79683 The World Bank VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN E KOSOVËs nË vitin 2011 Mars 2013 Banka Botërore Rajoni i Europës dhe Azisë Qendrore Agjencia e Statististikave të Kosovës Njësia për reduktimin e Varfërisë dhe Departamenti i Statistikave Sociale menaxhimin ekonomik Sektori i Standardit jetësor www.worldbank.org www.esk.rks-gov.net The World varfËria nË konsum Bank nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 2 varfËria nË konsum nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 HYRJE Ky raport, fokusohet në varfërinë absolute, duke krahasuar standardet jetësore kundrejt një pragu të varfërisë, që mbahet i palëvizur në kushte reale në kohë dhe hapësirë. Kufiri i varfërisë azhurnohet me kalimin e kohës për të korigjuar për ndryshimet në çmime. Konsumi në këtë raport është përdorur si matës i mirëqenies apo pasurisë individuale. Konsumi i ekonomisë familjare është llogaritur si vlerë e tërësishme e shpenzimeve të ekonomisë familjare në gjëra ushqimore dhe jo-ushqimore siç jepet në Anketën e Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) anketë përfaqësuese në nivel vendi që realizohet çdo vit, përfshirë vlerësimin e çfarëdo ushqimi të prodhuar në shtëpi dhe që është konsumuar nga ekonomia familjare. Duke iu përmbajtur praktikave të kaluara në Kosovë, shpenzimet në gjëra afatgjata dhe në qera janë të përjashtuara nga konsumi. Anketat e ABEF-it të vitit 2009, 2010 dhe 2011 janë bazuar në kornizën e rë të mostrës të vitit 2008 andaj të dhënat e të tri viteve janë të krahasueshme. Standardi jetësor lidhur me vlerën aktuale të konsumit të një ekonomie familjare varet nga madhësia dhe struktura demografike e ekonomisë familjare. Për këtë arsye konsumi i ekonomisë familjare pjesëtohet me numrin e ekuivalentëve të të rriturve në familje për të llogaritur matësin e mirëqenies, e që është konsumi për ekuivalentin për të rritur. Figura 1: Varfëria dhe varfëria e skajshme sipas vendbanimit (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 35.3 35 34.5 33.1 30.7 31.5 30 29.2 29.7 26.7 26.7 25 20 2009 2010 15 2011 13.2 12.5 12.1 10.7 10.2 10 9.4 8.5 8.2 7.8 5 0 Urbane Rurale Totale Urbane Rurale Totale Varfëria Varfëria ekstreme Në këtë raport janë përdorur dy kufij të varfërisë, një kufi i varfërisë që konsiderohet adekuat për përmbushjen e nevojave themelore dhe një kufi më i ulët i varfërisë së skajshme. Pas përshtatjes/korigjimit për inflacionin, kufijtë e varfërisë dhe varfërisë së skajshme janë: • 2011: 1.72€ dhe 1.20€ për ekuivalentin për të rritur në ditë • 2010: 1.61€ dhe 1.07€ për ekuivalentin për të rritur në ditë • 2009: 1.55€ dhe 1.02€ për ekuivalentin për të rritur në ditë 3 The World varfËria nË konsum Bank nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 Shkalla e varfërisë për kokë banori mat përqindjen e popullsisë, ku konsumi i ekuivalentit për të rritur i të cilëve është më i ulët se sa kufiri i caktuar i varfërisë. Duke u bazuar në ABEF-in e vitit 2011 është vlerësuar se 29.7 përqind e popullsisë së Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë ndërsa 10.2 përqind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë së skajshme (Figura 1). Duke krahasuar të dhënat për të tri vitet, mund të vërehet se shkalla e varfërisë është zvogëluar për 5 pikë të përqindjes prej vitit 2009 në vitin 2010 dhe është rritur në masë të vogël nga viti 2010 në vitin 2011 për 0.5 pikë të përqindjes. Rritja e varfërisë së vitit 2011 është brenda margjinave të gabimit në mostrimin e ABEF-it, që do të thotë se në thelb varfëria nuk ka ndryshuar nga viti 2010 në vitin 2011. Shkallët e varfërisë në të tri vitet janë më të larta në vendbanimet rurale përveç shkallës së varfërisë së skajshme të vitit 2009 që është me e lartë në vendbanimet urbane (Figura 1). Figura 2: Indeksi i hendekut të varfërisë për kufirin e varfërisë dhe varfërisë së skajshme 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 12 10 8 6 4 2 0 Varfëria në Varfëria në Varfëria e Varfëria e Varfëria e Varfëria e Zonat Urbane Zonat Rurale Përgjithshme Skajshme në Skajshme në Skajshme e Zonat Urbane Zonat Rurale Përgjithshme 2009 9.8 9.5 9.6 3.0 2.7 2.8 2010 6.9 7.5 7.3 1.9 1.8 1.9 2011 7.1 7.8 7.5 2.1 2.1 2.1 Hendeku i varfërisë mat thellësinë e varfërisë dhe merr parasysh edhe përqindjen e popullsisë që jeton nën kufirin e varfërisë por edhe madhësinë e diferencës në mes të kufirit të varfërisë dhe konsumit mesatar të atyre që gjinden nën kufirin e varfërisë. Krahasuar me shkallën e varfërisë, përparësia e hendekut të varfërisë është se llogarit/identifikon ndryshimet në mirëqenien që zhvillohet nën kufirin e varfërisë, siç është rasti kur ekonomitë familjare bëhen më pak të varfra por jo aq sa të kalojnë kufirin e varfërisë. Nga viti 2009 në vitin 2010 thellësia e varfërisë duke u bazuar në varfërinë e përgjithshme është zvogëluar ndërsa është rritur ndjeshëm nga viti 2010 në vitin 2011 (Figura 2). Trend i ngjashëm ka karakterizuar ndryshimet në thellësinë e varfërisë së skajshme. Thellësia e varfërisë është më e lartë në vendbanimet rurale në 2010 dhe 2011 ndërsa e kundërta qëndron për vitin 2009. Thellësia e vërfërisë së skajshme është pothuajse e njejtë në vendbanimet urbane dhe rurale. 4 varfËria nË konsum nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 Tabela 1: Shpërndarja e të varfërve sipas llojit të vendbanimit (%) 2010-2011 Burimi: ABEF 2010-2011 Shpërndarja e të Varfërve të Shpërndarja e Popullsisë Shpërndarja e të Varfërve Skajshëm Vendbanimi 2010 2011 Ndryshimi 2010 2011 Ndryshimi 2010 2011 Ndryshimi Urbane 37.4 37.2 -0.2 34.2 33.4 -0.8 35.4 34.4 -1.0 Rurale 62.6 62.8 0.2 65.8 66.6 0.8 64.6 65.6 1.0 E përgjithshme 100.0 100.0 0.0 100.0 100.0 0.0 100.0 100.0 0.0 Në vitin 2011 rreth dy të tretat e të varfërve dhe atyre që jetojnë në varfëri të skajshme jetojnë në vendbanimet rurale. Përqindja e të varfërve që jetojnë në vendbanimet rurale është më e lartë në vitin 2011 për një pikë përqindjeje Tabela 2: Koeficienti Gjini (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 Vendbanimi 2009 2010 2011 Urbane 33.9 31.1 29.6 Rurale 27.2 27.1 25.8 E përgjithshme 30.2 29.0 27.6 Koeficienti Gjini është matësi më i përdorur i pabarazisë. Koeficienti Gjini baraz me një (100%) nënkupton se i gjithë konsumi i takon një personi ndërsa duke iu afruar zeros do të thotë se konsumi është i shpërndarë në mënyrë të barabartë në mes të të gjithë personave, do të thotë niveli i konsumit është i njejtë/barabartë për gjithë popullsinë. Të dhënat në Tabelën 2 tregojnë se pabarazia në Kosovë është relativisht e ulët dhe është zvogëluar nëpër vite. Duket qartë se përgjatë tri viteve pabarazia në vendbanimet urbane ka mbetur më e lartë se në vendbanimet rurale. Rënia e pabarazisë nga viti 2010 në vitin 2011 ka ndodhur si rezultat i rënies së konsumit të gjysmës së personave që gjinden në maje të shpërndarjes, ndërsa konsumi i pjesës tjetër që është më e varfër ka mbetur pothuajse konstante. Figura 3: Incidenca e varfërisë sipas madhësisë së ekonomive familjare (%) 2011 Burimi: ABEF 2011 50 Shkalla e varfërisë (%) 40 38 32 31 30 30 30 28 28 27 21 23 20 10 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Numri i anëtarëve në ekonomi familjare Ngjashëm me vitet paraprake, në vitin 2011 ekonomitë familjare me më shumë anëtarë janë më të varfëra: shkalla më e lartë e varfërisë është e pranishme në mesin e ekonomive familjare me tetë anëtarë ndërsa më e ulëta në mesin e ekonomive familjare me tre anëtarë (Figura 3). Afër një e treta e ekonomive familjare Kosovare të madhësisë mesatare (gjashtë anëtarëshe) janë të varfëra. 5 The World varfËria nË konsum Bank nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 Figura 4: Shpërndarja e varfërisë sipas madhësisë së ekonomive familjare (%) 2011 Burimi: ABEF 2011 25 20 15 10 5 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10+ POPULLSISË SË VARFËR % 0.3 2.2 2.8 7.7 15.4 19.6 14.0 12.2 7.0 17.8 POPULLSISË SË PËRGJITHSHME % 0.3 2.2 3.8 9.9 15.2 18.3 14.6 9.5 6.2 19.8 Siç vërehet nga Figura 4, një përqindje e madhe e të varfërve jetojnë në ekonomitë familjare me pesë deri në tetë anëtarë dhe atyre me dhjetë e më shumë anëtarë. Tabela 3: Incidenca e varfërisë dhe shpërndarja e të varfërve sipas burimit kryesor të të ardhurave të ekonomisë familjare (%) 2010-2011 Burimi: ABEF 2010-2011 Burimi kryesor i të ardhurave Shkalla e Varfërisë Shpërndarja e të Varfërve Shpërndarja e Popullsisë   2010 2011 2010 2011 2010 2011 Rrogat dhe pagesat nga 19.7 19.8 17.5 16.4 25.2 24.5 sektori publik Rrogat dhe pagesat nga 28.5 26.2 21.9 21.0 19.6 23.8 sektori privat Bujqësia 38.5 36.2 9.8 9.5 7.7 7.8 Puna me meditje 43.5 33.7 13.5 11.0 10.9 9.7 Biznese tjera të 16.1 20.6 8.5 9.8 14.5 14.1 ekonomive familjare Pensionet 43.6 44.1 8.6 8.2 6.1 5.5 Remitancat nga jashtë 24.2 30.2 6.5 7.4 8.6 7.3 Remitancat e tjera 38.3 51.1 0.6 0.3 0.3 0.1 Ndihmat sociale 73.0 79.0 10.9 14.6 5.2 5.5 Të tjera 46.8 35.0 2.2 1.9 1.7 1.6 E përgjithshme 29.2 29.7 100.0 100.0 100.0 100.0 Në vitin 2011 shkalla më e ulët e varfërisë është tek ekonomitë familjare që varen kryesisht nga rrogat nga sektori publik, biznesi privat (të vet-punësuarit) dhe nga rrogat e sektorit privat (Tabela 3). Duke krahasuar të dhënat nëpër vite vihet re se shkalla e varfërisë është rritur për ekonomitë familjare që burim kryesor të të ardhuarve kanë të 6 varfËria nË konsum nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 ardhurat nga biznesi, remitencat, ndihmat sociale dhe pensionet. Në krahasim me vitin 2010 në vitin 2011 gjendje më e mirë është hasur tek ekonomitë familjare që kryesisht varen nga të ardhurat e punës me meditje. Sa i përket shpërndarjes së të varfërve në të dy vitet afër 40 përqind e të varfërve jetojnë në ekonomitë familjare që kryesisht varen nga rrogat nga sektori publik dhe privat. Varfëria e shprehur tek personat e punësuar me pagë mund të arsyetohet me pagat e ulëta, numri i madhë i personave të varur, ose të dy arsyet. Figura 5: Varfëria sipas gjinisë së kryefamiljarit (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 40 Meshkuj 39.8 Femra 30 34.3 37.2 29.1 30.6 29 20 10 0 2009 2010 2011 Shkalla e varfërisë është më e shprehur në mesin e ekonomive familjare ku kryefamiljari është i gjinisë femërore (Figura 5). Nga viti 2009 në 2010 shkalla e varfërisë tek ekonomitë familjare me kryefamiljar femër është zvogëluar dhe pastaj rritur për nëntë pikë përqindje nga viti 2010 në vitin 2011. Ndryshimi i madhë i shkallës së varfërisë tek familjet me kryefamljar femër duhet të trajtohet me kujdes për shkak të mostrës së vogël të ekonomive familjare me kryefamiljar femër, përafërsisht 200 ekonomi familjare në vit. Figura 6: Varfëria sipas gjinisë së individëve (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 40 Meshkuj Femra 30 33.9 35.0 29.2 30.3 20 28.5 29.9 10 0 2009 2010 2011 Figura 6 paraqet lidhjen në mes të varfërisë dhe gjinisë së individëve. Në vitin 2011, 30.3 përqind e femrave në Kosovë jetojnë në varfëri në krahasim 29.2 përqind të meshkujve-një pikë përqindje diferencë. Nga viti 2009 në vitin 2010 shkalla e varfërisë është zvogëluar ndjeshëm më shumë tek mashkujt sesa tek femrat. Megjithatë, e kundërta është hasur nga viti 2010 në 2011 kur varfëria është rritur më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, edhepse një diferencë e vogël. 7 The World varfËria nË konsum Bank nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 Figura 7: Shkalla e varfërisë dhe shpërndarja e të varfërve në bazë të nivelit më të lartë të arsimimit të përfunduar (15 vjet e më shumë) (%) 2011 Burimi: ABEF 2011 50 44.0 45 38.7 40 37.6 36.4 35 32.6 30 32.5 25 24.8 20 19.9 15 15.7 Shkalla e Varfërisë 12.1 10 Shpërndarja e të Varfërve Shpërndarja e Popullsisë 8.0 5 3.4 0 Më pak se shkollën Shkollën fillore Shkollën e mesme ose Nivelin terciar fillore të plotë profesionale Individët me nivel më të ulët të shkollimit kanë më shumë gjasa për të qenë të varfër në krahasim me ata me nivel më të lartë të shkollimit (Figura 7). Më shumë se një e treta e individëve që nuk kanë përfunduar as shkollën fillore jetojnë në ekonomi familjare të varfëra në krahasim me 12 përqind të atyre që kanë shkallë universitare. Rreth dy të tretat e të varfërve kanë më pak se shkollën e mesme të përfunduar. Tabela 4, në faqen tjetër, prezenton informatat në nivel të individëve duke analizuar lidhjen në mes të vërfërisë dhe aktivitetit kryesor të personave, me fokus në personat e moshës 15 vjet e më shumë. Në vitin 2011 shkalla më e lartë e varfërisë është hasur në mesin e të papunësuarve dhe të pensionuarve ose personave me aftësi të kufizuara. Duke u referuar tek përbërja e popullsisë së varfër mund të vërehet se afër 30 përqind e të varfërve të rritur janë të papunë. Nga viti 2010 në vitin 2011 shkalla e varfërisë është zvogëluar për personat që aktivitet kryesor kanë punën me meditje për 11 pikë përqindje. Rritja më e lartë e varfërisë është vërejtur tek personat e vet-punësuar dhe punëtorët familjar pa pagesë për gjashtë dhe tre pikë përqindje respktivisht. 8 varfËria nË konsum nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 Tabela 4: Incidenca e e varfërisë dhe shpërndarja e të varfërve sipas aktivitetit kryesor të individëve (15 vjet e më shumë) (%) 2010-2011 Burimi: ABEF 2010-2011 Aktiviteti kryesor Shkalla e Varfërisë Shpërndarja e të Varfërve Shpërndarja e Popullsisë   2010 2011 2010 2011 2010 2011 Punëdhënës 7.6 8.5 0.2 0.2 0.6 0.5 I punësuar me pagë 17.0 17.3 10.6 8.6 17.6 14.4 Bujk, si burim jetese 31.5 29.4 3.3 2.8 3.0 2.8 Punëtor me meditje 40.4 29.3 4.4 3.3 3.1 3.2 Të vetëpunësuar tjerë 15.6 21.9 2.2 2.4 4.0 3.1 Punëtor familjar pa pagesë 22.7 20.1 0.7 0.5 0.8 0.7 Nxënës /Student 28.9 30.4 16.8 28.8 16.4 27.5 Pensionuar ose me aftësi të 28.1 29.6 11.7 10.7 11.7 10.4 kufizuar Papunësuar 33.9 36.1 29.0 25.1 24.1 20.2 Amvise/bërësi detyrave 31.4 29.5 20.5 17.0 18.4 16.7 shtëpiake Tjerë 66.4 63.4 0.6 0.8 0.2 0.4 E përgjithshme 28.2 29.7 100.0 100.0 100.0 100.0 Figura 8: Shkalla e varfërisë sipas vendbanimit për popullsinë e përgjithshme dhe fëmijët e moshës 0-18 vjeçare (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 39.6 38.6 40 36.8 35.3 34.1 34.0 34.5 35 33.1 32.8 32.5 31.5 30.7 30.3 29.8 29.7 29.2 30 26.7 26.7 25 20 15 10 5 0 Urbane Rurale Totale Urbane Rurale Totale Popullsia e përgjithshme 2009 2010 2011 Fëmijët e moshës 0-18 9 The World varfËria nË konsum Bank nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 Figura 8 prezenton statistikat për shkallën e varfërisë për fëmijët. Për këtë analizë fëmij definohet çdo person nga mosha zero (foshnjet me më pak se një vit) deri në dhe duke përfshirë moshën 18 vjeçare. Fëmijët kanë më shumë gjasa se të tjerët për të qenë të varfër. Shkalla e varfërisë së fëmijëve në vitin 2011 është 32.8 në krahasim me 29.7 sa është për popullsinë e përgjithshme. Figura 9: Shkalla e varfërisë së skajshme sipas vendbanimit për popullsinë e përgjithshme dhe fëmijët e moshës 0-18 vjeçare (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2010-2011 16 14.7 13.9 13.5 14 13.2 12.5 12.1 11.6 11.6 11.6 12 10.7 10.2 9.9 9.7 9.5 10 9.4 8.5 8.2 8 7.8 6 4 2 0 Urbane Rurale Totale Urbane Rurale Totale Popullsia e përgjithshme 2009 2010 2011 Fëmijët e moshës 0-18 Figura 9 pasqyron të dhënat e varfërisë së skajshme për fëmijët. Definimi fëmij është i njejtë sikur në atë të përdorur në Figurën 8. Fëmijët janë më të prirur për të qenë të varfër sesa popullsia e përgjithshme. Në vitin 2011 shkalla e varfërisë së skajshme tek fëmijët ka qenë 11.6 në krahasim me 10.2 që është për popullsinë e përgjithshme. Nëpër vite pothuajse nuk ka pasur ndryshime në shkallën e varfërisë së skajshme për fëmijët. 10 varfËria nË konsum nË republikËn e kosovËs nË vitin 2011 Tabela 5: Shkalla e varfërisë sipas llojit të ekonomive familjare (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 Lloji i ekonomisë familjare 2009 2010 2011 Pa fëmij 28.7 19.4 19.7 Me fëmij 35.7 30.9 31.3 Me katër ose më shumë fëmij 42.7 36.2 34.2 Epërgjithshme 34.5 29.2 29.7 Table 6: Shkalla e varfërisë së skajshme sipas llojit të ekonomive familjare (%) 2009-2011 Burimi: ABEF 2009-2011 Lloji i ekonomisë familjare 2009 2010 2011 Pa fëmij 10.8 4.0 7.7 Me fëmij 12.9 8.9 10.6 Me katër ose më shumë fëmij 16.9 9.6 14.0 Epërgjithshme 12.5 8.2 10.2 Tabelat 5 dhe 6 prezentojnë të dhënat për varfërinë e përgjithshme dhe të skajshme për lloje të ndryshme të ekonomive familjare. Shkalla e varfërisë së skajshme është më e lartë tek ekonomitë familjare që kanë fëmij. Ekonomitë familjare me katër ose më shumë fëmij kanë shkallë edhe më të lartë të varfërisë së përgjithshme dhe asaj të skajshme. Për më shumë informata ju lutemi kontaktoni: T: +381 38 200 31 143 E: infoask@rks-gov.net Publikuar nga: Agjencia e Statistikave të Kosovës Rr. Zenel Salihu Nr. 4 Prishtinë, Kosovë Kur i përdorni të dhënat citoni burimin 11 VARFËRIA The World NË KONSUM NË Bank REPUBLIKËN E KOSOVËs nË VITIN 2011 Mars 2013