98220 Ulja Nxehtit e Të Përballja me normalen e re të klimës SFIDA E NDRYSHIMIT KLIMATIK PËR BALLKANIN PERËNDIMOR SHQIPËRIA BOSNJA DHE HERCEGOVINA KOSOVA IRJ E MAQEDONISË MALI I ZI SERBIA GRUPI I BANKËS BOTËRORE PO SHKOJMË DREJT NJË KLIME AKOMA MË TË ASHPËR Parë nga një vlerësim i kthjellët, “Ulja e të Nxehtit: Përballja me Normalen e re të Klimës” dokumenton se, nëse nuk ndërmerret asnjë veprim i mëtejshëm, ka 40% shanse që ngrohja të tejkalohet me 4ºCelsius (C) përpara vitit 2100, gjatë jetës së fëmijëve dhe nipërve tanë. Ai pasqyron një tablo të zymtë të asaj që do të duket bota. E ndërkohë që moti ekstrem po bëhet normalja e re, dhe rreziqet ndaj sigurisë për ushqim, ujë dhe energji po rriten, ndikimi do të ndjehet tek të gjithë, në veçanti tek të varfrit. Raporti, i përgatitur në bashkëpunim me Institutin e Potsdamit për kërkimet mbi ndikimin e klimës dhe i filluar nga Grupi i Bankës Botërore në nëntor 2014, merr në shqyrtim provat më të fundit shkencore mbi rreziqet e ndryshimit të klimës ndaj zhvillimit. I treti në serinë e raporteve mbi “Uljen e të nxehtit”, ky raport ekzaminon skenarët klimatike në tre rajone, Amerikën Latine dhe Karaibe, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, dhe Evropën dhe Azinë Qendrore, duke përfshirë perspektivat dhe ndërlikimet për Ballkanin Perëndimor në këtë regjim të vështirë klimatik. Por, lajm i mirë është se kjo e ardhme nuk ka pse të jetë fati ynë. Ka zgjidhje. Së pari, duhet të pranojmë realitetin e asaj ç’ka na thonë shkencëtarët, dhe të kuptojmë realisht se ne jemi brezi i fundit që mund të shpëtojë planetin. Kjo kërkon përpjekje të bashkërenduara dhe ndryshim të çdo aspekti të jetës së njeriut, ndryshim domethënës teknologjik, ekonomik, institucional dhe në sjellje. E mbi të gjitha, kërkon drejtim në çdo nivel të shoqërisë. 1 PËRBALLJA ME NORMALEN E RE TË KLIMËS REALITETI I DITËVE TONA Moti ekstrem tashmë po prek njerëzit kudo, duke dëmtuar të vjelat, vijën bregdetare dhe duke vënë në rrezik mjetet e jetesës. • Bota është 0.8°C mbi periudhën para-industriale, me ndikime të ndryshimeve klimatike të vëzhguara, të tilla si rritja e nivelit të detit (me 19 centimetra nga 1901- 2010), zhdukja e akullnajave dhe rritja e ngjarjeve të motit ekstrem; • Humbjet nga ngjarjet ekstreme të motit janë rritur nga 50 miliard dollarë në vit në 1980, në gati 200 miliard dollarë gjatë dekadës së fundit; • Ngrohja me përafërisht 1.5°C mbi periudhën para-industriale është ngulitur tashmë në sistemin klimatik të Tokës për shkak të emetimeve të gazit serrë (si dyoksid karboni dhe metan) të projektuara në të kaluarës. Kjo do të thotë se ndikimet e ndryshimeve klimatike, si valët e të nxehtit, thatësira, stuhitë dhe raste të tjera të motit ekstrem, mund të jenë të pashmangshme; • Për nxjerrë në pah këto të dhëna, shkencëtarët njoftuan se 2014-ta do të ishte viti më i nxehtë i regjistruar në histori. 2 E ARDHMJA GLOBALE: ME 4°C DHE MË SHUMË Ne po përjetojmë ndryshimet e klimës të shkaktuara nga dora e njeriut në një normë të paprecedentë në historinë e njerëzimit. Pavarësisht përpjekjeve të bëra deri më tani, emetimet globale të gazit serrë vazhdojnë të rriten pa kufij. Shkencëtarë dhe studiues kanë dalë në përfundimin se me përqasjen “biznes si zakonisht”, do të arrijmë regjimin e ri të klimës me 4°C ose edhe më shumë, përpara vitit 2100, me pasoja alarmante: • I nxehti ekstrem i paprecedentë do të behët më i shpeshtë; • Ndryshimet në strukturën e reshjeve që do të ndikojnë në sasinë e disponueshme të ujit; • Prodhim i reduktuar i të korrave që do të sjellë rritjen e shqetësimit për sigurinë e ushqimit; • Përshpejtim i humbjes së biodiversitetit dhe zhdukjes së specieve; • Mundësia e acidifikimit të oqeanit që do të ndikojë në ekosistemet marine, peshkim dhe turizëm; • Ngritja e nivelit të detit do të vazhdojë për shekuj, ndoshta do të rritet me 2 metra për çdo gradë ngrohje; • Zhvendosja e shtresës së akullit të Antarktikut Perëndimor do të shkaktojë rritje të papritur në nivelin e detit; • Gropat e karbonit si pyjet dhe ngrica e përhershme që mbajnë gazin metan mund të kthehen në emetues të gazit serrë duke sjellë efekte shkatërruese për klimën dhe planetin. 3 SFIDA E KLIMËS PËR BALLKANIN PERËNDIMOR Në Ballkanin Perëndimor, mbizotërimi i bujqësisë që ushqehet me ujë shiu, bën që sektori i bujqësisë të jetë veçanërisht i ndjeshëm ndaj ndryshimit të modeleve të reshjeve dhe rritjes së temperaturës. Ekstremet e klimës me një botë 4°C më të ngrohtë në Ballkanin Perëndimor do të sjellë rreziqe të mëdha jo vetëm për bujqësinë, por edhe për sigurinë e energjisë dhe popullsisë. Ato përfshijnë: • Ballkani Perëndimor do të bëhet një nga pikat më të nxehta të planetit, me valë më të shpeshta të nxehti, që do të shpeshtohen me 80% të muajve të verës në një botë 4°C më të ngrohtë. • Temperatura mesatare verore në Ballkanin Perëndimor mund të ngrihen me 7.5°C më lart se periudha para-industriale. Me ngrohjen e klimës, akullnajat e vogla të zonës do të zhduken brenda pak dekadave. • Reshjet parashikohen të zbresin me 20-30% në Ballkanin Perëndimor me ngrohjen 4°C. • Rritja e shpeshtësisë (me 20%) e ditëve të thata do të jetë një kërcënim i madh për bujqësinë. • Sasia e ujit që do të kemi në dispozicion në verë pritet të ulet përgjatë shekullit. Prurja vjetore e lumenjve mund të zbresë më shumë se 45% në 2100 në një botë 4°C më të nxehtë. • Rreziku nga përmbytjet dimërore dhe verore pritet të rritet, veçanërisht përgjatë Danubit, Savës dhe Tizës. • Prodhimi i të korrave në Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë mund të bjerë me 50% në vitin 2050 me rritjen e temperaturës. • Hidro-energjia, e cila luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me energji elektrike të rajonit, do të përballet me rreziqe. Në Shqipëri, për shembull, prodhimi mesatar vjetor i hidrocentraleve të mëdhenj mund të reduktohet me 15% dhe 20% për hidrocentralet e vegjël. • Rreziqet ndaj shëndetit do të rriten; ndërsa klima ngrohet, rritet kërcënimi i etheve tropikale. Vdekshmëria si pasojë e të nxehtit mund të rritet me 20% në 1,000 për milion njerëz. 4 KUNDËRPËRGJIGJJA NDAJ SFIDËS SË NDRYSHIMIT KLIMATIK Skenari me rritje të temperaturave me 4°C ose më shumë nuk ka përse të jetë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor ose e botës. Duke bashkërenduar përpjekjet, ne mund të ulin të nxehtin. Shumë nga ndikimet klimatike më të këqija të projektuara në raportin “Ulja e të nxehtit” mund të shmangen duke e mbajtur të nxehtin poshtë 2°C. Ndërkohë, duhet të dyfishohen përpjekjet për të forcuar aftësinë përtëritëse dhe menaxhimin e rreziqeve, për tu përballuar me ndryshimin klimatik të pranishëm tashmë, gjatë dekadave të ardhshme. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke vepruar në këtë aspekt, përfshirë këtu, bashkëpunimet me një sërë partnerë të zhvillimit. Kjo broshurë thekson disa shembuj të mbështetjes për masat klimatike të Grupit të Bankës Botërore. Këtu përshihen trajtimi i rreziqeve për burimet ujore dhe bujqësinë, dhe shfrytëzimi i mundësive për efiçencën e energjisë dhe modernizimin e infrastrukturës për një rritje të pastër, më efikase dhe konkurruese. Konstatimet e raportit “Ulja e të Nxehtit” na tregojnë se, duhet një shtysë më e madhe që Ballkani Perëndimor të rrisë plotësisht sfidën e ndryshimeve klimatike. Vendimet e ditëve të sotme mbi politikën e investimeve do të ndryshojnë rrënjësisht rrezikun e ardhshëm klimatik dhe intensitetin e karbonit në rajon. Shumë çështje, në veçanti ato që lidhen me kapacitetin përshtatës, menaxhimin e burimeve ujore ose infrastrukturën energjetike, kanë dimensione të forta rajonale, për më tepër nga ndërlidhjet gjeografike dhe ekonomike. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfida është që të përqendrojnë, nën një qasje të përbashkët rajonale, veprimet e tyre në nivel kombëtar kundrejt ndryshimeve klimatike. 5 SHQIPËRI NË GARË KUNDËR NDRYSHIMIT KLIMATIK Ulja e dobësisë së sektorit bujqësor nëpërmjet përshtatjes: Më shumë se gjithçka tjetër, bujqësia mbështet jetën e popullit shqiptar, pasi siguron bazën e të ardhurave për shumicën e popullsisë dhe shërben si rrjet për sigurinë e punësimit. E gjithë kjo është në rrezik me ndryshimin e klimës. Përshtatja është çelësi i së ardhmes, përfshirë: shfrytëzimin e pyllëzimit dhe pritave për mbrojtjen e tokës së punueshme nga erozioni; përdorimi i ujitjes me pika dhe modernizimi i sistemeve ekzistuese; mbjellja e kulturave vendase që mund të jenë rezistente ndaj ndryshimeve të klimës; përmirësimi i menaxhimit të arave dhe tokës, përfshirë lëvrimin minimal dhe rrethimi i të korrave me shpatet. Përqendrimi në shërbimet mjedisore: Një projekt i miratuar rishtazi për shërbimet mjedisore, siç janë kapja e karbonit, mbrojtja e argjinaturave, furnizimi me ujë për prodhimin e energjisë, ujitje, ujë të pijshëm dhe kanalizime, do të mbështesë praktikat e menaxhimit të qëndrueshëm të tokës në zonat rurale malore të prirura për erozion dhe do të ndihmojë në ndërtimin e aftësisë ripërtëritëse (si në të ardhura dhe mjete të jetesës) në komunitetet e atyre zonave. 6 SHFRYTËZIMI I PYJEVE TË SHQIPËRISË PËR PËRFTIM DHE KLIMËN Më shumë pemë do të thotë më shumë para për Shqipërinë. Shqipëria është një nga vendet e para që kap karbonin në tokën e zhveshur. Ajo po mbjell pemë dhe ndihmon pyjet të rigjenerohen pa ndërhyrjen e njeriut apo kafshëve. Nën një program të Bankës Botërore të përfunduar së fundmi, 60% e pyjeve të Shqipërisë po menaxhohen tashmë nga organet e qeverisjes vendore. Çdo komunitet përfton mbi 2,000 dollarë nga karboni i kapur. Vendi shet uljen e emetimeve, nga karboni që kapet nga pemët në rritje, me vlerë të përllogaritur në 11 milion dollarë për Fondin e Bankës Botërore për BioKarbonin. SHQIPËRI | 7 BOSNJA DHE HERCEGOVINA FORCIMI I AFTËSISË RIPËRTËRITËSE DHE PËRSHTATJA E INFRASTRUKTURËS Projekti për Zhvillimin e Ujitjes: Në Bosnje dhe Hercegovinë, një e pesta e fuqisë punëtore është e punësuar në bujqësi. Qëllimi i këtij projektit është përmirësimi i performancës së sistemeve të ujitjes dhe mbështetja e fermerëve. Ai përqendrohet në investime me prioritet të lartë që synojnë rehabilitimin dhe modernizimin e sistemeve të ujitjes. Duke qenë, deri më sot, investimi më i madh i ujitjes në vend, projekti do të mbështesë përpjekjet për të bërë përqasjen me politikat e ujitjes së Bashkimit Evropian dhe për të trajtuar çështjet e ndryshueshmërisë së klimës. Mbrojtja nga përmbytjet: Rritja e dukurisë së shirave të mëdhenj dhe ngjarjeve të përmbytjeve të mëdha, si pasojë e ndryshimeve klimatike, paraqet gjithashtu rreziqe për bujqësinë dhe mjetet e jetesës. Në maj 2014, përmbytja më e keqe e regjistruar në historinë e vendit, shkaktoi rreth 15% ulje të të ardhurave kombëtare nga dëmet dhe humbjet. Ajo shkatërroi jetë dhe mjete të jetesës. Lumenjtë u frynë, malet u gërryen, dhe vendi u godit nga fatkeqësia. Përmbytja rrënoi qytete dhe mbuloi me ujë fushat e sapo lëruara. Shkarjet e dheut shkatërruan rrugë dhe infrastruktura të tjera jetike. Njerëzit u larguan nga shtëpitë e tyre, duke kërkuar tokë të thatë dhe strehim. Kjo ishte një parashikim i asaj që do të vijë. 8 PROJEKTI PËR RIMËKËMBJEN NGA PËRMBYTJA Në përgjigje të përmbytjes në Bosnje dhe Hercegovinë në maj 2014, Grupi i Bankës Botërore nisi projektin 100 milion dollarësh për rimëkëmbjen nga përmbytja. Projekti do të përmbushë nevojat kritike dhe kthejë funksionimin e infrastrukturës së nevojshme për shërbimet publike dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, si zhvillimi rural, energjia, transporti, furnizimi me ujë dhe kanalizime. Projekti do të ofrojë asistencë teknike dhe do të ngrejë kapaciteteve, po aq të rëndësishme sa projektimet e rritjes së përmbytjeve, sa dhe ndryshimet klimatike, për të ndihmuar në rritjen e aftësisë ripërtëritëse ndaj fatkeqësive. BOSNJA DHE HERCEGOVINA | 9 KOSOVA PLOTËSIMI I NEVOJAVE NË RRITJE PËR ENERGJI ME VEPRIMIN KUNDËR NDRYSHIMIT KLIMATIK Vlerësimi Mjedisor i Vendit (VMA): VMA-ja e Kosovës është një mjet analitik i Bankës Botërore që përdoret për të integruar çështjet mjedisore në strategjitë, programet dhe projektet e ndihmës për zhvillim. Ai është një mjet i vlefshëm për trajtimin e ndryshimit të klimës. Prioritet mjedisore i vendit për pesë vitet e ardhshme është harmonizimi i legjislacionit mjedisor të Kosovës me atë të BE-së. Kjo do të thotë që legjislacioni dhe metodologjia mjedisor të përfshihen në të gjithë sektorët; ngritja dhe zgjerimi i institucioneve për zbatimin e politikave mjedisore. VMA-ja mbështet planin e qeverisë për tu përqendruar, ndër të tjera, në monitorimin e ndotësve të mëdhenj industrialë si dhe pikat e nxehta; rritjen e aksesit në ujë të pastër; krijimin e programeve për riciklimin e ujërave të zeza dhe mbetjeve të ngurta; dhe aplikimin e koncepteve të efiçencës së energjisë në sektorët e ekonomisë. Ngritja e efiçiencës së energjisë dhe energjisë së rinovueshme në të ardhmen e Kosovës: Aktualisht, sistemi i energjisë elektrike i Kosovës nuk mund të plotësojë kërkesën e nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike të vendit. Prodhimi i energjisë mbështetet në dy centrale të vjetër dhe jo të besueshëm, që funksionojnë me djegie të linjitit, njëri prej të cilëve është planifikuar të dalë jashtë përdorimit në vitin 2017. Së bashku me ngrohjen e paqëndrueshme të ndërtesave, kryesisht nga elektriciteti i pa menaxhuar dhe i pa rregulluar që mbështet në dru zjarri dhe linjiti, kjo gjë nuk është as ekonomike dhe as e qëndrueshme për mjedisin. 10 KOSOVA: PROJEKTI PËR EFICENCËN E ENERGISË DHE ENERGJINË E RINOVUESHME (KEEREP) Efiçenca e energjisë dhe energjia e rinovueshme mund të ndihmojnë në zbutjen e mungesave të projektuara të energjisë në Kosovë, duke rritur sigurinë e energjisë dhe mjedisin e qëndrueshëm. Projekti KEEREP përqendrohet në efiçencën e energjisë, energjinë e rinovueshme, investimet në ndërtesa publike, si dhe mbështetja me politika dhe nisma rregullatore për energjinë e rinovueshme dhe efiçencën e energjisë. Kjo është në përputhje me Plan Veprimet kombëtare të qeverisë për efiçencën e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, të cilat bëjnë thirrje për kursim të energjisë me 9% brenda 2018 dhe arritjen e objektivit 25% energji e rinovueshme deri në vitin 2020. KOSOVA | 11 ISH REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË TË SHOHIM DREJT NJË TË ARDHME TË GJELBËR Ulja e cenimit të sistemeve bujqësore nga ndryshimet klimatike në IRJ të Maqedonisë: Raporti “Ulja e të Nxehtit” në pah se, në IRJ e Maqedonisë, ndryshimi i klimës përbën kërcënim të menjëhershëm dhe themelor, sepse bujqësia, nga të gjithë sektorët, është një nga më të ndjeshmit ndaj klimës, dhe mjetet e jetesës e komuniteteve rurale vihen në rrezik. Raporti konstaton se duhet një plan i qartë për përafrimin e politikave bujqësore me ndryshimin e klimës, zhvillimin e aftësive të institucioneve bujqësore kryesore, dhe ndërmarrjen e investimeve të nevojshme në infrastrukturë, shërbime mbështetëse dhe përmirësime në fermë. Realizimi i rritjes së gjelbër në IRJ të Maqedonisë: Programi analitik dhe mbështetës për rritjen e gjelbër dhe ndryshimin klimatik ka filluar në vitin 2011, me mbështetjen financuese të Bankës Botërore dhe qeverive të Norvegjisë dhe Suedisë. 12 NJË PLAN PËR RRITJEN E GJELBËR Vlerësimi i vendit për rritjen e gjelbër ka një qasje praktike për identifikimin e sfidave specifike dhe mundësitë me të cilat përballet IRJ e Maqedonisë për ndërtimin e së ardhmes së rritjes të gjelbër dhe i paraqet ato në një formë të dobishme për vendimmarrësit. Raporti trajton zbutjen, përshtatjen, dhe çështjen më sfiduese të qëndrueshmërisë së burimeve, ajrit të pastër. Raporti përmbledh punën analitike të ndërmarrë në sektorë dhe çështje të përzgjedhura si kritike për të përcaktuar dhe kuptuar rrugën e rritjes së gjelbër të vendit, duke vëne theksin mbi veprimin klimës. ISH REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË | 13 MALI I ZI PËRQENDRIMI TEK RRITJA E GJELBËR DHE ME AFTËSI RIPËRTËRITËSE Projekti i menaxhimit dhe pastrimit të mbetjeve industriale do të ndihmojë Malin e Zi të mbrojë burimet natyrore dhe të zvogëlojë rreziqet ndaj shëndetit publik si pasojë e ekspozimit ndaj vend-depozitimeve të caktuara të mbetjeve industriale, të cilat kanë ndikim domethënës në mjedis. Rregullimi i vend-depozitimit të mbetjeve dhe menaxhimi i qëndrueshëm i mbetjeve janë parime kyçe të rritjes së ardhshme ekonomike në sektorin e turizmit në Malin e Zi. Bashkëpunimi i Malit të Zi me Bankën Botërore për këtë projekt do të ndihmojë Malin e Zi të trajtojë disa nga pikat mjedisore më kritike në vend. Projekti 5-vjeçar prej 50 miliard dollarë filloi në nëntor 2014. Projekti i efiçiencës së energjisë: Studimet e kryera në mesin e viteve 2000 nxorën në pah se, në Malin e Zi konsumi i energjisë ishte shumë i lartë dhe ndërgjegjësimi për mënyrat e arritjes së efiçiencës së energjisë ishte i ulët në krahasim me tendencat dhe praktikat në vendet e Bashkimit Evropian. Qeveria zhvilloi Planin e Malit të Zi për efiçencën e energjisë (MEEP) për 2008-12, duke mbështetur programe për zhvillimin e efiçencës së energjisë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Për ta arritur këtë gjë, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë filluan programe për përmirësimin e efiçiencës së energjisë në objektet publike, përkatësisht shkolla dhe spitale. 14 MALI I ZI: PËRMIRËSIMI I PERFORMACËS SË EFIÇIENCËS TË ENERGJISË MEEP po investon në pajisjen me aparatura të modernizuara për kursimin e energjisë në rreth 28 shkolla dhe spitale. Po bën izolimin e çative dhe ndërtesave dhe përmirëson sistemet e ngrohjes, nënstacionet dhe rrjetet. Objektet e përzgjedhura tu modernizuar, u zgjidhën mbi bazën e potencialit të tyre në kursimin e energjisë, shpërndarjes gjeografike, numrit të përdoruesve, si dhe ndikimin social dhe demografik. Deri më sot, tetë shkolla, një konvikt studentësh dhe gjashtë spitale janë pajisur me pajisje moderne. Kursimi në energjinë e ngrohjes varion ndërmjet 30 dhe 60%. MALI I ZI | 15 SERBIA KONTROLLI I PËRMBYTJES, UJITJES DHE KULLIMIT Projekti i rehabilitimit të ujtitjess dhe kullimit: Pas një dekade të rënies së buxheteve të mirëmbajtjes në vitet 1990, kontrolli i përmbytjeve dhe infrastruktura e kullimit në Serbi u përkeqësuan. Një Projekt i përfunduar së fundmi mbështeti rehabilitimin e infrastrukturës me përparësi të kullimit dhe ujitjes. Ai ndihmoi në zvogëlimin e rrezikut të dëmeve në njerëz, toka, të korra, pasuri dhe infrastrukturë, si dhe ndihmoi në përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore në Serbi. Në total, u rehabilituan 45 sisteme kontrolli të përmbytjeve dhe sisteme kullimi, me mbi 440,000 hektarë tokë të mbrojtur nga përmbytja në mbarë vendin, duke ofruar nivel mbrojtje më të lart në mbi një milion njerëz. U krijuan mbi 20 shoqata të përdoruesve të ujit dhe u rehabilituan dy sisteme ujitje. Kontrolli i përmbytjes: Reshjet e papara të Majit 2014 shkaktuan përmbytje masive në Serbi, ashtu si edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Reshjet e mëdha çuan në rritjen e shpejtë të nivelit të ujit në tetë lumenjtë kryesorë të vendit. Përmbytjet shkatërruan shtëpi, ura dhe seksione  rrugësh. Fatkeqësia marri jetë njerëzish, detyroi evakuimin masiv të njerëzve nga shtëpitë në zonat e prekura nga përmbytja, dhe ndërpreu energjinë elektrike në mijëra familje. Kjo ishte një shenjë e asaj që na pret në të ardhmen me ndryshimet klimatike. 16 SERBI: PROJEKTI PËR RIMËKËMBJEN NGA PËRMBYTJA Huaja 300 milion dollarë për Projektin e rimëkëmbjes nga përmbytja po mbështet vendin për plotësimin e nevojave kryesore në sektorët e energjisë dhe bujqësisë, riparimin e infrastrukturës së dëmtuar për kontrollin e përmbytjeve, dhe po e ndihmon Serbinë të reagojë më mirë ndaj fatkeqësive natyrore. Operacioni, në veçanti, ndihmoi në mbylljen e boshllëqeve financiare duke blerë energji për të siguruar energjinë elektrike gjatë dimrit të vitit 2014. Ai do të rimëkëmbë dhe forcojë infrastrukturën kryesore të sektorit të energjisë elektrike, dhe do të financojë investime për efiçencën e energjisë. Në sektorin e bujqësisë, projekti do t’ju ofrojë fermerëve, në zonat e prekura, të ardhurat e nevojshme për të investuar në fermat e tyre. Gjithashtu, Projekti do të ndihmojë përmirësimin e aftësisë ripërtëritëse nga fatkeqësitë nëpërmjet riparimeve të infrastrukturës kryesore për parandalimin e përmbytjeve. SERBIA | 17 „Kundërpërgjigjja jonë ndaj sfidës së klimës do të përcaktojë trashëgiminë e brezit tonë. Basti nuk ka qenë kurrë më i lartë.” Dr. Jim Yong Kim, President, Grupi i Bankës Botërore