Korniza e Menaxhimit Social dhe Mjedisor për Projektin e Ekonomisë Dixhitale të Kosovës Ministria e Zhvillimit Ekonomik Përmbajtja Hyrje ...................................................................................................................................................... 4 Fakte Bazë mbi Kosovën.................................................................................................................... 6 Objektivat dhe Komponentët e Projektit.............................................................................................. 11 Vijat e Përkrahjes Buxhetore ............................................................................................................... 13 Vija e Përkrahjes Buxhetore për Investime ...................................................................................... 13 Vija e përkrahjes financiare për shtrirjen e lidhshmërisë me internet brezgjerë ......................... 14 Vija e përkrahjes financiare për nënkomponentët e realizuar nga MZHE-ja .............................. 18 Vija e Përkrahjes Buxhetore për Ndërtimin e Kapaciteteve ............................................................ 20 Ngritja e kapaciteteve të menaxhimit mjedisor ............................................................................ 20 Politikat e BB-së që aplikohen në Projekt ........................................................................................... 21 Pasqyra e Legjislacionit Vendor .......................................................................................................... 23 Investimet e Kualifikueshme dhe të Pakualifikueshme ....................................................................... 28 Shtrirja e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera ................................................................................. 28 Instalimi/ndërtimi i antenave, kullave dhe stacioneve të monitorimit, Rehabilitimi i qendrës së monitorimit ....................................................................................................................................... 29 Aktivizimi i lidhjeve të RRKHE-së. ................................................................................................ 30 Përjashtimi i Politikave të BB-së ..................................................................................................... 31 Kategoritë e Shoshitjes Mjedisore ....................................................................................................... 32 Vlerësimi Mjedisor .............................................................................................................................. 34 Vlerësimi Social ................................................................................................................................... 35 Mekanizmi i Korrigjimit të Shqetësimeve ....................................................................................... 35 Trajtimi i Rreziqeve Mjedisore ............................................................................................................ 36 Ndikimet në Mjedis .......................................................................................................................... 36 Masat Zbutëse .................................................................................................................................. 36 Monitorimi i Pajtueshmërisë Mjedisore............................................................................................... 38 Shpalosja dhe Konsultimet .................................................................................................................. 39 Procesi i Shqyrtimit Mjedisor .............................................................................................................. 40 Të gjithë nën-huamarrësit/nën-projektet për nënkomponentët 1.1. dhe 1.2 të përfshirë në shtrirjen e rrjeteve brezgjera do të ndjekin procesin e shqyrtimit mjedisor të paraqitur skematikisht më poshtë. .......................................................................................................................................................... 40 Për nënkomponentët 1.2, 2.1. dhe 1.2, nën-projektet e ekzekutuara nga MZHE do të ndjekin procesin e shqyrtimit mjedisor të paraqitur skematikisht më poshtë. .............................................. 41 SHTOJCA ............................................................................................................................................ 42 SHTOJCA 1 - Përgjegjësitë dhe Pjesëmarrësit Kyç ........................................................................ 42 SHTOJCA 2 - Pyetësori për vlerësimin e rrezikut mjedisor për shtrirjen e infrastrukturës brezgjerë - zbatuar nga ISP-ja .......................................................................................................................... 44 SHTOJCA 3 - Lista Kontrolluese e Planit të Menaxhimit Social dhe Mjedisor.............................. 45 SHTOJCA 4 - Modeli i Planit të Menaxhimit Social dhe Mjedisor ................................................ 66 SHTOJCA 5 - LISTA E PROJEKTEVE QË E KANË SI OBLIGIM TË KALOJNË NJË VNM .. 68 SHTOJCA 6 - LISTA E PROJEKTEVE QË do të shqyrtohen rast pas rasti, në përputhje me kriteret e përcaktuara në shtojcën 7, me qëllim të përcaktimit nëse duhet t'i nënshtrohen VNM-së74 SHTOJCA 8 - Procesverbalet e mbledhjeve të konsultimit të KMSM-së ...... Error! Bookmark not defined. 1 Akronime ARKEP Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare Banka Banka Botërore ED Ekonomia Digjitale VM Vlerësimi Mjedisor PRE Programi i Reformës Ekonomike (i Kosovës) KMSM Korniza e Menaxhimit Social dhe Mjedisor PMSM Plani i Menaxhimit Social dhe Mjedisor BE Bashkimi Evropian BPV Bruto Prodhimi Vendor QK Qeveria e Kosovës MKSH Mekanizmi i Korrigjimit të Shqetësimeve SHKSH Shërbimi i Korrigjimit të Shqetësimeve (i Bankës Botërore) IAL Institucionet e Arsimit të Lartë SH-S Shëndeti dhe Siguria 2 BRD Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (e Grupit të Bankës Botërore) TIK Teknologji të Informimit dhe Komunikimit IDA Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (i Grupit të Bankës Botërore) FPI Financimi i Projektit Investues ISP-të Ofrues të Shërbimit të Internetit: TI Teknologjia e Informimit KODE Projekti i Ekonomisë Digjitale të Kosovës M dhe V Monitorimi dhe Vlerësimi SKZH Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 (e Kosovës) NGA Rrjetet e Qasjes së Gjeneratës së Ardhshme RRKHE Rrjeti Kombëtar i Hulumtimit dhe Edukimit SKMS Sistemi Kombëtar i Menaxhimit të Spektrit OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik PO / PB Politika Operacionale / Procedura të Bankës PPP pariteti i fuqisë blerëse ose partneritet publiko-privat DSV Diagnostikimi Sistematik i Vendit AT Asistenca Teknike BB Banka Botërore GBB Grupi i Bankës Botërore BP Ballkani Perëndimor WoW Projekti Pilot Gratë në Punë Online YOU Programi i Rinisë Online dhe Rritjes 3 Hyrje Projekti i Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE) është iniciuar nga Qeveria e Kosovës si pjesë e Programit të saj KODE, i cili synon të rrisë qasjen dhe përdorimin e TIK-ut përmes zgjerimit të infrastrukturës së rrjeteve brezgjera në të gjitha zonat e pambuluara, forcimit të kapitalit njerëzor, përkrahjes së bizneseve digjitale dhe digjitalizimit të bizneseve të tjera. Programi KODE, i cili u krijua si rezultat i dialogut të Bankës Botërore dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Kosovës (MZHE), është pasqyruar në Programin e Reformës Ekonomike të Kosovës (PRE) 2018-2020 dhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim (SKZH) (masa # 30 'Shtrirja e infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit''). Për më tepër, Këshilli Kombëtar për Investime (KKI) ka përfshirë KODE-n në Listën e Projekteve të veta (infrastrukturore) Prioritare duke përdorur Klauzolën e Investimeve1. Përkrahja për Projektin KODE nga Banka Botërore (BB) u kërkua në tetor 2017, me qëllim që një numër i aktiviteteve të programit KODE të financohen nga kredia e IDA-s për një periudhë pesëvjeçare. Të gjitha këto aktivitete janë unike dhe nuk janë zbatuar më parë në Kosovë. Përfituesit janë të shumëllojshëm dhe të shumtë (mbi 200,000 banorë), duke përfshirë komunitetet rurale, komunitetin e hulumtimit dhe inovacionit, ofruesit e shërbimeve të internetit dhe të rinjtë e nën-punësuar. Kjo Kornizë e Menaxhimit Social dhe Mjedisor (KMSM) është përgatitur nga Departamenti i Postë- Telekomunikacionit dhe TI-së i MZHE-së, dhe është e detyrueshme sipas Politikave të BB-së të Masave Mbrojtëse për këtë lloj projekti. Dokumenti i KMSM-së, ndër të tjera, shërben si një mjet për të shoshitur nën- projektet dhe, duke u bazuar në shoshitje, udhëzon klientin në procedurat e kujdesit të duhur për mjedisin, duke përfshirë VM-të dhe menaxhimin e mjedisit në të gjitha fazat e ciklit të projektit. Të gjithë nën-projektet që do të financohen në kuadër të Projektit KODE, duke përfshirë financimin e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera të internetit, ndërtimin/instalimin e stacioneve fikse të monitorimit (duke përfshirë kulla antenash dhe antena), rehabilitimin e dhomës qendrore të kontrollit në Prishtinë dhe infrastrukturës që mundëson RRKHE-në (instalimin e kabllove të rrjetit optik ) do t'i nënshtrohen një procesi të shqyrtimit mjedisor duke përfshirë procedurat e përshkruara në këtë dokument. MZHE-ja do t’i përdorë këto procedura për (i) menaxhimin mjedisor të nën-projekteve të zbatuara nga MZHE-ja dhe për (ii) shqyrtimin dhe vlerësimin e nën-projekteve të Ofruesve të përzgjedhur të Shërbimeve të Internetit (OP), si dhe për të informuar ISP-të dhe Kontraktuesit për kërkesat mjedisore për vlerësimin e nën--kredisë, në mënyrë që nën- projektet (një seksion i veçantë që duhet të lidhet nga një ISP) të mund të zbatohen në mënyrë të shëndoshë mjedisore. Këto procedura dhe kërkesa përfshijnë legjislacionin mjedisor të Kosovës, ligjet dhe aktet nënligjore të ndërtimit dhe politikat e masave mbrojtëse të Bankës Botërore2. Të gjitha aktivitetet e Projektit duhet të jenë në përputhje me rregullat kombëtare dhe Politikat e BB-së, duke mbizotëron si rregull më të rreptat. 1 Gjatë vitit 2015, në marrëveshje me FMN-në Qeveria e Kosovës prezantoi të ashtuquajturën "klauzolë të investimeve"; një mundësi që lejon shpenzime shtesë mbi deficitin prej 2% të BPV-së për projekte zhvillimore të financuar nga IHF-të dhe me ndikim në rritjen ekonomike. Koncepti "klauzola e investimeve" do të thotë saktësisht: ‘Zbutje e rregullit fiskal që kufizon deficitin buxhetor , pra huamarrjen për financimin e projekteve të investimeve publike (...) që do t'i mundësojnë qeverisë të hyjë në negociata me IHF-të dhe donatorët për të financuar projekte kapitale me rëndësi publike që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në zhvillimin e sektorit privat'. Korniza Afatmesme e Shpenzimeve, Ministria e Financave, 2017-2019,, http://www.kryeministri- ks.net/repository/docs/Medium_Term_Expenditures_Framework.pdf Më 3 gusht 2016, Këshilli Kombëtar për Investime i Kosovës miratoi klauzolën e rishikuar të investimeve, duke përfshirë zgjerimin e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera për mbulimin e zonave rurale, shkollave dhe spitaleve si një nga projektet e veta prioritare. 2 Politikat e Masave Mbrojtëse të Bankës Botërore - Politikat Mjedisore, Politikat Sociale, Politikat Ligjore dhe Politika për Shpalosje e 4 Dy lloje të financimit do të konsiderohen në kuadër të Projektit KODE: financimi i (a) kapitalit punues, dhe (b) investimi. Procedurat e shqyrtimit mjedisor, të kryera vetëm për nën-projektet e investimeve, në thelb përbëhen nga shoshitja mjedisore, vlerësimi mjedisor (VM), planifikimi i menaxhimit mjedisor, masat zbutëse dhe monitorimi i pajtueshmërisë me planin e veprimeve të rekomanduara për zbutjen e rreziqeve mjedisore. Shoshitja Mjedisore do të kryhet nga MZHE-ja për të gjitha projektet në një fazë të hershme të shqyrtimit të nën-huave për të përcaktuar kategorinë e duhur mjedisore për nën-projektet e propozuara. Bazuar në rezultatin e shoshitjes, do të aplikohet një vlerësim mjedisor (VM) që i përket kategorisë së bashkëngjitur mjedisore. Përdoruesit e fondeve (MZHE-ja dhe ISP-të për nën-projektet e tyre respektivisht) do të jenë përgjegjës për përgatitjen e VM-së së kërkuar (PMSM ose lista kontrolluese e PMSM-së) dhe për konfirmimin e marrjes nga autoritetet përkatëse së çdo lejeje të nevojshme për nën-projektet siç përshkruhet nga legjislacioni kombëtar dhe në përputhje me procedurat e Bankës Botërore, siç përshkruhen në këtë dokument. Përgjegjësia e përgjithshme për pajtueshmërinë mjedisore të projektit KODE i mbetet MZHE-së. Varësisht nga kategoria mjedisore e bashkangjitur, që për këtë projekt mund të jetë B ose C, dhe nga tiparet e vendndodhjes, VM-ja përfshin një nga dokumentet e mëposhtme: a) një Plan Menaxhimi Mjedisor (PMM), c) një vlerësim të thjeshtuar mjedisor, e ashtuquajtura lista kontrolluese e PMM-së, ose d) një deklaratë të justifikuar që nuk kërkohet asnjë VM. Zbatimi i PMM-ve është përgjegjësi e Kontraktorëve, por do të monitorohet nga MZHE-ja dhe ISP-të respektivisht. Edhe procesi i përgjithshëm i shqyrtimit, aprovimit dhe mbikëqyrjes i kryer nga ISP-të do të monitorohet nga MZHE-ja. Nuk do të financohen nën-projektet e kategorisë A dhe/ose me rrezik të lartë ose kërkojnë VNM sipas Ligjit të Kosovës për Mjedisin. Në përgjithësi, procedurat mjedisore të aplikuara në ciklin e nën-projektit dhe përgjegjësitë e palëve kyçe janë përshkruar në detaje më poshtë. Bankës; www.worldbank.org/safeguards 5 FAKTE BAZË MBI KOSOVËN Kosova është shteti më i ri në Evropë. Pas përvojës së saj si pjesë e ish Jugosllavisë, Kosova u bë territor i veçantë nën administrimin e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1999 dhe në vitin 2008 shpalli pavarësinë. Që atëherë, vendi ka bërë përparim të konsiderueshëm socio-ekonomik, duke përfituar nga përkrahja ndërkombëtare dhe diaspora e konsiderueshme. Me politikat e orientuara sipas objektivit politik të integrimit evropian, Kosova synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian (BE). Megjithatë, duke qenë se statusi ndërkombëtar i shtetit nuk është zgjidhur ende, zhvillimi ekonomik përballet me vështirësi unike në fusha të tilla si transporti, telekomunikacioni, bujqësia, bankat dhe sigurimet. Probleme të mëtejshme po shkatërrojnë tensionet vendore dhe rajonale dhe çështjet me zbatimin e sundimit të ligjit, si dhe zhvillimi i demokracisë pjesëmarrëse3. Nga pikëpamja demografike, Kosova është aktualisht vendi më i ri i Evropës. Kosova ka një popullsi prej 1.8 milion banorësh. Mosha mesatare është rreth 26, dhe rreth 38 për qind e popullsisë është më e re se 20 vjeç. Kështu, popullsia përfaqëson një burim për prosperitetin e ardhshëm të vendit. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Kosova nuk përballet me presionet fiskale dhe ekonomike të shkaktuara nga një popullsi e plakur, dhe një forcë e re e trajnuar mirë mund të jetë një avantazh krahasues për rritjen e produktivitetit, duke u zhvendosur në sektorët ekonomikë modernë dhe përfundimisht duke përshpejtuar rritjen ekonomike. Megjithatë, deri më tani, modeli i rritjes së Kosovës nuk ka qenë në gjendje të ulë shkallët e larta të papunësisë; të ofrojë punë formale për më shumë njerëz, veçanërisht gratë dhe të rinjtë; dhe të ndryshojë prirjen e migrimit të jashtëm, i cili ofron mundësinë kryesore për të rinjtë dhe për personat shumë të aftë dhe të arsimuar mirë4. Pasqyra e Vendit Kosova është një vend pa dalje në det në qendër të Evropës Juglindore që kufizohet me Shqipërinë, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe Serbinë. Sipërfaqja e saj e përgjithshme është 10.887 km katrore, çka e bën vendin e 168-të nga madhësia në botë. Vendi ndodhet në një lartësi mbidetare prej 400-700 m, i rrethuar nga disa vargmale të larta, me lartësi nga 2.000 deri 2.500 m5. Popullsia 1.8 milionëshe e Kosovës vazhdon të rritet, prandaj ka pasur një rritje në zgjerimin e vendbanimeve dhe ndryshime në përdorimin e tokës. Në vitin 2012, vendbanimet mbuluan 4.7% të territorit të Kosovës, krahasuar me 3.7% në vitin 2002. Tokat bujqësore janë ulur nga 31.3% e territorit të Kosovës në vitin 2002 në 27.8% në vitin 2012 (për shkak të zgjerimit të vendbanimeve). Tokat pyjore u rritën nga 42.1% e territorit të Kosovës në vitin 2002 në 44.7% në vitin 2012. Në vitin 2012, rreth 78% e popullsisë është furnizuar me ujë nga furnizimi publik me ujë (4% më shumë se në 2011), ndërsa rreth 56% e popullsisë kishte qasje në shërbimet e ujërave të zeza (5% më shumë se në vitin 2011)6. Kosova përmban pellgjet e sipërme të katër lumenjve që rrjedhin në tre Dete të ndryshme: Adriatik, Egje dhe i Zi. Lumi Ibër derdhet në lumin Danub, duke e bërë atë pjesë të një prej sistemeve kryesore të lumenjve të Evropës. Kosova siguron një ujëmbledhës për ujërat që rrjedhin në vendet fqinje, por për shkak të topografisë së saj të lartë, nuk merr ujë nga jashtë kufijve të saj. Ekziston vetëm një digë e madhe në Kosovë e ndërtuar për gjenerimin e hidro-energjisë, por vendet fqinje kanë ndërtuar diga në lumenjtë në rrjedhën e poshtme të Kosovës. Shumë pjesë të lumenjve janë ndikuar rëndë nga mihjet e zallit dhe zhavorrit dhe përpjekjet për të kontrolluar përmbytjet e lumenjve me pendë artificiale7. 3 https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html 4 Po aty. 5 Po aty. 6 https://www.eea.europa.eu/soer-2015/countries/kosovo 7 http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/Pnact349.pdf 6 Klima e Kosovës ndikohet nga afërsia e saj me Detin Adriatik dhe Egje, si dhe nga masa tokësore kontinentale evropiane në veri. Klima e përgjithshme kontinentale e modifikuar, me disa elementë të një klime sub- mesdhetare në jugun e thellë dhe një regjim alpin në malet më të larta. Dimrat janë të ftohtë me temperaturë mesatare në janar dhe shkurt prej 0 gradë celsius dhe me akumulim domethënës të dëborës, sidomos në male. Verërat janë të nxehta, me ekstreme deri në 40 gradë. Reshjet mesatare vjetore në Kosovë janë 720 mm, por mund të arrijnë në më shumë se 1.000 mm në male. Thatësirat e verës nuk janë të rralla. Lartësitë e ndryshme, ndikimet klimatike dhe tokat brenda Kosovës ofrojnë një shumëllojshmëri të gjerë të mikro-habitateve në të cilat janë përshtatur speciet bimore dhe shtazore8. Kosova është e prirur ndaj mjaft rreziqeve natyrore - duke përfshirë përmbytjet, rrëshqitjet e dheut, thatësirat, tërmetet dhe zjarret pyjore - që mund të sjellin dëme në ekonomi, në ekuilibrat fiskale dhe mirëqenien e popullatës së cenueshme. Shumë nga këto rreziqe që lidhen me klimën pritet të zmadhohen me ndryshimet e ardhshme klimatike. Këto rreziqe klimatike dhe fatkeqësish mund të ndikojnë seriozisht sektorët prodhues të ekonomisë, siç janë bujqësia, infrastruktura, energjia, burimet ujore, komunitetet dhe amvisëritë. Fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimet klimatike gjithashtu mund të pengojnë reformat dhe të shtojnë presion mbi pozicionin fiskal, të përkeqësojnë presionet ekzistuese të shpenzimeve, të pengojnë përdorimin e burimeve publike në plane afatgjata të zhvillimit dhe të kufizojnë aftësinë e një vendi për të ndërtuar rezerva për programet e zhvillimit dhe nevojat e ardhshme. Ato gjithashtu mund t’i devijojnë kapacitetet administrative të pakta qeveritare drejt operacioneve emergjente9. Ekonomia e Kosovës ka treguar përparim në kalimin në një sistem të bazuar në treg dhe ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, por është ende shumë e varur nga bashkësia ndërkombëtare dhe diaspora për ndihmë financiare dhe teknike. Remitancat nga diaspora - e vendosur kryesisht në Gjermani, Zvicër dhe në vendet nordike - llogariten të përbëjnë rreth 17% të BPV-së dhe ndihma ndërkombëtare e donatorëve përbën rreth 10% të BPV-së. Me ndihmën ndërkombëtare, Kosova ka qenë në gjendje të privatizojë shumicën e ndërmarrjeve shtetërore10. Qytetarët e Kosovës ia kalojnë vetëm moldavëve për nga varfëria në Evropë, me BPV për kokë prej 9.600 dollarësh për vitin 2017. Shkalla e papunësisë prej 33% dhe shkalla e papunësisë së të rinjve prej afro 60%, në një vend ku mosha mesatare është 26 vjeç, inkurajon emigracionin dhe ushqejnë një ekonomi të konsiderueshme informale dhe të paraportuar. Megjithatë, emigrimi mbetet sfidues, sepse Kosova nuk gëzon udhëtim pa viza në BE. Shumica e popullsisë së Kosovës jeton në qyteza jashtë kryeqytetit Prishtinë. Bujqësia jo efiçente dhe e nivelit të mbijetesës është e zakonshme - rezultati i ngastrave të vogla, mekanizimit të kufizuar dhe mungesës së ekspertizës teknike. Kosova gëzon kosto më të ulëta të punës sesa pjesa tjetër e rajonit. Megjithatë, vështirësitë në zbatimin e kontratave dhe furnizimi i pasigurt me energji elektrike kanë dekurajuar investitorët e mundshëm. Monedha zyrtare e Kosovës është euro, dhe lidhja e saj me euron ka ndihmuar në mbajtjen e inflacionit bazë të ulët11. Prodhimi i mineraleve dhe metaleve - duke përfshirë linjitin, plumbin, zinkun, nikelin, kromin, aluminin, magnezin dhe një shumëllojshmëri të gjerë të materialeve ndërtimore - dikur shtylla kurrizore e industrisë, ka rënë për shkak të vjetërimit të pajisjeve dhe investimeve të pamjaftueshme. Problemet janë përkeqësuar nga pretendimet pronësore konkurruese dhe të pazgjidhura për minierat më të mëdha të Kosovës. Furnizimi i kufizuar dhe jo i besueshëm me energji elektrike është një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik, por ka pasur disa arritje. Në vitin 2012, Kosova privatizoi rrjetin e saj të furnizimit dhe shpërndarjes. Në bashkëpunim me BB-në dhe Qeverinë e SHBA-ve, MZHE-ja po punon për të përfunduar një tender komercial për ndërtimin e termocentralit Kosova C, një termocentral i ri me linjit që do të nxisë rezervat e mëdha të linjitit në Kosovë. 8 http://pdf.usaid.gov/pdf_docs/Pnact349.pdf 9 http://documents.worldbank.org/curated/en/282091494340650708/pdf/Kosovo-SCD-FINAL-May-5-C-05052017.pdf 10 https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html 11 Po aty. 7 MZHE-ja gjithashtu ka plane për rehabilitimin e një impianti të vjetër të termocentralit Kosova B dhe zhvillimin e një miniere thëngjilli që do të mund t’i furnizonte të dyja termocentralet12. Në qershor 2009, Kosova u anëtarësua në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe filloi të shërbente pjesën e vet të borxhit të ish-Jugosllavisë. Për të ndihmuar integrimin e Kosovës në strukturat ekonomike rajonale, UNMIK-u nënshkroi (në emër të Kosovës) pranimin e saj në Zonën e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) në vitin 2006. Kosova u anëtarësua në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vitin 2012 dhe në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës në vitin 2013. Në 2016, Kosova zbatoi negociatat e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, të përqendruar në liberalizimin e tregtisë. Sipas MSA- së, Kosova - e cila merr afërsisht 58% të të ardhurave të qeverisë nga tarifat mbi importet - duhet të heqë tarifat për mallrat e BE-së gjatë shtatë viteve të ardhshme. Në vitin 2014, gati 60% e importeve të pranueshme doganore në Kosovë ishin mallra të BE-së. Në vitin 2015, Kosova negocioi një Marrëveshje Stand-By (MSB) prej 185 milionë dollarësh me FMN-në, pas përfundimit të MSB-së së saj të mëparshme në vitin 2014. FMN-ja kërkoi shtyrjen e MSB-së aktuale deri në gusht 2017 për të lehtësuar vazhdimësinë e politikave dhe për të lejuar kohë të mjaftueshme për përparimin e reformave strukturore në vazhdim. Në gusht të vitit 2015, si pjesë e procesit të normalizimit me Serbinë, Kosova nënshkroi marrëveshje për telekomunikacionin dhe shpërndarjen e energjisë, por brenda Kosovës vazhdojnë mosmarrëveshjet rreth zotëruesve të pasurive ekonomike, siç është konglomerati i minierave të Trepçës13. Ndërkohë që ekonomia e Kosovës ka vazhduar të shënojë progres, ajo ka nevojë për reforma dhe investime të mëtejshme për të mundësuar nivelin e kërkuar të rritjes për të ulur papunësinë dhe për të rritur standardet e jetesës në një mënyrë kuptimplote14. Zonat e Mbrojtura (ZM) në Kosovë Rrjeti kombëtar i zonave të mbrojtura përbëhet nga 116 zona natyrore (ose 10.9% e territorit të vendit15). Territori më i madh i zonës së mbrojtur përbëhet nga Parqet Kombëtare "Sharri" dhe "Bjeshkët e Nemuna".16 Në vitin 2012, kur, Kosova njoftoi krijimin e parkut të dytë kombëtar Bjeshkët e Nemura (62.488 hektarë), u zgjerua edhe territori i parkut të parë kombëtar Sharri. Këto dy veprime kanë rritur pjesën e përgjithshme të zonave të mbrojtura në Kosovë nga 4.36% (në 2003) në 10.9% të territorit kombëtar. Përveç dy parqeve të saj kombëtare, Kosova ka 97 Zona të Mbrojtura Natyrore të kategorive të ndryshme17. Shih hartën e mëposhtme për paraqitjen vizuale të zonave të mbrojtura18. 12 Po aty. 13 https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html 14 https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/kv.html 15 http://www.landscapeonline.de/wp-content/uploads/DOI103097-LO201545.pdf 16 Biodiversiteti dhe Zonat e Mbrojtura në Kosovë (i shkarkueshëm si PDF) . I disponueshëm në: https://www.researchgate.net/publication/259368759_Biodiversity_and_Protected_Areas_in_Kosovo [qasur në shkurt 26 2018]. 17 https://www.eea.europa.eu/soer-2015/countries/kosovo 18 http://www.landscapeonline.de/wp-content/uploads/DOI103097-LO201545.pdf 8 Burimi: Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit (2015) 9 Trashëgimi Kulturore Fizike Kosova ka qenë e banuar që nga kohët parahistorike. Gjetjet e fundit arkeologjike datojnë nga periudha e hershme neolitike, d.m.th. mijëvjeçari i 6-të para erës së re, dhe përfshijnë figurina të ndryshme antropomorfike dhe zoomorfike të pjellorisë dhe qeramika të pikturuara. Në antikitet ka pasur qendra shumë të urbanizuara të kulturës së rafinuar në zonën ku ndohet Kosova e sotme19. Prandaj nuk është çudi që Kosova ruan trashëgimi të rëndësishme kulturore dhe fetare, jo vetëm monumente natyrore. Trashëgimia kulturore e Kosovës përfshin monumentet, objektet, artefaktet si dhe atributet e tyre të paprekshme të krijuara nga të gjithë popujt që kanë jetuar në Kosovë gjatë shekujve. Sa për monumentet natyrore, Kosova ka disa liqene të vogla dhe të mesme, duke përfshirë disa liqene alpine me origjinë akullnajore që janë me interes shkencor dhe paraqesin peisazhe të bukura. Shqetësimet kryesore mjedisore Kosova ballafaqohet me një numër rreziqesh mjedisore, si më poshtë: Ndotja e ajrit është një problem i rëndësishëm në zonat urbane të Kosovës dhe një problem i moderuar për vendin në tërësi. Cilësia e ajrit të mjedisit urban është e dobët veçanërisht në Prishtinë, në zonën e Obiliqit, në zonën e Drenasit dhe në Mitrovicë. Burimet kryesore të ndotjes përfshijnë (a) djegien e drurit dhe linjitit për qëllime të ngrohjes së amvisërive/ndërtesave, dhe në një masë më të vogël nga aktivitetet e prodhimit të energjisë dhe të minierave; (b) tymi dhe emetimet nga komplekset e mëdha industriale; (c) deponitë e mbetjeve urbane dhe industriale të cilat kanë tendencë të kenë ndikime më specifike lokale; dhe (d) emetimet e automjeteve. Ndikimet kryesore në shëndet nga ndotja e ajrit janë të lidhura me nivelet e larta të grimcave (PM), të njohura edhe si grimca të imta ose pluhur20. Cilësia e Ujit. Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik mbi cilësinë e ujit të pijshëm tregojnë se ndotja e ujit të pijshëm është përgjithësisht e lidhur me kontaminimin bakterial dhe jo kimik. Pjesa më e madhe e këtij kontaminimi bakterial (fekal) ndodh në sistemet e furnizimit me ujë të qyteteve të vogla dhe zonave rurale, ku një pjesë e madhe e puseve dhe burimeve mendohet të jenë të kontaminuara, megjithëse nuk ka shifra solide. Në Kosovë ka edhe mungesë të impianteve për trajtimin e ujërave të zeza21. Mbetjet e Patrajtuara të Rrezikshme dhe Komunale. Mbetjet historike dhe aktuale industriale kanë qëndruar - për periudha të gjata kohore - në zonat e prodhimit, zonat e deponimit dhe pikat e nxehta industriale. Përveç aktiviteteve të minierave dhe industrisë që çdo vit prodhojnë rreth 1.3 milion ton mbetje (komerciale, të rrezikshme dhe jo të rrezikshme), gjenerohen edhe rreth 382,000 ton mbetje të ngurta komunale çdo vit. Aktualisht, ka një mungesë pothuajse të plotë të menaxhimit të duhur të mbetjeve në Kosovë për të gjitha llojet e mbetjeve - vendore, industriale, të kujdesit shëndetësor dhe të rrezikshme - si dhe për ndotjen e trashëguar nga kontaminimi historik. Praktika aktuale të menaxhimit të mbetjeve, nëse mbetet e pandryshuar, do të çojë në nivele të larta të ndotjes së ujërave nëntokësore dhe ajrit (për shembull, përmes metanit ose gazit të deponive), por edhe për shkak të dioksinave dhe grimcave të imta që lëshojnë kur digjen. Burimet pyjore janë nën presion që nga viti 1990, dhe shumica e drurit të prerë në mënyrë të paligjshme përdoret për dru zjarri. Prerjet u shtuan shumë për rindërtimin e shtëpive pas luftës. Për më tepër, mungojnë burimet financiare për trajtimin e duhur të silvikulturës, sidomos krasitja para-komerciale në fazën e zhvillimit të pyjeve të reja, çka është e nevojshme për t'i kthyer pyjet në menaxhimin dhe rritjen e dëshiruar22. 19 http://unesdoc.unesco.org/images/0013/001344/134426e.pdf 20 http://documents.worldbank.org/curated/en/282091494340650708/pdf/Kosovo-SCD-FINAL-May-5-C-05052017.pdf 21 Po aty. 22 Po aty. 10 Objektivat dhe Komponentët e Projektit Objektivi Zhvillimor i Projektit (OZHP) për Projektin e Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE) është të përmirësojë qasjen në infrastrukturë të shpejtësisë së lartë dhe më cilësore në zonat e Projektit dhe qasjen e qytetarëve, institucioneve publike dhe botës akademike në informatat, njohuritë dhe tregjet e punës online. Projekti KODE do ta arrijë objektivin e tij zhvillimor përmes dy grupeve kryesore të aktiviteteve: (1) duke zgjeruar qasjen e kosovarëve në infrastrukturë digjitale me shpejtësi të lartë dhe më cilësore, dhe (2) duke përkrahur kosovarët që të përfitojnë nga mundësitë e Ekonomisë Digjitale (ED) rajonale dhe globale, veçanërisht për gjenerimin e të hyrave, hulumtim dhe arsim, duke nxitur kështu rritjen e ED-së në Kosovë. Projekti KODE do të strukturohet sipas tre komponentëve kryesorë: Përfshirja Digjitale, Puna dhe Fuqizimi Digjital, dhe Përkrahja e Zbatimit të Projektit, sipas figurës së mëposhtme. Figura: Komponentët dhe nën-komponentët e Projektit KODE Komponenti 1: Përfshirja digjitale. Ky komponent do të "mbledhë" investime private për të zgjeruar lidhshmërinë në rrjete brezgjera me shpejtësi të lartë në ato zona të Kosovës ku janë identifikuar dështimet e tregut23 dhe do të përkrahë zhvillimin e rrjeteve mobile dhe cilësinë e shërbimeve mobile përmes menaxhimit më efikas të spektrit. Është e rëndësishme që duke zgjeruar lidhshmërinë brezgjerë me shpejtësi të lartë në të gjithë vendin, përfshirë edhe zonat rurale më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike, aktiviteti do të ndihmojë në përmirësimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm përmes përkrahjes për një komunikim më të mirë mes zonave të prirura për fatkeqësi dhe agjencive relevante publike gjatë dhe pas fatkeqësive. Nënkomponenti 1.1: Financimi i Lidhshmërisë Digjitale. Ky nënkomponent do të bashkë-financojë (1) shtrirjen e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë mbi bazat e neutralitetit të teknologjisë për të mbuluar: (a) vendbanime të palidhura (të bardha) në të gjithë vendin, dhe (b) institucionet publike të palidhura në të njëjtat vendbanime; dhe (2) sigurimi i asistencës teknike dhe aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve për ARKEP dhe MZHE për të përforcuar politikat mundësuese, legale, dhe ambientin rregullator, në mbështetje të shtrirjes së infrastrukturës brezgjerë në terme të qasjes së hapur e jodiskriminuese dhe zhvillim të ekonomisë dixhitale.. Përmes marrëveshjeve të bashkë-financimit publik, Projekti do të "tërheqë" 23 Përmes studimeve paraprake të fizibilitetit dhe konsultimeve publike me komunitetet dhe ISP-të 11 investime private në zona që nuk mund të shërbehen me zgjidhje të bazuara vetëm në treg24. Në mënyrë të veçantë, Projekti do të ndajë fonde për ISP-të që kërkojnë shumën më të vogël të bashkë-financimit publik për të lidhur vendbanimet e zgjedhura të pashërbyera (përfshirë amvisëritë dhe institucionet publike) me shpejtësi shkarkimi/ngarkimi prej të paktën 100 Mbps, që mund të shkallërritet më tej në të ardhmen. Lokacionet e sakta gjeografike janë identifikuar dhe janë në proces të rikonfirmimit25 dhe hartëzimit. Nënkomponenti 1.2: Përmirësimi i mjedisit mundësues për lidhshmërinë digjitale . Ky nënkomponent do të financojë Sistemin Kombëtar të Menaxhimit të Spektrit (SKMS) për të siguruar menaxhim efikas të spektrit26 në vend. . Në mënyrë specifike aktiviteti do të financojë shtrirjen e elementeve hardverike dhe softverike (p.sh. kullat dhe antenat), ngritjen (lansimin) e sistemit (duke përfshirë ngritjen e qendrës së kontrollit dhe softverin për menaxhimin e spektrit), dhe trajnimin e ARKEP-it për përdorimin dhe mirëmbajtjen e softverit dhe pajisjeve për monitorimin dhe menaxhimin e SKMS-së. SKMS-ja do të operohet nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) në përputhje me mandatin e vet sipas Ligjit. Komponenti 2: Puna dhe Fuqizimi Digjital: Ky komponent do të financojë aktivitetet për: (i) trajnimin dhe lidhjen e të rinjve lokalë të papunë/të nën-punësuar dhe, në veçanti të grave, me punën digjitale, (ii) rritjen e ndërgjegjësimit të amvisërive të lidhura në internet brezgjerë të shpejtësisë së lartë sipas nën-komponentit 1.1, për mundësitë e punës digjitale dhe mundësitë e të nxënit; dhe (iii) përkrahjen për ngritjen e RRKHE-së në Kosovë dhe lidhjen e tij me rrjetin GÉANT. Nënkomponenti 2.1: Programi i Rinisë Online dhe Rritjes (YOU). Ky nënkomponent do të financojë trajnimin dhe lidhjen e të rinjve me mundësitë e punës së pavarur dhe online në TI, duke siguruar në mënyrë proaktive regjistrimin e grave. Programi do të aftësojë përfituesit për punë online, duke përfshirë aftësimin për kryerjen e shërbimeve bazike të TI-së dhe të shërbimeve të mundësuara nga TI-ja, si profesionistë të pavarur online. Do të ndërtohet bazuar në sukseset dhe mësimet e nxjerra nga pilotet WoW në Kosovë. Është planifikuar të aftësohen deri në 2 mijë përfitues (rreth dhjetëfishi i numrit të mbuluar në dy fazat e programit ËoË, dhe rreth 1/3 e gjithsej të punësuarve në sektorin e TIK-ut në Kosovë), edhe pse ekonomitë e shkallës mund të lejojnë që nga programi të përfitojnë më shumë pjesëmarrës. Pritet që përmes këtij trajnimi përfituesit gjithashtu do të rrisin kapacitetet punëkërkuese në tregun lokal të TIK-ut. ËË Nënkomponenti 2.2: Rritja e qasjes në njohuri, informacion dhe shërbime. Ky nënkomponent do të financojë: (1) ofrimin e mbështetjes për (i) ngritjen e Rrjetit Kombëtar për Hulumtim e Edukim (RRKHE) që do të përmirësonte qasjen në dije e rrjete hulumtuese të studentëve, hulumtuesve dhe arsimtarëve nga Institucionet e Edukimit të Lartë (IEL) në Kosovë, dhe (ii) koneksionin e RRKHE-së në rrjetin GEANT; dhe (2) ofrimin e mbështetjes në rritjen e përdorimit të shërbimeve dhe informatave për tregun e punës online në shërbim të përmirësimit të qarkullimit të informatave për mundësitë e punësimit, përmes aktiviteteve të ngritjes së vetëdijes dhe ndarjes së informatave në zonat e nënshërbyera ose te pakonektuara të identifikuara në nën-komponentin 1.1 të Projektit. 24 Aranzhimi specifik i prokurimit është në diskutim me MZHE-në dhe MF-në dhe duhet të konfirmohet me klientin para Vlerësimit; alternativat për aranzhimet e prokurimit janë skema e Granteve Plotësuese ose mekanizmi i Financimit të Hendekut të Realizueshmërisë (modeli për të siguruar burime për të përmirësuar realizueshmërinë e projekteve që konsiderohen si të justifikueshme ekonomikisht, por ndryshe "të padobishme" dhe sfiduese për t’u financuar) 25 Kjo është realizuar nga MZHE-ja. Përveç kësaj, përpara identifikimit të secilit lot si të pranueshëm për bashkë-financim publik, MZHE-ja do të kryejë një takim konsultimi me ISP-të, me qëllim që të konfirmohet se nuk ka plane të miratuara investimi për tre vitet e ardhshme për lotin në fjalë (Sipas Udhëzimeve të BE-së për Ndihmën Shtetërore për Rrjetet Brezgjera, të disponueshme në: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2013:025:0001:0026:EN:PDF) 26 Menaxhimi i spektrit është kombinimi i procedurave administrative, shkencore dhe teknike të nevojshme për të siguruar funksionimin efikas të pajisjeve dhe shërbimeve të radio-komunikimit pa shkaktuar ndërhyrje. Me fjalë të thjeshta, menaxhimi i spektrit është procesi i përgjithshëm i rregullimit dhe administrimit të përdorimit të spektrit të radio frekuencave. Qëllimi i menaxhimit të spektrit është të maksimizojë efikasitetin e spektrit dhe të minimizojë ndërhyrjet. Rregullat dhe rregulloret, bazuar në legjislacionin përkatës, përbëjnë bazën rregullatore dhe ligjore për procesin e menaxhimit të spektrit". Konsulencë për Hulumtime për Spektrin për ARKEP, 2013. 12 Një rrjedhë e dytë e aktiviteteve do të synojë të rrisë përdorimin e shërbimeve online që përmirësojnë qasjen në informata dhe shërbime të lidhura me tregun e punës, duke synuar përmirësimin e flukseve të informacionit rreth mundësive të punës (p.sh. luftimi i perceptimit se "nuk ka punë� tek meshkujt që nuk janë aktivë në tregun e punës, ose rritjen e informacionit rreth opsioneve për kujdes familjar në mesin e grave).27 Në aktivitetet e ndërgjegjësimit, Projekti do të ketë një qasje të përshtatur me qëllim që të arrijë më shumë gra, çka do të rezultojë në më shumë përfituese femra, duke kontribuar kështu në trajtimin e hendekut gjinor ekzistues në pjesëmarrjen në tregun e punës dhe rrjedhimisht në hendekun gjinor në punësim. Reagimet e marra në sesionet informative do të kanalizohen në NJZP për veprimet pasuese dhe si pjesë e kornizës së Monitorimit dhe Vlerësimit. Komponenti 3: Përkrahja e Zbatimit të Projektit. Ky komponent do të financojë aktivitetet e menaxhimit të projektit (përfshirë menaxhimin e masave mbrojtëse mjedisore), menaxhimin fiduciar, komunikimet strategjike, funksionet e monitorimit dhe kontrollit, monitorimin dhe vlerësimin, si dhe angazhimin qytetar (AQ). Përveç financimit të ekipit bazë të NJZP-së të KODE-s, Projekti do të përfshijë komunikimet dhe përkrahjen e AQ-së për të rritur ndërgjegjësimin dhe pranimin e aktiviteteve të ndryshme të KODE-s dhe për të rritur nivelin e angazhimit të përfituesve të synuar, palëve kyçe të interesit dhe popullatës në përgjithësi. Kjo përkrahje do të përfshijë organizimin e konsultimeve të sektorit privat, tryeza të rrumbullakëta të komunitetit, eventet për media, publicitetin bazë (përmes faqes së internetit të projektit) dhe komunikimin në dy drejtime përmes një kanali në media sociale. Përmes komunikimeve të përqendruara dhe aktiviteteve të AQ-së, Projekti do të synojë të ndërpresë qarkullimin në rreth të informatave kthyese duke mbledhur reagimin e qytetarëve në aspekte të ndryshme të Projektit, konsideruar ato në implementimin e Projektit, dhe duke raportuar tek qytetarët se si është përfshirë reagimi i tyre. Vijat e Përkrahjes Buxhetore VIJA E PËRKRAHJES BUXHETORE PËR INVESTIME Projekti KODE do të financohet përmes një kredie të IDA-s prej 25 milionë dollarësh amerikanë për Qeverinë e Kosovës. Projekti do të përdorë instrumentin e Financimit të Projekteve të Investimeve (FPI) të BB-së. Ndarja e lëvrimeve të financimit të projektit sipas komponentëve është përfshirë në Tabelën 2 më poshtë. Projekti do të financohet plotësisht përmes kredisë së IDA-s, pa fonde shtesë të homologëve ose bashkë-financim të pritshëm. Sidoqoftë, parashikohet që fondet e projektit të shfrytëzojnë investimet nga burime të tjera, veçanërisht nga investitorët e sektorit privat që dorëzojnë oferta për kontratat e nënkomponentit 1.1. FPI-ja e KODE-s është pjesë e programit më të gjerë të Ekonomisë Digjitale të Kosovës (KODE) të QK-së. Programi "ssynon të rrisë qasjen dhe përdorimin e TIK-ut përmes zgjerimit të infrastrukturës së rrjeteve brezgjera në të gjitha zonat e pambuluara, forcimit të kapitalit njerëzor, përkrahjes së bizneseve digjitale dhe digjitalizimit të bizneseve të tjera". Financimi retroaktiv. QK-ja ka ndarë burime nga buxheti i vet për MZHE-në për të pilotuar dhe përgatitur disa aktivitete përpara miratimit të Bordit. Megjithatë, për momentin asnjë punim civil dhe investim fizik nuk është planifikuar nën marrëveshjen e financimit retroaktiv. Nga këndvështrimi i aranzhimeve financiare dhe të menaxhimit, duke përfshirë atë mjedisor, do të ketë dy lloje të nën-projekteve të financuara nga projekti: 27 Banka Botërore, Diagnostikimi i Vendeve të Punës në Kosovë, 2017, faqe 31 13 Lloji i parë i nën-projekteve do të zbatohet nga ISP-të si përdoruesit përfundimtarë të fondeve. Ky lloj i nën- projektit financohet sipas nënkomponentit 1.1 dhe përkrah vetëm shtrirjen e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera, dhe Lloji i dytë i nën-projekteve përbëhet nga të gjitha ato që do të zbatohen nga MZHE-ja dhe përfshin aktivitete të ndryshme sipas nënkomponentëve 1.2 dhe 2.2: instalimi i stacioneve të monitorimit (duke përfshirë ndërtimin e kullave për antenat), rehabilitimin e një dhome kontrolli qendror dhe instalimin e rrjetit të RRKHE- së. Vija e përkrahjes financiare për shtrirjen e lidhshmërisë me internet brezgjerë Shtrirja e lidhjes në internet brezgjerë është thelbi i Projektit KODE, prandaj është nënkomponenti i tij më i shtrenjtë. Përmbledhja e tij jepet në nënkomponentin 1.1: Financimi i Lidhshmërisë Digjitale, sipas të cilit QK- ja do të bashkë-financojë shtrirjen e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera të internetit me shpejtësi të lartë mbi bazat e neutralitetit të teknologjisë për të mbuluar: (a) vendbanime të palidhura (të bardha) në të gjithë vendin, dhe (b) institucionet publike të palidhura, sidomos institucionet shëndetësore dhe arsimore, d.m.th. shkollat fillore dhe të mesme në të njëjtat vendbanime. Aranzhimet e financimit do të ndjekin qasjen maksimizuese të financimit për zhvillim (MFZH), të propozuar nga BB-ja, brenda një tregu konkurrues të telekomunikimeve. Përmes marrëveshjeve të bashkë-financimit publik, Projekti do të "tërheqë" investime private në zona që nuk mund të shërbehen me zgjidhje të bazuara vetëm në treg28. Kjo pritet të maksimizojë ndikimin e investimeve publike në zhvillimin digjital. Në mënyrë të veçantë, Projekti do të ndajë fonde për ISP-të që kërkojnë shumën më të vogël të bashkë-financimit publik për të lidhur vendbanimet e zgjedhura të pashërbyera (përfshirë amvisëritë dhe institucionet publike) me shpejtësi shkarkimi/ngarkimi prej të paktën 100 Mbps, që mund të shkallërritet më tej në të ardhmen. Lokacionet e sakta gjeografike janë identifikuar dhe janë në proces të rikonfirmimit29 dhe hartëzimit. Palët kryesore të interesit në proces Në kontekstin e zbatimit të nënkomponentit 1.1, ka shumë palë të interesit: (i) Ofruesit e Shërbimeve të Internetit (ISP) që janë përfitues të drejtpërdrejtë (përfitues të bashkë-financimit publik); (ii) Përdoruesit fundorë (amvisëritë dhe institucionet publike) në zonat e synuara kadastrale, ku do të shtrihen rrjetet brezgjera me shpejtësi të lartë, të cilët do të përdorin shërbimet; (iii) qeveria qendrore (përfaqësuar nga institucione të shumëfishta) që është Klienti i fondeve dhe po zbaton projektin duke i përdorur këto fonde; (iv) autoritetet lokale (qeveritë e komunave) që përfaqësojnë vullnetin politik të popullatës në zonat e synuara kadastrale; dhe (v) Banka Botërore. Në Kosovë ka 54 ISP me licenca të regjistruara, shumica e të cilëve veprojnë në zonat rurale. Mes tyre është një ISP shtetërore - Telekomi i Kosovës (ose VALA). Çdo ISP do të kualifikohet për të përfituar nga bashkë- financimi publik, me kusht që të ketë fituar një tender në kuadër të këtij Projekti dhe t’i përfundojë punimet në mënyrë të kënaqshme për QK-në dhe BB-në. 28 Aranzhimi specifik i prokurimit është në diskutim me MZHE-në dhe MF-në dhe duhet të konfirmohet para Vlerësimit; alternativat për aranzhimet e prokurimit janë skema e Granteve Plotësuese ose mekanizmi i Financimit të Hendekut të Realizueshmërisë (modeli për të siguruar burime për të përmirësuar realizueshmërinë e projekteve që konsiderohen si të justifikueshme ekonomikisht, por ndryshe "të padobishme" dhe sfiduese për t’u financuar) 29 Kjo është duke u realizuar nga MZHE-ja. Përveç kësaj, përpara identifikimit të secilit lot si të pranueshëm për bashkë-financim publik, do të kryhet një takim konsultimi me ISP-të, me qëllim që të konfirmohet se nuk ka plane të miratuara investimi për tre vitet e ardhshme për lotin në fjalë (sipas Udhëzimeve të BE-së për Ndihmën Shtetërore për Rrjetet Brezgjera, të disponueshme në: http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:C:2013:025:0001:0026:EN:PDF) 14 Përdoruesit fundorë, aktualisht të vlerësuar në 61,156 individë, janë banorë ruralë të 266 zonave të synuara kadastrale në 27 komuna. Në varësi të fondeve në dispozicion, ky numër mund të ndryshojë dhe të përfshijë popullsinë nga më shumë zona kadastrale. Qeveria qendrore, ose QK, përfaqësohet nga institucionet e mëposhtme: Ministria e Financave (MF) është Klienti i Projektit KODE dhe bashkëbiseduesi kryesor me Bankën Botërore. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) është agjencia zbatuese e këtij Projekti dhe strehon Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP). Në përgjithësi, Ministria ka përgjegjësitë për të zhvilluar politika dhe legjislacion për ofrimin e shërbimeve dhe lehtësive në sektorin e telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit. Në fushën e telekomunikacionit, Ministria monitoron pajtueshmërinë me standardet evropiane që mbulojnë tarifat dhe pagesat, cilësinë e shërbimit dhe standardet teknike; zhvillon politika për nxitjen e konkurrencës dhe shërbimeve më të mira për konsumatorët. Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) do të konsultohet sipas nevojave të Projektit për çështjet që kanë të bëjnë me mandatin e vet rregullator. Në përgjithësi, ARKEP-i është përgjegjës për zbatimin e politikës së sektorit të telekomunikacionit të adoptuar nga Qeveria e Kosovës në përputhje me legjislacionin përkatës; për miratimin e rregulloreve dhe udhëzimeve sipas Ligjit për Komunikimet Elektronike; lëshimin e licencave dhe autorizimeve për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe për menaxhimin e burimeve të numërimit dhe të spektrit. Duke qenë se financimi i aktiviteteve sipas këtij nënkomponenti do të kanalizohet në bazë të rezultatit të tenderëve publikë, do të përfshihen autoritetet e prokurimit publik të Kosovës. Teksa në Kosovë ka shumë autoritete të prokurimit publik30 dhe institucionet që kanë një rol në prokurimin publik31, rolin më të madh do ta luajë Komisioni Rregullator i Prokurimit Publik(KRPP). Qeveritë e komunave nga mbarë Kosova (aktualisht nga 27 komuna) do të përfshihen në këtë proces për sa i përket autorizimit të lejeve të punimeve. Në ato zona të synuara kadastrale ku nuk janë instaluar shtyllat e betonit, do të kërkohet gërmimi i rrugëve për shtrirjen e rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë. Organet e qeverisjes komunale janë pronarë të rrugëve lokale dhe ISP-të fituese (fituesit e tenderëve publikë në kuadër të këtij Projekti) do t’u drejtohen për lëshimin e lejeve për gërmime. Banka Botërore (BB), përmes Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), është financuesi i Projektit KODE. Matrica e përgjegjësive të palëve kryesore të interesit në proces sipas nënkomponentit 1.1. është përshkruar shkurtimisht në tabelën e mëposhtme. (P) (LL) (K) i (I) i Emri i Palës së Interesit Interesi në Projekt Përgjegjësia Llogaridhënës Konsultuar Informuar Qeveria e Kosovës Klient - - X X Ministria e Zhvillimit Agjencia zbatuese X X - - Ekonomik Përdoruesit fundorë Përfituesit - - X X (popullata) Përfituesit e ISP-të X X - X drejtpërdrejtë 30 Komisioni Rregullator i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP). 31 Departamenti i Thesarit në Ministrinë e Financave, ZAP, Agjencia kundër Korrupsionit, Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP), Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës, Komisioni i Ndihmës Shtetërore. 15 Mbikëqyrja e prokurimit, Banka Botërore financimi dhe zbatimi në - - X X kohë Mbikëqyrja, miratimi në kohë i lejeve të gërmimit Komunat ku janë duke (nëse është e nevojshme - - X X u planifikuar investime për shtrirjen e infrastrukturës) Aktivitetet e kualifikueshme Aktivitetet e kualifikueshme parashihen të përfshijnë shtrirjen e rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë për të mundësuar lidhjet me rrjete brezgjera me shpejtësi të lartë dhe shërbimet e avancuara të komunikimeve elektronike për amvisëritë, bizneset dhe institucionet publike të vendosura në zona që ende nuk mbulohen nga infrastruktura e rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë (266 zona të synuara kadastrale, me zgjerim të mundshëm në zona të reja kadastrale, në varësi të financimit të disponueshëm/shtesë), përmes përkrahjes/bashkë-financimit me fondet shtetërore të zgjerimit të kësaj infrastrukture. Fondet e huazuara do të kanalizohen për të bashkë-financuar ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë dhe qasje të hapur në zonat e identifikuara, për të mundësuar lidhjen me rrjete brezgjera me shpejtësi ngarkimi/shkarkimi prej së paku 100 Mbit/s (furnizim simetrik) ose më të lartë për të gjitha amvisëritë (shtëpitë rezidenciale) dhe për të ofruar shërbime falas në internet brezgjerë për institucionet publike - shkollatdhe institucionet shëndetësore në ato zona. Në kontekstin e rrjeteve të telekomunikacionit, "qasja e hapur" zakonisht nënkupton lejimin e qasjes për ofruesit e tjerë të shërbimeve për shërbime me shumicë në rrjetin lokal të qasjes, i cili u mundëson të ofrojnë shërbime për konsumatorët pa pasur nevojë të posedojnë rrjetin. Produktet me shumicë ofrohen në nivele të ndryshme në të gjithë infrastrukturën e rrjetit, bazuar në llojin e modelit të qasjes së hapur: Infrastruktura pasive me qasje të hapur, si tubacionet, kanalet, shtyllat, kabllot optike dhe gjatësitë e valës, u jep operatorëve të tjerë të telekomunikacionit mundësinë që ta përdorin këtë infrastrukturë pasive dhe të instalojnë infrastrukturën e vet për të ofruar shërbime. Përveç dispozitave dhe procedurave të kësaj KMSM- je, operatorët nuk do të kufizohen në opsionet e tyre të dizajnit për sa kohë që përmbushin kërkesat për cilësinë e shërbimit. Punimet e pranueshme në Zonat e Mbrojtura (ZM) nuk do të përfshijnë instalimin e shtyllave ose ndonjë infrastrukture tjetër të re: (i) punimet në zonat e mbrojtura do të jenë plotësisht në përputhje me politikat e BB-së, legjislacionin kombëtar, dhe nën vëmendjen e plotë të autoriteteve kombëtare kompetente, duke përfshirë ato që menaxhojnë ZM të veçanta, (ii) nuk do të lejohet asnjë punim në habitatet kritike, (iii) në ZM nuk lejohen antena, kulla, stacione fikse të monitorimit, stacione mobile të monitorimit dhe instalime jashtë instalimeve ekzistuese, (iv) nuk do të vendosen baza të punëtorëve në ZM, dhe (v) masa specifike të mbrojtjes së natyrës (që do të përfshihen në PMSM) do të kërkohen nga autoritetet kompetente (Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, autoriteti i menaxhimit të ZM-ve). Infrastruktura aktive me qasje të hapur, si shtresa Ethernet 2 dhe shtresa IP 3, u mundëson ofruesve të shërbimeve që ofrojnë shërbime publike, banesore, biznesi dhe shërbime të tjera publike, që ta përdorin së bashku infrastrukturën aktive për të ofruar shërbime të caktuara. Në këtë drejtim, aktivitetet e pranueshme për këtë nënkomponent parashihen të përfshijnë financimin e aseteve të infrastrukturës së telekomunikacionit dhe punime tokësore dhe instalime në shkallë të vogël. Asetet infrastrukturore u referohen pajisjeve elektronike të rrjetit që nevojiten për të operuar me infrastrukturën pasive dhe sistemeve të mbështetjes operacionale të nevojshme për të komercializuar rrjetin brezgjerë me shpejtësi të lartë. Infrastruktura pasive përfshin elementë fizikë të nevojshëm për të ndërtuar 16 rrjetin brezgjerë me shpejtësi të lartë. Kjo përfshin, për shembull, fibra optike, kanale, tuba dhe shtylla ku shtrihet rrjeti brezgjerë me shpejtësi të lartë. Infrastruktura pasive përfshin edhe korniza të shpërndarjes optike, panele lidhëse etj32. Është e rëndësishme të theksohet se nëse ndonjë prej ndërtesave (p.sh. objektet shëndetësore dhe shkollat, ose ndërtesat private) që gjenden në 266 zonat e synuara kadastrale të parashikuara për t'u lidhur me internetin brezgjerë sipas nënkomponentit 1.1, i përkasin trashëgimisë fizike kulturore të Kosovës, në procesi e lidhjes së këtyre objekteve me lidhjen brezgjerë do të përdoret vetëm infrastruktura ekzistuese, pa dhënë asnjë autorizim për të punime në vetë ndërtesën. Kushtet e angazhimit Fituesit e tenderëve publikë33 në kuadër të Projektit KODE (ISP-të) parashikohet të marrin përkrahje nga QK- ja për jo më shumë se 50% të kostos totale të ndërtimit të infrastrukturës së kërkuar. Çmimi parashikohet të jepet për tenderin më të favorshëm ekonomikisht të përcaktuar nga kriteret e peshuara, të përcaktuara nga MZHE-ja. Për t'u kualifikuar për t'u angazhuar në projekt, përtej paraqitjes së ofertave ekonomikisht më të favorshme, një ISP parashikohet të provojë me dëshmi të dokumentuara aftësitë dhe ekspertizën e saj specifike në lidhje me këtë tender. Pas dhënies së ofertës dhe sapo të hyjë në fuqi kontrata, përfituesi është paraparë të garantojë furnizimin e qëndrueshëm të shërbimeve, përkundër kalimit të kohës dhe zhvillimit të tregut, në të njëjtin nivel, dhe shërbimet që ofrohen për përdoruesit duhet të avancohen në mënyrë të ngjashme në aspektin e teknologjisë së ardhshme, sigurisë dhe përballueshmërisë, ashtu si në kohën e zgjedhjes së ofertës fituese të këtij projekti. Infrastruktura e rrjetit brezgjerë me shpejtësi të lartë e ndërtuar në kuadër të këtij projekti do të mbetet pronë e operatorit fitues që ka zhvilluar rrjetin. Procesi i përzgjedhjes Procesi i përzgjedhjes kryhet përmes një tenderi publik sipas Ligjit të Prokurimit Publik (Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-237, Ligji Nr. 05/L- 068 dhe Ligji Nr. 05/L-092) dhe rregullave të prokurimit të lëshuara në bazë të tij, si dhe në përputhje me kërkesat e Rregulloreve të Prokurimit për Klientët e FPI-së: Mallra, punime, shërbime jo këshilluese dhe këshilluese, të datës 1 korrik 2016; Udhëzimet për Parandalimin dhe Luftimin e Mashtrimit dhe Korrupsionit në Projektet e Financuara nga Huatë e IBRD-së dhe Kreditë dhe Grantet e IDA-s, të rishikuara më 1 korrik 2016; dhe dispozitat e përcaktuara në Marrëveshjen e Financimit të Projektit KODE. Autoriteti kontraktues do të jetë MZHE-ja. Dorëzimi i paketës së tenderit parashikohet të përfshijë planin e detajuar për zhvillimin e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë në një zonë të caktuar kadastrale dhe një ofertë financiare. Meqë KODE financohet përmes kredisë nga Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA), në nënkomponentin 1.1. ISP-të do të jenë të detyruara të përgatisin Planin e Menaxhimit Social dhe Mjedisor (PMSM) ose Listën Kontrolluese të PMSM-së, në varësi të statusit të mbrojtjes të zonës së përfshirë nga aktivitetet e projektit. PMSM-ja/lista kontrolluese e PMSM-së) do të jenë pjesë përbërëse e paketës së ofertimit dhe kontraktimit. Çdo tenderues parashikohet të përshkruajë në mënyrë jo diskriminuese karakteristikat e detyrueshme të objektit të kontratës, të tilla si: cilësia, sigurimi i cilësisë, performanca, terminologjia, kërkesat e projektimit, simbolet, dimensionet, testimi dhe metodat e provës, siguria, paketimi, shënimi, etiketimi. Specifikimet 32 E rëndësishme është se shërbimet e shitjes me pakicë hyjnë në punë pas ndërtimit dhe instalimit të shtresës pasive dhe aktive. Kjo shtresë ka të bëjë me shërbimet e internetit dhe shërbimet e tjera të menaxhuara, që u ofrohen abonentëve dhe bizneseve. 33 Çdo tender do të tenderojë nga një lot (zonë kadastrale) ose grup lotesh (disa zona kadastrale). Pritet që rreth 66 tenderë të veçantë do të kryhen gjatë periudhës 5-vjeçare të projektit KODE, ose 12-15 tenderë gjatë 18 muajve të parë. 17 teknike duhet të krijohen në një mënyrë që është në përputhje me qëllimin e prokurimit dhe që ka për qëllim të sigurojë qasjen më të madhe të mundshëm për të gjithë operatorët ekonomikë potencialisht të interesuar. Lista e kërkesave që tenderuesit duhet të përmbushin në mënyrë që ofertat e tyre të pranohen për shqyrtim, të shqyrtohen dhe të vlerësohen fituese do të përvijohen në dokumentacionin e tenderit. Periudha e vlefshmërisë së tenderit parashihet të jetë 90 ditë. Si organizohet financimi Pritet që bashkë-financimi publik të shkaktojë kontributet e sektorit privat (ISP) në shumën prej rreth 14 milionë dollarësh amerikanë. për shtrirjen e infrastrukturës së internetit brezgjerë të me shpejtësi të lartë për lidhjen e 266 zonave kadastrale të synuara (rreth 61 156 banorë ruralë). Përzgjedhja e kontraktorëve parashikohet në bazë të çmimeve dhe kritereve teknike. Çmimi i ofertës (bashkë- financimi nga shteti) parashikohet të vlerësohet me 80% të pikëve. Këto 80% të pikave parashihen të llogariten në bazë të një formule të përcaktuar, e cila, kur zbaton numrin maksimal të pikëve, liston ofertuesit të cilët kanë kërkuar përkrahje/bashkë-financim nga shteti me vlerën (çmimin) më të ulët (minimal). Shuma maksimale e propozuar nga operatori (ofertuesi) për përkrahje nga Qeveria e Kosovës nuk parashikohet të jetë më e madhe se gjysma e kostos totale të shtrirjes së infrastrukturës së rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë në zonën përkatëse të projektit. Pjesa e dytë e vlerës së ofertës përbëhet nga kriteret teknike: Kriteret teknike parashikohen të vlerësohen me 20% të pikëve, dhe nën-kriteret parashikohet të jenë:  Cilësia e skicave të përgjithshme të planit të projektit dhe cilësia e skicave të detajuara topografike. Me më shumë pikë do të vlerësohen skicat e bëra me softuer adekuat.  Mënyra e lidhjes së amvisërive me infrastrukturën e rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë.  Plani i restaurimit në gjendjen e mëparshme. Pjesët do të kontraktohen në llote; rreth 4 deri 6 zona kadastrale për llot. Ofruesit e shërbimeve të internetit do të definojnë dizajnin e nën-projektit (për llot) duke respektuar rregullat e përgjithshme të imponuara nga rregullorja e MZHE-së dhe legjislacioni tjetër relevant. MZHE-ja do të bëjë pagesa për përfituesit e tenderëve publikë. Pagesat do t'i bëhen ISP-së sipas afatit të pagesës që duhet të përcaktohet në Kushtet e Veçanta të Kontratës dhe në kërkesat e pagesave, bazuar në punimet e përfunduara. Kërkesa për pagesë nuk do të jetë e pranueshme nëse nuk plotësohen një ose më shumë kërkesa thelbësore. Mbikëqyrja MZHE-ja është paraparë të kontrollojë performancën e Ofruesit të Shërbimeve dhe të njoftojë subjektin për çdo defekt që gjendet. Kontrolli i tillë nuk do të ndikojë në përgjegjësitë e Ofruesit të Shërbimeve. MZHE-ja është paraparë të udhëzojë Ofruesin e Shërbimeve për të kërkuar një defekt dhe për të zbuluar dhe testuar çdo shërbim që MZHE-ja konsideron të ketë defekt. Periudha e Përgjegjësisë së Defektit do të përcaktohet në Kushtet e Veçanta të Kontratës. Përveç MZHE-së, pranimi i punimeve duhet të dorëzohet nga një palë/vlerësues i pavarur, sipas Politikave Operacionale/Politikave Bankare të Bankës Botërore. Vija e përkrahjes financiare për nënkomponentët e realizuar nga MZHE-ja Në nënkomponentin 1.2, Projekti KODE do të financojë: (1)ofrimin e asistencës teknike për të bërë vlerësimin dhe rishikimin e specifikimeve teknike për SKMS të Kosovës; dhe (2) do të prokurojë SKMS sipas specifikimeve teknike të freskuara. Rishikimi i specifikimeve teknike për SKMS, financimi i SKMS-së (një linjë e financimit) mund të përfshijë Qendrën Kryesore të Kontrollit në Prishtinë, të mbështetur nga Stacionet Fikse të Monitorimit në Distancë për të mbuluar të gjitha detyrat e monitorimit, duke përfshirë Okupimin e Brezit të 18 Frekuencave (OBF), Okupimin e Kanaleve të Frekuencave (OKF) dhe trajtimin e interferencave; Stacione Fikse Drejtim-gjetëse në Distancë (SFDD) për të përkrahur SFMD-në për qëllime triangulimi; Stacione Mobile të Monitorimit (SMM) për të gjitha llojet e operacioneve të monitorimit mobil; Stacionin e Transportueshëm të Monitorimit (STM) për të gjitha llojet e operacioneve të monitorimit përfshirë OBF dhe OKF dhe trajtimin e ndërhyrjeve; dhe Pajisjet Portative të Monitorimit (PPM) për të kryer monitorimin në situata shumë lokale (p.sh. në ndërtesa), të cilat nuk mund të kryhen nga SMM-të. Prokurimi i këtij sistemi TIK të monitorimit të rrjetit (pajisje dhe softuer), do të ekzekutohet përmes një kërkese për oferta duke përdorur një ofertë konkurruese ndërkombëtare. Nënkomponenti 2.2 i Projektit KODE do të financojë disa instalime të kabllove optike në Prishtinë për të lidhur universitetet dhe kolegjet e Kosovës në një rrjet kombëtar të hulumtimit dhe edukimit (RRKHE) dhe me rrjetin mbarë-evropian të të dhënave GÉANT. GÉANT është një rrjet që ndërlidh organizatat kombëtare të rrjetëzimit të hulumtimit dhe edukimit në Evropë përmes boshtit shumë të qëndrueshëm mbarë-evropian brezgjerë, dhe gjithashtu ofron mundësi bashkëpunimi në hulumtim mes universiteteve kryesore në të gjithë Evropën. GÉANT lidh RRKHE-të në BE dhe më gjerë - një total prej 110 RRKHE - me rrjet brezgjerë me shpejtësi të lartë me kosto të ulët dhe siguron qasje në një gamë të shërbimeve të hulumtimit dhe inovacionit. GÉANT është bashkë- financuar nga Programi i 7-të i Hulumtimit dhe Zhvillimit të BE-së, me financim të mëtejshëm që ofrohet nga RRKHE-të partnere. Brenda të njëjtit nënkomponent janë planifikuar aktivitete vetëdijësuese. Këto do të financojnë shpërndarjen e targetuar të informatave në aktivitete dhe resurse dixhitale që rrisin produktivitetin si e-shërbimet, informata mbi punësimin, mundësi mësimi, siguria kibernetike etj. për amvisëritë dhe institucionet publike që lidhen në rrjet brezgjerë sipas nënkomponentit 1.1. Aktivitetet e propozuara pritet të adresojnë hendeqet dhe asimetritë në qasjen në informacion, dije, shërbime, dhe gjenerimin e të hyrave e mundësitë e punësimit përmes një programi edukimi dixhital për amvisëritë dhe programi për ngritjen e kapaciteteve dixhitale për institucionet publike. 19 VIJA E PËRKRAHJES BUXHETORE PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE Linja e parë financiare për ngritjen e kapaciteteve është planifikuar në nënkomponentin 1.1 të projektit KODE për të ofruar asistencën teknike dhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve në MZHE dhe ARKEP për të forcuar mjedisin e politikave mundësuese, mjedisin ligjor dhe atë rregullator, për të përkrahur shtrirjen e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera në terme të qasjes së hapur dhe jodiskriminuese dhe zhvillim të ekonomisë dixhitale.. Vija e dytë e financimit për ndërtimin e kapaciteteve është paraparë nën nënkomponentin 2.2: Rritja e qasjes në njohuri, informacion dhe shërbime. Duke qenë se Kosova nuk ka ende një RRKHE funksionale, RRKHE-ja e sapo-themeluar do të duhet të ndërtojë kapacitetin për të ofruar shërbime në GÉANT për anëtarët e rrjetit - universitetet dhe kolegjet pjesëmarrëse, për të planifikuar dhe ndërtuar portofolin e shërbimeve. Së fundi, vija e tretë e financimit për ndërtimin e kapaciteteve është paraparë nën të njëjtin nënkomponent për aktivitetet e ndërgjegjësimit. Këto do të financojnë shpërndarjen e shënjestruar të informacionit për resurset digjitale dhe aktivitetet digjitale për rritjen e produktivitetit, siç janë shërbimet elektronike, informacioni mbi punësimin, mundësitë e të nxënit dhe siguria kibernetike etj., për amvisëritë që do të lidhen me rrjet brezgjerë sipas nënkomponentit 1.1. Aktivitetet e propozuara pritet të trajtojnë hendekët dhe asimetritë në qasjen në informata, njohuri, shërbime, në gjenerimin e të hyrave dhe në mundësitë e punësimit, përmes një programi të njohurive digjitale për amvisëritë. Ngritja e kapaciteteve të menaxhimit mjedisor Menaxhimi dhe mbikëqyrja mjedisore e projektit KODE do të organizohet në kuadër të NJZP-së të KODE-s nga Koordinatori i Komponentit 1 (titulli provizor), i cili do të punësohet me orar të plotë për një periudhë 5 vjeçare. Ky person, i pajisur me ekspertizë të fortë teknike (inxhinier i TIK-ut) dhe shkathtësi të shkëlqyera menaxheriale, do të jetë pikë fokale mjedisore për të gjithë nënkomponentët përkatës të KODE. Departamenti i Portë-Telekomunikacionit dhe TI-së (TIK) i MZHE-së (Agjencia Zbatuese) aktualisht nuk punëson Ekspert për Mbrojtjen Mjedisore dhe Sociale, megjithatë ekziston Eksperti i Mjedisit me përvojë në projektet e OHF-ve në Departamentin e Energjisë, me ti cilin Departamenti i TIK-ut mund të konsultohet rregullisht. Meqenëse projekti përfshin dy lloje të nën-projekteve - ato të zbatuara nga MZHE dhe ato nga ISP- të, ndërtimi i kapaciteteve do të adresohet në dy nivele: (i) Pika fokale e Mjedisit të NJZP-së (personeli i emëruar) do të marrë trajnim për Politikat dhe Procedurat Mjedisore të BB-së, duke theksuar OP/PB 4.01 për Vlerësimin Mjedisor nga Specialisti i Mjedisit i BB-së, ndërsa (ii) për ISP-të do të ofrohet trajnim gjysmë ditor nga Pika fokale e Mjedisit, i përkrahur nga Specialisti i Mjedisit i BB-së. Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore do të përkrahet si pjesë e financimit të Komponentit 3. 20 Politikat e BB-së që aplikohen në Projekt Politikat e masave mbrojtëse mjedisore dhe sociale të Bankës Botërore janë të domosdoshme për synimet e dyfishtë të BB-së për të luftuar varfërinë ekstreme dhe për të rritur prosperitetin e përbashkët. Objektivi i këtyre politikave është parandalimi dhe zbutja e dëmeve të panevojshme, të shkaktuara gjatë procesit të zhvillimit të projektit, për popullsinë, jetesën dhe habitatin e tyre. Këto politika sigurojnë udhëzime për mbrojtjen e mjedisit dhe pajtueshmërinë për BB-në dhe huamarrësit/klientët në identifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e programeve dhe projekteve. Sipas politikave të Bankës Botërore, projektit i është caktuar një Kategori Mjedisore B, çka do të thotë se nuk parashihet ndikim i rëndësishëm në mjedis nga zbatimi i aktiviteteve të projektit. Punimet civile dhe punimet e instalimit në shkallë të vogël janë pjesë e tre nënkomponentëve. Gjatë vlerësimit paraprak të projektit, u shkaktua vetëm një politikë e masave mbrojtëse e Bankës Botërore, si më poshtë: Shkaktohet PO/PB 401 (Vlerësimi Mjedisor). Politika shkaktohet kryesisht për punimet civile sipas nënkomponentit 1.1. Ndikimet e mundshme janë parashikuar të jenë tipike, dhe pak prej tyre, nëse ka, janë të pakthyeshëm. Në shumicën e rasteve, masat zbutëse mund të dizajnohen lehtësisht. Në disa raste, aktivitetet mund të realizohen në zonat e mbrojtura, kështu që do të konsiderohen si ndërhyrje specifike dhe kanë nevojë për një qasje më individuale. Punime të vogla civile me efekte të mundshme mjedisore janë duke u zhvilluar për nënkomponentët 1.2 dhe 2.2. Prandaj, vetëm nënprojektet e kategorisë B (kryesisht B-) do të konsideroheshin për financim nga KODE. Një KMSM e përgjithshme është përgatitur për Projektin, duke ndjekur politikat e BB-së për konsultimin dhe shpalosjen, përpara vlerësimit të projektit. KMSM-ja përcakton procedurat dhe udhëzon shoshitjen dhe vlerësimin e nënprojekteve, duke përfshirë përgatitjen e Planeve të Menaxhimit Social dhe Mjedisor (PMSM) dhe/ose listat kontrolluese të PMSM-së gjatë rrjedhës së projektit. KMSM-ja eliminon projektet e kategorisë A dhe ato me rrezik të lartë, si dhe kufizon dizajnet dhe punimet e pranueshme në zonat e mbrojtura. Nuk shkaktohet PO 4.04 (Habitatet Natyrore). Punimet për instalimin e infrastrukturës së lidhshmërisë brezgjerë mund të ndodhin në zonat e mbrojtura, megjithatë ato do të jenë në shkallë të vogël dhe do të përdorin vetëm infrastrukturën ekzistuese dhe projektet në vazhdim/të planifikuara të infrastrukturës komunale për shtrirje të integruar, kështu që nuk priten ndikime të rëndësishme në natyrë dhe biodiversitet. Megjithatë, ende ekziston një rrezik i kufizuar nga prania njerëzore dhe/ose koha e pafavorshme e punimeve, pra aktivitetet e lejuara sipas këtij aranzhimi do të kenë kufizimet e mëposhtme: (i) punimet në zonat e mbrojtura do të jenë plotësisht në përputhje me politikat e BB-së, legjislacionin kombëtar, dhe nën vëmendjen e plotë të autoriteteve kombëtare kompetente, duke përfshirë ato që menaxhojnë ZM të veçanta, (ii) nuk do të lejohet asnjë punim në habitatet kritike, (iii) në ZM nuk lejohen antena, kulla, stacione fikse të monitorimit, stacione mobile të monitorimit dhe instalime jashtë instalimeve ekzistuese, (iv) nuk do të vendosen baza të punëtorëve në ZM, dhe (v) masa specifike të mbrojtjes së natyrës (që do të përfshihen në PMSM) do të kërkohen nga autoritetet kompetente (Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, autoriteti i menaxhimit të ZM-ve). Stacionet e monitorimit fiks (antenat) nuk do të vendosen në zonat e mbrojtura. Megjithëse antenat nuk lëshojnë asnjë lloj rrezatimi, për të shmangur polemikat antenat fikse nuk do të lejohen në zonat e urbanizuara. Nuk shkaktohet PO/PB 4.36 (Pyjet). Nuk do të lejohet asnjë prerje, si rregull i përgjithshëm. Nëse është e pashmangshme, do të kërkohet një leje nga autoriteti kompetent për heqjen e pemëve individuale. 21 Nuk shkaktohet PO/PB 4.09 (Menaxhimi i Insekteve). Nuk ka aktivitete të planifikuara që përfshijnë apo kërkojnë kontrollin e insekteve dëmtuese. Nuk shkaktohet PO/PB 4.11 (Resurset kulturore fizike). Ndërtesa e qendrës së kontrollit që do të rehabilitohet/përshtatet dhe ndërtesat e RRKHE-së nuk janë trashëgimi kulturore, prandaj nuk është shkaktuar kjo politikë. Duke qenë se gjetjet janë të mundshme, një klauzolë adekuate do të përfshihet në dokumentacionin mjedisor duke siguruar procedurat e menaxhimit (Lista Kontrolluese e PMSM-së dhe PMSM- të specifike). Nuk shkaktohet PO/PB 4.10 (Popullsitë Indigjene). Nuk ka aktivitete që ndikojnë në këtë grup të popullsisë. Nuk shkaktohet PO/PB 4.12 (Zhvendosje e Pavullnetshme). Nën-projektet përfshijnë shtrirjen e kabllove optike dhe instalimin e disa antenave. Distanca e kabllove që duhet të shtrihen ndryshon nga disa qindra metra në vendbanime deri në disa kilometra mes vendbanimeve. Praktika është që kabllot të shtrihen në rrugë dhe të instalohen në vrima lineare prej rreth 20-30 cm të thella dhe disa centimetra të gjera. Nuk shkaktohet PO/PB 7.50 (Projekte në Rrugë Ujore Ndërkombëtare). Projekti nuk përfshin aktivitete që ndikojnë në pellgjet ujore. Nuk shkaktohet PO/PB 7.60 (Projekte në Zonat e Kontestuara). Vendndodhja e punimeve nuk është definuar ende kështu që mund të përfshijë Kosovën e Veriut, e cila nuk e njeh Qeverinë Kombëtare të Kosovës dhe ku mund të ketë qasje të kufizuar për përfaqësuesit e MZHE-së dhe të ekipit të BB-së. Megjithatë, LEGEC arriti në përfundimin se, në bazë të disa marrëveshjeve dhe akordeve të nënshkruara në 2012 dhe 2013, kjo politikë nuk zbatohet. Megjithatë, duhet të njihen rreziqet që lidhen me problemin e qasjes së kufizuar në veri të Kosovës. 22 Pasqyra e Legjislacionit Vendor Dy institucione kryesore hartojnë, zbatojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e legjislacionit dhe rregulloreve mjedisore në Kosovë: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM). MMPH-ja, mandati i së cilës është përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2002/5 dhe 2005/15, është një organ qendror ekzekutiv i ngarkuar me hartimin dhe zbatimin e legjislacionit të përgjithshëm të menaxhimit në fushën e mjedisit, ujit, planifikimit hapësinor të banesave dhe ndërtimit. Për këto funksione, Ministria ka themeluar 9 departamente, 2 institute dhe AKMM-në (2006). AKMM-ja është një institucion qeveritar që përmes monitorimit të integruar mjedisor, sistemit efikas të informimit mjedisor dhe raportimit të vazhdueshëm mbi situatën mjedisore, angazhohet për ruajtjen e cilësisë së ajrit, ujit, tokës dhe biodiversitetit, promovon përdorimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i shëndetshëm për brezat e tashëm dhe të ardhshëm, në harmoni me ecurinë e zhvillimeve ekonomike dhe sociale34. Është ngritur "si institucion në kuadër të MMPH-së që të kryejë detyrat administrative, profesionale, mbështetëse- shkencore dhe hetimore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zonave të mbrojtura natyrore, diversitetit biologjik"35. Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit 2002/8 është një element kryesor i kornizës ligjore mjedisore të Kosovës. Qëllimi themelor i këtij ligji është krijimi i një kornize ligjore bazë që do të nxisë një mjedis gjithnjë e më të shëndetshëm për popullin e Kosovës përmes futjes graduale të Standardeve Mjedisore të Bashkimit Evropian36. Ligji trajton parandalimin dhe reduktimin e ndotjes, monitorimin e mjedisit, si dhe nxjerr në pah, ndër të tjera, parimet e përdorimit racional të burimeve natyrore. Ndotja e mjedisit është subjekt i ndëshkimit sipas këtij ligji. Ky ligj parashikon që një autoritet publik që planifikon ndërtimin e një projekti të madh, duhet së pari të kryejë një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe të paraqesë në MMPH një raport që përmbledh gjetjet e këtij Raporti të VNM-së, nëse ky projekt ose këto punime kanë një potencial domethënës për shkaktimin e Dëmit Mjedisor. Sa i përket KODE-s (shtrirja e infrastrukturës së nevojshme për të lidhur në internet brezgjerë me shpejtësi të lartë: (i) vendbanime të palidhura ose të nën-shëbyera në të gjithë vendin, (ii) institucione publike të palidhura ose të nën-shërbyera, (iii) rrjet brezgjerë me shpejtësi të lartë për institucionet e arsimit të lartë dhe për ngritjen e SKMS-së), asnjë nga aktivitetet e projektit nuk parashikohet të ketë potencial të tillë për shkaktimin e dëmit mjedisor, prandaj nuk kërkohet VNM. Në të njëjtën kohë, vlen të përmendet që ISP-të dhe subjektet e tjera që kanë licencë për t'u angazhuar në aktivitete ndërtimore për të realizuar punimet sipas KODE-së, sipas Ligjit duhet të marrin trajnime bazë për kërkesat e VNM-së dhe aktet nënligjore e normative. Ligji Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis rregullon procedurat për identifikimin, vlerësimin, raportimin dhe administrimin e ndikimeve mjedisore të një projekti të propozuar, me qëllim që të sigurohen të gjitha informatat relevante në lidhje me mjedisin gjatë procesit të vendimmarrjes nga MMPH për lëshimin e Pëlqimit Mjedisor. Të gjitha punimet e tjera të rehabilitimit, rikonstruksionet dhe ndërtimet e vogla nuk kërkojnë VNM sipas legjislacionit kombëtar. Prandaj, për llojin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të këtij projekti nuk kërkohet VNM ose lloj tjetër i studimit mjedisor (Lista e projekteve që kërkojnë VNM është në dispozicion në Shtojcën 5 dhe Shtojcën 6). Zonat e mbrojtura natyrore administrohen nga drejtoritë, sipas Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës (2010/03-L-233). Drejtoritë për menaxhimin e parqeve kombëtare, parqeve natyrore, monumenteve natyrore me rëndësi të 34 http://www.ammk-rks.net/?page=2,46 35 Ligji për mbrojtjen e mjedisit 2003/9, neni 39, pika 1 36 http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=109&Itemid=28&lang=en 23 veçantë përcaktohen nga MMPH-ja, ndërsa kategoritë e tjera të zonave të mbrojtura administrohen nga autoritetet komunale. Autorizimi për ndërhyrje dhe veprimtari në rezervate strikte, zona të veçanta, park kombëtar, park natyror, monument natyror, lëshohet nga Ministria. Autorizimi për veprat dhe ndërhyrjet në peizazhin dhe monumentin e mbrojtur të arkitekturës së parqeve, lëshohet nga autoriteti administrativ ose autoriteti kompetent komunal. Autorizimi do të lëshohet me vendim. Ankesat për vendimin e organit administrativ ose të autoritetit kompetent komunal mund të dorëzohen në Ministri. Ligji për Inspektoratin e Mjedisit, Ujrave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit (04/L-175) rregullon parimet, organizimin dhe mbikëqyrjen e inspektimit, koordinimin e inspektimit mbikëqyrës, të drejtat, detyrat, kompetencat e inspektorëve, të drejtat, detyrimet dhe subjektet mbikëqyrëse, procedurën për kryerjen e inspektimit dhe çështje të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e inspektimit. Fushëveprimi i këtij Ligji janë detyrat dhe kompetencat e inspektorëve për mbikëqyrjen e fushave mjedisore, ujit, natyrës, planifikimit urban dhe ndërtimit brenda organeve të nivelit lokal dhe qendror, duke përfshirë Inspektoratin Komunal për Ndërtim dhe Inspektoratin Komunal për Mbrojtjen e Mjedisit. Sipas këtij ligji, Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Natyrës kryen mbikëqyrjen dhe kontrollin e inspektimit përmes inspektimit në natyrë duke, zbatuar akte ligjore dhe nënligjore në lidhje me mbrojtjen e natyrës. Inspektorati për mbrojtjen e natyrës gjithashtu realizon detyrat dhe përgjegjësitë e veta për mbrojtjen e natyrës duke harmonizuar veprimtarinë e vet me kërkesat e Bashkimit Evropian për rrjetin "NATURE - 2000". Ligji për Ndërtimin Nr. 2004/2015 përcakton kërkesat kryesore për projektimin, ndërtimin dhe përdorimin e materialeve ndërtimore, mbikëqyrjen profesionale, si dhe procedurat për lejet e ndërtimit, lejet e përdorimit dhe inspektimin e ndërtimit. Dispozitat e këtij ligji rregullojnë kushtet e projektimit dhe ndërtimit në lidhje me sigurinë publike dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë dhe ato janë gjithashtu të zbatueshme për objekte të tjera ndërtimore, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj ose me udhëzim administrativ37. Sa i përket KODE-s, duhet të theksohet se Ligji për Ndërtimin nuk ka transpozuar ende dispozitat përkatëse të Direktivës 2014/61/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 15 maj 2014 për masat për të ulur koston e shtrirjes së rrjeteve me shpejtësi të lartë të komunikimeve elektronike . Thënë kjo, MZHE-ja është duke ndërmarrë hapa të parë drejt transpozimit të kësaj direktive të rëndësishme, duke koordinuar aktivitetet e saj me MMPH-në dhe agjencitë e tjera përkatëse. Në këtë drejtim, MZHE-ja paraqiti në maj 2017 Rregulloren Nr. 05/2017 për Ndërtimin, Instalimin dhe Mbikëqyrjen e Infrastrukturës së Komunikimeve Elektronike. Rregulloret e standardizojnë procesin e një operatori për të siguruar lejet e nevojshme për instalimin e infrastrukturës së telekomunikacionit, duke kodifikuar standardet bazë dhe kërkesat për këto instalime. Ndërmarrësit që planifikojnë të ndërtojnë, ri-konstruktojnë, instalojnë ose çinstalojnë infrastrukturën e komunikimit elektronik në natyrë, janë të detyruar të informojë Autoritetin (ARKEP) dhe komunën përkatëse ose komunat në territorin e të është planifikuar të realizohet aktiviteti. Ndërmarrësi duhet të paraqesë planin e detajuar të ndërtimit ose instalimit në natyrë. Duke folur për çështjet e shëndetit dhe sigurisë, Ligji për Sigurinë në Punë, Shëndetin dhe Mjedisin e Punës (2003) ka si objektiv kryesor parandalimin e lëndimeve dhe sëmundjeve profesionale në vendin e punës, si dhe mbrojtjen e mjedisit të punës38. Ai rregullon kushtet e punës në një vend pune, të drejtat e punonjësve dhe detyrimet e punëdhënësit, në përgjithësi. Por nuk i specifikon ato çështje, përveç situatave të përgjithshme emergjente si zjarri në një vend pune, rreziqet elektrike dhe kështu me radhë. Nuk mbulon ndonjë çështje specifike që lidhet me shtrirjen e infrastrukturës. Sa i përket KODE-s, asnjë nga aktivitetet e projektit nuk bie ndesh me dispozitat e këtij ligji, të cilat do të zbatohen plotësisht në zbatimin e nën- projekteve. Ligji për Mbetjet (2012), Strategjia Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve dhe Plani Pesëvjeçar për Menaxhimin e Mbetjeve (2013-2017) me veprime të bazuara në Strategji përbëjnë thelbin e legjislacionit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta (MMN). Sipas këtij legjislacioni, Kosova ka krijuar një sistem rajonal të 37 http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/02english/E2004regs/RE2004_37_ALE2004_15.pdf 38 http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=83&Itemid=28&lang=en 24 grumbullimit dhe deponimit të mbetjeve. Kohët e fundit, kanë nisur ndryshime në sistemin e faturimit dhe arkëtimit, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e performancës financiare të sektorit39. MMPH-ja jep leje për menaxhimin e mbetjeve, lejet për eksport, import dhe tranzit të mbetjeve dhe menaxhon mbetjet e rrezikshme. Sa i përket licencave për administrimin e deponive të mbetjeve, një ose më shumë komuna, sipas marrëveshjes, mund të përcaktojnë dhe përdorin lokacionin në territorin e tyre për ndërtimin e objekteve dhe pajisjeve për menaxhimin e mbetjeve. Nëse komunat nuk mund të arrijnë marrëveshje për vendosjen e një vendi të përbashkët për menaxhimin e mbetjeve, vendimi do të merret nga MMPH-ja, me kusht që të plotësohen kushtet sipas këtij ligji. Ministri i MMPH-së mund të ndërmarrë masa shtesë për menaxhimin e llojeve të caktuara të mbetjeve, nëse mbetjet dhe operacionet me mbetje rrezikojnë mjedisin dhe shëndetin e njerëzve dhe ekzistojnë kërkesa shtesë për zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat vendosin detyrime ndaj Republikës së Kosovës. Qeverisja lokale (komunat) është përgjegjëse për nxjerrjen e planeve lokale për menaxhimin e mbetjeve, përcaktimin e lokacionit për nevojat e menaxhimit të mbetjeve komunale etj., sipas planit hapësinor, si dhe për përcaktimin e tarifave për mbledhjen dhe asgjësimin e mbetjeve komunale. Sipas Ligjit, ata janë gjithashtu përgjegjës për përzgjedhjen e personave të licencuar (përmes zbatimit të procedurave të prokurimit) për grumbullimin, mbledhjen, ruajtjen dhe transportimin e mbetjeve të ngurta, mbetjeve komunale, mbetjeve voluminoze nga ndërtimi dhe prishja e ndërtesave dhe ndërtesave komerciale brenda territorit të tyre. Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KLMC) menaxhon deponitë sanitare të mbetjeve komunale. Mbetjet e rrezikshme menaxhohen sipas dispozitave të Ligjit për Mbetjet, d.m.th. MMPH-ja është e mandatuar për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, në bashkëpunim me Ministrinë përkatëse. Masat që duhet të ndërmerren për mbetjet e rrezikshme janë përpunuar në një Strategji Kombëtare 5 vjeçare për Menaxhimin e Mbetjeve. Qëllimi i Ligjit për Mbrojtjen nga Zhurma Nr. 02/L-102 është të shmangë, parandalojë ose zvogëlojë, sipas prioriteteve, efektet e dëmshme, duke përfshirë shqetësimin, për shkak të ekspozimit ndaj zhurmës në mjedis. Kjo pjesë e legjislacionit siguron një bazë për zhvillimin e masave për zvogëlimin e zhurmës së emetuar nga burimet kryesore, veçanërisht mjetet e trafikut rrugor dhe hekurudhor dhe avionët, pajisjet e jashtme dhe industriale, makineritë e lëvizshme dhe për burimet e tjera të ndotjes dhe shqetësimit me zhurma mjedisore40. Nevoja për të ruajtur dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore është përcaktuar në nenin 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Për më tepër, është e detyrueshme të promovohet ruajtja e trashëgimisë fetare dhe kulturore të të gjitha komuniteteve, dhe ka detyra specifike për të siguruar mbrojtjen efektive të tërësisë së objekteve dhe monumenteve me rëndësi kulturore dhe fetare për komunitetet, siç përcaktohet në nenin 58, paragrafi 5 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës41. Kushtetuta, së bashku me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore, Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (duke përfshirë Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Ligjin për Hoçën e Madhe), Ligjin për Fshatin Zym të Hasit, Ligjin për Lirinë e Fesë, Ligji për Shpronësimin, Ligji për Ndërtimin, Ligjin për Institucionet e Kulturës dhe Ligjin për vetëqeverisje lokale; dhe ligje të tjera, si Ligji për Planifikimin Hapësinor dhe Ligji për Arkivat, aktet nënligjore, si për Këshillin për Zbatimin dhe Monitorimin (KZM), të krijuara në pajtim me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura dhe aktet e tjera administrative, sigurojnë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, si dhe dispozitat e bashkëpunimit evropian dhe standardet ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore dhe praktikat më të mira, 39 http://documents.worldbank.org/curated/en/282091494340650708/pdf/Kosovo-SCD-FINAL-May-5-C-05052017.pdf 40 http://www.gazetazyrtare.com/e-gov/index.php?option=com_content&task=view&id=268&Itemid=28&lang=en 41 http://mkrs-ks.org/repository/docs/eng_strategy_for_heritage.pdf 25 duke përfshirë ato që promovojnë diversitetin kulturor dhe fetar dhe dialogun42. Përveç kësaj, Kosova ka një Strategji Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore (2017-2027)43, qëllimi parësor i së cilës është të avancojë kornizën ligjore dhe institucionale në këtë fushë. Sipas Ligjit për Trashëgiminë Kulturore dhe sa i përket KODE-s, çdo ndërhyrje që mund të ndikojë në integritetin ose vlerat e trashëgimisë kulturore kërkon leje me shkrim nga Institucioni kompetent. Institucioni kompetent do të urdhërojë ndalimin e menjëhershëm për një periudhë të pacaktuar kohore për çdo lloj punimi të paautorizuar në Trashëgiminë Kulturore. Kërkesa për leje për ndërtimin e ndërtesave ose zhvillimeve të tjera brenda Zonës së Mbrojtur të një monumenti arkitekturor, ose brenda një zone të ruajtjes arkitekturore, ose që ndikojnë në një ansambël, duhet të paraqitet për shqyrtim tek Institucioni kompetent. Institucioni kompetent ka mundësinë të vendosë veton ndaj dhënies së një lejeje të tillë. Nëse Institucioni kompetent nuk përgjigjet brenda 15 ditëve në lidhje me një kërkesë për ndërtimin e ndërtesave ose zhvillime të tjera, leja mund të përcaktohet nga autoriteti përkatës i planifikimit dhe ndërtimit. Rreziqet mjedisore dhe kërkesat për përmbushjen e acquis mjedisore përfshijnë ndikimin e ndjeshëm të ndotësve industrialë, cilësinë e ulët të ajrit, mungesën e infrastrukturës së mbetjeve, ujërave të zeza dhe ujore, si dhe sasinë e madhe të vendeve të kontaminuara, gjë që vë një barrë të lartë mjedisore dhe shëndetësore mbi popullatën dhe shkakton që zona të mëdha të tokës së degraduar të jenë jashtë përdorimit produktiv. Kosova nuk ka përparuar përtej fazave fillestare të harmonizimit me acquis në këto fusha. Ka pasur pak përparim në zbatimin e legjislacionit të transpozuar mjedisor. Sidoqoftë, janë hedhur hapat fillestarë për krijimin e SKZHI-së sipas direktivës INSPIRE dhe kërkesave të BE-së për grumbullimin, përdorimin dhe shkëmbimin e standardizuar të të dhënave për menaxhimin e mjedisit, por duhet të shtohen. Mjedisi dhe klima duhet të kthehen në prioritet të qeverisë, si një nga kushtet e pranimit në BE për Kosovën44. Teksa progresi i transpozimit të acquis-së së BE-së në legjislacionin e Kosovës duhet të jetë më i shpejtë, duhet të theksohet se në disa fusha Kosova ka arritur përparim të konsiderueshëm. Për shembull, iniciativat e reformës së MMN-së janë modeluar pas kornizës së politikave për menaxhimin e mbetjeve komunale në BE, dhe kanë filluar të japin rezultate pozitive45. Gjithashtu hartimi i Strategjisë Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore dhe i Strategjisë Kornizë të Ndryshimeve Klimatike shënojnë një hap të rëndësishëm në konsolidimin e udhëzimeve, politikave dhe veprimeve strategjike në fushat e trashëgimisë kulturore dhe ndryshimeve klimatike. Si të tilla, të dyja mund të shihen si një hap i rëndësishëm drejt hartimit të kornizave me "vizion" afatgjatë dhe të bazuara në parimet e qëndrueshmërisë. Kur ndërmerret një qasje holistike dhe e integruar për krahasimin e legjislacionit kombëtar mjedisor të Kosovës kundrejt masave mbrojtëse të BB-së, duhet të theksohet se ato janë kryesisht të përafërta. Thënë kjo, aktet ligjore dhe rregullatore mjedisore të Kosovës, në përgjithësi karakterizohen si më të dobëta, sidomos në anën e zbatimit. Gjithashtu, ka një dallim të madh në faktin se standardet e mjedisit dhe klimës së vendit ende nuk janë përfshirë në politika të tjera, veçanërisht në telekomunikacion. Së fundi, disa nga standardet dhe rregulloret teknike të Kosovës, veçanërisht në fushën e minierave dhe bujqësisë, ende nuk janë në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare46. 42 http://mkrs-ks.org/repository/docs/eng_strategy_for_heritage.pdf 43 http://mkrs-ks.org/repository/docs/eng_strategy_for_heritage.pdf 44 http://documents.worldbank.org/curated/en/282091494340650708/pdf/Kosovo-SCD-FINAL-May-5-C-05052017.pdf 45 http://documents.worldbank.org/curated/en/282091494340650708/pdf/Kosovo-SCD-FINAL-May-5-C-05052017.pdf 46 http://documents.worldbank.org/curated/en/282091494340650708/pdf/Kosovo-SCD-FINAL-May-5-C-05052017.pdf 26 27 Investimet e Kualifikueshme dhe të Pakualifikueshme Përmbledhja e investimeve të pranueshme sipas KODE-s është e organizuar në përputhje me llojet e punimeve civile, si më poshtë. SHTRIRJA E INFRASTRUKTURËS SË RRJETEVE BREZGJERA Investimet e pranueshme lidhen me shtrirjen e rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë për të mundësuar lidhjet me rrjete brezgjera me shpejtësi të lartë dhe shërbimet e avancuara të komunikimeve elektronike për amvisëritë, bizneset dhe institucionet publike në zonat e synuara kadastrale. Fondet e huazuara do të kanalizohen për të bashkë-financuar ndërtimin e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera me shpejtësi të lartë dhe qasje të hapur në zonat e identifikuara, për të mundësuar lidhjen me rrjete brezgjera me shpejtësi ngarkimi/shkarkimi prej së paku 100 Mbit/s (furnizim simetrik) ose më të lartë për të gjitha amvisëritë (shtëpitë rezidenciale) dhe për të ofruar shërbime falas në internet brezgjerë për institucionet publike - shkollatdhe institucionet shëndetësore në ato zona. Në kontekstin e rrjeteve të telekomunikacionit, "qasja e hapur" zakonisht nënkupton lejimin e qasjes për ofruesit e tjerë të shërbimeve për shërbime me shumicë në rrjetin lokal të qasjes, i cili u mundëson të ofrojnë shërbime për konsumatorët pa pasur nevojë të posedojnë rrjetin. Produktet me shumicë ofrohen në nivele të ndryshme në të gjithë infrastrukturën e rrjetit, bazuar në llojin e modelit të qasjes së hapur: Infrastruktura pasive me qasje të hapur, si tubacionet, kanalet, shtyllat, kabllot optike dhe gjatësitë e valës, u jep operatorëve të tjerë të telekomunikacionit mundësinë që ta përdorin këtë infrastrukturë pasive dhe të instalojnë infrastrukturën e vet për të ofruar shërbime. Infrastruktura aktive me qasje të hapur, si shtresa Ethernet 2 dhe shtresa IP 3, u mundëson ofruesve të shërbimeve që ofrojnë shërbime publike, banesore, biznesi dhe shërbime të tjera publike, që ta përdorin së bashku infrastrukturën aktive për të ofruar shërbime të caktuara. Në këtë drejtim, investimet e pranueshme nën këtë nënkomponent parashikohen të përfshijnë shtrirjen e infrastrukturës fikse brezgjerë me shpejtësi të lartë (Infrastruktura i referohet furnizimit simetrik me shpejtësi të lartë prej 100Mbit/s, për zona të caktuara të projektit, në mënyrë që të sigurohet lidhja e të gjitha amvisërive (shtëpitë e banuara) me internet brezgjerë, dhe të ofrohen shërbime të internetit brezgjerë pa pagesë për institucionet publike - shkollat dhe institucionet shëndetësore në zona të tilla, dhe gjithashtu punime tokësore dhe instalime në shkallë të vogël. Asetet infrastrukturore u referohen pajisjeve elektronike të rrjetit që nevojiten për të operuar me infrastrukturën pasive dhe sistemeve të mbështetjes operacionale të nevojshme për të komercializuar rrjetin brezgjerë me shpejtësi të lartë. Infrastruktura pasive përfshin elementë fizikë të nevojshëm për të ndërtuar rrjetin brezgjerë me shpejtësi të lartë. Kjo përfshin, për shembull, fibra optike, kanale, tuba dhe shtylla ku shtrihet rrjeti brezgjerë me shpejtësi të lartë. Infrastruktura pasive përfshin edhe korniza të shpërndarjes optike, panele lidhëse etj47. Nuk ka kufizime në hartimin e rrjetit për sa kohë që përmbushen kërkesat e cilësisë dhe shpejtësitë e synuara, përveç dispozitave të kufizimeve të kualifikueshmërisë në këtë KMSM në lidhje me Zonat e Mbrojtura. Të gjitha punimet civile (shtrirja e kabllove, gërmimi i kanaleve, instalimin i shtyllave, mikro-kanalet etj.) janë konsideruar të jenë të pranueshme sa herë që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Rregulloren MZHE-së Nr. 05/2017 për Ndërtimin, Instalimin dhe Mbikëqyrjen e Komunikimeve Elektronike, me rezervimin e mëposhtëm lidhur me zbatimin e projektit në Zonat e Mbrojtura (ZM): nuk do të ketë instalim të shtyllave, asnjë gërmim të gropave dhe kanaleve në tokën e virgjër, punime tokësore ose ndonjë infrastrukturë tjetër të re në ZM, vetëm përdorimi i infrastrukturës ekzistuese për instalim: (i) punimet në zonat e mbrojtura do të jenë plotësisht në përputhje me politikat e BB-së, legjislacionin kombëtar, dhe nën vëmendjen e plotë të autoriteteve kombëtare kompetente, duke përfshirë ato që menaxhojnë ZM të veçanta, (ii) nuk do të lejohet 47E rëndësishme është se shërbimet e shitjes me pakicë hyjnë në punë pas ndërtimit dhe instalimit të shtresës pasive dhe aktive. Kjo shtresë ka të bëjë me shërbimet e internetit dhe shërbimet e tjera të menaxhuara, që u ofrohen abonentëve dhe bizneseve. 28 asnjë punim në habitatet kritike, (iii) në ZM nuk lejohen antena, kulla, stacione fikse të monitorimit, stacione mobile të monitorimit dhe instalime jashtë instalimeve ekzistuese, (iv) nuk do të vendosen baza të punëtorëve në ZM, dhe (v) masa specifike të mbrojtjes së natyrës (që do të përfshihen në PMSM) do të kërkohen nga autoritetet kompetente (Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, autoriteti i menaxhimit të ZM-ve). INSTALIMI/NDËRTIMI I ANTENAVE, KULLAVE DHE STACIONEVE TË MONITORIMIT, REHABILITIMI I QENDRËS SË MONITORIMIT Investimet e pranueshme në lidhje me instalimin dhe lansimin e SKMS-së përfshijnë projektimin, furnizimin, instalimin e SKMS-së. Ky SMSK duhet të ofrojë mbulim në zonat e treguara, ku ka dendësi më të madhe të caktimeve të frekuencave në brezat më aktivë të frekuencave në Kosovë.Përberja specifike e elementeve të SKMS-së si dhe lokacioni respektiv i tyre do të përcaktohet pas rishikimit të specifikimeve teknike, sido që të jetë, pritjet janë që Investimet e pranueshme do të përfshijnë si mëposhtë: - Qendra Kryesore e Kontrollit (QKK) në Prishtinë, e mbështetur nga: - Stacionet Fikse të Monitorimit në Distancë (SFMD) për të mbuluar të gjitha detyrat e monitorimit, duke përfshirë frekuencën - Okupimin e Brezit të Frekuencave (OBF), Okupimin e Kanalit Frekuencor (OKF) dhe trajtimin e ndërhyrjeve; - Stacione Fikse Drejtim-gjetëse në Distancë (SFDD) për të përkrahur SFMD-në për qëllime triangulimi; - Stacione Mobile të Monitorimit (SMM) për të gjitha llojet e operacioneve të monitorimit mobil; - Stacionin e Transportueshëm të Monitorimit (STM) për të gjitha llojet e operacioneve të monitorimit përfshirë OBF dhe OKF dhe trajtimin e ndërhyrjeve; dhe - Pajisjet Portative të Monitorimit (PPM) për të kryer monitorimin në situata shumë lokale (p.sh. në ndërtesa), të cilat nuk mund të kryhen nga SMM-të. Qendra e Monitorimit dhe Kontrollit (QMK). Në Prishtinë, QMK-ja është planifikuar të instalohet në selinë e ARKEP-it. Të gjitha stacionet tjera duhet të jenë të ndërlidhura me këtë QMK. QMK është i vetmi stacion i drejtuar nga personeli në sistem. Rehabilitimi i qendrës së monitorimit përfshin punime siç janë suvatimi, lyerja, renovimi, por nuk ka punime në ndërtesë (p.sh. punimet në fasadë, zëvendësimi i dyerve dhe dritareve etj.). Dhoma kryesore e kontrollit nuk do të vendoset në ndonjë ndërtesë që është nën çfarëdo lloj mbrojtjeje të trashëgimisë fizike kulturore. Stacionet Fikse të Monitorimit në Distancë (SFMD). Është planifikuar të ndërtohen dy SFMD. Një (1) SFMD- 1 për të kontrolluar qytetin e Prishtinës. Dy (2) SFMD-2 për të kontrolluar qytetet e Prizrenit dhe Mitrovicës Jugore. Këto stacione SFMD do të kontrollohen në distancë nga QMK në Prishtinë. Koordinatat gjeografike për disa nga SFMD-të nuk janë caktuar ende. Për stacionet Prizren dhe Mitrovicë Jugore, ofertuesit do të jenë përgjegjës për të identifikuar një lokacion më të mirë të përshtatshëm, i cili i lejon SFMD-së të mbulojë qytetet e identifikuara. Punët e kërkuara përfshijnë mihje tokësore, ngritja e bazës së shtyllës (toëer), instalime etj. Dizajni i SFMD-ve nuk është definuar ende dhe do të sigurohet dhe adresohet në VM-në e nënprojektit. Stacione Mobile të Monitorimit (SMM). Një (1) Stacion Mobil i Monitorimit (SMM) do të jetë i stacionuar në QKM në Prishtinë. Janë parashikuar vetëm punimet e instalimit. Dizajni i SMM-ve nuk është definuar ende dhe do të sigurohet dhe trajtohet në VM-në e nën-projektit; Pajisjet Portative të Monitorimit (PPM). Dizajni i PPM-ve nuk është definuar ende dhe do të sigurohet dhe trajtohet në VM-në e nën-projektit. Janë paraparë vetë punë instaluese. Stacione të Transportueshme të Monitorimit (STM). Dy (2) STM janë planifikuar. Pritet që antenat e STM-së të instalohen në një tri-pod. Dizajni i STM-ve nuk është definuar ende dhe do të sigurohet dhe trajtohet në VM-në e nën-projektit. 29 Asnjë rrugë qasja nuk do të ndërtohet për qëllime të instalimit të kullave dhe antenave, ose çkado tjetër. Stacionet e monitorimit nuk do të vendosen në Zonat e Mbrojtura. AKTIVIZIMI I LIDHJEVE TË RRKHE-SË. Investimet e sakta të pranueshme do të përcaktohen në bazë të rezultateve të studimit të fizibilitetit që do të përfundojë gjatë 18 muajve të parë të projektit KODE. Ndër të tjera, studimi do të përcaktojë specifikimet teknike dhe topologjinë e rrjetit të RRKHE-sw. Wshtw planifikuar qw RRKHE-ja të shërbehet përmes infrastrukturës adekuate të telekomunikacionit për universitetet dhe kolegjet pjesëmarrëse të bashkuara (brenda Kosovës) dhe të ndërlidhen me rrjetin mbarë-evropian të të dhënave GÉANT. Studimi i fizibilitetit do të përcaktojë mënyrën më optimale për sigurimin një rrjeti brezgjerë me shpejtësi të lartë, i cili do të jetë i pranishëm në të gjitha qytetet universitare, duke siguruar ndërlidhshmërinë me universitetet dhe kolegjet private pjesëmarrëse të Kosovës, në një ose më shumë pika të pranisë për secilin subjekt. Është planifikuar që topologjia e rrjetit do të duhet të përbëhet nga të paktën një rrjet unazor optik i ndërlidhur. Prishtina si kryeqytet, dhe me numrin më të madh të institucioneve arsimore, do të duhet të pajiset me një rrjet unazor metropolitan me kapacitet boshti prej të paktën 10 Gbps. Unaza tjetër do të duhet të lidhë të gjitha qytetet kryesore në vend që kanë objekte të arsimit të lartë. Parashikohet që rrjeti i RRKHE-së të merret me qira nga ofruesit e shërbimeve të internetit. Prandaj, pritet të ketë vetëm punime të vogla civile (në përgjithësi, shtrimi kabllor identik ose më i vogël se aktivitetet e planifikuara për nënkomponentin 1.1). 30 PËRJASHTIMI I POLITIKAVE TË BB-SË Një numër aktivitetesh nuk janë të pranueshme për financim nën FPI-në e KODE-s. Këto përfshijnë blerjen e tokës, projektet e kategorisë A dhe projektet me rrezik të lartë, si dhe aktivitetet nga lista e përgjithshme e përjashtimit të BB-së, si në vijim: 1. Tregtia në kafshë të egra dhe produkte të kafshëve të egra të ndaluara sipas konventës CITES, 2. Lirimi i organizmave të ndryshuar gjenetikisht në mjedisin natyror, 3. Prodhimi, shpërndarja dhe shitja e pesticideve dhe herbicideve të ndaluara, 4. Rrjetat me tërheqje në mjedisin detar, 5. Prodhimi, trajtimi dhe asgjësimi i produkteve radioaktive, 6. Ruajtja, trajtimi dhe asgjësimi i mbetjeve të rrezikshme, 7. Prodhimi i pajisjeve që përmbajnë CFC, halon dhe substanca të tjera të rregulluara sipas Protokollit të Montrealit, 8. Prodhimi i pajisjeve elektrike që përmbajnë bifenile të poliklorinuara (PCB) për më shumë se 0,005% ndaj peshës, 9. Prodhimi i produkteve që përmbajnë asbest, 10. Reaktorët bërthamorë dhe pjesët e tyre, 11. Duhani, i papërpunuar ose i prodhuar, 12. Makineritë e përpunimit të duhanit, dhe 13. Prodhimi i armëve të zjarrit. Disa nga punimet mund të ndodhin në zonat e mbrojtura (ZM) dhe megjithëse punimet që janë planifikuar prodhojnë ndikime të parëndësishme për mjedisin, ekziston ende një rrezik i kufizuar nga prania e njeriut dhe/ose koha e pafavorshme e punimeve ose dizajni jo i favorshëm. Prandaj, aktivitetet që ISP-të dhe MZHE- ja mund të kryejnë për Komponentët 1 dhe 2 kanë kufizimet e mëposhtme:  Asnjë aktivitet i asnjë lloji nuk lejohet në habitatet kritike,  Projektet që përfshijnë punime tokësore të ndara nga instalimet ekzistuese nuk do të lejohen në zonat e mbrojtura (p.sh. gërmimi i llogoreve jashtë rrugës ose kalimi i tubacionit ose instalimi i shtyllave të reja)  Në ZM nuk lejohen antena, kulla, punime tokësore të reja, stacione fikse të monitorimit, stacione mobile të monitorimit dhe instalime që dalin jashtë instalimeve ekzistuese,  Asnjë bazë e punëtorëve nuk do të vendoset në ZM,  Masat mbrojtëse specifike të natyrës do të kërkohen nga autoritetet kompetente (Agjencia Kosovare e Mbrojtjes së Mjedisit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, autoriteti i menaxhimit të ZM- ve):  Hapësira e punës duhet të zërë vetëm sipërfaqet e nevojshme për kryerjen e punimeve.  Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht  Terreni në vendin e punës duhet të kthehet në gjendjen e tij të para-punimeve, dhe nëse nuk është e mundur do të rehabilitohet në mënyrë adekuate  Ndërtesat që përmbajnë asbest (pllaka, mbulim, fasadë etj.) ose të pajisura me lëndë radioaktive. 31 Kategoritë e Shoshitjes Mjedisore Në varësi të llojit, vendndodhjes, ndjeshmërisë dhe shkallës së projektit dhe natyrës dhe madhësisë së ndikimeve të mundshme mjedisore, nën-projekti mund të klasifikohet në një nga katër kategoritë: Kategoria A Aktivitetet e Kategorisë A nuk do të financohen përmes skemës së nën-huave Nën-projekti i propozuar klasifikohet në këtë kategori, nëse ka gjasa që të ketë ndikime të pafavorshme në shëndetin e njeriut dhe në mjedisin natyror, të cilat janë shumë të rëndësishme, të ndryshme dhe/ose afatgjata, madhësia e të cilave është e vështirë të përcaktohet në fazën e identifikimit të nën-projektit. Këto ndikime mund të ndikojnë gjithashtu në një zonë më të gjerë sesa në vendet e nën-projektit. Masat për zbutjen e rreziqeve të tilla mjedisore mund të jenë komplekse dhe të kushtueshme. Prandaj kërkohet një Vlerësim i Ndikimit në Mjedis (VNM) për të identifikuar dhe vlerësuar ndikimet e ardhshme mjedisore që lidhen me projektin e propozuar, për të identifikuar mundësitë e përmirësimit të mjedisit dhe për të rekomanduar çdo masë të nevojshme për të parandaluar, minimizuar dhe zbutur ndikimet negative. Nën-huamarrësi është përgjegjës për përgatitjen e një raporti, normalisht një VNM-je. Nën-huamarrësi duhet të ofrojë paralelisht studimin e fizibilitetit ekonomik dhe teknologjik të nën-projektit. Kostot e masave zbutëse do të përfshihen në VNM dhe në studimin e fizibilitetit. Për projektin e kategorisë A, studimi i ndikimit në mjedis është përcaktuar nga ligjet e Republikës së Kosovës, veçanërisht Ligji mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (Nr. 03/L-214). Akti i përmendur ligjor identifikon projektet për të cilat, sipas rregulloreve të Kosovës, VNM-ja është e detyrueshme. Aktivitetet e identifikuara në Shtojcën I të Ligjit për VNM nuk do të përkrahen nga projekti. Kategoria B Një projekt i propozuar klasifikohet si Kategoria B kur kuptohet se ka ndikime të mundshme negative mjedisore në popullatën njerëzore ose në zonat me rëndësi mjedisore, që janë më pak të rënda se ato të projekteve të Kategorisë A. Këto ndikime janë specifike për vendin; pak prej tyre janë të pakthyeshme; dhe në shumicën e rasteve masat zbutëse mund të dizajnohen më lehtë se sa për projektet e Kategorisë A. Fushëveprimi i VM- së për një projekt të kategorisë B mund të ndryshojë nga nën-projekti në nën-projekt. Ashtu si VM-ja e Kategorisë A, ai shqyrton ndikimet e mundshme negative dhe pozitive mjedisore të projektit dhe rekomandon masat e nevojshme për të parandaluar, minimizuar, zbutur ose kompensuar ndikimet negative dhe për përmirësimin e performancës mjedisore. Kategoria B+ Aktivitetet e kategorisë B+ nuk do të financohen përmes skemës së nën-huave Për projektet e kategorisë B+, huamarrësi është përgjegjës për përgatitjen e një VNM-ja të plotë (në varësi të opinionit të dhënë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ose zyra komunale ose një VNM-je paraprake (forma e thjeshtë e VNM-së) që përfshin, sipas nevojës, elemente të instrumenteve të tjera të cilat thjesht mund të kërkojnë përcaktimin e masave zbutëse të përcaktuara mirë dhe miratimin e praktikave të pranuara të veprimit. Nën-huamarrësi duhet të ofrojë paralelisht studimin e fizibilitetit ekonomiko-teknologjik të nën-projektit. Kostot e masave zbutëse do të përfshihen në VNM ose PMM dhe në studimin e fizibilitetit. Kategoria B- Projektet e Kategorisë B- kërkojnë që një VM të vlerësojë çdo ndikim të mundshëm në mjedis të lidhur me projektin e propozuar, për të identifikuar mundësitë e përmirësimit të mjedisit dhe për të rekomanduar çdo masë të nevojshme për të parandaluar, minimizuar dhe zbutur ndikimet negative. Qëllimi dhe formati i VM- së do të ndryshojnë në varësi të projektit, por zakonisht do të jenë më i ngushtë se fushëveprimi i VNM-së, zakonisht në formë të një PMM-je. 32 Fushëveprimi i PMM-së është përcaktuar në Shtojcën 3. Për projektet që përfshijnë shkallërritje të thjeshta, rindërtim ose përshtatje të ndërtesave, do të përdoret lista kontrolluese e PMM-së (shih shtojcën F). Projektet e Kategorisë B- do të përfshijnë nën-projekte që gjithashtu: (a) përfshijnë kredi për kapital punues, të cilat përfshijnë blerjen dhe/ose përdorimin e materialeve të rrezikshme (p.sh. pesticidet) ose (b) kreditë për përmirësimin e procesit që përfshijnë blerjen e pajisjeve/makinerive që paraqesin një rrezik të konsiderueshëm shëndetësor ose ndaj sigurisë. Një projekt i propozuar klasifikohet si Kategoria B- nëse ndikimet e ardhshme mjedisore janë më pak të dëmshme se ato të projekteve të Kategorisë A dhe B +, duke marrë parasysh natyrën, madhësinë dhe vendndodhjen e tyre, si dhe karakteristikat e ndikimeve të mundshme në mjedis. Kategoria C Një projekt i propozuar klasifikohet si Kategoria C nëse ka të ngjarë të ketë ndikime minimale ose jo të dëmshme mjedisore dhe prandaj nuk kërkon as një VNM, as një Analizë Mjedisore. Përtej shoshitjes, asnjë veprim i mëtejshëm i VM-së nuk kërkohet për një projekt të kategorisë C. 33 Vlerësimi Mjedisor Një Vlerësim Mjedisor (VM) është një proces që synon njohjen e aspekteve të një aktiviteti të caktuar që mund të prodhojë rreziqe për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, duke parashikuar, vlerësuar dhe zbutur ndikimet e tij të mundshme, dhe duke u siguruar që ato të minimizohen nëse eliminimi nuk është i realizueshëm. Qëllimi i VM-së është të përmirësojë cilësinë e vendimmarrjes duke njohur ndikimet/pasojat mjedisore në fillim të procesit të përgatitjes së nën-projektit, në mënyrë që ato të mund të përfshihen në dizajnin e nën-projektit si dhe të parandalohen ose zbuten lehtësisht gjatë zbatimit dhe fazave të operimit. Fushëveprimi i VM-së varet nga kategoria mjedisore e caktuar për secilin nën-projekt, nga fushëveprimi i aktiviteteve të nën-projektit si dhe nga karakteristikat e lokacionit të nën-projektit, edhe pse qëllimi i çdo lloj vlerësimi është identifikimi i mënyrave për përmirësimin mjedisor të aktiviteteve të propozuara, duke minimizuar, lehtësuar ose kompensuar ndikimet e tyre të pafavorshme. VM-ja, për qëllime të këtij projekti dhe projekteve të tjera të përkrahura nga BB-ja, përfshin rreziqet ndaj Shëndetit dhe Sigurisë në Punë (SHSP) si dhe rreziqet që lidhen me ruajtjen e trashëgimisë kulturore fizike. Rezultatet e VM-së paraqiten në raportin e vlerësimit mjedisor, pasqyrohen në rreziqet e identifikuara mjedisore (lidhur me llojet specifike të aktiviteteve të nën-projektit) dhe shoqërohen me masa adekuate. Masat paraqesin metodat, teknikat, procedurat dhe mënyrat e tjera të përmirësimit mjedisor të nën-projekteve, duke minimizuar, lehtësuar ose kompensuar ndikimet negative. Një VM gjithashtu përshkruan hapat që janë ndërmarrë për konsultime publike. Duke marrë parasysh se Projekti është klasifikuar në kategorinë “e lehtë� B sipas Politikave dhe Procedurave të Masave Mbrojtëse Mjedisore të BB-së, dhe dy lloje mjedisesh - të urbanizuara dhe zona të pambrojtura kundrejt zonave të mbrojtura - do të ketë dy lloje të VM-së në kuadër të këtij projekti: Listat kontrolluese të PMSM-së dhe PMSM-të specifike të lokacioneve. Lista Kontrolluese e PMSM-së zakonisht përgatitet për aktivitetet që përfshijnë punime të vogla civile, si rehabilitimi i ndërtesave, përmirësimet e thjeshta, instalimet etj., për të cilat masat e mbrojtjes merren me lehtësi. Në këtë rast, Projekti njeh dy lloje të projekteve: (i) ISP- të zbatuan punime infrastrukturore për lidhje në rrjete brezgjera të kontraktuara për njësitë gjeografike të pambuluara ose të nën-shërbyera (nën-projektet për nënkomponentin 1.1), dhe (ii) MZHE zbatoi nën- projektet (rehabilitimi i dhomës së kontrollit, ndërtimi i kullave të antenave, instalimi i antenave dhe stacioneve të monitorimit, dhe mund të priten punime të vogla tokësore në objektet e institucioneve të arsimit të lartë për mundësimin e rrjetit RRKHE). Për të dyja, do të përgatiten listat kontrolluese të PMSM-së. Vetëm për aktivitetet për nënkomponentin 1.1, ISP-të do të përgatisin PMSM-të specifike të vendit në rast se instalimi i infrastrukturës së internetit do të bëhet plotësisht ose pjesërisht në zonat e mbrojtura dhe/ose të ndjeshme. Meqë lloji i punimeve, aspektet dhe ndikimet janë të parashikueshme për këto nënprojekte, PMSM-ja specifike për vendin përshtat masat që adresojnë ndikimet specifike për karakteristikat e lokacionit. Ligji për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis ka listuar projektet që i nënshtrohen procedurës së VNM-së, por nuk kërkon procedura të VNM-së për këtë lloj projektesh të përfshirë në KODE: - punime civile minimale (kryesisht shtrim kabllor); - instalimi i antenave; - instalimi i kullave; - instalimi i stacioneve monitoruese fikse dhe mobile; - rehabilitimi i një ndërtese jo-rezidenciale. 34 Vlerësimi Social Nuk ka çështje sociale të perceptuara në lidhje me Projektin KODE. MEKANIZMI I KORRIGJIMIT TË SHQETËSIMEVE Projekti KODE do të vendosë MKSH-në brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e projektit për të trajtuar çdo shqetësim që mund të paraqitet nga kushdo në lidhje me Projektin. Projekti do të krijojë një uebfaqe të projektit ku do të jenë të disponueshme të gjitha informatat përkatëse të projektit, siç janë raportet e progresit, raportet e masave mbrojtëse, ngjarjet, aktivitetet etj. Faqja e internetit të projektit do të ketë informacion kontaktues të specialistit të NJZP-së ose stafit të ministrisë tek të cilët mund të paraqitet ankesa si dhe përshkrimet dhe procedurat e MKSH-së. Mundësia për të paraqitur ankesë përmes faqes së internetit do të komunikohet edhe përmes sesioneve informuese të Projektit, konsultimeve publike dhe tryezave të rrumbullakëta të komunitetit me të gjithë palët e interesit, përmes kanalit të mediave sociale (një faqe në Facebook), dhe do të tregohet në materialet e publicitetit (njoftime për shtyp, blogje) dhe materialet e shtypura të prodhuara në kuadër të Projektit. Përveç kësaj, informacioni për MKSH-në do të jetë i disponueshëm në objektet e qeverisjes vendore ku po zbatohen nën-projektet si dhe në këshillat e fshatrave. Një specialist i NJZP-së ose stafi i ministrisë do të caktohet për të marrë dhe për t'iu përgjigjur ankesave. Është parashikuar që ankesa do të justifikonte një përgjigje, për sa kohë që janë plotësuar dy kriteret e mëposhtme: (i) ka të bëjë me ndonjë nga aktivitetet e KODE-s; (ii) përmban një sasi të mjaftueshme të detajeve për të treguar se një veprim i keq ka ndodhur ose ka të ngjarë të ndodhë, duke ndikuar në mirëqenien individuale ose kolektive ose duke paraqitur rrezik për mjedisin. Nëse ankesa mund të adresohet nga NJZP-ja, atëherë drejtori i NJZP-së do të ndjekë veprimet që duhen ndërmarrë për të adresuar ankesën. Nëse përgjigja e ankesave varet nga institucione të tjera (p.sh. MZHE, ARKEP) , atëherë stafi i NJZP-së do të bëjë pyetje dhe t'i përgjigjet ankuesit. Në rast se kriteri i dytë nuk plotësohet plotësisht, specialisti i NJZP-së do të vazhdojë të bëjë hetime të mëtejshme (duke kontaktuar ose jo me ankuesin), si dhe masat korrigjuese dhe do t'i japë komentet ankuesit. Në rast se ankesa është anonime, reagimet do të jepen në faqen e internetit të Projektit. Çdo vit, NJZP-ja do të ketë për detyrë të diskutojë në një konsultim publik ankesat e pranuara gjatë vitit dhe të raportojë se cilat masa janë ndërmarrë ose planifikohen të merren në përgjigje të këtyre reagimeve kritike. Procesverbali i këtij konsultimi do të vendoset në faqen e internetit të projektit. 35 Trajtimi i Rreziqeve Mjedisore NDIKIMET NË MJEDIS Pajisjet dhe asetet e telekomunikacionit dhe TI-së që financohet nga projekti KODE karakterizohen nga gjurmë relativisht të ulëta të karbonit dhe rezistencë të lartë përgjithshme ndaj goditjeve të jashtme. Për më tepër, duke zgjeruar lidhjen me rrjet brezgjerë me shpejtësi të lartë në të gjithë vendin (me nën-komponentët 1.1 dhe 2.2 në mënyrë direkte dhe me nënkomponentin 1.2 indirekte), Projekti do të mundësojë përmirësimin dhe përdorimin e, për shembull, sistemeve të paralajmërimit të hershëm për të ndihmuar në minimizimin e rreziqeve klimatike dhe për të përkrahur luftën kundër ndryshimeve klimatike. Për më tepër, një tjetër ndikim i rëndësishëm i vendosjes së rrjetit brezgjerë me shpejtësi të lartë ka të bëjë me ndryshimet në udhëtime. Rrjetet brezgjera në përgjithësi zvogëlojnë nevojën për udhëtime për punë, blerje dhe qëllime të tjera, duke reduktuar emetimet e karbonit nga transporti, dhe duke kursyer shumë ton emetime të karbonit në vit. OECD citon studime që tregojnë si mund të zvogëlohet transportin me rreth 0.7- 0.8 për qind përmes punës në distancë. Departamenti Amerikan i Energjisë (2013) përfshin punën në distancë si pjesë të programit të vet të politikave për reduktimin e përdorimit të energjisë48. Megjithatë, punimet për shtrirjen e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera, stacionet e monitorimit dhe rehabilitimin e dhomës qendrore të kontrollit mund të prodhojnë ndikime tipike për punimet civile në shkallë të vogël, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:  Emetimet e pluhurit nga transporti i punonjësve dhe materialeve;  Pluhuri nga punimet tokësore, ngarkimi dhe shkarkimi i materialeve, heqja e mureve, paneleve të gipsit, izolimit dhe elementeve të tjera të ndërtimit;  Rreziqe të SHSP-së nga puna në lartësi, makineritë e rënda dhe vozitja, rreziqet e aksidenteve nga pengimi dhe rënia, neglizhimi i pajisjeve dhe veshjeve të sigurisë, procedurave ose shenjave paralajmëruese;  Emetimet e zhurmës nga transporti dhe makineritë e rënda;  Gjenerimi i mbetjeve - sasi të vogla të mbetjeve ndërtimore do të gjenerohen kryesisht gjatë rehabilitimit të qendrës së kontrollit, disa kanaleve apo kabllove të mbetura, paketimit dhe mbetjeve minerale për hendek. Do të gjenerohen sasi të vogla të mbetjeve të rrezikshme, kryesisht mbetje ngjyrash, llaku, kontejnerë të kontaminuar, sasi të vogël të llambave fluoreshente kompakte CFL, derdhje, kontejnerë derivatesh dhe të ngjashme;  Ndikimi në tokë do të jetë shumë i kufizuar. Kanalet për kabllot, nëse gërmohen, janë të cekët;  Ndikimi në ujëra - nuk ka ndikim të paraparë në ujëra. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse mbetjet e dherave ose llojet e tjera të mbetjeve derdhen në rrjedhat lokale dhe në pellgjet e tjera ujore, çka do të jetë rreptësisht e ndaluar;  Ndotja e peizazhit në rastin e instalimit të shtyllave të reja;  Ndikimi në natyrë është i kufizuar në praninë e njeriut që mund të shqetësojë kafshët, sjellje të pahijshme (p.sh. mbledhja ose grumbullimi i paligjshëm i bimëve) dhe planifikimi i papërshtatshëm i punimeve (p.sh. punimet në sezonin e mbarështimit). MASAT ZBUTËSE Efektet potencialisht negative të shtrirjes së infrastrukturës së rrjeteve brezgjera do të minimizohen më tej në kuadër të këtij projekti, duke respektuar në mënyrë të përpiktë procedurat e masave mbrojtëse mjedisore, duke zgjedhur teknologjitë që i rezistojnë të ardhshmes dhe duke promovuar ndarjen e infrastrukturës, aty ku 48 https://www2.deloitte.com/content/dam/Deloitte/au/Documents/finance/deloitte-au-fas-benefits-highspeed- broadband-v2-240914.pdf 36 është e mundur (p.sh. promovimi i përdorimit të rrjetit optik tokësor (OPGW) mbi linjat e transmetimit të energjisë me tension të lartë, që i përkasin ndërmarrjeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, të vendosura përgjatë rrugëve dhe hekurudhave). Antenat për nënkomponentin 1.2 do të vendosen në majë të kodrave, duke respektuar standardet më të larta të menaxhimit të burimeve pyjore, në mënyrë që të mos përkeqësojnë shpyllëzimin. Në rast se heqja e pemëve individuale nuk mund të shmanget, kjo mund të bëhet vetëm me miratimin e autoritetit kompetent (p.sh. Agjencia Pyjore e Kosovës). Asnjë prerje nuk lejohet në ZM. Të gjitha këto janë ndikimet afatshkurtra, të lokalizuara në një zonë të vogël, me ashpërsi minimale, të lehta për t'u zbutur me masat tipike për zvogëlimin e ndikimeve në punimet civile:  Emetimet e pluhurit do të frenohen nga pastrimi i rregullt i rrugëve, automjeteve dhe makinerive, si dhe mbajtja e lagësht dhe e mbrojtur nga era (p.sh. me mbrojtëse të erës). Ngarkesa e transportuar si dhe rezervat do të mbulohen.  Punëtorët do të veshin rroba mbrojtëse (helmeta) dhe pajisje gjatë gjithë kohës.  Instalimi i shtyllave të reja dhe punimeve tokësore jashtë infrastrukturës ekzistuese nuk do të lejohet në ZM.  Zjarri i hapur do të jetë rreptësisht i ndaluar dhe kështu do të jetë çdo lloj shqetësimi i kafshëve (gjuetia, kapja për tregti dhe të tjera), grumbullimi i bimëve, ushqimit pyjor, drurit dhe produkteve të tjera pyjore.  Të gjitha lejet e kërkuara ligjërisht janë marrë për ndërtimin dhe/ose rehabilitimin.  Të gjitha punimet do të kryhen në një mënyrë të sigurt dhe të disiplinuar, të dizajnuara për të minimizuar ndikimet ndaj banorëve fqinjë dhe mjedisit.  Rrugët e ndërtimit janë të përcaktuara qartë.  Hapësira e punës duhet të zërë vetëm sipërfaqet e nevojshme për kryerjen e punimeve.  Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht.  Puna gjatë natës do të shmanget nëse është e mundur, sidomos në afërsi të vendbanimeve. Në rast se do të ketë punë gjatë natës, duhet të merren lejet përkatëse.  Terreni në vendin e punës duhet të kthehet në gjendjen e tij të para-punimeve, dhe nëse nuk është e mundur do të rehabilitohet në mënyrë adekuate.  Mbledhja, ndarja, transportimi dhe përpunimi i mëtejshëm i mbetjeve kryhet në përputhje me legjislacionin kombëtar të mbetjeve.  Rrugët e ndërtimit janë të përcaktuara qartë. 37 Monitorimi i Pajtueshmërisë Mjedisore Për nën-projektin e tipit 1, ku ISP-të janë ekzekutorë dhe përdoruesit përfundimtarë të fondeve, Lista Kontrolluese e PMSM-së ose PMSM-së specifike të vendeve (në zonat e mbrojtura) përgatiten nga ISP-ja e përzgjedhur. Hartimi i listës kontrolluese të PMSM-së/PMSM varet nga miratimi i Koordinatorit të Komponentit 1 nga MZHE-ja (roli tentativ) dhe Pika fokale Mjedisore (NJZP). 3-5 listat e para kontrolluese të PMSM-së dhe të gjitha PMSM-të specifike të vendeve gjithashtu i nënshtrohen miratimit të BB-së (NJZP-ja paraqet dokumentet). Lista Kontrolluese e PMSM-së dhe PMSM-të specifike të lokacionit, pas konsultimeve dhe finalizimit, do të përfshihen në dokumentacionin e tenderimit dhe kontraktimit për ekzekutimin e punimeve, në këtë rast, instalimin e rrjetit brezgjerë. Është detyrë e Kontraktuesit (duke përfshirë nënkontraktuesit, nëse angazhohen) për të zbatuar masat zbutëse dhe monitoruese dhe për të raportuar progresin dhe statusin në MZHE në intervale të rëna dakord (të paktën një herë në tre muaj). ISP-të kryejnë mbikëqyrje të rregullt (inxhinier mbikëqyrës ose person i caktuar me prejardhje teknike ose mjedisore) sipas listës kontrolluese të PMSM-së dhe zbatimit të PMSM-së, si dhe raportojnë rregullisht në MZHE në përputhje me pajtueshmërinë mjedisore (PMSM-ja, lista kontrolluese e PMSM-së). Teksa raportimi është periodik, mospajtueshmëritë do të raportohen menjëherë në MZHE. Masat korrigjuese të propozuara nga MZHE-ja do të zbatohen brenda një afati kohor të përcaktuar. Në rast se kontraktori nuk i zbaton masat korrigjuese, do të ndërmerren hapa të mëtejshëm derisa të merren masat. Këto hapa mund të përfshijnë ndërprerjen e pagesave derisa të arrihet pajtueshmëria. MZHE-ja viziton punimet për mbikëqyrjen e mjedisit të paktën një herë gjatë punimeve të zbatimit. Lloji i dytë i nën-projekteve është ai që do të zbatohet nga MZHE-ja. Pasi që asnjë nga këto nën-projekte nuk do të zhvillohet në ZM, nga MZHE-ja do të përgatiten vetëm listat kontrolluese të PMSM-së, të kënaqshme për BB-në. Pas konsultimeve dhe finalizimit, listat kontrolluese të PMSM-së do të përfshihen në dokumentacionin e tenderit dhe kontraktimit për ekzekutimin e punimeve. Është detyrë e Kontraktuesit (duke përfshirë nënkontraktuesit, nëse angazhohen) për të zbatuar masat zbutëse dhe monitoruese dhe për të raportuar në MZHE në intervale të rëna dakord (të paktën një herë në tre muaj). MZHE-ja kryen mbikëqyrje të rregullt (një inxhinier mbikëqyrës ose person i emëruar me sfond teknik ose mjedisor) për zbatimin e listës kontrolluese të PMSM-së. Masat korrigjuese të propozuara nga MZHE-ja do të zbatohen brenda një afati kohor të përcaktuar. Në rastin kur Kontraktuesi nuk zbaton masa korrigjuese, masa të mëtejshme do të vendosen për të arritur pajtueshmërinë e plotë. Masat mund të përfshijnë ndërprerjen e pagesave. Për të dyja llojet e nënprojekteve, MZHE-ja raporton tek BB-ja për pajtueshmërinë mjedisore me Raporte të rregullta të Progresit të Projektit, si dhe me raporte të veçanta dhe periodike të zbatimit të listës kontrolluese të PMSM-së dhe PMSM-së (tremujore, nëse nuk rregullohen ndryshe). 38 Shpalosja dhe Konsultimet KMSM-ja do të zbulohet në faqen e internetit të MZHE-së në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe me kopje të shtypura në dispozicion të publikut në lokale. Në të njëjtën kohë do të lëshohet thirrje për konsultim (gjithashtu përmes faqes së MZHE-së), me datën dhe vendin e caktuar për takimin e konsultimeve. MZHE-ja do të thërrasë gjithashtu për komente me shkrim dhe do të sigurojë adresën postare dhe postën elektronike për dërgimin e komenteve dhe sugjerimeve. Të gjitha komentet me shkrim dhe pyetjet e ngritura në konsultimet publike do të adresohen, pastaj do të përmblidhen dhe do t'i bashkëngjiten KMSM-së si shtojcë. Vetëm atëherë, KMSM-ja mund të konsiderohet si versioni përfundimtar. Çdo listë kontrolluese e PMSM-së dhe PMSM-të specifike të vendeve të përgatitura për nën-projekte individuale do të duhet të shpalosen publikisht në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe sapo një nënprojekt të aprovohet nga MZHE-ja dhe BB-ja në përputhje me procedurat e Shqyrtimit Mjedisor. Do të lëshohet një thirrje publike për komentet mbi dokumentet e shpalosura. Shpalosja brenda vendit brenda Kosovës do të bëhet përmes faqes së internetit të MZHE-së dhe në komunat e prekura për së paku 14 ditë. Kopjet e shtypura do të jenë në dispozicion në MZHE dhe lokalet e komunave në të njëjtën periudhë. Shpalljet në gazetat lokale mund të përdoren si një mjet për të thirrur publikun për të komentuar të njëjtat dokumente. Versioni përfundimtar i listës kontrolluese të PMSM-së dhe PMSM-së do të adresojë komentet relevante dhe do të përfshijë procesverbalet e takimeve. Procesverbali i konsultimit publik në shtojcën 4 pasqyron procesin dhe rezultatin e konsultimit publik dhe shpalosjes. 39 Procesi i Shqyrtimit Mjedisor Të gjithë nën-huamarrësit/nën-projektet për nënkomponentët 1.1. dhe 1.2 të përfshirë në shtrirjen e rrjeteve brezgjera do të ndjekin procesin e shqyrtimit mjedisor të paraqitur skematikisht më poshtë. HAPI 1: Huamarrësi (NJZP) përgatit një koncept të nën-projektit (lotit) fillestar. Në këtë kohë, është përgjegjësia e NJZP-së për të filluar diskutime me MMPH-në ose zyrën komunale për të përmbushur kërkesat lokale dhe kombëtare të shqyrtimit mjedisor (si për shembull, një opinion mbi procedurën e VNM-së (nëse është e nevojshme) dhe/ose leje të tjera zyrtare). HAPI 2: Pastaj, NJZP-ja organizon një konsultim publik me ISP-të për të ri-verifikuar gjendjen e mbulimit me rrjete brezgjera në zonat e synuara kadastrale (zakonisht 4 për 1 lot), në të cilin NJZP-ja njofton ISP-të për kërkesat e tyre të përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit: Kornizën e Menaxhimit Social dhe Mjedisor dhe përgatit Planin e Menaxhimit Social dhe Mjedisor (PMSM) ose Listën Kontrolluese të PMSM-së, në rast se instalimi i infrastrukturës së internetit do të bëhet plotësisht ose pjesërisht në zonat e mbrojtura dhe/ose të ndjeshme. HAPI 3: Pas një procesi të tenderit të hapur, në të cilin është identifikuar një ISP fitues, nën-huamarrësi bën shoshitjen e nën-projektit (bazuar në dizajnin, pyetësorin e vlerësimit të rrezikut mjedisor në dispozicion në Shtojcën 2 dhe informacione të tjera) dhe informon ISP-në për kërkesat përcjellëse dhe VM-në e kërkuar për përpunimin e nën-kredive (një PMSM specifike për vendin ose listë kontrolluese e PMSM-së, modelet e disponueshme në KMSM, ose arsyetimi pse VM-ja nuk është e nevojshme për nën-projektet e kategorisë C). ISP-ja përgatit VM (PMSM ose listë kontrolluese të PMSM-së) dhe ia paraqet MZHE-së për shqyrtim dhe miratim. MZHE-ja ofron komente. ISP-ja gjithashtu përmbush kërkesat e rregullores kombëtare të VNM-së, nëse është e aplikueshme (si një dokument i pavarur ose me PMSM të bashkëngjitur). HAPI 4: ISP-ja shqyrton dorëzimin e listës kontrolluese të PMSP-së/PMSM-së (dhe konsultohet me MZHE-në kur është e nevojshme) dhe raporton gjetjet e veta tek nën-huamarrësi. 3-5 listat e para kontrolluese të PMSM-së dhe të gjitha PMSM-të specifike të vendeve gjithashtu i nënshtrohen miratimit të BB-së. Të gjitha VM-të (nëse kërkohet nga BB-ja ose rregullorja kombëtare) do të konsultohen në përputhje me politikat kombëtare dhe të BB-së. HAPI 5: Nën-huamarrësi përfshin komentet e konsultimit në VM, dhe atëherë dokumenti është përfundimtar. Rekomandimet e dhëna në vlerësim pasqyrohen më tej në planin dhe dizajnin e nën-projektit, duke përfshirë kostot e vlerësuara të lidhura. VM-ja bëhet pjesë e dokumentacionit të ofertimit dhe kontraktimit. HAPI 6: Kontraktori zbaton VM-në. ISP-ja monitoron zbatimin e planit të zbutjes dhe monitorimit të VM-së dhe raporton rregullisht në MZHE. MZHE-ja mbikëqyr zbatimin e VN-së dhe i raporton BB-së për zbatimin e VM-së dhe raportet e progresit të projektit, në përputhje me kalendarin e raportimit. 40 Për nënkomponentët 1.2, 2.1. dhe 1.2, nën-projektet e ekzekutuara nga MZHE do të ndjekin procesin e shqyrtimit mjedisor të paraqitur skematikisht më poshtë. HAPI 1: MZHE përgatit një koncept të nën-projektit fillestar. Në këtë kohë, është përgjegjësi e MZHE-së që të iniciojë diskutime me MMPH-në ose zyrën komunale për të përmbushur kërkesat lokale dhe kombëtare për shqyrtimin mjedisore (siç janë opinioni për procedurën e VNM-së (nëse kërkohet) dhe lejet/aprovimet e tjera zyrtare). Do të jetë përgjegjësi e MZHE-së që të marrë lejet dhe licencat e duhura siç kërkohet nga legjislacioni kombëtar me qëllim që të lehtësohet procesi i aprovimit me MMPH-në, zyrën komunale ose autoritetin tjetër kompetent. HAPI 2: MZHE-ja bën shoshitjen e nën-projektit në përputhje me KMSM-në, përgatit VM-në (me shumë gjasë Listën Kontrolluese të PMSM-së) dhe ia dorëzon BB-së për shqyrtim dhe miratim. BB ofron komente. Edhe pse nuk ka gjasa të ndodhë, MZHE-ja ggjithashtu përmbush kërkesat e rregullores kombëtare të VNM-së, nëse është e aplikueshme (si një dokument i pavarur ose me PMSM të bashkëngjitur). HAPI 3: BB-ja siguron komente dhe miratim kur është e kënaqur me cilësinë dhe përmbajtjen e VM-së. HAPI 4: MZHE-ja konsultohet publikisht për VM-në në përputhje me politikat e Bankës Botërore dhe ato kombëtare. Komentet e dhëna në konsultime janë inkorporuar në VM, dhe atëherë dokumenti është përfundimtar. Rekomandimet e dhëna në vlerësim pasqyrohen më tej në planin dhe dizajnin e nën-projektit, duke përfshirë kostot e vlerësuara të lidhura, dhe VM-ja bëhet pjesë e dokumentacionit të tenderimit dhe kontraktimit. HAPI 5: Kontraktori zbaton VM-në. ISP-ja monitoron zbatimin e planit të zbutjes dhe monitorimit të VM-së dhe raporton rregullisht në MZHE. MZHE-ja mbikëqyr zbatimin e VN-së dhe i raporton BB-së për zbatimin e VM-së dhe raportet e progresit të projektit, në përputhje me kalendarin e raportimit. 41 SHTOJCA SHTOJCA 1 - PËRGJEGJËSITË DHE PJESËMARRËSIT KYÇ Pjesëmarrësit Aktiviteti Dokumentacioni mbështetës NJZP  Përgatitja e VM-së për projektet e financimit të MZHE-së Marrja e  Kopjet e lejeve, licencave aprovimit nga MMPH/autoriteti lokal nëse  Deklarata e aprovimit kërkohet  Raportet periodike dhe raportet  Marrja e lejeve/licencave të kërkuara e përfundimit të nën-projektit  Mbikëqyrja e zbatimit të VM-së (PSMS-ja  Vendimi për nevojën për VNM dhe/ose Lista Kontrolluese e PMSM-së) nga MMPH-ja (nëse nevojitet) (përfshirë vizitat në terren) dhe sigurimi i masave korrigjuese  Shoshitja fillestare mjedisore  Raportimi tek BB për zbatimin e VM-së,  Shoshitja e ISP-ve dhe nën-projekteve të tjera  Përfshirja e VM-së në dokumentacionin e kontraktimit dhe ofertave ISP/ofrues tjetër  Finalizimi i formularit të shoshitjes mjedisore (formulari i Vlerësimit të  Përfshirja e informacionit Rrezikut Mjedisor, Shtojca 2), mjedisor në aplikimin e  Përgatitja dhe konsultimi i publikut i VM- nën-projektit së për nën-projektet  Lejet, licencat (sipas nevojës)  Marrja e dokumentacionit të kërkuar  Përfshirja e informacionit të mjedisor dhe licencave/lejeve nga monitorimit mjedisor në autoritetet shtetërore (sipas nevojës) raportimin e rregullt të  Përfshirja e VM-së në dokumentacionin e portofolit në MZHE kontraktimit dhe ofertave Mbajtja e  Përfshirja e dokumentacionit dosjeve të plota të dokumentacionit mjedisor në shënimet normale mjedisor për shqyrtim nga MZHE-ja dhe të ISP-ve IBRD-ja  Raportet periodike të  Monitorimi/mbikëqyrja e pajtueshmërisë monitorimit për MZHE-në me planet/masat zbutëse të VM-së  Raportim i rregullt në MZHE MZHE  Shpërndarja e Doracakut Operacional për ISP-të/ofruesti e tjerë  Përfshirja e kategorisë  Bashkë-aprovimi i kategorisë së VM-së mjedisore dhe statusit të  Ndihma për ISP-të/ofruesit tjerë që të zbatimit të VM-së në kuptojnë dhe të jenë të informuar për aktivitetet normale raportuese kërkesat mjedisore periodike  Verifikimi që ISP/ofruesit e tjerë kanë  Monitorimi periodik i zbatimit ndjekur procedurat e VM-së (PSMS-ja të VM-së dhe/ose Lista Kontrolluese e PSMS-së)  Shpalosja e dokumenteve të VM-së (PSMS-ja dhe/ose Lista Kontrolluese e PMSm-së) 42  Së bashku me IBRD, organizimi i trajnimit për ISP-të/ofruesit e tjerë, sipas nevojës  Ndihma për MZHE-në të organizojë BB (IBRD) trajnime për ISP-të/ofruesit e tjerë dhe  Statusi i dokumentit të zbatimit stafin e MZHE-së lidhur me procedurat e të projektit në Raportet e shqyrtimit mjedisor, Statusit dhe Rezultateve të  Kryerja e shqyrtimeve paraprake dhe Zbatimit dhe Përkujtesat e pasuese misionit  Miratimi i VM-ve (për 3-5 projektet e para të nën-projekteve të ISP-ve të kategorisë B, të gjitha projektet e MZHE- së dhe të gjitha projektet në ZM),  Mbikëqyrja e pajtueshmërisë së përgjithshme mjedisore të zbatimit të Projektit  . 43 SHTOJCA 2 - PYETËSORI PËR VLERËSIMIN E RREZIKUT MJEDISOR PËR SHTRIRJEN E INFRASTRUKTURËS BREZGJERË - ZBATUAR NGA ISP-JA Emri i seksionit: _________ Jo Pyetjet rreth rrezikut mjedisor Po/Jo E Detajet/Shënime paditur 1 Çfarë lloj dizajni do të përdoret për instalimin e infrastrukturës (mikro-hendekë, kanale, shtylla, etj)? 2 A do të ketë vetëm punime të instalimeve apo edhe punime civile, p.sh. punime tokësore/largime dheu, shtylla, etj? 3 A do të jetë instalimi i infrastrukturës pjesë e disa punimeve të tjera në vazhdim (p.sh. të energjisë elektrike) apo i ndarë? 4 Nëse përdorni infrastrukturën ekzistuese, ju lutemi jepni përshkrim të hollësishëm se cilat dhe si. 5 Nëse nën-projekti është pjesë e infrastrukturës së re të planifikuar, ju lutemi jepni një përshkrim të detajuar të cilës dhe si. 6 A është ndodhet seksioni (nën-projekti) në zonën e mbrojtur? 7 A ka specie të mbrojtura që përdorin zonën në çdo kohë të vitit (nëse është ZM apo jo)? 8 Çfarë lloji i zonës së mbrojtur? (niveli dhe arsyeja për mbrojtje) 9 10 11 12 A është nën-projekti i vendosur, ose ndikon potencialisht në objekte të trashëgimisë arkeologjike apo kulturore? 13 A është natyra e vendpunishtes: - Bregdetare/Bregore, - Urbane, - Bujqësore, - Industriale, - Specifika të tjera - specifikoni në kolonën 'Shënime'? 14 A ka ndonjë problem me të drejtën e kalimit apo ka nevojë për blerje të tokës? 15 A kërkon VNM nën-projekti ose ndonjë lloj tjetër të VM-së sipas legjislacionit kombëtar? 16 A kërkon nën-projekti konsultime specifike publike sipas legjislacionit kombëtar? 17 Komente/çështje të tjera 44 SHTOJCA 3 - LISTA KONTROLLUESE E PLANIT TË MENAXHIMIT SOCIAL DHE MJEDISOR Hyrje Projekti KODE do ta arrijë objektivin e tij zhvillimor përmes dy grupeve kryesore të aktiviteteve; Së pari, duke zgjeruar qasjen e kosovarëve në infrastrukturë digjitale me shpejtësi të lartë dhe më cilësore . Këtu përqendrimi do të jetë në rritjen e qasjes në rrjetet e internetit brezgjerë me shpejtësi të lartë për të gjitha amvisëritë dhe institucionet publike (arsimore dhe shëndetësore) të vendosura në zonat e zgjedhura rurale të pashërbyera. Paralelisht, Projekti do të përkrahë rritjen e cilësisë së shërbimit të ofruar nga rrjetet mobile të internetit brezgjerë. Për të çliruar qasjen në brez të gjerë me shpejtësi të lartë, Projekti do të tërheqë investime private me qëllim të përkrahjes së zhvillimit koherent rajonal, i cili, ndër të tjera, manifestohet me qasjen e barabartë në shërbimet publike të mundësuara përmes TIK-ut dhe me mundësitë ekonomike. Gjatë kësaj pune, Projekti do të ndjekë një qasje neutrale teknologjike. Për të rritur cilësinë e komunikimeve brezgjera mobile, Projekti do të financojë krijimin e një sistemi kombëtar të monitorimit të spektrit dhe aktivitetet e lidhura për ndërtimin e kapaciteteve për të forcuar qeverisjen e sektorit të TIK-ut. Së dyti, Projekti do të përkrahë kosovarët që të përfitojnë nga mundësitë e ekonomisë digjitale rajonale dhe globale, veçanërisht për gjenerimin e të hyrave, hulumtim dhe arsim, duke nxitur kështu rritjen e ekonomisë digjitale në Kosovë. Për këtë, Projekti do të përkrahë lidhjen e komunitetit arsimor dhe hulumtues të Kosovës në një infrastrukturë digjitale me shpejtësi të lartë; trajnimin dhe mentorimin e të rinjve të nën-punësuar për shkathtësitë digjitale për punën online, duke siguruar në mënyrë proaktive regjistrimin e grave në program; dhe rritjen e ndërgjegjësimit për përdorimet produktive të brezit të gjerë, sidomos për qasjen në informacion, njohuri dhe tregjet e punës online, mes amvisërive dhe institucioneve publike të përzgjedhura (ku lidhshmëria në brez të gjerë me shpejtësi të lartë është siguruar përmes projektit). Në aktivitetet e ndërgjegjësimit, Projekti do të ndjekë një qasje të përshtatur me qëllim që të arrijë më shumë gra, çka do të rezultojë në më shumë përfituese femra, duke kontribuar kështu në trajtimin e hendekut gjinor në pjesëmarrjen në tregun e punës dhe rrjedhimisht në hendekun gjinor në punësim. Pra, investimet në infrastrukturën e brezit të gjerë që mundëson ED-në do të plotësohen me aktivitete të shënjestruara që rrisin aftësinë e më shumë kosovarëve për t'u angazhuar në aktivitete domethënëse profesionale - për mësim, hulumtim dhe punë digjitale, me fokus të veçantë tek rinia (18-35 vjeç) dhe gratë Ndikimet potenciale në mjedis Projekti është klasifikuar si Kategoria B kryesisht për punimet civile që lidhen me instalimin e infrastrukturës së telekomunikacionit që mundëson qasje në internet brezgjerë me shpejtësi të lartë sipas nënkomponentit 1.1 Financimi i lidhshmërisë digjitale. Dizajnet nuk janë definuar ende plotësisht, por punimet pritet të përfshijnë ndërtime civile ose tokësore në shkallë të vogël (përgjatë infrastrukturës ekzistuese siç janë rrugët, kabllot elektrike dhe tubacionet) dhe/ose instalim në infrastrukturën ekzistuese (p.sh. linjat ajrore të energjisë elektrike). Edhe për nënkomponentin 1.2 Përmirësimi i mjedisit mundësues për lidhshmërinë digjitale do të zhvillohen aktivitete të lehta ndërtimore për instalimin e stacioneve të monitorimit (antena dhe kulla të antenave, stacione fikse të monitorimit, stacione mobile të monitorimit) dhe punime të rehabilitimit për të akomoduar qendrën kryesore të kontrollit në Prishtinë. Për nënkomponentin 2.2: Rritja e qasjes në njohuri, informacione dhe shërbime kërkohen disa punime të vogla tokësore dhe/ose instalimi për infrastrukturën e rrjetit RRKHE dhe lidhjen e infrastrukturës së telekomunikacionit me 29 universitete dhe kolegje (lidhjet e linjës së fundit). Kështu, ndikimet e përgjithshme mjedisore të Projektit pritet të jenë të menaxhueshme, të përkohshme dhe lokale, pasi ato lidhen me ndërtime civile ose punime tokësore në shkallë të vogël kryesisht në zonat më pak të dendura. Këto ndikime më së shpeshti përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: a) Pluhur dhe zhurma për 45 shkak të gërmimit, prishjes dhe ndërtimit; b) Menaxhimi i mbetjeve të ndërtimit të prishjes; c) Përdorimi i një prone private; d) Ndotja e tokës ose erozioni. Aktivitetet e nën-projektit dhe ndikimet mjedisore Lista kontrolluese e PMSM-së Lista kontrolluese e PSMS-së aplikohet për ndërtime të vogla rehabilitimi ose ndërtim të vogël. Ajo siguron "praktikë të mirë pragmatike" dhe është projektuar për të qenë e lehtë për përdoruesit dhe në përputhje me kërkesat e masave mbrojtëse të BB-së. Formati kontrollues i listës tenton të mbulojë qasjet tipike zbutëse për kontratat e zakonshme të punimeve civile me ndikime të lokalizuara. Lista kontrolluese ka një seksion hyrjeje dhe tri pjesë kryesore:  Parathënia ose hyrja në të cilën paraqitet projekti, përcaktohet kategoria mjedisore dhe sqarohen konceptet e PSMS-së.  Pjesa 1 përbën një pjesë përshkruese ("pasaporta e vendpunishtes") që përshkruan specifikat e projektit në aspektin e vendndodhjes fizike, aspektet institucionale dhe legjislative, bën përshkrimin e projektit, duke përfshirë nevojën për një program të ndërtimit të kapaciteteve dhe përshkrimin e procesit të konsultimit publik.  Pjesa 2 përfshin shqyrtimin mjedisor dhe social në një format të thjeshtë Po/Jo të pasuar nga masat zbutëse për çdo aktivitet të dhënë.  Pjesa 3 është një plan monitorimi për aktivitetet gjatë ndërtimit dhe zbatimit të projektit. Ajo ruan formatin e njëjtë të kërkuar për PMM-të standarde të Bankës Botërore. Është qëllimi i kësaj liste kontrolluese që Pjesa 2 dhe Pjesa 3 të përfshihen si dokumente ofertuese për kontraktorët. Lista Kontrolluese e PSMS-së (Pjesët 1-3) do të përditësohet dhe plotësohet për secilin nën-projekt sipas nevojës për pajtueshmëri me KMSM-në. Aplikimi i listës kontrolluese të PMM-së Procesi i projektimit për punimet civile të parashikuara në Projektin KODE do të zhvillohet në tri faza: 1) Faza e identifikimit dhe përcaktimit të përgjithshëm, në të cilin përzgjidhen vendet ose objektet (p.sh. Qendra kryesore e Kontrollit për Monitorimin e Spektrit, infrastruktura brezgjerë, etj.) për rehabilitim, zgjerim dhe/ose ndërtim, dhe përpunohet një program i përafërt për tipologjitë e mundshme të punimeve. Në këtë fazë, plotësohen Pjesa 1, 2 dhe 3 e listës kontrolluese të PMM-së. Pjesa 2 e listës kontrolluese të PMM-së mund të përdoret për të përzgjedhur aktivitetet tipike nga një "meny" dhe për t'i lidhur me çështjet tipike mjedisore dhe masat zbutëse. 2) Faza e dizajnimit të detajuar dhe tenderimit, duke përfshirë specifikimet dhe kushtet për lote individuale (infrastruktura brezgjerë në vende të ndryshme, SMSK-ja, RRKHE etj.). Lista kontrolluese e PSMS-së rishikohet sipas detajeve të njohura të dizajnit në këtë fazë. Si e tillë, lista kontrolluese paraqitet para publikut, përpara procedurës së tenderimit. Kjo fazë gjithashtu përfshin tenderin dhe ndarjen e kontratave të punimeve. Gjithçka e plotësuar në PMSM-në tabelare (Pjesa 1, 2 dhe 3) duhet të bashkëngjitet si pjesë përbërëse e kontratës së punimeve, si dhe kontrata e mbikëqyrjes, e ngjashme me të gjitha kushtet teknike dhe tregtare, duhet të nënshkruhet nga palët kontraktuese. 3) Gjatë fazës së zbatimit të punimeve , pajtueshmëria mjedisore kontrollohet në vendin përkatës nga inspektorët/mbikëqyrësit e certifikuar për vendpunishten, të cilët përfshijnë inxhinierin e mbikëqyrjes së vendpunishtes të punësuar nga MZHE-ja ose ISP-të, NJZP-ja dhe shërbimet përkatëse të inspektimit nga Ministria e Mjedisit. Masat zbutëse në pjesën 2 dhe plani i monitorimit në Pjesën 3 janë baza për të verifikuar pajtueshmërinë e Kontraktorit me dispozitat e kërkuara mjedisore. 46 Monitorimi dhe Raportimi Për monitorimin e masave mbrojtëse të kujdesit të duhur të Kontraktorit, inxhinieri i mbikëqyrjes së vendpunishtes punon me Pjesën 3 të listës kontrolluese të PMSM-së, pra me planin e monitorimit. Pjesa 3 është zhvilluar në mënyrë specifike dhe në hollësi të nevojshme, duke përcaktuar masa të qarta zbutëse dhe monitorim që mund të përfshihen në kontratat e punimeve, të cilat pasqyrojnë statusin e praktikës mjedisore në vendin e ndërtimit dhe të cilat mund të vëzhgohen/maten/kuantifikohen/verifikohen nga inspektori gjatë punimeve të ndërtimit. Pjesa 3 do të përditësohet dhe rishikohet gjatë procesit të dizajnimit për të reflektuar praktikisht kriteret kryesore të monitorimit, të cilat mund të kontrollohen gjatë dhe pas punimeve për sigurimin e pajtueshmërisë dhe në fund të fundit shpërblimin e Kontraktorit. Një raport i pranueshëm i monitorimit nga inxhinieri mbikëqyrës i vendpunishtes i punësuar nga MZHE-ja do të ishte kusht për pagesën e plotë të shpërblimit të dakorduar sipas kontratës, njësoj si kriteret teknike të cilësisë ose anketat e sasisë. Për të siguruar një shkallë të ndikimit mbi performancën mjedisore të Kontraktorit, një dispozitë e përshtatshme do të vendoset në kontratat e punimeve, duke specifikuar dënimet në rast të mospërputhjes me dispozitat mjedisore të kontratës, p.sh. në formën e mbajtjes së një përqindjeje të caktuar të pagesave, e varur në masë nga ashpërsia e shkeljes së kontratës. Për raste ekstreme, do të përfshihet edhe ndërprerja e kontratës në mënyrë kontraktuale. PJESA 1: INSTITUCIONALE dhe ADMINISTRATIVE Vendi Titulli i projektit Fushëveprimi i projektit dhe aktivitetit Aranzhimet Menaxhimi i projektit institucionale (Emrat dhe kontaktet) Mbikëqyrja Aranzhimet e zbatimit (Emrat dhe kontaktet) PËRSHKRIMI I VENDPUNISHTES Emri i vendpunishtes Përshkruaj Shtojca 1: Informacioni i vendndodhjen e vendpunishtes (shifrat nga vendpunishtes vendpunishtja) [] P [] J Kush është pronar i tokës? Përshkrimi gjeografik LEGJISLACIONI Identifikoni legjislacionin 47 dhe lejet kombëtare dhe lokale që zbatohen për aktivitetin e projektit KONSULTIMI PUBLIK Identifikoni kur/ku zhvillohet procesi i konsultimit publik NGRITJA E KAPACITETEVE INSTITUCIONALE A do të ketë [] J ose [ ]P nëse Po, Shtojca 2 përfshin informacionin për ndërtimin e ndonjë ngritje të kapaciteteve kapaciteteve? 48 PJESA 2: SHOSHITJA MJEDISORE/SOCIALE A do të Aktiviteti Statusi Referenca shtesë përfshijë A. Kërkesat e përgjithshme [ ] Po [] Jo Shih seksionin A më poshtë aktiviteti në B. Instalimi i infrastrukturës së rrjetit brezgjerë [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, B më poshtë vendpunishte (IB) me kanal ndonjë nga të mëposhtmet: C. Instalimi i IB-së - dizajni i shtyllave të reja [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, C më poshtë D. Instalimi i IB-së me Instalime me mikro- [ ] Po [ ] Jo [ ] E Shih seksionin A, D më poshtë kanale mundshme E. IB duke përdorur instalimet ekzistuese [ ] Po [] Jo Shih seksionin A,E më poshtë F. IB duke përdorur linjat ekzistuese energjetike [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, F më poshtë G. Rehabilitimi i dhomës së sistemit të kontrollit [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, G më poshtë qendror H. Ndërtimi i kullave për antenat fikse [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, H më poshtë I. Stacione fikse të monitorimit [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, I më poshtë J. Stacione mobile të monitorimit [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, J më poshtë K. Instalimi i infrastrukturës së RRKHE-së [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin A, I më poshtë L. Instalimi i IB-së në Zonën e Mbrojtur [ ] Po [ ] Jo Shih seksionin L më poshtë AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE A. Kushtet e Njoftimi dhe Siguria e Punëtorëve a) Sigurimi i informatave për popullsinë lokale rreth fushëveprimit dhe kohës së fillimit dhe përgjithshme kohëzgjatjes së aktiviteteve ndërtimore, duke përgatitur njoftimin i cili do të vendoset në tabelën e njoftimeve të komunës dhe në faqen e internetit të komunës dhe në mjete të tjera, nëse është e nevojshme, për t’u siguruar se popullata lokale është e mirë-informuar; b) Inspektoratet lokale të ndërtimit dhe të mjedisit/mbrojtjes së natyrës janë të informuar për punimet para fillimit; 49 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE c) Të gjitha lejet/opinionet/lejet e nevojshme janë marrë para fillimit të punimeve (përfshirë ndërtimet dhe të tjera); d) Të gjitha punimet do të kryhen në mënyrë të sigurt dhe të disiplinuar; e) Rrobat dhe pajisjet personale mbrojtëse të punonjësve janë në dispozicion në sasi të mjaftueshme dhe mbahen/përdoren në çdo kohë; f) Punëtorët duhet të jenë të trajnuar, certifikuar dhe me përvojë për punën që kryejnë (p.sh. për punimet në lartësi); g) Gropat e hapura mbulohen dhe shënohen qartë kur nuk punohet; h) Sigurohet shënimi përkatës dhe tabela e informimit në vendpunishten e rindërtimit i) Shënimi i vendpunishtes për ruajtjen e përkohshme të materialit të rindërtimit afër vendpunishtes j) Sigurimi i shiritave të paralajmërimit, gardheve dhe shenjave të përshtatshme që informojnë për rrezikun, rregullat kyçe dhe procedurat që duhet të ndiqen. k) Ndalohet hyrja e personave të papunë brenda shiritave të paralajmërimit dhe gardheve kur/ku shihet e nevojshme. l) Zona përreth sallës sportive duhet të mbahet e pastër m) Makinat duhet të përdoren vetëm nga personeli me përvojë dhe i trajnuar në mënyrë adekuate, duke ulur kështu rrezikun e aksidenteve; n) Të gjithë punëtorët duhet të njihen me rreziqet e zjarrit dhe masat e mbrojtjes nga zjarri dhe duhet të trajnohen për të përdorur aparatet e zjarrit, hidrantët dhe pajisjet e tjera që përdoren për shuarjen e zjarreve o) Pajisjet dhe zjarrfikësit duhet të jenë gjithnjë funksionale, kështu që në rast nevoje mund të përdoren me shpejtësi dhe me efikasitet. Kuti të ndihmës së parë duhet të jenë të disponueshme në vendpunishte dhe personeli të trajnohet për t’i përdorur. p) Procedurat për rastet e emergjencës (duke përfshirë derdhjet, aksidentet, etj.) janë në dispozicion në vendpunishte. 50 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE q) Tualeti portativ duhet të vendoset në vendpunishten e ndërtimit dhe të mirëmbahet nga kompania e certifikuar. r) Pajisjet e blera do të instalohen dhe përdoren duke respektuar të gjitha masat e sigurisë të përshkruara nga prodhuesi i pajisjeve dhe praktikat më të mira. Cilësia e ajrit a) Vendpunishtet, rrugët e transportit dhe vendet e trajtimit të materialeve duhet të spërkaten me ujë në ditë të thata dhe me erë. b) Materialet ndërtimore duhet të ruhen në vende të përshtatshme të mbuluara për të minimizuar pluhurin c) Ngarkesat e automjeteve që mund të lëshojnë pluhur duhet të mbulohen. d) Kufizimi i shpejtësisë së automjetit në vendpunishten e rindërtimit. e) Rrugët fshihen rregullisht dhe pastrohen në pikat kritike. f) Shtresa e punueshme dhe materialet mbahen të ndara. Mbrojtje me panele/gardhe në rastin e motit me erë. g) Vendosje e materialeve larg linjave të kullimit, rrugëve ujore natyrore dhe vendeve të ndjeshme ndaj erozionit të tokës. h) Të gjitha ngarkesat e tokës janë të mbuluara kur largohen nga vendi për deponim. i) Sigurimi që të gjitha mjetet dhe makineritë e transportit të jenë pajisur me pajisje të përshtatshme të kontrollit të emetimeve, të mirëmbajtura dhe të vërtetuara rregullisht. j) Sigurimi që të gjitha automjetet dhe makineritë të përdorin derivate nga burimet zyrtare (stacionet e licencuara të derivateve) dhe derivatin e përcaktuar nga prodhuesi i makinerive dhe automjeteve. k) Nuk do të ketë lëvizje të tepruar të automjeteve ndërtimore në vendpunishte. Transporti dhe menaxhimi i materialeve a) Agregati i trashë në beton i përdorur në rehabilitim duhet të përputhet me kërkesat e qëndrueshmërisë dhe gradimit. b) Burimet minerale (agregat, rërë, zhavorri etj.) sigurohen vetëm nga kompanitë e licencuara me koncesione të vlefshme për nxjerrjen/shfrytëzimin. Kompanitë duhet të provojnë se i kanë masat e Shëndetit dhe Sigurisë dhe menaxhimit mjedisor. 51 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE Zhurma a) Meqë është një zonë rezidenciale urbane (vozitje nëpër qytet deri në vendpunishte) niveli i zhurmës nuk duhet të tejkalojë 55dB gjatë ditës dhe mbrëmjes dhe 45dB gjatë natës b) Puna e ndërtimit nuk do të lejohet gjatë natës, operacionet në vendpunishte do të kufizohen nga ora 7.00 deri në orën 19.00 (siç është rënë dakord në leje). c) Gjatë operacioneve, mbuluesit e motorëve të gjeneratorëve, kompresorëve të ajrit dhe pajisjeve të tjera mekanike duhet të jenë të mbyllur, dhe pajisjet të vendosen sa më larg që të jetë e mundshme nga zonat e banuara. d) Pompat dhe pajisjet e tjera mekanike duhet të mirëmbahen në mënyrë efektive. Cilësia e tokës dhe ujërave a) Parandalimi i derdhjeve të rrezikshme që vijnë nga mbetjet (deponimi i përkohshëm i mbetjeve duhet të jetë i mbrojtur nga rrjedhjet dhe deponimi për mbetjet e rrezikshme ose toksike të pajiset me sistem të kontrollit sekondar, p.sh. kontejnerët me mur të dyfishtë). b) Nëse ndodh një derdhje e rrezikshme, të frenohet dhe hiqet, të pastrohet vendpunishtja dhe të ndiqen procedurat dhe masat për administrimin e mbetjeve të rrezikshme. c) Në rastin e rrjedhjeve që vijnë nga zona e punimeve, të ndotura nga substanca të rrezikshme, ato mblidhen në vendpunishte në një pellg të përkohshëm të mbajtjes dhe transportohen në një impiant të përshtatshëm të trajtimit të ujërave të ndotura. d) Sigurohuni që uji i derdhur në rrugët ujore natyrore nuk i kalon kurrë standardet e cilësisë rregullatore të ujit duke e testuar rregullisht. e) Instalimi dhe mirëmbajtja e objekteve të përshtatshme sanitare për punëtorët. Ujërat e zeza nga këto burime duhet të transportohen në objekte të përshtatshme për trajtimin e ujërave të ndotura. f) Parandalimi i derdhjeve të rrezikshme nga rezervuarët (sistemi i detyrueshëm i kontrollit sekondar, p.sh. kontejnerët me mur të dyfishtë ose të mbushur), pajisjet ndërtimore dhe automjetet (mirëmbajtja dhe kontrolli i rregullt i rezervuarëve të naftës dhe gazit, makineritë dhe automjetet mund të parkohen vetëm në sipërfaqe të asfaltuara ose betoni me sistemin e mbledhjes së ujërave të rrjedhjeve sipërfaqësore. 52 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE g) Rrjedhjet me ngarkesë të mundshme me lëndë të pezulluar duhet të filtrohen para se të derdhen në rrjedha natyrore. h) Uji dhe komponentët e tjerë në përzierjen e betonit duhet të jenë të pastër dhe pa kimikate të dëmshme. Menaxhimi i mbetjeve Praktika e mirë e menaxhimit të mbetjeve do të zbatohet duke përfshirë: a) Identifikimin e llojeve të ndryshme të mbetjeve që mund të gjenerohen në vendpunishten e rindërtimit dhe klasifikimin e tyre sipas Ligjit Nr. 04/L-060 (Ligji për Mbetjet) b) Kontejnerët për secilën kategori të mbetjeve të identifikuara sigurohen në sasi të mjaftueshme dhe pozicionohen në mënyrë të përshtatshme. c) Do të identifikohen rrugët e grumbullimit dhe deponimit të mbetjeve dhe deponitë/impiantet e përpunimit të licencuara për të gjitha llojet kryesore të mbetjeve që priten nga aktivitetet e prishjes dhe ndërtimit. d) Mbetjet minerale (natyrale) të ndërtimit dhe shkatërrimit do të ndahen nga mbetjet e përgjithshme, mbetjet organike, të lëngëta dhe kimike, nga klasifikimi në vendpunishte dhe do të ruhen përkohësisht në kontejnerë të përshtatshëm. Varësisht nga origjina dhe përmbajtja, mbetjet minerale do të rivendosen në vendndodhjen origjinale ose do të ripërdoren. e) Të gjitha mbetjet e ndërtimit do të grumbullohen dhe deponohen siç duhet nga mbledhësit e licencuar dhe në deponitë e licencuara (ose impiantet përpunuese të licencuara). f) Të dhënat e deponimit të mbetjeve do të përditësohen rregullisht dhe do të mbahen si dëshmi për menaxhimin e duhur, sipas dizajnit. g) Kurdo që është e mundur, kontraktori do të ripërdorë dhe riciklojë materialet e duhura dhe të qëndrueshme. Hedhja e çdo lloj mbetjeje (duke përfshirë mbetjet organike) ose e ujërave të ndotura në natyrën përreth ose pellgjet ujore është rreptësisht e ndaluar. h) Mbledhja, transportimi dhe deponimi/përpunimi përfundimtar i mbetjeve komunale nga një kompani e licencuar; 53 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE i) Mbetjet e ndërtimit duhet të hiqen menjëherë nga vendpunishtja dhe të ripërdoren nëse është e mundur; j) Ndalohet djegia e të gjitha mbetjeve në vendpunishte ose bimëve dhe lokacioneve të palicencuara. k) Njësitë ekzistuese të klimatizimit të ajrit nuk duhet të rimbushen ose të zbrazen. Nëse deponohen, duhet të trajtohen nga kompani të specializuara të licencuara. Siguria e trafikut a) Plani i rregullimit të trafikut përgatitet dhe zbatohet në koordinim me Komunën dhe autoritetin kompetent (policia e trafikut); b) Trafiku do të rregullohet në mënyrë të sigurt. Siguria e këmbësorëve do të sigurohet nëpërmjet përdorimit të pasazheve të sigurta. c) Njoftimi për sigurinë dhe rregulloret, sinjalizimi dhe shenjat do të përdoren në mënyrë të përshtatshme. Erozioni i tokës a) Mbulimi me bimë dhe mbetje vegjetative natyrore për të mbrojtur tokën nga ndikimi i shiut, rrjedhat e ngadalshme; b) Sipërfaqja e dheut në zonën e punës do të zhvishet dhe do të deponohet për përdorim të mëvonshëm në peizazhin e vendpunishtes; c) Pastrim i të gjitha tokave që duhet të trazohen gjatë punimeve. Vendosni një gardh rrethues rreth zonave ku bimësia nuk duhet të trazohet; d) Vendpunishtja do të krijojë masat e duhura të kontrollit të ujit dhe sedimenteve, si p.sh. gardhet e mureve për të parandaluar që sedimenti i ujit të lëvizë jashtë vendpunishtes dhe të shkaktojë turbullim të tepruar në kanal. e) Kolektorët do të përshtaten përkohësisht për të shmangur shpërndarjen e ujit sipërfaqësor në rast të lagies së rërës ose zhavorrit për të kontrolluar pluhurat f) Makinat dhe makineritë e ndërtimit do të lahen në shërbimin e larjes së makinave përgjatë segmenteve të rrugës ku veprojnë. g) Uji do të ndahet nga punimet. 54 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE h) Në rastin e derdhjeve, uji i ndotur duhet të ndalet për të parandaluar kontaminimin e mëtejshëm dhe të transportohet në një impiant për trajtimin e ujërave të ndotura. i) Automjetet dhe makineritë mund të parkohen, të lahen dhe mirëmbahen vetëm në zona të caktuara me sipërfaqe të padepërtueshme me një sistem grumbullimi dhe trajtimi (ndarës të vajit dhe yndyrës), j) Kur aplikoni masa ose ngjyrë anti-korrozive të merren masa që eliminojnë shanset për derdhjen dhe ndotjen e rrjedhave ujore. k) Mbrojtja e sedimenteve me gardhe dhe barriera. Gjetje të mundshme arkeologjike, kulturore dhe a) Zona e punës, kampi i vendpunishtes etj. duhet të vendoset larg nga objektet e historike trashëgimisë dhe arkeologjike. b) Do të tregohet kujdes dhe ndërgjegjësim adekuat për të sqaruar punëtorët e ndërtimit për zbulimin e mundshëm të relikeve arkeologjike; c) Punimet do të ndalen, autoritetet përgjegjëse njoftohen në përputhje me rregulloren kombëtare, dhe zbatohen udhëzimet e tyre. Punimet do të fillojnë përsëri vetëm pasi autoritetet përkatëse të kenë dhënë udhëzimet dhe aprovimin e tyre. Ruajtja dhe përdorimi i papërshtatshëm i a) Të deponohen të gjitha materialet në kontejnerët origjinalë në lokacione adekuate, të materialeve mund të cilat lejojnë deponim pa rrjedhje dhe në kontejnerët e mbrojtur nga rrjedhjet. shkaktojnë ndotje të ajrit, b) Nuk do të ketë deponim të një sasie të madhe të derivateve në vendpunishte. tokës ose ujit c) Sigurohuni që punëtorët të njihen me rregulloret e sigurisë dhe kërkesat e ruajtjes për secilin produkt. d) Siguroni absorbues për derdhjet në vendpunishte. Në rastin e një aksidenti, të frenohet derdhja dhe të riparohet vendpunishtja. Mbetjet duhet të trajtohen si të rrezikshme. e) Ndiqni udhëzimet e MSDS-së kur trajtoni kimikate. 55 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE Gatishmëria emergjente a) Përgatitja e Planit të Gatishmërisë Emergjente dhe komunikimi me punonjësit. b) Sigurimi i njohjes me rrjetet në afërsi të vendpunishtes. c) Në rast çrregullimi të rastësishëm, ndaloni menjëherë të gjitha punimet, njoftoni autoritetet e duhura në rajon dhe emergjencat për rrjetin e dëmtuar në përputhje me kërkesat e legjislacionit kombëtar dhe Planin e Gatishmërisë Emergjente. d) Sigurimi i pajisjeve të zjarrfikësve dhe trajnimit për punonjësit Mbrojtja e natyrës a) Gjuetia e paligjshme, shqetësimi i kafshëve, grumbullimi i bimëve dhe ushqimit pyjor janë rreptësisht të ndaluara. b) Zjarret e hapura janë rreptësisht të ndaluara. c) Nuk do të ketë hedhje mbeturinash. d) Para punimeve, zona duhet të kontrollohet për strofka dhe fole. e) Minimizoni zonën e punës dhe përdorni vetëm atë që është e nevojshme. B. Instalimi i infrastrukturës a) Hapësira e punës duhet të zërë vetëm sipërfaqet e nevojshme për kryerjen e punimeve së rrjetit b) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në brezgjerë (IB) zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht me kanal c) Terreni në vendin e punës duhet të kthehet në gjendjen e tij të para-punimeve, dhe nëse nuk është e mundur do të rehabilitohet në mënyrë adekuate. Ndërmarrësit që do të ndërtojnë, ri-konstruktojnë, instalojnë ose çinstalojnë infrastrukturën e komunikimit elektronik në natyrë, janë të detyruar të informojë Autoritetin (ARKEP) dhe komunën përkatëse ose komunat në territorin e të është planifikuar të realizohet aktiviteti me së paku informatat vijuese: - Pronari i rrjetit - Lloji i rrjetit dhe lloji i punës 56 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE - Territori i komunës ose komunave në të cilat është planifikuar të vendoset infrastruktura (vendi i planifikuar ose vendi i instalimit duhet të jetë i dedikuar nëse është e mundur) - Data e planifikuar e fillimit dhe përfundimit d) Komuna ose komunat përkatëse duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit informacionet e lartpërmendura brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas marrjes së informacionit e) Nëse Komuna nuk pajtohet me rrugën e infrastrukturës, ato duhet të japin arsyet brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pune f) Të gjitha kabllot duhet të përdoren sipas kërkesave të prodhuesit të kabllove g) Mbulesat e pusetave duhet të plotësojë kërkesat në lidhje me ngarkesën (40 ton nëse vendosen në sipërfaqen e rrugëve). h) Dyer për kabinat kabllore në natyrë dhe mbulesat për pikat e shpërndarjes duhet të pajisen me kyç i) Nëse një kabllo ose një kanal kabllor është instaluar nën këmbësorë, duhet të vendosen shiritat paralajmërues të kuq dhe të bardhë mbi kanalin kabllor ose kabllon, ku distanca mes shiritit dhe kanalit kabllor ose kabllos nuk mund të jetë më pak se 0.2 m j) Nëse puna ndërtimore kryhet afër ose kalon infrastrukturën e një pronari tjetër, njësia përgjegjëse për punën e ndërtimit duhet të kërkojë mbikëqyrjen nga pronarët e asaj infrastrukture. Punimet pranë infrastrukturës tjetër do të jenë vetëm manuale. C. Instalimi i infrastrukturës a) Hapësira e punës duhet të zërë vetëm sipërfaqet e nevojshme për kryerjen e punimeve. brezgjerë (IB) b) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në nëpërmjet zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht. shtyllave të reja 57 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE c) Ndërmarrësit që do të ndërtojnë, ri-konstruktojnë, instalojnë ose çinstalojnë infrastrukturën e komunikimit elektronik në natyrë, janë të detyruar të informojë Autoritetin (ARKEP) dhe komunën përkatëse ose komunat në territorin e të është planifikuar të realizohet aktiviteti me së paku informatat vijuese: - Pronari i rrjetit - Lloji i rrjetit dhe lloji i punës - Territori i komunës ose komunave në të cilat është planifikuar të vendoset infrastruktura (vendi i planifikuar ose vendi i instalimit duhet të jetë i dedikuar nëse është e mundur) - Data e planifikuar e fillimit dhe përfundimit d) Komuna ose komunat përkatëse duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit informacionet e lartpërmendura brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas marrjes së informacionit e) Nëse Komuna nuk pajtohet me rrugën e infrastrukturës, ato duhet të japin arsyet brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pune f) Nëse konstruksionet metalike do të përdoret si pjesë e infrastrukturës, ata duhet të kenë një mbrojtje kundër ndryshkut për një minimum prej dhjetë (10) vitesh. g) Të gjitha kabllot duhet të përdoren sipas kërkesave të prodhuesit të kabllove h) Dyert për kabinat kabllore në natyrë dhe mbulesat për pikat e shpërndarjes duhet të pajisen me kyç i) Ndërmarrësi është i detyruar të përpunojë dhe publikojë rregullat e sigurisë të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e stafit, klientëve, pronës dhe rrjetit gjatë ndërtimit, rindërtimit, largimit, instalimit dhe çinstalimit, gjatë aktiviteteve të përcaktuara në projekt 58 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE D. Instalimi i IB-së me a) Hapësira e punës duhet të zërë vetëm sipërfaqet e nevojshme për kryerjen e punimeve mikro-kanale b) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht c) Terreni në vendin e punës duhet të kthehet në gjendjen e tij të para-punimeve, dhe nëse nuk është e mundur do të rehabilitohet në mënyrë adekuate d) Ndërmarrësit që do të ndërtojnë, ri-konstruktojnë, instalojnë ose çinstalojnë infrastrukturën e komunikimit elektronik në natyrë, janë të detyruar të informojë Autoritetin (ARKEP) dhe komunën përkatëse ose komunat në territorin e të është planifikuar të realizohet aktiviteti me së paku informatat vijuese: - Pronari i rrjetit - Lloji i rrjetit dhe lloji i punës - Territori i komunës ose komunave në të cilat është planifikuar të vendoset infrastruktura (vendi i planifikuar ose vendi i instalimit duhet të jetë i dedikuar nëse është e mundur) - Data e planifikuar e fillimit dhe përfundimit e) Komuna ose komunat përkatëse duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit informacionet e lartpërmendura brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas marrjes së informacionit f) Nëse Komuna nuk pajtohet me rrugën e infrastrukturës, ato duhet të japin arsyet brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pune g) Të gjitha kabllot duhet të përdoren sipas kërkesave të prodhuesit të kabllove h) Mbulesat e pusetave duhet të plotësojë kërkesat në lidhje me ngarkesën (40 ton nëse vendosen në sipërfaqen e rrugëve). 59 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE i) Dyert për kabinat kabllore në natyrë dhe mbulesat për pikat e shpërndarjes duhet të pajisen me kyç. j) Nëse një kabllo ose një kanal kabllor është instaluar nën këmbësorë, duhet të vendosen shiritat paralajmërues të kuq dhe të bardhë mbi kanalin kabllor ose kabllon, ku distanca mes shiritit dhe kanalit kabllor ose kabllos nuk mund të jetë më pak se 0.2 m k) Nëse puna ndërtimore kryhet afër ose kalon infrastrukturën e një pronari tjetër, njësia përgjegjëse për punën e ndërtimit duhet të kërkojë mbikëqyrjen nga pronarët e asaj infrastrukture. Punimet pranë infrastrukturës tjetër do të jenë vetëm manuale. E. IB duke përdorur a) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja instalimet në zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht ekzistuese b) Ndërmarrësit që do të ndërtojnë, ri-konstruktojnë, instalojnë ose çinstalojnë infrastrukturën e komunikimit elektronik në natyrë, janë të detyruar të informojë Autoritetin (ARKEP) dhe komunën përkatëse ose komunat në territorin e të është planifikuar të realizohet aktiviteti me së paku informatat vijuese: - Pronari i rrjetit - Lloji i rrjetit dhe lloji i punës - Territori i komunës ose komunave në të cilat është planifikuar të vendoset infrastruktura (vendi i planifikuar ose vendi i instalimit duhet të jetë i dedikuar nëse është e mundur) - Data e planifikuar e fillimit dhe përfundimit c) Komuna ose komunat përkatëse duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit informacionet e lartpërmendura brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas marrjes së informacionit 60 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE d) Nëse Komuna nuk pajtohet me rrugën e infrastrukturës, ato duhet të japin arsyet brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pune e) Të gjitha kabllot duhet të përdoren sipas kërkesave të prodhuesit të kabllove f) Ndërmarrësi është i detyruar të përpunojë dhe publikojë rregullat e sigurisë të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e stafit, klientëve, pronës dhe rrjetit gjatë ndërtimit, rindërtimit, largimit, instalimit dhe çinstalimit, gjatë aktiviteteve të përcaktuara në projekt g) Nëse puna ndërtimore kryhet afër ose kalon infrastrukturën e një pronari tjetër, njësia përgjegjëse për punën e ndërtimit duhet të kërkojë mbikëqyrjen nga pronarët e asaj infrastrukture. Punimet pranë infrastrukturës tjetër do të jenë vetëm manuale. F IB duke përdorur linjat a) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja ekzistuese në zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht energjetike b) Ndërmarrësit që do të ndërtojnë, ri-konstruktojnë, instalojnë ose çinstalojnë infrastrukturën e komunikimit elektronik në natyrë, janë të detyruar të informojë Autoritetin (ARKEP) dhe komunën përkatëse ose komunat në territorin e të është planifikuar të realizohet aktiviteti me së paku informatat vijuese: - Pronari i rrjetit - Lloji i rrjetit dhe lloji i punës - Territori i komunës ose komunave në të cilat është planifikuar të vendoset infrastruktura (vendi i planifikuar ose vendi i instalimit duhet të jetë i dedikuar nëse është e mundur) - Data e planifikuar e fillimit dhe përfundimit 61 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE c) Komuna ose komunat përkatëse duhet të publikojnë në faqen e tyre të internetit informacionet e lartpërmendura brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve të punës pas marrjes së informacionit d) Nëse Komuna nuk pajtohet me rrugën e infrastrukturës, ato duhet të japin arsyet brenda një periudhe prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pune e) Të gjitha kabllot duhet të përdoren sipas kërkesave të prodhuesit të kabllove f) Dyert për kabinat kabllore në natyrë dhe mbulesat për pikat e shpërndarjes duhet të pajisen me kyç g) Ndërmarrësi është i detyruar të përpunojë dhe publikojë rregullat e sigurisë të cilat do të sigurojnë mbrojtjen e stafit, klientëve, pronës dhe rrjetit gjatë ndërtimit, rindërtimit, largimit, instalimit dhe çinstalimit, gjatë aktiviteteve të përcaktuara në projekt. h) Nëse puna ndërtimore kryhet afër ose kalon infrastrukturën e një pronari tjetër, njësia përgjegjëse për punën e ndërtimit duhet të kërkojë mbikëqyrjen nga pronarët e asaj infrastrukture. Punimet pranë infrastrukturës tjetër do të jenë vetëm manuale. G Rehabilitimi i dhomës së a) Gjatë rrënimit të brendshëm, të përdoren sistemet për hedhjen e mbetjeve. sistemit të kontrollit qendror H Ndërtimi i kullave për a) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në antenat fikse zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht. b) Duhet të përdoren vetëm rrugët ekzistuese. Nuk do të ketë ndërtim të rrugëve të qasjes. 62 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE c) Nuk do të ketë prerje drunjsh. Nëse heqja e pemëve individuale nuk mund të shmanget, kjo mund të bëhet vetëm me miratimin paraprak me shkrim nga autoritetet kompetente (Agjencia Pyjore e Kosovës). d) Të gjitha masat e sigurisë do të zbatohen në projektimin, zbatimin dhe operimin. Erozioni i tokës a) Parandalimi i erozionit dhe rrëshqitjeve të tokës do të kryhet me punime adekuate gjeoteknike (p.sh. përdorimi i ankorave të betonit të forcuara me rrjeta, barriera, gabionet etj.), I Stacione fikse të monitorimit a) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht. b) Duhet të përdoren vetëm rrugët ekzistuese. Nuk do të ketë ndërtim të rrugëve të qasjes. c) Nuk do të ketë prerje drunjsh. Nëse heqja e pemëve individuale nuk mund të shmanget, kjo mund të bëhet vetëm me miratimin paraprak me shkrim nga autoritetet kompetente (Agjencia Pyjore e Kosovës). d) Të gjitha masat e sigurisë do të zbatohen në projektimin, zbatimin dhe operimin. J Stacione mobile të a) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në monitorimit zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht. b) Duhet të përdoren vetëm rrugët ekzistuese. Nuk do të ketë ndërtim të rrugëve të qasjes. c) Nuk do të ketë prerje drunjsh. Nëse heqja e pemëve individuale nuk mund të shmanget, kjo mund të bëhet vetëm me miratimin paraprak me shkrim nga autoritetet kompetente (Agjencia Pyjore e Kosovës). 63 AKTIVITETI PARAMETRI LISTA KONTROLLUESE E MASAVE ZBUTËSE d) Të gjitha masat e sigurisë do të zbatohen në projektimin, zbatimin dhe operimin. K Instalimi i infrastrukturës a) Gjatë ndërtimit, punëtorët duhet të kufizohen në zonat në ndërtim e sipër, dhe qasja në së RRKHE-së zonën e hapur përreth duhet të rregullohet rreptësisht b) Hapësira e punës duhet të zërë vetëm sipërfaqet e nevojshme për kryerjen e punimeve. L Instalimi i Mbrojtja e natyrës IB-së në zonat a) Të gjitha aktivitetet në zonat e mbrojtura duhet të miratohen nga autoriteti kompetent e mbrojtura (MMPH ose Agjencia për Mbrojtjen e Natyrës). b) Para punimeve, zona duhet të kontrollohet për strofka dhe fole. Në rast se këto gjehen në vend, menaxheri i ndërtimit duhet të kontaktojë inspektoratin për mbrojtjen e natyrës dhe të ndjekë udhëzimet e tyre. c) Punimet brenda zonave të mbrojtura dhe të ndjeshme nuk duhet të kryhen në periudhat e ngritjes së foleve dhe mbarështimit ose në periudha të tjera të ndjeshme për speciet e mbrojtura (konsultohuni me Agjencinë ose angazhoni një biolog për të përcaktuar periudhat). d) Punimet kufizohen në mënyrë strikte në infrastrukturën ekzistuese (rrugët ose energjia elektrike). Nuk do të ketë asnjë formë të ndarjes nga infrastrukturës dhe/ose punimet tokësore. 64 PJESA 3 : PLANI I MONITORIMIT Kostot Ku Si Kur Pse Kush Çka (Nëse nuk (është parametri (do të (Përcaktoni (do të (është përgjegjës (Parametri që do përfshihen në Faza që do të monitorohet shpeshtësinë/vaz monitorohet për të monitorohet?) buxhetin e monitorohet?) parametri?) hdimësinë?) parametri?) monitorimin?) projektit) Gjatë përgatitjes së të aktivitetit aktivitetit së zbatimit Gjatë mbikëqyrjes aktivitetit Gjatë 65 SHTOJCA 4 - MODELI I PLANIT TË MENAXHIMIT SOCIAL DHE MJEDISOR Plani i menaxhimit social dhe mjedisor të një projekti (PMSM) përbëhet nga një sërë masash zbutëse, monitoruese dhe institucionale që duhen ndërmarrë gjatë zbatimit dhe operimit për të eliminuar ndikimet e pafavorshme mjedisore dhe sociale, për kompensimin e tyre ose zvogëlimin e tyre në nivele të pranueshme. Plani përfshin gjithashtu veprimet e nevojshme për zbatimin e këtyre masave. 1. Planet e menaxhimit janë elemente thelbësore të raporteve të VM-së për projektet e Kategorisë A; për shumë projekte të Kategorisë B, VM-ja mund të rezultojë vetëm në një plan menaxhimi. Për të përgatitur një plan menaxhimi, përfituesi dhe ekipi i tij i dizajnimit të VM-së (a) identifikojnë grupin e përgjigjeve ndaj ndikimeve potencialisht të pafavorshme; (b) përcaktojnë kërkesat për të siguruar që këto përgjigje jepen në mënyrë efektive dhe në kohën e duhur; dhe (c) përshkruajnë mjetet për përmbushjen e këtyre kërkesave. Më konkretisht, PMSM-ja përfshin komponentët e mëposhtëm: Zbutja 2. PMSM-ja identifikon masat e mundshme dhe me kosto efektive që mund të zvogëlojnë në nivele të pranueshme ndikimet e dëmshme mjedisore potencialisht të rëndësishme. Plani përfshin masat kompensuese, nëse masat zbutëse nuk janë të realizueshme, me kosto efektive ose të mjaftueshme. Në mënyrë të veçantë, PMSM-ja; (a) Identifikon dhe përmbledh të gjitha ndikimet e rëndësishme të dëmshme mjedisore të parashikuara (duke përfshirë ato që përfshijnë popullsitë indigjene ose zhvendosjen e pavullnetshme); (b) Përshkruan me detaje teknike çdo masë zbutëse, duke përfshirë llojin e ndikimit ndaj të cilit lidhet dhe kushtet nën të cilat kërkohet (p.sh. vazhdimisht ose në rast të paparashikuara), së bashku me dizajnet, përshkrimet e pajisjeve dhe procedurat operative, sipas rastit; (c) Vlerëson çdo ndikim të mundshëm mjedisor të këtyre masave; dhe (d) Siguron lidhje me planet e tjera zbutëse (p.sh., për zhvendosjen e pavullnetshme, popullsinë indigjene ose pronën kulturore) të nevojshme për projektin. Monitorimi 3. Monitorimi i mjedisit gjatë zbatimit të projektit siguron informata për aspektet kyçe mjedisore të projektit, veçanërisht ndikimet mjedisore të projektit dhe efektivitetin e masave zbutëse. Një informacion i tillë i mundëson përfituesit dhe Bankës që të vlerësojnë suksesin e zbutjes si pjesë e mbikëqyrjes së projektit dhe të lejojnë ndërmarrjen e veprimeve korrigjuese kur është e nevojshme. Prandaj, PMSM-ja identifikon objektivat e monitorimit dhe specifikon llojin e monitorimit, me lidhjet me ndikimet e vlerësuara në raportin e VM-së dhe masat zbutëse të përshkruara në PMSM. Në mënyrë të veçantë, seksioni i monitorimit të PMSM siguron (a) një përshkrim të veçantë dhe detaje teknike të masave monitoruese, duke përfshirë parametrat që duhen matur, metodat që duhet të përdoren, vendet e marrjes së mostrave, frekuencën e matjeve, kufijtë e zbulimit (aty ku është e përshtatshme) dhe përkufizimin e pragjeve që do të sinjalizojnë nevojën për veprime korrigjuese; dhe (b) monitorimin dhe raportimin e procedurave për (i) sigurimin e zbulimit të hershëm të kushteve që kërkojnë masa të posaçme zbutëse, dhe (ii) japin informacion mbi progresin dhe rezultatet e zbutjes. Kalendari i Zbatimit dhe Vlerësimi i Kostove 4. Për të tre aspektet (zbutja, monitorimi dhe zhvillimi i kapaciteteve), PMSM-ja siguron (a) një plan zbatimi për masat që duhet të kryhen si pjesë e projektit, duke treguar fazën dhe koordinimin me planet e përgjithshme të zbatimit të projektit; dhe (b) vlerësimet e kostove kapitale dhe rrjedhëse, si dhe burimet e fondeve për zbatimin e PMSM-së. Këto shifra integrohen në tabelat e përgjithshme të kostove të projektit. 66 Plani i Zbutjes Faza e Ndërtimit Përgjegjësia Kostoja e lidhur Ndikimet Masa e Periudha e Aktivitet për Zbatimin e me zbatimin e Potenciale në Propozuara Zbatimit të i Masave masës zbutëse Mjedis për Zbutjen Masës Zbutëse Zbutëse 1. 2. ... Faza e Operimit 1. 2. ... Plani i Monitorimit Faza e Ndërtimit Çka Ku Si Kur Nga Kush Sa Parametri (është do të (duhet të (duhet të është kostoja e që do të parametri monitorohet monitorohet monitorohet lidhur me monitorohe që do të parametri parametri parametri– zbatimin e t? monitorohe (çfarë duhet (koha dhe (përgjegjësia)? monitorimit t?) të matet dhe shpeshtësia)? si)? ) 1. 2. ... Faza e Operimit 1. 2. ... 67 SHTOJCA 5 - LISTA E PROJEKTEVE QË E KANË SI OBLIGIM TË KALOJNË NJË VNM Prodhimi dhe përpunimi i metaleve 1. Instalimet e xehes metalike (duke përfshirë xehen e sulfurit) instalimet e pjekjes ose sinterizimit 2. Fabrikat për derdhjen e hekurit dhe çelikut (fuzioni primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e vazhdueshme. 3. Fabrikat/shkritoret për përpunimin e metaleve me hekur: 3.1. çekiçët me prodhim të energjisë që tejkalon pesëdhjetë (50) KJ për çekiç, ndërsa hyrja e energjisë tejkalon njëzet (20) KW; 3.2. aplikimi i veshjeve metalike të shkrira dhe të përziera mbrojtëse me një input që tejkalon një (1) ton/orë çeliku bruto; 3.3. shkritore për prodhimin e metaleve me hekur me kapacitet më të madh se njëqind (100) ton/ditë. 4. Fabrikat/shkritoret për: 4.1. prodhimi i metaleve pa hekur dhe prodhimi i metaleve të papërpunuara pa hekur nga xeherori; koncentratet ose lëndët e para sekondare nga proceset metalurgjike, kimike ose elektrolitike; 4.2. shkrirja, përfshirë prodhimin e aliazheve, duke përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi etj.) me prodhim që kalon një (1) ton/ditë për plumbin dhe kadmiumin ose dhjetë (10) ton/ditë për metalet e tjera. 5. Fabrikat për trajtimin sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur procese elektrolitike ose kimike ku vëllimi i vaskave të trajtimit tejkalon dhjetë (10) m 3. 6. Instalime për trajtimin sipërfaqësor të substancave ose produkteve që përdorin tretës organikë, veçanërisht për shtresimin, lyerjen, zhdukjen, mbrojtjen nga uji dhe infiltrimi me ngjyra, pastrimin ose shtypjen ku sasia e tretësve të përdorur tejkalon një qind (100) ton/vit. 7. Prodhimi dhe përpunimi i aliazheve nga metalet pa hekur që përmbajnë arsenik, merkur dhe plumb, me një kapacitet më të madh se njëmijë (1,000) ton/vit. 2. Industria e mineraleve 8. Fabrikat e çimentos që përmbajnë furra rrotulluese (pjekje dhe tharje) me kapacitet prodhues më të lartë se treqind (300) ton/ditë ose fabrika për prodhimin e gëlqeres me furra rrotulluese me kapacitet prodhues prej tridhjetë (30) ton/ditë ose më shumë, ose me furra të tjera me kapacitet prodhimi prej tridhjetë (30) ton në ditë ose më shumë. 9. Fabrikat për prodhimin e materialeve duke përdorur procese të tilla si kalcifikimi dhe pjekja e mineraleve që përmbajnë elementë toksikë si, merkuri, arseniku dhe kadmiumi. 68 10. Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë prodhimin e fijeve të qelqit, me një kapacitet prodhues prej dhjetë (10) ton/ditë ose më shumë. 11. Shkritore për shkrirjen e substancave minerale, duke përfshirë prodhimin e fibrave minerale, me një kapacitet prodhues prej dhjetë (10) ton/ditë ose më shumë. 12. Fabrikat për prodhimin e produkteve qeramike, me pjekje në zjarr, sidomos prodhimi i tullave, pllakave, tullave refraktare, gresit dhe porcelanit, me një kapacitet prodhimi prej tridhjetë (30) ton në ditë ose më shumë. 13. Instalime për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin dhe transformimin e asbestit dhe produkteve të tjera që përmbajnë asbest, si: produkte asbesti-çimentoje, me një prodhim vjetor prej më shumë se pesë mijë (5.000) ton të produkteve të gatshme; për material fërkimi, me prodhim vjetor prej më shumë se pesëdhjetë (50) ton të produkteve të gatshme; dhe për përdorime të tjera të asbestit, shfrytëzimi i më shumë se dyqind (200) ton/vit. 14. Fabrikat për pjekjen dhe sinterizimin e mineraleve jo metalike me një kapacitet prodhues prej tridhjetë (30) ton/ditë ose më shumë. 3. Industria nxjerrëse 15. Guroret dhe minierat e hapura të argjilës ku sipërfaqja e lokacionit tejkalon pesë (5) ha, ose nxjerrjen e torfave, ku sipërfaqja e vendpunishtes tejkalon dhjetë (10) ha ose përfshin nxjerrjen e pesëmbëdhjetë mijë (15,000) ton ose më shumë/vit. 16. Nxjerrja dhe përpunimi (përveç lëngëzimit dhe gazifikimit) të qymyrit, linjitit dhe mineraleve bituminoze me një kapacitet prodhimi prej pesëdhjetë mijë (50,000) ton në vit ose më shumë. 4. Industria kimike 17. Aktivitetet e integruara për prodhimin industrial, nëpërmjet proceseve kimike, të substancave të vetme ose grupeve të substancave, të renditura në nënparagrafët 17.1 deri 17.7: 17.1. Prodhimi i kimikateve bazë organike, si: 17.1.1. hidrokarburet e thjeshta (lineare ose ciklike, te ngopura ose jo te ngopura, alifatike ose aromatike); 17.1.2. hidrokarburet që përmbajnë oksigjen, të tilla si: alkoolet, acidet karboksilike, eterët, acetonet, peroksidet, rrëshirat epoksi; 17.1.3. hidrokarburet e sulfatit; 17.1.4. hidrokarburet e azotit, siç janë aminat, amidet, komponimet e azotit, komponimet e nitrateve, nitritet, cianidet, izocianidet; 17.1.5. hidrokarburet me përmbajtje fosforesh; 17.1.6. hidrokarbure halogjeni; 17.1.7. komponente organometalike; 69 17.1.8. materialet bazë plastike (polimere fibra sintetike dhe fibra me bazë celuloze); 17.1.9. gomë sintetike; 17.1.10. ngjyra dhe pigmente; 17.1.11. agjentë sipërfaqësorë aktivë. 17.2. Prodhimi i kimikateve bazë inorganike, si: 17.2.1. gazra, si amoniaku, klori, ose klorid hidrogjeni, fluori ose hidrogjeni, dioksidi i karbonit, komponimet e squfurit, hidrogjeni, dioksidi i squfurit, fluoridi karbonil; 17.2.2. acide, të tilla si: acid kromik, acid fluoridik, acid fosforik, acid nitrik, acid klorhidrik, acid sulfurik, acid sulfurik; 17.2.3. bazat, të tilla si hidroksid amoniak, hidroksid kaliumi, hidroksid natriumi; 17.2.4. kripërat, të tilla si karbonati i kaliumit, karbonati i natriumit, zbardhues i bazuar në borat natriumi ose kaliumi, nitrat argjendi; 17.2.5. jo metalet, oksidet metalike dhe kombinime të tjera inorganike, të tilla si: karbit kalciumi, silic, karbit silikoni; 17.3. Prodhimi i plehrave kimike me bazë fosfati, azoti, ose kaliumi (plehra të thjeshta ose komplekse); 17.4. Prodhimi i produkteve bazë të shëndetit të bimëve dhe biocideve; 17.5. Prodhimi i produkteve bazë farmaceutike, ngjyrave dhe pesticideve, duke përdorur një proces kimik ose biologjik; 17.6. Prodhimi i substancave shpërthyese; 17.7. Prodhimi i shtesave ushqimore proteinike, fermenteve dhe substancave të tjera proteinike duke përdorur procese kimike dhe biologjike. 5. Industria energjetike 18. Stacionet e termocentraleve dhe instalimet e tjera të djegies me prodhim të nxehtësisë prej pesëdhjetë (50) MW ose më shumë. 19. Centralet e Energjisë Bërthamore. 20. Instalimi i linjave elektrike të tensionit të lartë me një minimum prej dyqind e njëzet (220) kV dhe me gjatësi më të madhe se dhjetë (10) km. 21. Rafineritë e naftës bruto dhe instalimet për gazifikimin dhe lëngëzimin e qymyrit dhe shistit bituminoz dhe instalimet për rikuperimin e vajrave të përdorura që përfshijnë sasi prej njëqind mijë (100,000) ton/vit ose më shumë. 22. Instalime për ruajtjen e naftës, produkteve petrokimike ose kimike me një kapacitet prej njëqind mijë (100,000) ton ose më shumë. 70 23. Instalime për deponimin e materialeve radioaktive. 6. Infrastruktura e transportit 24. Ndërtimi i linjave për trafikun hekurudhor të distancave të gjata dhe i aeroporteve me një gjatësi bazë të pistës prej dy mijë e njëqind (2100) m ose më shumë. 25. Ndërtimi i një rruge të re me dy ose më shumë korsi, ose rikonstruksioni dhe/ose zgjerimi i një rruge ekzistuese për të siguruar dy ose më shumë korsi, ku rruga e tillë e re, ose rikonstruksioni dhe/ose pjesa e zgjeruar do të jetë pesë (5) km ose më shumë gjatësi e vazhdueshme. 26. Tubacionet me diametër pesëqind (500) mm ose më shumë dhe një gjatësi prej dhjetë (10) km ose më shumë për transportin e: 26.1. gazit natyror, naftës ose kimikateve, dhe 26.2. rrjedhjet e dioksidit të karbonit (CO2) për qëllime të magazinimit gjeologjik, duke përfshirë stacionet ndihmëse të shoqëruara 27. Tubacionet me diametër tetëqind (800) mm ose më shumë dhe një gjatësi prej dyzet (40) km për rrjedhat e dioksidit të karbonit (CO2) të transportit për qëllime të magazinimit gjeologjik, duke përfshirë stacionet ndihmëse shoqëruese. 7. Industria ushqimore 28. Prodhimi dhe përpunimi i produkteve ushqimore nga: 28.1. lëndët e para me origjinë shtazore (me përjashtim të qumështit) ku kapaciteti prodhues i produktit përfundimtar tejkalon tridhjetë (30) ton/ditë; 28.2. materialet e papërpunuara me origjinë bimore ku kapaciteti i prodhimit të produktit final kalon dyqind e pesëdhjetë (250) ton/ditë (mesatarja e bazuar në vlerën tremujore); 28.3. produktet e qumështit, ku sasia e qumështit të trajtuar tejkalon njëqind (100) ton/ditë (mesatarja e bazuar në shumën vjetore); 8. Trajtimi dhe Asgjësimi i Mbetjeve dhe Ujërave të Zeza 29. Instalime për djegie, sanim, trajtim kimik ose mbushje toke të mbetjeve të rrezikshme. 30. Pajisjet për djegien e mbetjeve komunale, me një kontribut prej 1 ton/orë ose më shumë. 31. Deponitë për mbetjet jo të rrezikshme, me një kontribut prej tridhjetë (30) ton/ditë ose më shumë. 32. Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza komunale me një kapacitet që tejkalon njëqind mijë (100,000) ekuivalentë të popullsisë. 33. Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza industriale 9. Projektet e deponimit, transferimit dhe furnizimit me ujë 71 34. Abstragimi i ujërave nëntokësore ose skemat artificiale të rimbushjes së ujërave nëntokësore, ku vëllimi vjetor i ujit të nxjerrë ose i rimbushur është i barabartë me ose i kalon pesë (5) milion metra kub. 34.1. Punimet për transferimin e burimeve ujore ndërmjet pellgjeve lumore ku transferimi ka për qëllim parandalimin e mungesës së mundshme të ujit dhe ku sasia e ujit të transferuar tejkalon tridhjetë (30) milion m3/vit. 34.2. Në të gjitha rastet e tjera, punimet për transferimin e burimeve ujore ndërmjet pellgjeve lumore ku rrjedha mesatare shumëvjeçare e pellgut të abstragimit tejkalon gjashtëqind (600) milion m3/vit dhe ku shuma e transferuar tejkalon 5% të kësaj rrjedhe. Në të dyja rastet përjashtohen transferimet e ujit të pijshëm me tubacione. 36. Diga dhe instalime të tjera të projektuara për mbajtjen ose ruajtjen e përhershme të ujit, ku një sasi e re ose shtesë e ujit të mbajtur ose të ruajtur tejkalon pesë (5) milion m3. 10. Industritë e Letrës, Drurit, Tekstilit dhe Lëkurës 37. Instalime për prodhimin e letrës dhe kartonit që tejkalojnë njëqind mijë (100,000) m2/vit. 38. Impiante industriale për: 38.1. prodhimin e pulpës nga lëndë drusore ose materiale të ngjashme fibroze; 38.2. prodhimin e letrës dhe paneleve me një kapacitet prodhimi që kalon pesëdhjetë (50) ton/ditë. 39. Prodhimi i mobileve me inpute prej druri ose material tjetër bazë prej më shumë se dhjetë mijë (10.000) m3/vit. 40. Impiantet për para-trajtim (operacione të tilla si larja, zbardhja, mercerizimi) ose ngjyrosja e fibrave ose tekstileve. 41. Fabrikat për përpunim të lëkurës 42. Instalimet për rritjen intensive të shpendëve, derrave ose bagëtisë me më shumë se: 42.1. dhjetë mijë (10 000) pula; 42.2. pesëqind (500) derra; 42.3. njëqind (100) gjedhë; dhe 42.4. një mijë (1000) bagëti të imëta; 12. Projekte të tjera 43. Instalimet për deponimin ose asgjësimin e kafshëve të ngordhura. 44. Hapësirat për ruajtjen gjeologjike të dioksidit të karbonit. 45. Instalime për kapjen e rrymave të CO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike nga instalimet e mbuluara nga kjo Shtojcë ose kur kapja vjetore totale e CO2 është 1.5 megatonë ose më shumë. 72 46. Çdo ndryshim ose zgjerim i projekteve të renditura në këtë Shtojcë, kur një ndryshim apo zgjerim i tillë në vetvete plotëson pragjet, nëse ka, të përcaktuara në këtë Shtojcë. 73 SHTOJCA 6 - LISTA E PROJEKTEVE QË DO TË SHQYRTOHEN RAST PAS RASTI, NË PËRPUTHJE ME KRITERET E PËRCAKTUARA NË SHTOJCËN 7, ME QËLLIM TË PËRCAKTIMIT NËSE DUHET T'I NËNSHTROHEN VNM-SË 1. Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi: 1.1. Projektet për shfrytëzimin e tokës së pakultivuar ose të zonave gjysmë natyrore për qëllime bujqësore intensive; 1.2. Projektet e menaxhimit të ujit për bujqësinë, duke përfshirë projektet e ujitjes dhe të kullimit të tokës; 1.3. Pyllëzimi fillestar dhe shpyllëzimi, për qëllime të konvertimit në një lloj tjetër të përdorimit të tokës; 1.4. Rritja intensive e peshkut. 2. Industria nxjerrëse 2.1. Guroret, gurë-thyesit, mihjet e hapura dhe nxjerrja e torfës, duke përfshirë vendpunishtet që identifikohen si mihje artizanale të menaxhuara në komunë (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 2.2. Miniera nëntokësore; 2.3. Nxjerrja, thërrmimi dhe mineralet e tjera nga pastrimi i shtretërve të lumenjve; 2.4. Shpime të thella, në veçanti: 2.4.1. Shpime gjeotermale; dhe 2.4.2. Shpime për furnizimin me ujë, me përjashtim të shpimeve për të hetuar stabilitetin e tokës; 2.4.3. Instalimet sipërfaqësore për nxjerrjen e qymyrit, linjitit dhe mineraleve bituminoze (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 3. Industria energjetike 3.1. Instalimet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit dhe ujit të nxehtë (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 3.2. Instalimet industriale për transportin e gazit, avullit dhe ujit të nxehtë; transmetimin e energjisë elektrike me kabllo ajrore (projektet që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 3.3. Magazinimi sipërfaqësor i gazit natyror; 3.4. Magazinimi nëntokësor i gazeve të djegshme; 3.5. Magazinimi sipërfaqësor dhe nëntokësor i materialeve të lëngshme djegëse (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5) dhe magazinimi në sipërfaqen e tokës i karburanteve fosile; 74 3.6. Briketimi industrial i qymyrit dhe linjitit; 3.7. instalimet për përpunimin dhe ruajtjen e mbetjeve radioaktive (përveç nëse përfshihen në Shtojcën 5); 3.8. Instalimet për prodhimin e energjisë hidroelektrike (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 3.9. Instalime për shfrytëzimin e energjisë së erës për prodhimin e energjisë; burimet e vazhdueshme të rrezatimit (jonizues dhe jo-jonizues). 3.10. Instalimet për kapjen e rrymave të CO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike (instalimet që nuk mbulohen nga Shtojca 5); 4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve 4.1. Instalime për prodhimin e hekurit ose çelikut me derdhje të vazhdueshme; 4.2. Instalime për përpunimin e metaleve me hekur (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 4.3. Shkritore metalurgjike (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 4.4. Instalimet për shkrirjen, përfshirë aliazhet e metaleve me hekur, duke përfshirë produktet e rigjeneruara (rafinimi, derdhja në shkritore etj.), (projektet që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 4.5. Instalime për trajtimin sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 4.6. Prodhimi dhe montimi i automjeteve motorike dhe prodhimi i motorëve të automjeteve motorike; 4.7. Instalimet për pjekjen dhe sinterizimin e xeherorëve metalikë; 4.8. Instalime për ndërtimin dhe riparimin e avionëve; 4.9. Prodhimi i pajisjeve hekurudhore; 4.10. Shkatërrimi me eksploziv 5. Industria e mineraleve 5.1. Furrat e koksit (distilimi i qymyrit të thatë); 5.2. Instalime për prodhimin e çimentos (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 5.3. Instalimet për prodhimin e asbestit dhe prodhimin e produkteve të asbestit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 5.4. Instalimet për prodhimin e qelqit përfshirë fibrat prej qelqi (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 75 5.5. Instalimi për shkrirjen e substancave minerale duke përfshirë prodhimin e fibrave minerale (projektet që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 5.6. Prodhimi i produkteve qeramike me ojekje në zjarr, në veçanti pllaka mbulimi, tulla, tulla refraktare, pllaka, gresi ose porcelani (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 5.7. Fabrikat për prodhimin e asfaltit; 5.8. Fabrikat për prodhimin e betonit. 6. Industria kimike 6.1. Trajtimi i produkteve të ndërmjetme dhe prodhimi i kimikateve; 6.2. Prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, ngjyrave dhe llaqeve, elastomere dhe perokside (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 6.3. Objektet e magazinimit për naftën, produktet petrokimike dhe kimike. 7. Industria ushqimore 7.1. Prodhimi i vajrave dhe yndyrave vegjetale dhe shtazore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 7.2. Paketimi dhe konservimi i produkteve të kafshëve dhe perimeve; 7.3. Prodhimi i produkteve të qumështit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 7.4. Bërja e birrës (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 7.5. Prodhimi i ëmbëlsirave dhe shurupit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 7.6. Instalimet për therjen e kafshëve; 7.7. Instalimet industriale për prodhimin e miellit; 7.8. Fabrikat e sheqerit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5). 8. Industritë Tekstile, të Lëkurës, Drurit dhe Letrës 8.1. Fabrikat për prodhimin e letrës dhe paneleve (projektet që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 8.2. Impiantet për para-trajtim (larje, zbardhim, mercerizim) ose lyerje të fibrave ose tekstileve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 8.3. Impiantet për përpunim të lëkurës. 8.4. Instalimet e përpunimit dhe prodhimit të celulozës. 9. Industria e gomës 9.1. Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastomeri 76 10. Projekte infrastrukturore 10.1. projekte të zhvillimit të pasurive industriale; 10.2. projektet e zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkimeve të makinave; 10.3. ndërtimi i hekurudhave dhe objekteve të transportit intermodal dhe të terminaleve intermodale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 10.4. ndërtimet për aeroporte dhe fusha aviacioni (projektet që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 10.5. ndërtimi i rrugëve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 10.6. ndërtimi ose modifikimi i rrugëve të brendshme ujore; 10.7. projektet për parandalimin e përmbytjeve, përfshirë ndryshimet në kanalet e lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 10.8. diga ose instalime të tjera të projektuara për mbajtjen ose për ruajtjen e ujërave në baza afatgjata (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 10.9. Ndërtimi ose modifikimi i tramvajeve, hekurudhave të ngritura ose nëntokësore, linjave të suspenduara ose linjave të ngjashme të një lloji të veçantë, që përdoren ekskluzivisht ose kryesisht për transportin e udhëtarëve; 10.10. Instalimet dhe tubacionet e naftës dhe gazit për transportin e rrymave të CO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5). 10.11. Abstragimet e ujërave nëntokësore dhe skemat artificiale të rimbushjes së ujërave nëntokësore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5; 10.12. Punimet për transferimin e burimeve ujore ndërmjet pellgjeve të lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5). 11. Turizmi dhe koha e lirë 11.1. Pista skish, teleferik skish, teleferik dhe aktivitete shoqëruese; 11.2. Fshatrat dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe zhvillimet shoqëruese; 11.3. Hapësirat e përhershme të kampeve dhe karavaneve; 11.4. Parqet tematike; 11.5. Instalimet e infrastrukturës në zonat e mbrojtura, që nuk përfshihen në planet hapësinore 12. Projekte të tjera 12.1. Pista të përhershme garash dhe provash për automjete të motorizuara; 12.2. Instalimet për asgjësimin e mbetjeve (projektet që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 12.3. Impiante të trajtimit të ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 12.4. Vendet e depozitimit të llumrave (projektet që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 77 12.5. Ruajtja e skrapit të hekurit dhe metaleve të tjera, duke përfshirë mjetet e skrapit; 12.6. Instalime për prodhimin e fibrave minerale artificiale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 12.7. Instalime për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave shpërthyese; 12.8. Vende për asgjësimin e mbetjeve industriale jo të rrezikshme; 12.9. Vende për ruajtjen dhe përpunimin e kafshëve të ngordhura dhe të padëshiruara (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 12.10. Industritë ushqimore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 5 ose në seksionin 7 më lart). 12.11. Çdo ndryshim ose zgjerim i projekteve të dhëna në Shtojcën 5 ose Shtojcën 6, të autorizuar, ekzekutuar ose në proces të ekzekutimit, të cilat mund të kenë efekte të konsiderueshme negative në mjedis (ndryshim ose zgjerim që nuk përfshihen në Shtojcën 5); 12.12. Projektet në Shtojcën 5, të ndërmarra ekskluzivisht ose kryesisht për zhvillimin dhe testimin e metodave ose produkteve të reja dhe që nuk përdoren për më shumë se dy (2) vjet. 78 SHTOJCA 7 - KRITERET PËR SHOSHITJE 1. Karakteristikat e projekteve 1.1. Karakteristikat e projektit duhet të konsiderohen duke pasur parasysh, në veçanti: 1.1.1. përmasat e projektit; 1.1.2. ndikimin në mjedis kur kombinohet me projekte të tjera ekzistuese ose të pritshme; 1.1.3. përdorimin e burimeve natyrore; 1.1.4. prodhimin e mbetjeve; 1.1.5. ndotjen dhe shqetësimet; 1.1.6. rrezikun e aksidenteve, duke pasur parasysh në veçanti substancat ose teknologjitë e përdorura 2. Vendndodhja e projekteve 2.1. Duhet të merret parasysh ndjeshmëria mjedisore e zonave gjeografike që mund të preken nga projektet, duke pasur parasysh, në veçanti: 2.1.1. përdorimin ekzistues të tokës; 2.1.2. bollëkun, cilësinë dhe kapacitetin relativ rigjenerues të burimeve natyrore në zonë; 2.1.3. kapacitetin absorbues të mjedisit natyror, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fushave në vijim: 2.1.3.1. ligatinave; 2.1.3.2. zonave malore dhe pyjore; 2.1.3.3. rezervave natyrore dhe parqeve; 2.1.3.4. zonave të mbrojtjes së posaçme; 2.1.3.5. fushat ku standardet e cilësisë mjedisore të përcaktuara në legjislacionin e Komunitetit tashmë janë tejkaluar; 2.1.3.6. zonat me popullsi të dendur; 2.1.3.7. peisazhe me rëndësi historike, kulturore ose arkeologjike. 3. Karakteristikat e ndikimit të mundshëm 3.1. Efektet potenciale të rëndësishme të projekteve duhet të merren parasysh në lidhje me kriteret e përcaktuara në 1 dhe 2 më lart, duke pasur parasysh në veçanti: 3.1.1. shkallën e ndikimit (zona gjeografike dhe madhësia e popullatës së prekur); 3.1.2. natyra ndërkufitare e ndikimit; 79 3.1.3. përmasat dhe kompleksiteti i ndikimit; 3.1.4. probabiliteti i ndikimit; 3.1.5. kohëzgjatja, shpeshtësia dhe kthyeshmëria e ndikimit. 80 SHTOJCA 8 – MINUTAT E KONSULTIMIT PUBLIK PËR KMSM Konsultimi për KMSM u mbajt në ndërtesën e MZHE-së në Prishtinë me 16 prill 2018. Më parë dokumenti ishte publikuar në uebsajtin e MZHE-së (me 4 prill 2018) dhe ishte në dispozicion edhe në kopje fizike në ambientet e këtij institucioni për 14 ditë më radhë. Informata për shpalosjen e dokumentit, e pasuar me konsultimin publik, u postua në uebsajtin e MZHE-së, platformën e Qeverisë së Kosovës për konsultime publike, dhe në tabelën e njoftimeve publike. Dokumenti dhe vet njoftimi u ofruan në tri gjuhët, shqipe, serbe dhe angleze. Figura 1 Shpallja publike në gjuhën shqipe 81 Figure 2 Shpallja publike në gjuhën serbe Figure 3 Shpallja publike në gjuhën angleze 82 Takimi filloi në ora 11. Prezent në takim ishin përfaqësuesit e MZHE-së z. Agim Kukaj – udhëheqës i departamentit të postës, telekomunikimeve, dhe teknologjisë së informimit e komunikimit, z. Enver Basha – udhëheqës i divizionit të telekomunikimeve, znj. Ajshe Jashari – udhëheqëse e divizionit të TIK-ut, znj. Fjolla Restelica – zyrtare seniore për infrastrukturë elektronike, dhe z. Besnik Berisha – konsulent i Bankës Botërore i cili morri pjesë në cilësinë e vëzhguesit. Askush nga publiku ose akterët relevant nuk shprehën interesim për pjesëmarrje në konsultimin publik, si dhe nuk u pranua ndonjë pyetje ose koment gjatë periudhës sa zgjati konsultimi. Foto 1 Konsultimi publik në Prishtinë (ndërtesa e MZHE-së) Takimi i konsultimit publik u kryesua nga z. Kukaj i cili kërkoi nga të pranishmit që edhe një herë të kontribuojnë në dokumentin KMSM. Pastaj, z. Basha prezantoi dokumentin duke filluar më një hyrje të shkurtë për rëndësinë e KMSM-së për Projektin, dhe më pas kaloi në pjesë të ndryshme të dokumentit me fokus të veçantë në listën kontrolluese të masave lehtësuese për nënkomponente të ndryshme të Projektit. Pastaj diskutimet u koncentruan në dislokimin e infrastrukturës së rrjeteve brezgjera. Në takim u pajtua që ekziston një kërkesë mjaft sfiduese për distancën minimale që duhet të mbahet me rastin e shtrirjes së kabllos ose tubave në mënyrë paralele me rrjetet tjera ose rrugët e trafikut në drejtimin horizontal, i cili në mënyrë specifike definohet se nuk duhet të jetë më e vogël se 5 metra (kërkesa 2.1, faqe 32). Gjithashtu u pajtua që përshkrimi i projektit nevojitet të jetë më konciz dhe i lexueshëm. Picture 2 Shpallja publike 83 Në fund të takimit u konkludua se MZHE bëri përpjekje të mëdha në informimin e akterëve të ndryshëm dhe qytetarëve, të cilët mund të dërgojnë komentet e tyre deri më 17 prill 2018. Si konkluzione të konsultimit publik kemi: (a) të largohet elementi “2.1 deri te vendi ku takohet skaji i rrugës me pjesën e argjinaturës së tokës� nga KMSM dokumenti, dhe të inicohen procedurat për rishikimin e rregullorës së MZHE-së N0. 05/2017 për ndërtimin, instalimin, dhe mbikqyrjen e infrsatrukturës së komunikimeve elektronike; (b) të shkurtohet përshkrimi i projektit për ta bërë atë më të lexueshëm dhe konciz. Figure 3 Lista e pjesëmarësve 84