Perspektiva e Ballkanit Perëndimor: Kohët e vështira kërkojnë ekonomiks të mirë1 Ashtu si Evropa dhe pjesa tjetër e botës, Ballkani Perëndimor parashikohet të kalojë nëpër periudha recesioni në vitin 2020, shtrirja e tyre do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë së COVID-19. Kjo krizë është një tronditje e paparë që kapi në befasi botën dhe ekonominë e saj. Ndërsa vendet po kalojnë në modalitetin e qëndrimit në shtëpi për të ngadalësuar dhe ndaluar përhapjen e virusit, qeveritë dhe shoqëritë po ballafaqohen me kostot e larta njerëzore, sociale dhe ekonomike. Më 25 prill, kishte më shumë se 2,800,000 raste të konfirmuara të COVID-19 duke prekur të paktën 180 vende dhe duke vendosur më shumë se 3 miliardë njerëz në ngujim.2,3 Në këtë territor të paeksploruar, parashikimi ekonomik është veçanërisht sfidues për shkak të pasigurisë së lartë që lind nga faktorë të jashtëm, siç janë shkalla dhe impakti i ndërhyrjeve siç janë izolimi shoqëror, përparimi në krijimin e vaksinës, shtrirja e çrregullimeve në anën e ofertës dhe ndryshimet në sjelljen njerëzore. Parashikimet e këtij shënimi bazohen në dy skenarë për shpërthimin e COVID-19 dhe masat frenuese. Skenari bazë supozon se shpërthimi në Evropë do të fillojë të ngadalësohet mjaft shpejt ashtu që masat frenuese do të mund të ngrihen deri në fund të qershorit dhe rimëkëmbja graduale mund të fillojë në gjysmën e dytë të vitit 2020. Në skenarin e padëshirueshëm, shpërthimi do të vazhdojë ashtu që masat frenuese nuk do të mund të ngrihen deri në fund të gushtit, ndërsa aktiviteti ekonomik do të fillojë të rimëkëmbet vetëm në TM4. Rajoni i Ballkanit Perëndimor parashikohet të hyjë në recesion në vitin 2020, madhësia e të cilit varet nga kohëzgjatja e shpërthimit të COVID-19 Në skenarin bazë, recesioni do të ishte i konsiderueshëm, ku rritja në rajon tkurret me rreth 3 për qind, por me dallime thelbësore sipas vendit bazuar në strukturën ekonomike dhe cenueshmëritë para krizës. 4 Nëse supozohet se shpërthimi i pandemisë së COVID-19 do të frenohet në masë të madhe nga mesi i vitit 2020—duke lejuar rinisjen e aktivitetit ekonomik ndërsa hiqen masat për të frenuar virusin dhe zbuten çrregullimet e tregut financiar dhe të zinxhirit të furnizimit— rritja e PBB-së reale për vitin do të binte për 3.1 për qind. Për shkak se struktura e tyre ekonomike varet nga eksportet e shërbimeve dhe nga cenueshmëritë fiskale dhe të jashtme, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova do të goditeshin fort, me një rënie prej mbi 8 pikë përqindjeje (pp) nga parashikimet për 2020 para-COVID-19 (Figura 1). Ekonomitë e tyre parashikohet të tkurren për rreth 5 për qind. BeH, Serbia dhe Maqedonia e Veriut pritet të kalojnë nëpër recesione vetëm pakëz më pak akute, me 3.2, 2.5 dhe 1.4 për qind krahasuar me parashikimet para- COVID-19. Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, recesioni do të nxitet nga rënia e thiktë e kërkesës së brendshme dhe të huaj gjatë krizës së COVID-19. Masat globale dhe kombëtare për frenimin e virusit, nga distancimi shoqëror deri te mbylljet e bizneseve, krijojnë çrregullime në anën e ofertës dhe ulin të ardhurat dhe konsumin e ekonomive familjare—që paraqet tronditje të dyfishtë kërkesë-ofertë. Shërbimet mund të pësojnë impakt më të zgjatur ndërsa vazhdojnë të vlejnë kufizimet e udhëtimit dhe 1 Ky shënim i Raportit të Rregullt Ekonomik diskuton impaktin ekonomik të COVID-19 në Ballkanin Perëndimor sipas skenarëve të ndryshëm të krizës. Një diskutim i hollësishëm mbi impaktin e COVID-19 në fushat specifike të ekonomisë, sektorët shoqërorë dhe impaktet sociale në rajon do të ofrohet në shënimet e veçanta të Raportit të Rregullt Ekonomik që do të publikohen ndërkohë në mënyrë elektronike. 2 Përditësimi nga data 25 prill; burimi: COVID-19 Tracker. 3 Burimi: http://dailym.ai/2UuMRCu 4 Shih gjithashtu “Harta e cenueshmërive relative nga COVID-19 në Ballkanin Perëndimor” në Figurën 5 të shënimit shoqërues të RRrE, “Shqyrtimi i gjendjes së ekonomive të Ballkanit Perëndimor ndërsa po përballen me COVID-19.” 1 masat e distancimit shoqëror, dhe shërbimet përbëjnë një pjesë veçanërisht të madhe të punësimit total në rajon—75 për qind në Mal të Zi dhe rreth 50 për qind në vendet e tjera. Konsumi i ekonomive familjare gjithashtu do të preket nga remitancat më të ulëta: ato parashikohet të bien me 10 pp vit-më-vit në rajon, ku Serbia dhe Mali i Zi me gjasë do të pësojnë rënie prej gati 20 për qind. Investimet gjithashtu pritet të shënojnë rënie të thiktë në vitin 2020 për shkak të kufizimeve të likuiditetit dhe pasigurisë akute, ku Kosova do të pësojë goditjen më të rëndë me rënie prej 21.5 pikë përqindjeje, meqë investimet e vonuara publike dhe investimet më të ulëta të diasporës në patundshmëri e përkeqësojnë rënien (Tabela A.1). Në Shqipëri, erozioni i mundshëm i të ardhurave të disponueshme dhe i konsumit, veçanërisht te konsumi i mallrave afatgjata, do të vonojë rindërtimin e nevojshëm për shkak të tërmetit. Eksportet e Ballkanit Perëndimor si për shërbime ashtu edhe për mallra parashikohet të bien—rritja totale e eksportit në vitin 2020 do të shkonte nga ‒0.2 për qind në Maqedoninë e Veriut në ‒25 për qind në Shqipëri—për shkak se do të ketë më pak turizëm dhe më pak kërkesë për mallra nga BE-ja dhe partnerët tjerë tregtarë. Importet gjithashtu pritet të ngadalësohen në mënyrë të konsiderueshme. Figura 1. Rritja e PBB-së reale, dy skenarë për vitin 2020 3.7 4.1 3.9 3.3 3.4 3.2 3.6 4.0 Rritja e PBB-së reale (pikë përqindjeje) 2.0 0.0 -2.0 -1.4 -2.2 -2.5 -4.0 -3.1 -3.2 -4.2 -4.5 -6.0 -5.0 -5.3 -5.7 -5.6 -8.0 -6.9 -10.0 -8.9 -12.0 -11.3 WeBas Albania BiH Kosovo Montenegro North Serbia Macedonia Pre COVID-19 Baseline Downside Burimi: Kalkulimet e stafit të Bankës Botërore. Për Ballkanin Perëndimor, rritja e PBB-së reale është mesatarja e ponderuar. Per Shqipërinë, skenari para-COVID përfshin efektet e tërmetit dhe rindërtimit. Shih Tabelën A.1 për një parashikim më të hollësishëm të rritjes së PBB-së reale dhe përbërësve të saj të shpenzimeve. Një recesion veçanërisht i rëndë do të prekë Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën për shkak të mbështetjes së tyre në turizëm. Në nivel global, sipas supozimit më të fundit të UNWTO, ardhjet turistike ndërkombëtare mund të bien madje për 30 për qind, që është rënie shumë më e lartë sesa rënia globale prej 4 për qind që u shënua në 2009.5 Në skenarin bazë, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të përjetojnë rënie prej 20-35 për qind në të hyrat nga turizmi për vitin 2020, që zvogëlon dukshëm rritjen e tyre të PBB- së për vitin 2020, sepse për të tri vendet, të hyrat direkte dhe indirekte të turizmit vlerësohen të përbëjnë nga 15 deri në më shumë se 25 për qind të PBB-së. Rimëkëmbja ekonomike në transport dhe turizëm gjithashtu pritet të jetë më graduale, kështu që rritja më vonë gjatë vitit nuk do të kompensojë humbjet e sezonit të verës. Vetëm turizmi kosovar mund të rifillojë më shpejt me lehtësimin e ndalimeve të udhëtimit, meqë 80 për qind e eksporteve të shërbimeve të udhëtimit në Kosovë nxiten nga turizmi i diasporës. 5 UNWTO. 2020. International Tourism Arrivals Could Fall by 20-30% in 2020. March 26th, 2020. https://www.unwto.org/news/international-tourism-arrivals-could-fall-in-2020 2 Integrimi më i thellë në zinxhirët globalë të vlerës dhe varësia nga tregjet e BE-së nënkupton çrregullime në anën e ofertës dhe rënie të konsiderueshme për industrinë dhe prodhimin e orientuar kah eksporti, veçanërisht për BeH, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë . Ndërsa sektorët e orientuar kah tregu i brendshëm ose të lidhur me shërbimet online—të tillë si bujqësia, informacioni dhe komunikimi dhe shëndetësia—kanë më pak të ngjarë të preken drejtpërdrejt nga pandemia; prodhimi mund të shënojë rënie më të thellë në vitin 2020, nga rreth 6.5 për qind në BeH deri në 9 për qind në Serbi. Në mënyrë të ngjashme, në TM2 në Maqedoninë e Veriut, prodhimi, së bashku me ndërtimin, turizmin, tregtinë dhe sektorin e patundshmërive, mund të tkurren për 11.5 për qind. Zhvillimet negative në sektorin e patundshmërive do të përkeqësojnë çekuilibrat ekzistues fiskalë dhe të jashtëm, veçanërisht për vendet me hapësirë të kufizuar fiskale, siç janë Kosova, Mali i Zi dhe në një masë më të vogël, Shqipëria. Në BeH bilancet fiskale parashikohet të dalin në anën negative në ‒3.7 për qind të PBB-së, pas viteve me radhë të tepricave. Në përgjithësi, deficitet fiskale mund të arrijnë vlera të krahasueshme me ato të shënuara pas krizës financiare globale, deri në 4.7 për qind në Maqedoninë e Veriut, 5.4 për qind në Shqipëri dhe rreth 7 për qind në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi. Raporti total i borxhit të jashtëm ndaj PBB-së në rajon pritet të arrijë pikën kulmore në mbi 70 për qind të PBB-së, por nevojat e mëdha për financim mund të zbuten nga rezervat ndërkombëtare, të cilat mbulojnë nga 3 deri në 6 muaj të importeve në të gjitha vendet e rajonit. Në skenarin e padëshirueshëm, rritja në Ballkanin Perëndimor do të binte në mënyrë të thiktë për rreth 5.7 për qind në vitin 2020, duke shkaktuar recesion më të rëndë se kriza globale financiare. Nëse masat frenuese zgjaten deri në fund të gushtit, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të humbnin pjesën më të madhe të sezonit të tyre të turizmit për vitin 2020. Kjo humbje mund të arrijë në gjysmën e të hyrave të pritura të turizmit, duke përkeqësuar rënien e rritjes. Parashikimet për rritjen në vitin 2020 për këto tri vende janë deri në 15 pp më pak sesa në skenarin para-COVID 19. Një krizë më e gjatë mund të përkthehet në më pak rritje afatmesme për Ballkanin Perëndimor për shkak të investimeve të kufizuara të brendshme dhe të huaja . Duke pasur parasysh reduktimin e zgjatur të aktivitetit të biznesit, punësimit dhe të ardhurave, në vitin 2020 mund të ketë tkurrje të rëndë jo vetëm të konsumit në 2.8 për qind, por investimet gjithashtu mund të tkurren në 7.7 për qind për shkak të pasigurisë, kufizimeve të financimit dhe hapësirës së kufizuar fiskale (Tabela A.1). Vendet që mbështeten shumë në investimet e huaja direkte (IHD), si Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, ku IHD-të përbëjnë më shumë se 7 për qind të PBB-së, rrezikohen më shumë nga ndalesa e papritur e IHD-ve. Rritja e produktivitetit të firmave mund të ndrydhet për ca kohë meqë firmat që më parë kishin qenë produktive detyrohen të mbyllen, humben rrjetet punëdhënës-punonjës, dhe investimet novatore por me më shumë risk nuk mund të financohen sepse bankat bëhen më të ndrojtura ndaj riskut dhe investitorët ndërkombëtarë ikin në drejtim të sigurisë. Presioni në llogaritë fiskale dhe ato të jashtme do të përkeqësohet më tej. Gjatë periudhës afatmesme, rritja pritet të rikthehet fuqishëm në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ndërkohë që jeta dhe aktiviteti ekonomik gradualisht kthehen në normale, megjithëse shpejtësia e rimëkëmbjes varet nga kohëzgjatja dhe intensiteti i pandemisë . Në vitin 2021, rritja pritet të rikthehet në nivelet para-COVID-19, përveç në Shqipëri, ku ajo mund të kërcejë në 8.8 për qind, dhe në Kosovë, duke u rritur në 5.2 për qind. Pritet që besimi i konsumatorëve dhe besimi i investitorëve do të rikthehen dhe konsumi privat dhe investimet do të rriten. Rimëkëmbja në investime dhe aktiviteti në sektorët jetikë si shërbimet, turizmi, ndërtimi dhe energjia, do të mbështesin krijimin e vendeve të punës. Në Shqipëri, rindërtimi do të jetë vendimtar për stimulimin e ekonomisë në 2021. Për Maqedoninë e Veriut, pranimi i saj i kohëve të fundit në NATO dhe ftesa zyrtare e Këshillit të BE-së për të hapur negociatat për anëtarësimin në BE (së bashku me Shqipërinë) do të duhej të ndihmojnë shpejtimin e rimëkëmbjes. 3 Megjithatë, rikthimi i pritshëm i aktivitetit ekonomik i nënshtrohet supozimit se pandemia venitet në mënyrë efektive në gjysmën e dytë të vitit 2020. Zgjatja e pandemisë do ta bënte gjithnjë e më të vështirë për t’u trajtuar krizën ekonomike që po shpaloset Mund të bëhet edhe më keq. Risku kryesor për Ballkanin Perëndimor është se, së bashku me mjedisin sfidues social dhe politik, pandemia e zgjatur e kombinuar me recesionin më të thellë në BE mund ta bëjë gjithnjë e më të vështirë ballafaqimin me krizën ekonomike që po shpaloset. Përtej rritjes së kostove njerëzore dhe sociale, një pandemi më e gjatë do të zmadhonte efektet shpërndarëse globale nga kanalet tregtare, financiare dhe të mallrave. Kjo do të intensifikonte gjithashtu shmangien e riskut nga investitorët dhe së këndejmi kostot e huamarrjes, të cilat do të kishin kosto të konsiderueshme fiskale për vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë raporte të larta të borxhit të jashtëm ndaj PBB-së. Zhvillimet e pafavorshme të kursit të këmbimit mund të shtojnë më tej kostot e shërbimit të borxhit (Kutia 1). Valët e ardhshme të shpërthimit të COVID-19 që kërkojnë ngujim do të zmadhojnë më tej pasigurinë ekonomike, si dhe kostot ekonomike dhe sociale. Përveç presionit në llogaritë fiskale dhe ato të jashtme, ekziston risku që përgjigjet ndaj krizës socio-ekonomike të mos jenë efektive në kontekstin e ri të distancimit shoqëror, depërtimit të papërsosur të shërbimeve qeveritare online dhe çrregullimeve në funksionimin e administratave publike. Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë shtyrë zgjedhjet e tyre parlamentare të planifikuara për pranverë; në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi, jostabiliteti politik mund ta rritë pasigurinë edhe ashtu të lartë dhe të rëndojë shumë aftësinë e qeverisë për të reaguar. Kutia 1. Rreziqet globale që po shfaqen Perspektiva globale i nënshtrohet një pasigurie të konsiderueshme dhe do të varet shumë nga ajo se kur mund të hiqen masat e frenimit dhe masat e zbutjes. Megjithëse fillimisht shpërthimi në Evropë dhe Azinë Qendrore (EAQ) ishte i kufizuar, rritja e vrullshme e rasteve të konfirmuara mund të detyrojë disa vende që të mbajnë masat aktuale të zbutjes për një kohë të konsiderueshme. Së këndejmi, pika kthyese për rimëkëmbje do të ndryshojë në mbarë rajonin. Masat e zbutjes për të ngadalësuar transmetimin e virusit kanë krijuar një ndalesë të beftë të aktivitetit në shumë ekonomi, në EAQ dhe gjetkë. Modelet sektoriale sugjerojnë se ngujimi do të mund të heqë madje edhe 2 pp nga rritja vjetore për çdo muaj që masat janë në fuqi. Sidoqoftë, kjo qasje nuk merr parasysh efektet shpërndarëse globale që krijohen ndërsa kërkesa e jashtme dobësohet për shkak të masave frenuese në ekonomitë e tjera; impakti ka të ngjarë të jetë edhe më i madh në EAQ duke pasur parasysh sa i hapur është ky rajon për tregtinë dhe flukset financiare. Tregjet financiare janë turbulluar nga pandemia e koronavirusit, ndërsa tregjet e sapo dala dhe ekonomitë në zhvillim (EMDE) po pësojnë nga flukset në drejtim të ikjes kah siguria. Tregjet globale të kapitalit janë fundosur ndërkohë që pandemia e koronavirusit është përshpejtuar globalisht, me një varg të gjerë ndërmarrjesh që ulin vlerësimet e të ardhurave si për shkak të rënies së kërkesës ashtu edhe për shkak të çrregullimeve të zinxhirit të furnizimit. Asetet e EMDE janë vendosur nën presion të ndjeshëm nga flukset dalëse të kapitalit që tejkalojnë periudhën më të keqe të krizës financiare globale (Figura B.1.1)—megjithëse deri më tani rënia në EAQ ka qenë më pak e theksuar. Shtrirja e bonove sovrane dhe të korporatave është në rritje, dhe shumica e EMDE kanë parë rënie drastike në indekset e bursave të brendshme dhe vlera të monedhës. Tregjet mbeten të paparashikueshme; në mars mesatarisht indeksi i paqëndrueshmërisë VIX u trefishua. Shtrëngimi i mëtejshëm i kushteve të financimit global mund të rrisë kostot e shërbimit të borxhit për EMDE, veçanërisht në vendet si Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi borxhi i të cilave është i lartë. Në ekonomitë me çekuilibra të lartë të jashtëm, kjo mund të krijojë presion në bilancet e gjendjes së korporatave dhe të rrisë riskun e bartjes, që mund të shkaktojë shkallë të përhapur të mospërmbushjeve dhe realizimin e detyrimeve kontingjente. Tatëpjeta e zgjatur ekonomike do të prekte sektorët financiarë në Ballkanin Perëndimor duke rritur kreditë jo-performuese dhe duke minuar të ardhurat dhe rentabilitetin, veçanërisht për bankat që tashmë janë nën-kapitalizuara. Nga ana tjetër, kjo do të kufizonte aftësinë e bankave për huadhënie dhe mbështetje të aktivitetit të vërtetë dhe do të zbehte më tej konsumin dhe 4 investimet. Impakti do të ishte më i rëndë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, qasja e të cilave në kreditim është edhe ashtu minimale (Figura B.1.1D). Në fund, si rezultat i rritjes së lidhjeve financiare në rajon, stresi financiar ose bankar në një ekonomi mund të ketë pasoja serioze gjetiu në rajon. Përkeqësimi i zgjatur i frymës së investimeve globale mund të ketë implikime materiale për tregjet e sapo dala dhe ekonimitë në zhvillim në EAQ, veçanërisht nëse shkakton ndalesë të beftë të flukseve të kapitalit. Erozioni i rëndë i besimit—i cili shkaktohet, për shembull, nga një përkeqësim i pandemisë së koronavirusit—mund të zmadhojë flukset dalëse të kapitalit nga EMDE-të dhe të frenojë investimet, veçanërisht investimet e huaja direkte. Varësisht nga kohëzgjatja e pandemisë, në vitin 2020 IHD-të mund të bien nga 5 deri në 15 për qind. Perspektivat e investimit në EMDE, të cilat në fillim të vitit tashmë ishin duke u thërrmuar, ka të ngjarë të gërryhen edhe më tej me ngadalësimin e shpenzimeve të kapitalit. EMDE-të më të cenueshme ka të ngjarë të jenë ato që kanë pësuar shpërthimet më të rënda të pandemisë ose çrregullimet më të rënda të zinxhirit të furnizimit, ose që mbështeten më shumë në industrinë e udhëtimit dhe transportit dhe në sektorët me intensitet kapitali, si energjia dhe prodhimi me vlera të larta. Shumë ndërmarrje shumëkombëshe kanë dhënë paralajmërime mbi fitimet, ku do të ketë rishikim me ulje të të ardhurave mesatare deri në 10 për qind për firmat që operojnë në EAQ. Kjo pritet të zvogëlojë të ardhurat e ri-investuara, që janë burim i rëndësishëm i IHD-ve në EAQ. Risku nga rënia e thiktë e remitancave mund të intensifikojë tatëpjetën ekonomike, veçanërisht për EMDE-të në Evropë, ku konsumi personal varet shumë nga ky burim kritik i të ardhurave. Remitancat në EMDE ka gjasë të ulen në vitin 2020 meqë masat zbutëse për të ngadalësuar përhapjen e virusit gjenerojnë humbje të vendeve të punës në vendet pritëse, ku punëtorë emigrantë nuk kanë punuar ose janë në pushim pa pagesë. Para pandemisë, për vitin 2020 remitancat ishte parashikuar të rriten me 4.2 për qind në një gamë të gjerë të EMDE- ve (Banka Botërore 2020). Kjo tani duket e pamundur: masat frenuese kanë ndaluar pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik në vendet e diasporës, duke çuar në humbje të vendeve të punës dhe sakatim të të ardhurave të disponueshme, shpesh me fare pak rrjeta të mbrojtjes sociale për punëtorët emigrantë. Remitancat gjithashtu ka të ngjarë të ballafaqohen me presion të mëtejshëm për shkak të vështirësive të shtuara në realizimin e qasjes në institucionet që ofrojnë shërbime të transferimit të parave; disa operatorë në këtë sektor janë mbyllur përkohësisht gjatë pandemisë. Figura B.1.1: Efektet e pandemisë, përqindje A. Pjesa e vendeve me masa zbutëse sipas llojit B. Krahasimi i flukseve të portofolit në EAQ Percent World EMDEs ECA US$, billions, accumulated weekly flows 0.5 0 0.4 -5 0.3 0.2 Global -10 financial crisis 0.1 Covid-19 0 -15 School Public Workplace Internal Public closure event closure movement transport 0 2 4 6 8 10 12 14 16 cancellation restriction closure Weeks C. Parashikimet aktuale dhe të konsensusit për D. Firmat pa qasje në kreditim, sipas rajonit Rritjen e investimeve në EAQ 5 Percent Share of firms Current 10-year ECA average 14 Consensus forecast 100 12 80 10 60 8 40 6 20 4 0 2 Central South Eastern Central Western Asia Caucasus Europe Europe Balkans 0 2003-08 average 2013-18 average Burimi: Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve; Instituti i Financave Ndërkombëtare; Consensus Economics, Banka Botërore. Shënim: A. Të dhënat janë nga 31 mars 2020. B. Datat e fillimit për secilin episod: COVID-19, 24 janar 2020; Kriza globale financiare, 5 shtator 2008. Mostra e flukseve të portofolit përfshin Hungarinë, Poloninë, Turqinë dhe Ukrainën, për të cilat të dhënat janë të disponueshme. Vrojtimi i fundit: 10 prill 2020. 6 Masat e shpejta dhe të guximshme zbutëse mund të kufizojnë impaktin social dhe ekonomik të kësaj krize, por politikëbërësit përballen me kompromise kritike dhe dilema Ndërsa të gjitha vendet kanë masa të reagimit ndaj krizës për të zbutur efektet e kërkesës në të ardhurat nga puna dhe falimentimet e firmave, vendet si Serbia me më shumë mbulesa fiskale ishin në gjendje të financojnë programe më të mëdha mbështetëse. Që nga shpërthimi i COVID-19, shumë vende kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, përfshirë në Ballkanin Perëndimor. Në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi, megjithëse nuk ka ndonjë shpallje zyrtare të gjendjes së jashtëzakonshme, janë vendosur masat e ngujimit dhe masat e rrepta të distancimit shoqëror. Për më tepër, të gjashtë qeveritë kanë shpallur masa fiskale dhe sociale për të mbështetur ekonomitë familjare dhe bizneset gjatë emergjencës, me vlera që shkojnë nga 1 deri në 7 për qind të PBB-së, duke përfshirë mbështetjen buxhetore, por jo garancitë (Tabela 1). Tabela 1. Masat e mbështetjes buxhetore të adoptuara nga vendet e Ballkanit Perëndimor, miliardë euro në përqindje të Gjithsej PBB-së Shqipëria 0.4 2.4 BeH 0.4 2.3 Kosova 0.2 2.8 Mali i Zi 0.05 1.0 Maqedonia e 0.2 2.0 Veriut Serbia 3.2 6.7 Burimi: Ministritë e Financave; kalkulimet e stafit të Bankës Botërore. Shënim: Vlerësimet përfshijnë mbështetjen buxhetore në vitin 2020 por jo garancitë, të shpallura deri më 22 prill. Shumica e masave të paraqitura në rajon deri më tani përqendrohen në mbështetjen e fluksit të parave të gatshme të bizneseve për të reduktuar falimentimet dhe për të mbrojtur kështu vendet e punës në disa muajt e ardhshëm derisa të mund të hiqen kufizimet për frenimin e COVID-19 (shih Tabela A.2). Këto masa janë krijuar për të zbutur impaktin e menjëhershëm social, si dhe atë ekonomik të erozionit në kërkesën dhe ofertën ekonomike gjatë fazës së parë të kësaj krize, ndërsa kufizimet frenuese për të ngadalësuar pandeminë e COVID-19 janë ende në fuqi. Konkretisht, objektivi është të ruhen të ardhurat dhe kapaciteti prodhues i pjesëve më të prekura të ekonomisë sepse mbyllja e përkohshme e bizneseve dhe pezullimi i udhëtimeve dhe kufizimet e tjera rrezikojnë qëndrueshmërinë e bizneseve në, p.sh., shërbimet e hotelerisë dhe transportit, shitjet me pakicë përveç ushqimit, farmacitë, disa shërbime personale dhe prodhimin e mallrave afatgjata. Për shembull, Tabela A.2 tregon se shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë ndërmarrë kombinime të masave afatshkurtra për zbutjen e krizës, duke ofruar qasje në kreditim të subvencionuar për firmat, duke futur shkurtime ose shtyrje të pagesave të detyrimeve tatimore ose kreditore, ose me subvencionimin e pagave për firmat e prekura për të shmangur pushimet nga puna në masë të madhe. Masat tregtare kryesisht janë dizajnuar për të ndaluar eksportet e pajisjeve mjekësore ose produkteve ushqimore. Megjithëse disa masa tregtare mund të zbusin impaktin e krizës, zotimet për t’i mbajtur tregjet të hapura për produktet thelbësore mund të ndihmojnë në shmangien e lëkundjeve të mëdha të çmimeve; kufizimet e eksportit do të duhej të dizajnohen me kujdes për të shmangur pengesat e panevojshme për tregtinë dhe çrregullimin e zinxhirëve globalë të furnizimit. Për më tepër, të gjitha vendet kanë rritur përkohësisht asistencën sociale për familjet e cenueshme dhe shpesh edhe për pensionistët. Me heqjen e masave frenuese, do të fillojë faza e dytë e zbutjes së krizës, dhe qeveritë do të duhet të mendojnë si të garantojnë rihapjen e sigurt dhe graduale të ekonomisë dhe të mbështesin kërkesën agregate për të siguruar rimëkëmbje të shpejtë dhe të drejtë. 7 Masat e përgjigjes ndaj krizës të adoptuara deri më tani përputhen me përgjigjet e politikave të shumicës së vendeve të BE-së, por kushtet fillestare në Ballkanin Perëndimor, dhe së këndejmi edhe kompromiset e politikave, janë të ndryshme. Mbështetja për firmat dhe së këndejmi për vendet e punës, si dhe për më të cenueshmit, është në përputhje me përgjigjet e politikave që kanë adoptuar shumica e vendeve të BE-së. Duke pasur parasysh natyrën e këtyre masave, ato në radhë të parë do të shtrihen për firmat dhe punëtorët e sektorit formal. Për shembull, subvencionet për paga për firmat në Serbi, si në shumicën e vendeve të BE-së, janë të kushtëzuara me mbajtjen e punonjësve të regjistruar. Por në Ballkanin Perëndimor, tregjet e punës janë më ndryshe: normat e punësimit janë të ulëta dhe vetë- punësimi, punësimi me orar jo të plotë, dhe firmat dhe punëtorët informalë janë më të zakonshëm. Të ardhurat e shumicës prej atyre që janë më të cenueshëm vijnë nga aktivitetet informale; për shkak se shumë nga këta njerëz nuk kanë vende pune formale dhe nuk janë të mbuluar nga programet e asistencës sociale që synojnë të varfrit, ata mbase marrin pak mbështetje. Këto karakteristika specifike të tregut të punës do të duhej të merren parasysh gjatë implementimit të masave të reagimit ndaj krizës dhe specifikimit të kritereve të pranueshmërisë. Kohëzgjatja e pasigurt e pandemisë është dilemë kritike për politikëbërësit: masat optimale minimale për një krizë më të shkurtër me rimëkëmbje më të shpejtë mund të jenë joefikase dhe të kushtueshme nëse kriza vazhdon. Kohëzgjatja e krizës përcaktohet nga evolucioni i pandemisë dhe së këndejmi është e pasigurt. Pasiguria rreth kohëzgjatjes së krizës gjeneron kompromise kritike në dizajnimin e përgjigjeve të politikave. Masat zbutëse afatshkurtra që mbulojnë likuiditetin e firmave të prekura mund të jenë shumë efektive për të ruajtur të ardhurat në disa nga muajt e parë të krizës. Por, ato janë të shtrenjta dhe mund të bëhen të paqëndrueshme dhe joefektive nëse kriza vazhdon, dhe likuiditeti i firmës shndërrohet në kufizim të solvencës. Sosja e hapësirës fiskale eventualisht do të kërkonte që autoritetet të kufizojnë mbështetjen e tyre, duke i detyruar firmat që marrin asistencë që të mbyllen ose të lirojnë nga puna punonjësit e vet. Dhe kjo do të konsumonte resurset që do të ishin përdorur për programe afatgjata ose stimuj ekonomikë në fazën e rimëkëmbjes. Ashtu si shumica e ekonomive të tregjeve të sapo dala, vendet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ato me pak hapësirë fiskale, duhet t’i peshojnë me kujdes këto kompromise. Në mënyrë që rimëkëmbja ekonomike të bëhet e qëndrueshme gjatë periudhës afatmesme, disa vende të rajonit duhet të sendërtojnë në ekonomitë e tyre më shumë rimëkëmbshmëri nga tronditjet; dhe të gjitha vendet duhet të vazhdojnë të ndjekin reformat strukturore për të shtytur rritjen e produktivitetit. Disa vende të Ballkanit Perëndimor hynë në këtë krizë me çekuilibra të lartë të brendshëm dhe të jashtëm.6 Në Shqipëri dhe Mal të Zi madhësia e borxhit publik kufizon hapësirën fiskale për përgjigje ndaj krizës. Dhe deficitet e llogarisë rrjedhëse janë të larta në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, duke ekspozuar varësinë e tyre nga financimi i jashtëm. Kriza e COVID-19 demonstron edhe një herë se ruajtja e stabilitetit të sektorit makroekonomik dhe financiar është thelbësore për përmirësimin e rimëkëmbshmërisë rajonale nga tronditjet ekonomike; stabiliteti i tillë është kusht i domosdoshëm për të mbështetur mbajtjen e rritjes së lartë gjatë periudhës afatmesme. Rimëkëmbshmëria më e madhe nga tronditjet gjithashtu varet nga shtytja e rritjes së produktivitetit. Modelet afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit ekonomik në rajon varen shumë nga përshpejtimi i reformave strukturore për shtytjen e produktivitetit, p.sh., përforcimi i institucioneve shtetërore që mbrojnë sundimin e ligjit; ruajtja e konkurrencës në sektorin privat; adresimi i mospërputhjeve të aftësive; dhe përmirësimi i shërbimeve publike për të zmadhuar kapitalin njerëzor. Këto reforma strukturore të zbatuara në kombinim do të 6 Shih gjithashtu “Harta e cenueshmërive relative nga COVID-19 në Ballkanin Perëndimor” në Figurën 5 të shënimit shoqërues të RRrE, “Shqyrtimi i gjendjes së ekonomive të Ballkanit Perëndimor ndërsa po përballen me COVID-19.” 8 ndihmojnë në zhbllokimin e një rritjeje më të fortë, më të drejtë dhe më të qëndrueshme, dhe kështu sigurojnë konvergjencë më të shpejtë me nivelet e të ardhurave të BE-së dhe më shumë rimëkëmbshmëri nga tronditjet e jashtme si pandemia e COVID-19. 9 Tabela A.1. Rritja e PBB-së reale dhe shpenzimet sipas komponentit në vitin 2020, dy skenarë Shqipëria BeH Kosova Para Para Para Skenari Skenari i Skenari Skenari i Skenari Skenari i COVID- COVID- COVID- bazë padëshirueshëm bazë padëshirueshëm bazë padëshirueshëm 19 19 19 Rritja e PBB-së reale 3.3 -5 -6.9 3.4 -3.2 -4.2 4.1 -4.5 -11.3 Konsumi 3.1 -1.6 -2.2 3.3 -2.7 -3.8 3.2 1.1 -0.6 Investimet 7.7 1 0.8 1 -6.2 -7.1 3.8 -21.5 -28.5 Eksportet 2.7 -25 -30 3 -8.8 -10 4 -12.2 -25.5 Importet 4.6 -9.5 -10.6 5 -6.5 -7.5 2.2 -6.8 -8 Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia Para Para Para Skenari Skenari i Skenari Skenari i Skenari Skenari i COVID- COVID- COVID- bazë padëshirueshëm bazë padëshirueshëm bazë padëshirueshëm 19 19 19 Rritja e PBB-së reale 3.2 -5.6 --8.9 3.6 -1.4 -3.2 3.9 -2.5 -5.3 Konsumi 2.9 -3.6 -4.8 4.3 0.6 ‒0.3 5.7 -2.3 -3.5 Investimet 0 -8.8 -13.7 8.0 ‒0.4 ‒2.7 5.3 -5.2 -7.7 Eksportet 4.1 -18.5 -27.8 7.4 ‒0.2 ‒2.9 4.9 -10.2 -18.5 Importet 1.9 -12.4 -17.7 9.4 1.9 0.1 7.6 -9.7 -15.1 Ballkani Perëndimor Para Skenari Skenari i COVID- bazë padëshirueshëm 19 Rritja e PBB-së reale 3.7 -3.1 -5.7 Konsumi 4.4 -1.7 -2.8 Investimet 4.8 -5.3 -7.7 Eksportet 4.5 -11.3 -17.6 Importet 6.3 -7.6 -10.9 Burimi: Kalkulimet e stafit të Bankës Botërore. Shënim: Per Shqipërinë, skenari para-COVID përfshin efektet e tërmetit dhe rindërtimit. 10 Tabela A.2. Masat afatshkurtra për të zbutur impaktin social dhe ekonomik të COVID-19, Ballkani Perëndimor7 VENDI FISKALE DHE TREGTARE MONETARE DHE FINANCIARE ASISTENCA SOCIALE SHQIPËRIA • Afati i paraqitjes së deklarimeve tatimore për • Skema e garancive kreditore për NVM-të për të paguar • Rritja e buxhetit për transfertat sociale për të bizneset e vogla është shtyrë nga 31 mars më 1 pagat varfrit, bizneset e vogla dhe të papunët qershor dhe pagesa e THK për bizneset e • Bankat lejuan shtyrjen e pagesave të kësteve të • Ri-programimi i pagesave të qirave për familjet e pranueshme është ri-programuar kredisë për ata që preken nga COVID-19, pa gjobitje prekura dhe bizneset e vogla • Lirimi nga kamata për pagesat e vonuara sipas sistemit rregullues • Rritja e buxhetit për Ministrinë e Shëndetësisë • Ulja e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore në nivel rekord të ulët prej 0.5% dhe ulja e normës së interesit të kredisë njëditore në 0.9% • Injektimi i likuiditetit të pakufizuar në sektorin bankar për të siguruar funksionimin normal të sistemit të pagesave elektronike BEH • Organet koordinuese për stabilizimin ekonomik. • Moratoriumi për kthimin e kredive për bankat e • Në RS qeveria vendosi të krijojë një fond • Procedura për prokurime urgjente me proces të zhvillimit të investimeve; kompensimi për të mbuluar TAP dhe mbrojtjen thjeshtuar. • Kantoni Sarajevë uli qiranë me 50% për pronat që sociale për rreth 40,000 punëtorë në sektorët që • Afatet për aplikimet tatimore u zgjatën deri më 30 zotëron. janë mbyllur me vendimin e qeverisë për mars, prill (në RS dhe FBH); dhe për ndërmarrësit deri më • Garantimi i fondeve për rimëkëmbjen e ekonomisë prill dhe maj. Në FBiH qeveria vendosi të krijojë 31 maj (FBH). RS bëri shtyrjen e tatimeve (tatimin FBiH; një fond stabilizimi për të mbuluar kontributet mbi fitimin) deri më 30 qershor; dhe pagesa e • Fondi për garanci dhe kreditim për NVM; për pagë minimale për ata që preken nga COVID- kësteve të mëvonshme deri në fund të vitit 2020. • Banka zhvillimore e FBIH do të krijojë linjë kreditore 19 • Pagesa tatimore e sheshtë për të ardhurat totale të për përmirësimin e likuiditetit të kompanive biznesi i • Fondi për mbulimin e kostos së kujdesit mikro- ndërmarrësve (1 ose 2 punonjës) është ulur të cilave preket nga Covid-19; shëndetësor në RS për 60%. • Agjencitë Bankare kanë shpallur moratorium • Fondi për ndihmë njësive të vetëqeverisjes lokale gjashtëmujor për kthimin e kredive për ristrukturimin në RS e aranzhimeve kreditore për individë dhe persona juridikë, për të cilët rezulton se kanë rrethana të rënduara për kthim të kredive për shkak të COVID-19. RS futi moratoriumin tre-mujor për kthimin e kredive IDB për personat juridikë dhe ndërmarrësit • FBiH ka adoptuar Ligjin për pasojat negative ekonomike të pandemisë • Qeveria e FBiH ka adoptuar ri-balancimin e buxhetit KOSOVA • Të gjitha afatet për deklarimet dhe pagesat • Vonesat në kthimin e kredive nuk do të rezultojnë me • Pezullimi i të gjitha procedurave të verifikimit për tatimore direkte dhe indirekte janë shtyrë deri në ulje të vlerësimit kreditor në regjistrin kreditor të pensionistët dhe përfituesit e asistencës sociale 30 prill, me mundësinë e zgjatjes së mëtejshme menaxhuar nga Banka Qendrore deri më 30 prill deri në njoftimin e radhës • Shtyrja e kërkesave për raportim financiar deri më • Kamatëvonesat për pagesat e vonuara do të • Pagesa e parakohshme e pensioneve, përfitimeve 30 prill pezullohen deri më 30 prill, varësisht nga rishikimet sociale dhe subvencioneve bujqësore • Heqja e tarifës 100% për lëndët e para nga SRB dhe rast-pas-rasti nga bankat • Pagesë shtesë prej €30 në muaj për të gjithë BiH përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin nën €100 (3 muaj); 7 Tabela përfshin masat e shpallura deri më 24 prill 2020. Masat specifike lidhur me shëndetin nuk janë raportuar. 11 • TVSH dhe detyrimet doganore për grurin dhe lulet • Mbështetja financiare për kompanitë në vështirësi • Pagesat e veçanta për punonjësit që humbën janë hequr financiare si rezultat i situatës së emergjencës punën për shkak të shpërthimit • Shtesë e pagës prej €300 e siguruar për punonjësit (mbështetje për paga, kontribute, pagesa të qirasë) • Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale (3 e sektorit publik në sektorët thelbësorë të cilët i • Është siguruar huadhënia pa interes për ndërmarrjet muaj) ekspozohen drejtpërdrejt riskut të infeksionit (2 publike e garantuar (kthimi deri në fund të vitit 2020); • Pagesa prej €130 si ndihmë mujore për qytetarët muaj) • Është siguruar mbështetja financiare për Komunat e me kushte të rënda sociale ose të deklaruar si të • Pagesë shtesë prej €100 për punonjësit e dyqaneve Republikës së Kosovës papunë nga institucioni kompetent, të cilët nuk ushqimore, furrat e bukës dhe farmacitë (2 muaj) • Është siguruar likuiditeti financiar për mikro- janë përfitues të asnjë ndihme mujore (prill, maj • Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për ndërmarrjet e pranueshme, të vetëpunësuarit dhe dhe qershor) Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kompanitë tregtare • Nisma dhe projekte mbështetëse për dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit • Mbështetja financiare në dispozicion për kompanitë përmirësimin e jetës së qytetarëve nga • Mbështetja për eksportuesit që regjistrojnë punonjësit me kontrata pune për të komunitetet jo-shumicë paktën një (1) vit gjatë situatës emergjente të shëndetit publik, nga €130 e lart, për dy muajt pas regjistrimit MALI I ZI • Shtyrja e TAP dhe pagesave të kontributeve sociale; • Linja e re kreditore IDF prej €120 milionë kryesisht me • Mbështetja e një-hershme prej €50 për person detyrimet e borxhit tatimor janë ristrukturuar për synim për NMVM, norma e interesit 1.5%, deri në €3 për pensionistët, qytetarët e cenueshëm dhe ata 90 ditë për të gjitha firmat. milionë për kredi, me 2 vjet ‘grejs’ periudhë dhe deri të papunë • Shtyrja 90-ditore e pagesave të qirave për pronat në 8 vjet maturim. • Subvencione të energjisë elektrike për familjet e shtetërore për persona fizikë dhe bizneset • Kthimet e kredive janë shtyrë për 90 ditë cenueshme • Subvencione për paga prej 100% të pagës minimale për 2 muaj dhe lirim i plotë nga tatimet dhe kontributet në pagën minimale për sektorët e mbyllur • Subvencione për paga deri në 50% të pagës minimale për sektorët e tjerë të prekur • Subvencione për paga prej 75% të pagës minimale për 6 muaj për punonjësit e sapo raportuar (për të inkurajuar formalizimin e punës) • Subvencione të energjisë elektrike për firmat • Pezullimi i pjesës së ndryshueshme të të ardhurave për punonjësit e qeverisë qendrore • Mbështetja për sektorin e bujqësisë • Rritja e pagave për punonjësit e shëndetësisë MAQEDONIA • Ulja e interesit dhe ngarkesave parafiskale • Mbështetja e drejtpërdrejtë financiare për NMVM-të • Subvencione për kontributet sociale për E VERIUT • Pezullimi i përkohshëm i pagesave të TAP dhe e pranueshme që bëhen [[??]] jo-solvente për shkak të kompanitë e pranueshme në turizëm, transport, pagesave paraprake të TAK për tatimpaguesit që krizës së koronavirusit. hoteleri dhe kompanitë e tjera të prekura për fitojnë të ardhura nga vetëpunësimi për muajt • Ulja e normës bazë të interesit të Bankës Qendrore muajin prill, maj dhe qershor. Deri në 50 për qind mars, prill dhe maj 2020, veçanërisht në hoteleri, nga 2 në nivel rekord të ulët prej 1.75 për qind të kontributeve të pagës mesatare të paguara në turizëm dhe transport, por që vlejnë gjithashtu për • Ndryshime të përkohshme në kushtet e kreditimit vitin 2019 sektorët e tjerë të prekur • Ulja e normave të kamatëvonesës për ndërmarrjet • Lirimi nga qiraja për përfituesit e banesave sociale • Ulja e normës së interesit për detyrimet e vonuara dhe individët • Përfitim në para të gatshme për qytetarët që kanë tatimore dhe mbipagesat • Ri-futja e kërkesës për rezervë jo-standarde humbur vendin e punës (50% e pagës mesatare të • Mbështetja për mbrojtjen e vendeve të punës: • Zgjatja e afatit për bankat për të paraqitur raportet e punonjësit) transferimet e drejtpërdrejta të parave të gatshme tyre të para të vlerësimit të likuiditetit • Relaksimi i përkohshëm i kritereve të aplikimit për kompanitë që plotësojnë kriteret e caktuara, që për ndihmë sociale 12 do të përdoren për të paguar pagat dhe për të • Heqja e tarifave për tërheqjen dhe kthimin e parave të • Lirimi nga qiraja për përfituesit banesave sociale. mbajtur punonjësit në punë gatshme në kasafortën qendrore të BQ • Ndalimi i përkohshëm i inicimit të procedurave të • Ngrirja e përkohshme e ri-klasifikimit të NPL. falimentimit • Kredi me zero normë interesi për NVM të ofruara • Ulja e pagave për të gjithë zyrtarët e zgjedhur dhe nëpërmjet Bankës së Zhvillimit të emëruar, të cilëve do t’u paguhet paga minimale • Heqja e kompensimit për anëtarët e bordeve ekzekutive dhe mbikëqyrëse, si dhe komisioneve, gjatë krizës. SERBIA • Moratoriumi për pagesat tatimore për subjektet që • Ulja e normës bazë të interesit të BQ nga 2.25% në • Pagesa e një-hershme në prill për pensionistët i janë nënshtruar vështirësive financiare 1.5% (rreth $40 për person) • Kontrolli i çmimeve për disa produkte mjekësore • Banka Qendrore filloi operacione të rregullta për • Transferimi i parave të gatshme në shumë prej dhe artikujt themelorë ushqimorë ndërrim dhe riblerje të këmbimit valutor për të €100 për të gjithë qytetarët. • Ndalimi i eksportit të disa barnave dhe produkteve siguruar likuiditet shtesë (në mars ata arritën në mbi mjekësore, ushqimit dhe produkteve bujqësore €400 milionë, 0.9% të PBB-së) • Plani stimulues fiskal për të ofruar rreth €5.2 • Moratoriumi për kthimin e borxheve për të gjitha miliardë (prej të cilave €2.1 miliardë janë garanci bizneset dhe individët kreditore) në shtyrje tatimore; subvencione në para • Mbështetja përmes Fondit të Zhvillimit të gatshme dhe kredi dhe garanci për bizneset • Skema e garancive për kreditë e dhëna nga bankat. • Shtyrja e TAP dhe kontributeve të mbrojtjes sociale • Moratoriumi për pagesën e dividendëve dhe heqja e deri në 2021. tatimit mbi dividendët • Mbulesa për paga për 3-muaj për sektorin mikro dhe NVM • Mbështetja për ndërmarrjet e mëdha: 50% e pagës minimale për të gjithë punonjësit, kontrata e të cilëve mori fund 13