhimit për reforma. Një fushatë e fortë komunikimi dhe vendosja e komunikimit me publi- kun si nga qeveria dhe nga dhe nga GBB-ja do të ishte një strategji e rëndësishme për të zbutur rreziqet. 68 Kuadri i Partneritetit i Grupit të Bankës Botërore me Shqipërinë Zyra e Bankës Botërore Rruga Ibrahim Rugova, Nr. 34 Tiranë, Shqipëri www.worldbank.org.al