95242 Projekti i zhvillimit të burimeve natyrore June 14, 2010   PYJET Projekti i zhvillimit të burimeve natyrore Vështrim i përgjithshëm Pyjet mbulojnë më shumë se 50 % të sipërfaqes së Shqipërisë. Bujqësia dhe pyjet kanë qenë dy sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e zonave rurale dhe ekonomisë kombëtare shtetërore. moll Periudha e tranzicionit u karakterizua nga migrimi masiv i brendshëm dhe i jashtëm i popullsisë, zbatim i dobët i ligjeve dhe rregulloreve dhe mbishfrytëzim i burimeve natyrore – që ka rezultuar në degradim të konsiderueshëm të pyjeve dhe kullotave dhe gërryerje të dheut. Banka Botërore dhe Qeveria e Suedisë po mbështesin planifikimin paraprak të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave dhe investimet në 240 Njësi të Pushtetit Vendor (NPV) nëpërmjet Projektit të zhvillimit të burimeve natyrore (PZHBN). Sfida MULTIMEDIA Pas rreth dy dekadash tranzicioni, prerje të Loading the player ... paligjshme, mbikullotje të pyjeve dhe kullotave dhe degradim të vazhdueshëm, shqiptarët që jetojnë në zonat rurale filluan të ndërgjegjësohen rreth ndikimeve dëmtuese mbi mjedisin. Banorët janë organizuar në shoqata me bazë komunitetin me qëllimin kryesor të mbrojtjes dhe përdorimit racional të burimeve të tyre. Fermerët, si pjesë e shoqatave të përdoruesve të pyjeve dhe kullotave, ushtruan presion mbi Qeverinë për të transferuar tek ata të drejtat e përdorimit dhe pronësisë të pyjeve dhe kullotave. Qasja More Results Në qershor 2008, Qeveria e Shqipërisë formalizoi transferimin e të drejtave të tokës tek 345 NPV, si një përgjigje përmbyllëse ndaj një procesi pilot në vitin 1998. Projekti pilot, i cili ishte pjesë e Projektit shqiptar të pyjeve i financuar nga Banka Botërore, u dha të drejtat vetëm 30 NPV. Pas vendimit të Qeverisë, edhe 315 NPV të tjera 400,000 ton dhe erozion të reduktuar. përfituan nga marrëveshja. 25% rritje në të ardhurat nga Aktualisht, 60 përqind e tokave pyjore dhe kullotave janë aktivitetet pyjore, pyjet dhe transferuar nga pronësi shtetërore në komunale; këto burime kullotat komunale; përdoren nga pothuajse një milion njerëz. 50% rritje në të ardhurat nga aktivitetet pyjore dhe bujqësore në mikro-ujëmbledhës. Rezultatet Projekti, me shumë të përgjithshme 19.4 milionë USD, përfshirë një kredi të IDA-s prej 7 milionë USD, GEF (Global SLIDE-SHOWS Environmental Facility) me rreth 5 milionë USD dhe një Slide-Show: Pyje dhe kullota të bashkëfinancim prej 5.2 milionë nga Qeveria e Suedisë, menaxhuara nga komunitetet synon krijimin ose ruajtjen e një menaxhimi të qëndrueshëm Slide-Show: Sekuestrimi i komunitar të burimeve natyrore në rreth 240 komunitete, në dyoksidit të karbonit në Shqipëri të gjithë vendin, në tokat kodrinore dhe malore të prekshme nga erozioni. Kjo nga ana e saj do të sjellë: - Produktivitet dhe të ardhura të rritura për familjet rurale si rezultat i përfshirjes së tyre në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave, degradim të pakësuar të dheut, menaxhim të përmirësuar të ujit dhe ruajtjen e biodiversitetit. - Mbrojtja e pyjeve po kontribuon edhe në uljen e sedimentimit në kanalet e ujitjes dhe digat e prodhimit të energjisë. - Transferimi i pronësisë së tokës dhe të drejtave të përdoruesve ofron stimuj më të mirë për të menaxhuar dhe mbrojtur këto burime, të cilat tani janë më afër njerëzve. - Punësimi i rreth 6,000 punëtorëve, përfshirë 1900 gra dhe 1900 familje përfituese, që nga fillimi i projektit. 25% rritje në të ardhurat nga aktivitetet pyjore, pyjet dhe kullotat komunale; 50% rritje në të ardhurat nga aktivitetet pyjore dhe bujqësore në mikro-ujëmbledhës; 400,000 ton dhe erozion të reduktuar. Përvec pyjeve, ujëmbledhësve dhe bujqësisë, projekti po mbështet edhe iniciativen e kapjes së dyoksidit të karbonit në tokat e degraduara nëpërmjet masave të thjeshta mbrojtëse si gardhet, kontrolli i kullotjes së kafshëve dhe pyllëzime në zonat shumë të zhveshura në 24 komuna (6272.36 ha). Këto janë ndër komunat më të varfra në vend, me një nivel mesatar varfërie prej 42%. Shqipëria është një nga vendet e para që kap dyoksidin e karbonit në tokat me erozion. Fondi i Biokarbonit i Bankës Botërore ka arritur një marrëveshje me Qeverinë për të blerë uljet e shkarkimeve të marra nga këto aktivitete të kapjes së dyoksidit të karbonit. Vendi do t’i shesë këto ulje të shkarkimeve me një vlerë të përllogaritur në 11 milionë dollarë Fondit të Biokarbonit të Bankës Botërore. Shqipëria ka shumë potencial në kapjen e dyoksidit të karbonit për shkak të zonave të gjera me toka të braktisura dhe me erozion të lartë. Kjo do të tërhiqte vëmendjen e investitorëve të tjerë për të ndihmuar Shqipërinë të pyllëzojë tokat e saj të degraduara, por në të njëjtën kohë të jetë në gjendje të kapë dyoksid karboni që do të sillte përfitime të drejtpërdrejta për komunitetet që janë pjesë e skemës si dhe për globin.  —DRITA DADE, Drejtuese e Projektit Duhej të ishe këtu para 10 vitesh që të shikoje. Nuk kishte bimësi, por vetëm toka shumë të degraduara dhe pyje të mbikullotura. Nëpërmjet disa ndërhyrjeve në kuadër të projektit të mëparshëm të Bankës Botërore, ne i bëmë një shërbim shumë të madh pyllit. Ne e pastruam dhe e rralluam që të mundësonim rritjen më të mirë të pemëve të mira dhe të krijonim hapësirë për kafshët e egra që të ktheheshin në pyjet tona. Ne ndaluam kullotjen e dhive dhe kafshëve për tri vitet e para. Ajo cfarë shikojmë tani tregon se me menaxhim të duhur ne mund të kemi kthim të drurit të cilësisë së mirë, kafshëve dhe bimëve të tjera.  —Një fermer nga Gjalish, Komuna Ulëz, Mat DREJT SË ARDHMES Menaxhimi më i qëndrueshëm komunitar i burimeve natyrore në Shqipëri do të sjellë produktivitet, të ardhura më të larta, dhe në përgjithësi, përmirësime në burimet natyrore të tokës dhe ujit për sektorin publik. Komunat e mbështetura nga Projekti i Pyjeve dhe ai i Zhvillimit të burimeve natyrore.